PDA

Shiko versionin e plot : Ideale?....ku jane??



bella
25-11-07, 09:01 AM
Idealet?? ...Po ku jane??....Orentiemet dhe vlerat e politikaneve?? Kurre si ne kete epoke tmerresisht perendimore,vlerat unike te ndjekura nga partite,nga aleatet,nga koalicionet dhe nga politikanet,konsistojne ne interesa te kategorive te percaktuara( p.sh tek biznesmenet,vete politikaneve dhe nga miqte e familjaret e tyre).

Te mos krijojme iluzione.Nuk egzistojne politikane me ideale,nuk egzistojne parti qe mbajne premtimet dhe qe veprojne ne konform me vlerat te cilat deklarojne se i kane dhe i percjellin. ( ne fushata).

Me jepni ndonje mendim tuajin

King_Arthur
25-11-07, 09:06 AM
Ti larte eshte e thjeshte fare .
kur vijne te kerkojne votat mos voto dhe ja mbaroi .
po te mos votoje njeri normale qe ska si te fitojne .
po thuaj shqiptaret ne kohen e fushates genjehen me nje thes me miell dhe pastaj vuajne 4 vjet .

bella
26-11-07, 08:53 AM
Une lart kam nje nick ti more djalosh lart meje.

Te duket e thjeshte ky opcion ty,te mos votosh,por per nje popull nese nuk voton do te thote kaos dhe qe nuk ka pushtet,inteligjence dhe autonomi per te qene i guvernuar dhe kjo e con Shqiperine te "pushtohet" dhe ti nenshtrohet ligjeve dhe rregullave te vendeve te tjera.

SEND_ME_AN_ANGEL
26-11-07, 10:26 AM
qe politikanet dhe biznesmenet te sillen ne menyre humane, duhen detyruar. njerezit e pasur e te fuqishem asnjehere nuk heqin dore nga privilegjet e tyre per hir te idealit, ja kane shitur shpirtin lekut e dollarit dhe nuk ka me vend per ideal. Keshtu qe nuk mund te pretendojme te drejtohen drunjte e shtrember qe kane fuqine ne dore, duhen prere :)

scorpiog
27-11-07, 12:39 AM
as mos u merrni hic me ket pune se nuk keni per te gjete zgjidhje kurre,politika eshte e pa kuptueshme dhe politikanet akoma me keq.................

SEND_ME_AN_ANGEL
27-11-07, 01:06 AM
ne fakt une po mundohem te kuptoj dicka, prandaj jam ne shkolle per political sciences :)

SENSUALI_TR
27-11-07, 12:44 PM
Politika eshte si film pa nderpreje ku ka aktoret e saj protagoniste dhe jo protagonist.Protagonistet natyrisht zhvillojne ngjarjet ne politike qofte pozitivisht dhe anasjelltas.Interesat jane te medha ne kete film,prandaj dhe beteja per pushtet te pakufizuar eshte e eger.