PDA

Shiko versionin e plot : Fatmir Sejdiu rizgjidhet President i Kosovės edhe pėr 5 vjet



AnGeLiC
22-01-08, 08:19 AM
Fatmir Sejdiu rizgjidhet President i Kosovės edhe pėr 5 vjet

Prishtinė, 9 janar Fatmir Sejdiu u rizgjodh sot President i Kosovės nė Kuvendin e Kosovės me 68 vota nė raundin e tretė tė votimit duke e mundur kandidatin e opozitės Naim Malokun.
Pas shpalljes fitues nga ana e deputetėve tė rinj, Presidenti Sejdiu, pasi shprehu falėnderimin e tij pėr besimin e dhėnė edhe nė njė mandat, u zotua se do tė vihet me tė gjitha fuqitė dhe dijen e tij nė mbrojtjen dhe respektimin e ligjshmėrisė dhe kushtetutshmėrisė. Ai theksoi se kujdes tė veēantė do t'i kushtojė ruajtjes sė unitetit demokratik tė vendit dhe me gjithė energjinė do tė angazhohet pėr tė mirėn e gjithė qytetarėve tė Kosovės.
"Sot, po pėrmbyllim njė proces tė rėndėsishėm demokratik nėpėr tė cilin ka kapėrcyer populli i Kosovės, mbi bazėn e zgjedhjeve parlamentare tė nėntorit 2007 dhe po hapim njė kaptinė tė veēantė duke pėrfunduar procesin e konstituimit tė institucioneve demokratike nė mbėshtetje tė vullnetit politik tė popullit tė Kosovės", theksoi Presidenti Sejdiu.
Ai tha se qytetarėt e Kosovės dhe tė gjitha partitė politike dhe kandidatėt e pavarur qė garuan nė kėto zgjedhje, treguan pjekurinė e lartė politike duke e kapėrcyer suksesshėm kėtė sprovė tė madhe dhe duke dėshmuar kulturė tė lartė politike dhe shtetformuese. "Rrallė mund tė gjendet njė vend i cili ka kapėrcyer me kaq dinjitet dhe me sukses sfidat e shumta paralele siē bėri Kosova nė kėta muajt e fundit", tha Presidenti Sejdiu.
"Pėr tė gjitha institucionet e Kosovės dhe Ekipin e Unitetit sfidė e veēantė ishte angazhimi pėr pėrmbylljen e procesit tė bisedimeve pėr statusin politik qė ėshtė bėrė nė mėnyrėn mė tė mirė tė mundshme dhe nė po tė njėjtėn kohė mbajtja e njė procesi zgjedhor demokratik, i cili u pėrshkua me njė konkurrencė tė theksuar nė prezantimin e programeve gjatė fushatės elektorale", shtoi ai.
Mė tej Presidenti Sejdiu vlerėsoi se Kosova arriti me sukses tė mbajė unitetin e saj veprues dhe tė dėshmojė qėndrueshmėrinė e funksionimit demokratik tė institucioneve tė saj, duke iu falėnderuar nė radhė tė parė pėrputhshmėrisė sė plotė tė qėndrimeve tė spektrit politik dhe institucional sa i pėrket ēėshtjes themelore - pavarėsisė sė Kosovės.
"Jam i bindur se institucionet e reja tė Kosovės; Presidenca, Qeveria dhe Kuvendi fuqishėm dhe me energji tė pėrbashkėt do tė japin kontributin maksimal tė tyre nė zhvillimin dhe konsolidimin e mėtejmė tė demokracisė nė Kosovė", theksoi Presidenti Sejdiu.
Presidenti Sejdiu tha se para institucioneve tė reja tė Kosovės shtrohen disa detyra themelore, tė cilat me sukses do t'i pėrmbarojnė.
"Do tė pėrmbyllin me sukses procesin e pavarėsimit tė Kosovės nė realizim tė vullnetit legjitim tė popullit tė saj dhe do tė miratojnė Kushtetutėn e shtetit tė ardhshėm tė Kosovės; Do tė zgjerojnė korpusin legjislativ nė pėrputhje me Pakon e Presidentit Ahtisari dhe me standardet mė tė larta bashkėkohėse ndėrkombėtare, si dhe gjithė korpusin legjislativ tė nevojshėm pėr tė mbėshtetur funksionimin institucioneve dhe tė mirėqenies sė pėrgjithshme tė qytetarėve; Do tė ndėrmarrin tė gjitha veprimet e nevojshme qė tė pėrshpejtojnė integrimin e Kosovės nė strukturat euroatlantike si orientim themelor i shtetit tė Kosovės", premtoi Presidebti Sejdiu.
Presidenti Sejdiu theksoi se Kosova e pavarur, e cila shpejt do tė marrė edhe bekimin ndėrkombėtar, do tė jetė thellėsisht e pėrkushtuar nė bashkėpunimin dhe zhvillimin e njė fqinjėsie tė mirė me tė gjitha vendet e rajonit duke qenė faktor stabiliteti pėr kėtė pjesė tė Evropės dhe tė botės.


Biografia e presidentit Fatmir Sejdiu

Fatmir Sejdiu u lind mė 23 tetor 1951 nė Pakashticė, komuna e Podujevės, Kosovė. Shkollimin fillor dhe tė mesėm i ka mbaruar nė Podujevė. Ka mbaruar Fakultetin e Drejtėsisė nė Universitetin e Prishtinės mė 1974, ku ka kryer edhe studimet pasuniversitare. Po nė kėtė Universitet ka mbrojtur disertacionin e doktoratės. Dr. Fatmir Sejdiu mban titullin e profesorit ordinar (Profesor Universiteti) nė Fakultetin Juridik tė Universitetit tė Prishtinės. Ka qenė profesor edhe nė Departamentin e Shkencave Politike dhe tė Administratės Publike nė Fakultetin e Filozofisė. Pėr studime tė thelluara, Prof. Sejdiu ka qėndruar nė Francė (Universiteti Paris 2 ) dhe nė SHBA (Arizona State University), ndėrsa ka pasur qėndrime mė tė shkurtra studimore edhe nė universitete tė tjera. Ka marrė pjesė nė shumė simpoziume shkencore vendore dhe ndėrkombėtare. Ka publikuar shumė punime shkencore nga fusha juridike historike dhe juridike kushtetuese. ėshtė autor librash tė veēantė nga kėto fusha. Fatmir Sejdiu ka qenė pjesėmarrės i Kuvendit themelues tė Lidhjes Demokratike tė Kosovės (LDK) mė 23 dhjetor 1989. Nė Kuvendin e Parė Zgjedhor nė vitin 1991 ėshtė zgjedhur anėtar i Kėshillit tė Pėrgjithshėm dhe mė 1992 anėtar i Kryesisė sė LDK sė, ndėrsa mė 1994 Sekretar i Pėrgjithshėm i LDK sė, detyrė tė cilėn e kryen edhe sot. Ka qenė anėtar i Komisionit Qendror pėr organizimin e Referendumit pėr Pavarėsinė e Kosovės, mbajtur mė 1991. Ka qenė ndėr njerėzit kryesorė pėr pėrgatitjen dhe organizimin e zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale tė Republikės sė Kosovės, qė janė mbajtur mė 1992 dhe 1998. Fatmir Sejdiu ėshtė zgjedhur deputet nė Kuvendin e Republikės sė Kosovės mė 1992 dhe mė 1998. Po kėshtu, mė 1998 ėshtė zgjedhur Sekretar i Pėrgjithshėm i Kuvendit dhe kryetar i Komisionit pėr Ēėshtje Kushtetuese. Mė 2001, nė zgjedhjet e para demokratike tė pasluftės, ėshtė zgjedhur deputet nė Kuvendin e Kosovės dhe anėtar i Kryesisė sė Kuvendit. Deputet dhe anėtar i Kryesisė sė Kuvendit ėshtė zgjedhur sėrish mė 2004. Z. Sejdiu ka qenė gjithashtu anėtar i Komisionit pėr Bashkėpunim Ndėrkombėtar dhe Integrime Euroatlantike dhe i Komisionit pėr Legjislacion tė Kuvendit tė Kosovės. Fatmir Sejdiu ėshtė zgjedhur President i Kosovės me dy tė tretat e votave tė deputetėve tė Kuvendit tė Kosovės mė 10 shkurt 2006. Nga shkurti i vitit 2006, Presidenti Sejdiu udhėheq Ekipin e Unitetit, trupin pėrfaqėsues tė Kosovės nė procesin pėr pėrcaktim tė statusit tė vendit. Nė qershor tė vitit 2006, Universiteti Shtetėror i Tiranės i akordoi Dr. Fatmir Sejdiut titullin Doctor Honoris Causa. Fatmir Sejdiu komunikon nė frėngjishte dhe anglishte. ėshtė i martuar dhe ka tre fėmijė. Jeton nė Prishtinė.