PDA

Shiko versionin e plot : Mungesa e demokracise ne Rusi



SEND_ME_AN_ANGEL
03-12-07, 08:22 PM
Kohet e fundit u zhvilluan ne Rusi zgjedhjet parlamentare ku u shpall fituese perseri partia e Vladimir Putin, nderkohe qe partia opozitare, kandidat i se ciles ishte Garry Kasparov, ish kampioni i botes i shahut, doli e mundur.
Procesi i zgjedhjeve, sic u raportua nga media te huaja, pati shume probleme dhe nje presion i madh u ushtrua mbi qytetaret me menyra nga me te ndryshmet duke mos ju dhene liri zgjedhjeje. Rusia per me teper nuk hyn ne radhen e shteteve demokratike, dhe duket se kjo gjendje nuk do te ndryshoje as pas ketyre zgjedhjeve. Mediat, pervec atyre qeveritare, jane te ndaluara dhe liria e fjales eshte shume e paket. Ekonomia e politika kontrollohen nga nje grup oligarkesh miliardere qe jetojne mes luksit dhe ekstravagances duke i mohuar dhjetra milionave te drejtat me elementare. Duke pasur parasysh historine e Rusise, rreth 400 vjet mbreterim absolut i careve, 83 vjet diktature komuniste, e rreth 18 vjet oligarki, mendoni se populli rus do te arrije ndonjehere pjekurine e duhur per te ngritur nje qeveri demokratike dhe per ti siguruar vetes ate mireqenie e liri qe shume popuj te botes e gezojne?

admin
03-12-07, 08:47 PM
Rusia eshte nje ekonomi e madhe dhe megjithese Putin eshte nje bir kumlle, me mire ai sesa dikusht tjeter. Mbase me mire komunizem ne Rusi per te balancuar peshoren e diplomacise se botes, sesa nje qeveri kukullash te stilit kapitalizem-amerikan-wannabes. Cia ate pret ta beje carcaf :P Nje Rusi e forte eshte stabilitet ne bote, shton konkurrencen, u jep nje shtytje zbulimeve ne teknologji, ne ate ushtaraken ne fillim, por ne fund te fundit cdo shpikje qe ka patur efekt ne jeten e perditshme ka dale fillimisht nga kerkimet e fushes ushtarake. Ekonomia e forte e Rusise, Do i mbylle gojen Amerikes se e mbushi kupen duke futur duar ne cdo cep te botes. :biggrin:

SEND_ME_AN_ANGEL
04-12-07, 04:14 AM
Besoj dhe une se 2 superfuqi me mire se nje, por kam frike se Rusia eshte ne grahmat e fundit te saj dhe njerez si Putin me shoke jetojne akoma me idete e Bashkimit Sovjetik por nga ana tjeter nuk i mohojne vetes gjithe te mirat qe mund te sjelle kapitalizmi. Nuk besoj se klika ruse ne pushtet do ta demokratizoje vendin me deshire, gjeja me e mundshme eshte vazhdimi i status quo-se deri ne ate pike kur populli nuk mban me dhe do te ngrihet kunder aristokracise ruse me dhune ose me protesta civile. sic e pame protestat civile qe u tentuan ne kohet e fundit ne moske u shtypen nga policia me shpejtesi rrufe, dhe per me teper kryeqytetin rus gjate dhe mbas zgjedhjeve e ruanin disa mijera forca te armatosura. ne qofte se per zgjedhje shihen ne rruge autoblinde apo divizione ushtarake, kjo tregon qe jo gjithcka eshte mire. ne qofte se Rusia do te jete superfuqi, duhet qe populli i saj te punoje i bashkuar per te ngritur vendin lart, dhe jo te jetoje ne apati e frike. Putin eshte shume i zgjuar, dhe manipulues shume i zoti, por per mendimin tim nuk eshte aq largpames ose aq moralisht i paster sa te shohe se ku po e con vendin e tij. qorri i vertete eshte ai qe nuk do te shikoje, dhe sipas meje Putin abosolutisht nuk do te shikoje gjerat qe nuk i pelqejne. por kur je kryetar i nje vendi qe shtrihet 15 milion kilometra katrore dhe ka nje popullsi prej 160 milion banoresh, nuk mund ti lejosh vetes luksin e verberise.