PDA

Shiko versionin e plot : Odiseja e kartave tė identitetit



Embelsira
14-02-08, 09:28 AM
Frika se edhe tė rejat do tė pėsojnė fatin e kartave tė vjetra

Kartat e reja tė identitetit pėr shqiptarėt rrezikojnė tė pėsojnė fatin e kartave tė mėparshme qė dolėn nga qarkullimi. Kryeministri Sali Berisha premtoi se, menjėherė pas ardhjes sė tij nė pushtet, shqiptarėt do tė pajiseshin me karta identiteti. Premtimin po e mban. Mė 28 shkurt do tė zhvillohet tenderi pėr kartat e reja tė identitetit. Kėtė e deklaroi vetė ministri i Brendshėm, Bujar Nishani. Karta e identitetit do tė ketė tė dhėnat bazė tė mbajtėsit dhe njė numėr identifikues i pandryshueshėm deri nė vdekje pėr qytetarin. Kartat do tė vlejnė jo vetėm pėr proceset zgjedhore, por do tė jenė dhe si pėrmbushje e detyrimeve qė ka Shqipėria nė lidhje me Marrėveshjen e Stabilizim-Asociimit me BE-nė. Pas shumė premtimesh, u vendos qė ky proces do t‘i jepet me koncesion kompanisė qė do tė ofrojė kushtet dhe kriteret mė tė leverdishme. Karta do tė pėrdoret nga qytetarėt pėr tė identifikuar vetveten, kur bashkėveprojnė me agjencitė qeveritare, organizatat tregtare dhe institucione tė tjera. Dokumenti i identitetit do tė jetė njė sistem i sigurt dhe modern pėr identifikimin e qytetarėve shqiptarė. Me premtime jemi nė rregull, por a janė gati njėsitė bashkiake nė vendin tonė pėr tė regjistruar tė gjithė popullsinė e pėr ta pajisur ma karta identiteti? Njėsitė bashkiake nė Tiranė konfirmojnė se njė gjė e tillė ėshtė ė pamundur, sepse tė paktėn nė Tiranė mungojnė adresat e sakta tė popullatės, mungon regjistri themeltar, nė lista figurojnė rreth shtatėmijė tė vdekur, qė figurojnė tė gjallė dhe akoma nuk janė legalizuar zonat informale.

Kėto nuk janė kartat e para qė prodhohen pėr shqiptarėt. Disa vjet mė parė u prodhuan nė Kanada karta identiteti pėr 20% tė shqiptarėve. Tė gjitha dolėn skarco, edhe pse u harxhuan 6 milionė USD. Megjithėse kishin 12 elemente sigurie, ato mbetėn nėpėr kosha, pėr shkak se regjistrimi i popullsisė u bė me gabime shumė tė mėdha. Kėto karta sot ndodhen nė bodrumet e ish-Pallatit tė Kongreseve. Nė fillim tė korrikut 2004, nė ekranet televizive u shfaq ish-ministri i Pushtetit Vendor, Ben Blushi. Ai tha se qeveria socialiste do tė prodhonte me 6,5 milionė euro kartėn e identitetit. Ato do tė zėvendėsonin edhe letėrnjoftimet e vjetra dhe do tė pėrdoren pėr votime nga qytetarėt. Pėr kėtė qėllim do tė organizohej njė tender ndėrkombėtar.

Kjo ishte hera e dytė qė bėhej pėrpjekja pėr prodhimin e kartave tė identitetit. Nė vitin 2000, PNUD siguroi pėr qeverinė shqiptare 6 milionė dollarė pėr tė prodhuar karta identiteti. Kartat do tė pėrdoreshin edhe pėr votime. Ato u prodhuan nė Kanada. Nė shtator tė vitit 2000, me karta identiteti u pajisėn 20% e votuesve. Nuk u pėrdorėn as mė 1 tetor 2000 e as mė 24 qershor 2001. Nuk mund tė pėrdoren as nė tė ardhmen, sepse janė prodhuar me gabime ortografike!

Ministria e Pushtetit Vendor organizoi tenderin nė pranverėn e vitit 2002. Fitues doli Qendra e Evidencės Kontabile. Kjo qendėr nuk kishte pėrvojė. Nuk kishte mė shumė se 3-4 kompjuterė. Nuk kishte nė punė mė shumė se 10-15 punonjės. Pasi fitoi tenderin me 6 milionė USD, Qendra e Evidencės bleu rreth 150 kompjuterė dhe mori nė punė si provizore rreth 150 vajza tė reja. Meqė vajzat ishin pa pėrvojė, modelet e kartave tė identitetit dolėn me shumė gabime ortografike. Si rrjedhojė, kur u dėrguan dhe u prodhuan nė Kanada, dolėn skarco. Sot, godina e kėsaj qendre ėshtė pothuajse e shkatėrruar. E ka mbytur bari dhe pisllėku.


Deklaratat


Lulzim Basha

Pėrgjegjės i Qendrės Informatike nė Tiranė

Pėrgatitja e kėtij procesi ėshtė bėrė nga njerėz joprofesionistė dhe ky informacion nuk ishte nė nivelin e duhur. Informacioni u mor nga tri burime tė ndryshme dhe e bėri mė shumė kaotik. Ne do ta importojmė kartėn. Mjafton tė gjejmė njė person ku do e blejmė. Problem ėshtė informacioni qė do hedhim nė kartė. Nė rast se informacioni qė do hedhim nė kartė ėshtė i deformuar, atėherė i gjithė procesi ėshtė i dėshtuar.


Luzhiana Abazi

Kryetare e Njėsisė Bashkiake Nr. 6 nė Tiranė

Nuk ka fare adresa. Ka banorė nė zonat informale qė nuk kanė fare adresė, pra nuk ka njė identifikim tė sistemit tė adresave.


Haki Mustafa

Kryetar i Njėsisė Bashkiake Nr. 11 nė Tiranė

Ka defekte si proces. Dihet qė Lapraka ėshtė njė nga zonat mė informale tė Tiranės. 75% ėshtė informale. Tė gjitha familjet kanė njė kod sot, qė ka tė pėrcaktuar pozicionin nė lagje dhe identitetin e tyre. Presim njė udhėzim tė Ministrisė sė Brendshme pėr unifikimin e sistemit tė adresave.

Dredhza
14-02-08, 10:52 AM
Tema e kartave te identitetit, eshte nje nder punet me te rendesishme qe qeverite shqiptare jane dashur ta marrin shume seriozisht. Por, sikur duket kjo ka qene edhe njera nder format me manipuluese per te ardhur ne pushtet, qe kane shfrytezuar partite politike, nje vjedhje e perkryer e votes se popullit.
Si PS-ja ashtu edhe PD-ja i jane shmangur projektit te kartave te identitetit.
Nuk e di se si kerkojn qeverit shqiptare te hyjne ne Bashkesin Evropiane pa patur te regjistruar dhe identifikuar popullin e tij?Si kane pritur deri tani qe realizimin e kartave te identitetit, "ta marin mundimin" ta bejne kur kjo ju detyrohet nga Bashkimi Evropian? Nuk e di si kane lejuar te behen keta vite te fundit ndertime sa hap e mbyll syte, dhe nuk kane te regjistruar asnje adres, gjithe keta dyndje te popullsis prej vendeve rurale ne urbane dhe nuk figurojne cvendosja e tyre askund ne asnji regjister, as adresa, as asgje..., nuk e di se si e identifikon Shteti Shqiptar nje shetas te vet kur kjo i kerkohet nga INTERPOLI...kjo teme me iriton shume, ndoshta nuk mund ti gjej edhe fjalet e duhura per ta shprehur zhgenjimin qe kam taj Shetit Shqiptar ne lidhje me Kartat e Identitetit, thjesht une nuk mund ta imagjinoj se nje shtet nuk ka "Leter Njoftimi" sic i themi ne. Shume absurde me eshte dukur kjo, kur e kam degjuar nga partik politike qe benin marketing politik me fatin e popullit te tij duke shfrytezuar mungesen e kartave te identitetit, per te ardhur ne pushtet. Ata nuk duan ta zgjedhin kete problem per qytetaret e tyre, qe te vine ne pushtet me lehtesira te paimagjinueshme, dhe ne menyre perfide e shfrytezojne kete...e pakapshme per mua eshte kjo...
Uroj qe sa me shpejt shtetasit e Shqiperise te kene kartat e identitetit, dhe te mos zvaritet shume...por sic jane duke ardhur punen zgjedhjet te 2009, do te vine dhe fitohen sic jane fituar deri me tani....

King_Arthur
15-02-08, 06:52 AM
keto kartat e identitetit do te behen patjeter sepse pa to nuk ka zgjedhje .