PDA

Shiko versionin e plot : Berisha ftese LSI-se per bashkeqeverisje!



Bruno
05-07-09, 04:41 AM
http://img6.imageshack.us/img6/7509/berisha.jpg

Kryetari i Partise Demokratike, Sali Berisha, fton Levizjen Socialiste per Integrim qe te jete pjese e koalicionit qeverises te ardhshem, pa theksuar fuqine dhe nivelin e perfaqesimit te kesaj force te majte ne kabinetin e ri.

"LSI ne interes dhe ne te mire te vendit, duhet ta shqyrtoje me sens te mire ftesen time te sinqerte dhe t'i pergjigjet pozitivisht asaj", u shpreh Berisha.

Ne nje dalje per mediat ne seline e PD-se, Berisha theksoi se sovrani diktoi ndertimin e nje qeverie eficente solide te plote dhe te nje opozite solide te plote.

"Qeverine e re ne do ta quajme qeverine e integrimit te vendit ne Bashkimin Evropian. Nga partite politike, LSI ka ne programin e saj integrimin ne BE e punesimin, si kryefjale e reformave dhe perpjekjeve te saj", u shpreh Berisha.

Kryetari i PD-se, i pyetur nese do te pranoje koalicionin me LSI nese Meta kerkon te behet kryeminister, Berisha tha se shqiptaret tashme kane zgjedhur kryeministrin e ardhshem, ndaj bashkepunimi nuk do te funksionoje ne kete menyre.

I pyetur per reagimin e Partise Socialiste pas deklarates se zedhenesit te KQZ-se, Leonard Olli, Berisha tha se cdo rezultat i dhene eshte paraprak, ndaj qendrime te tilla jane te nxiuara dhe pa vend!