PDA

Shiko versionin e plot : Firmosni peticionin kundra ndryshimit te kufijve detare me Greqine



sabah
13-10-09, 10:23 AM
I lutem tė gjithė qytetarėve qė e duan vendin e tyre, mos rrini indiferent pėrballė njė fakti qė nesėr historia shqiptare do ta njohė pėr njė skandal tė jashtėzakonshėm, minimalisht nėnshkruani peticionin pėr ta ndalur ratifikimin e kėtij projektligji, askush nuk vendos pėr fatet tona nėse ne e kundėrshtojmė, Shqipėria nuk ėshtė pronė private e askujt.
Ju lutemi firmosni tek linku:Kundra ratifikimit nga parlamenti, tė marrėveshjes shqiptaro-greke pėr pėrcaktimin e kufijve detare mes tyre. - Petition - Sign this petition here - Signature page - GoPetition (http://www.gopetition.com/online/31143/sign.html)

sabah
13-10-09, 10:25 AM
Teksti i peticionit eshte si me poshte:
Petition:
Drejtuar:
1. Presidentit te Republikės sė Shqipėrisė
2. Kuvendit tė Republikės sė Shqipėrisė...
3. Kryeministrit tė Republikės sė Shqipėrisė
4. Kryetarit tė Kontrollit tė Lartė tė Shtetit

Pėr dijeni:
Gjykata Kushtetuese e Republikės sė Shqipėrisė
Kryetarit tė Kuvendit
Konferencės sė Kryetarėve tė Kuvendit
Byrosė sė Kuvendit

Baza Ligjore:
Nenet 48 i Kushtetutės dhe neni 11 i Konventės Europiane pėr Mbrojtjen e tė Drejtave dhe Lirive Themelore tė Njeriut.
Ne, shtetas e Republikės sė Shqipėrisė, tė indinjuar thellėsisht nga projektligji qė pritet tė ratifikoje marrėveshjen ndėrkombėtare midis Republikės sė Shqipėrisė dhe Republikės sė Greqisė “pėr pėrcaktimin e kufijve detar midis dy vendeve”, kemi ndėrmarrė kėtė iniciativė qytetare pėr t’iu drejtuar kėrkesa tė caktuara nėpėrmjet kėtij peticioni.
Duke pasur parasysh, kritikat e mėdha qė i janė bėrė kėsaj marrėveshjeje nga ekspertė tė mirėnjohur; mungesėn e theksuar tė transparencės pėrgjatė negocimit tė kėsaj marrėveshjeje dypalėshe; shpejtėsinė e pashpjegueshme tė procedurave administrative dhe parlamentare nėpėr tė cilėn ka kaluar ky projektligj; mungesėn e debatit nė komisionin e ligjeve dhe kalimin e saj menjėherė pėr votim dhe pėr nė seancė plenare; afrimin e frikshėm tė datės sė diskutimit dhe miratimit nė seancė plenare; nenin 131 tė Kushtetutės ku shprehet se kushtetutshmėria e marrėveshjeve ndėrkombėtare mund tė shikohet vetėm para ratifikimit tė saj nga Kuvendi, e vlerėsojmė tepėr tė rėndėsishme pėrfshirjen e sa mė shumė institucioneve kushtetuese nė kėtė lloj vendimmarrjeje, nė mėnyrė qė tė respektohet integriteti territorial i Republikės sonė, sovratiteti i shtetit dhe Kushtetuta e tij.
Arsyeja e kėtij peticioni ėshtė fakti qė NE NUK JEMI TĖ BARABARTĖ NĖ KĖTĖ MARRĖVESHJE EDHE PSE E KEMI FIRMOSUR ATĖ.

UJDHESA OTHONOI ėshtė konsideruar si fillim pėr llogaritjen e DSH tė Greqisė, si nė drejtim tė perėndimit ashtu dhe atė veriperėndimor, duke mos marrė parasysh veēoritė dhe kėrkesat qė jep UNCLOS. Kjo i ka dhėne njė pėrparėsi shumė tė madhe Republikės sė Greqisė, duke cėnuar hapėsirat ujore tradicionale tė Shqipėrisė.
Kėshtu, kėrkojmė interesin mė tė madh pėr kėtė ēėshtje me pėrmasa kombėtare tė institucioneve tė cilave u drejtohet ky peticion. Nė pėrputhje tė plotė me nenin 134 tė Kushtetutės pika 1, gėrma “a”, “b”, “c”, “ē”; nė pėrputhje me nenin 131 gėrma “b” tė Kushtetutės, nenit 49 tė ligjit nr. 8577, datė 10.02.2000 “Pėr Organizimin dhe Funksionimin e Gjykatės Kushtetuese tė Republikės sė Shqipėrisė, kėrkojmė nga:

1. Presidenti i Republikės, qė tė marrė tė gjitha masat e nevojshme, nė pėrputhje me autoritetin, kompetencat dhe mundėsitė qė i njeh Kushtetuta dhe Ligji pėr tė inicuar njė gjykim kushtetues paraprak me qėllim qė Gjykata Kushtetuese tė shprehet pėrfundimisht pėr pajtueshmėrinė e kėsaj projektmarrėveshjeje me Kushtetutėn;
2. Kuvendit tė Republikės, qė nė pėrputhje me Kushtetutėn dhe me Ligjin t’i kėrkojė Gjykatės Kushtetuese tė shprehet mbi kushtetutshmėrinė e kėsaj marrėveshjeje, duke pasur parasysh qė kėrkesa tė vijė nga minimalisht 25 deputetė tė kėtij Kuvendi;
3. Kryeministrit tė Republikės, qė nė pėrputhje me Kushtetutėn dhe Ligjin t’i kėrkojė Gjykatės Kushtetuese tė shprehet mbi kėtė marrėveshje, mėnyrė qė tė shtohet edhe njė filter mė shumė nė kėtė vendimarrje tė rėndėsishme dhe kjo nismė tė pėrmbushė standartet e transparencės sė funksionimit tė administratės shtetėrore nė njė shtet tė sė drejtės.
4. Kryetarit tė Kontrollit tė Lartė tė Shtetit, qė nė pėrputhje me Kushtetutėn tė rakordojė punėn me autoritetet e lartpėrmendura pėr tė inicuar sakaq njė gjykim kushtetues paraprak mbi kėtė ēėshtje.
Gjithashtu kėrkojmė vėmėndjen e veēantė e Gjykatės Kushtetuese mbi kėtė ēėshtje; vėmėndjen e veēantė tė Kryetarit tė Kuvendit Znj. Jozefina Topalli, Konferencės sė Kryetarėve dhe Byrosė sė Kuvendit qė tė kenė parasysh kėrkesen tonė nė punėn organizative, funksionale dhe administrative te institucionit, nė planifikimin e kalendarit tė punės dhe tė votimit tė projektligjeve.
Duke mbetur me shpresėn e madhe se kėrkesa jonė do merret parasysh ju urojmė punė tė mbarė!

FIRMETARET:

cuni
14-10-09, 06:54 PM
ca te firmosim ne mer amon..........kush na pyt ne........ate qe kan vendos me e bo ato nuk e kthejm dot mrapē ne populli i thjeshte, as me peticon as me asisigjo!!

se po te ishte per ne nuk i falshim as 1 cm katror greqis.

krim!

Romina
15-10-09, 10:41 AM
Perkundrazi une mendoj qe populli eshte ai qe mund ta ndaloj kete tradhti kombetare...
Shqiperia nuk eshte e politikaneve por eshte e shqiptareve, eshte e te pareve tane qe kane derdhur gjakun per ate toke, prandaj populli s'duhet te rri duar kryq duke pare me keqardhje se si po na e shesin vendin (se sot po falin ujerat detare por neser do falin edhe ''Vorio Epirin''), por duhet te zgjohen nga gjumi dhe te reagojne.... te organizojne protesta te ashpra ne te gjithe Shqiperine dhe mos te ndalojne derisa kjo marrveshje te mos ratifikohet.
Peticioni dihet qe nuk mjafton, por per ne qe jemi larg kjo eshte menyra e vetme per te treguar qe jemi shume kundra kesaj marrveshjeje, gjithashtu edhe shqiptaret qe jetojne ne Shqiperi duhet te firmosin per te miren e vendit tyre se nuk u kushton asnje gje.

sabah
15-10-09, 03:36 PM
ca te firmosim ne mer amon..........kush na pyt ne........ate qe kan vendos me e bo ato nuk e kthejm dot mrapē ne populli i thjeshte, as me peticon as me asisigjo!!

se po te ishte per ne nuk i falshim as 1 cm katror greqis.

krim!Organizatoret e peticionit kane perkrahje para se gjithash nga 51 shoqata dhe organizata te ndryshme te cilat i jane kundervene ketij projektligji te qeverise (anti)shqiptare e cila kerkon tani edhe miratimin nga parlamenti shqiptar.Vota juaj ne peticionin e organizuar eshte nje plus ne zerin e protestes te atyre qe ndjehen shqiptare dhe nuk u ka humbur ndjenja e atdhedashurise per shqiperine.Politikanet te cilet po shesin interesat dhe trojet shqiptare nuk jane shumice perballe popullit shqiptar qe eshte kunder ketyre veprimeve qe pervec se tradhetare nuk mund tu vesh ndonje emer tjeter.

admin
16-10-09, 04:24 PM
Une per vete e firmosa (disa here) dhe e kam derguar tek gjithe ata qe njoh. Po e nis me email tek te gjithe antaret.

guest
16-10-09, 05:06 PM
http://www.pafjale.com/pictures/b84e31ff40a04277b1d06b4976ecab29.jpg (http://www.pafjale.com)

cuni
16-10-09, 05:25 PM
ahahahahaahahahaahahahahahahhhahahahahaahahahahaha ahahahahhaahahahahahahahahahahahahahahahahahahahah aha .................................................. ........haahhahhhahhhhahahahahahahahahahahaaaaaaha .................................ahahahaahahhaaqha qahahahhahahah......................


un kom per ta vjedh ket foto se po me pelqekaaaaaaaaaaaaa