Shiko versionin e plot : Hashim Thaēi, kryeministri i ri i Kosovės bėn publik kabinetin e tij
AnGeLiC
22-01-08, 08:22 AM
Kryeministri Hashim Thaēi mori detyrėn e shefit tė qeverisė sė Kosovės nga kryeministri i deritashėm, Agim Ēeku
Me njė ceremoni solemne, me nderimet ushtarake tė Togut ceremonial tė TMK-sė, i cili ishte rreshtuar pėr tė nderuar kryeministrin nė ardhje, u bė sot pranim- dorėzimi i detyrės sė Kryeministrit tė Kosovės, nga Agim Ēeku te kryeministri i ri z.Hashim Thaēi.
Unė e marrė sot kėtė pėrgjegjėsi tė re me vullnetin mė tė madh, me vizionin e qartė pėr njė tė ardhme mė tė mirė pėr vendin dhe gjithė qytetarėt theksoi kryeministri Thaēi.
Nga ana e tij, kryeministri i deritanishėm Agim Ēeku shtoi se ka vlerėsim pozitiv pėr pėrbėrjen e kabinetit tė ri qeveritar tw drejtuar nga kryeministri Thaēi, duke e cilėsuar premtues.
Njė pritje solemne ishte organizuar nga kryeministri nė largim Agim Ēeku pėr pasuesin e tij Hashim Thaēi. Para hyrjes nė ndėrtesėn e Qeverisė, Agim Ēeku, bashkė me zėvendėsin e tij tė deritashėm Lutfi Haziri, kanė pritur Hashim Thaēin bashkė me dy zėvendėsit e tij, Hajredin Kuēi dhe Ramė Manaj, ku tė gjithė bashkė i kanė bėrė nderime Togut ceremonial tė TMK-sė, i cili ishte rreshtuar pėr tė nderuar kryeministrin nė ardhje.
Kryeministri Thaēi ka shprehur respekt pėr punėn e Ēekut nė shėrbim tė vendit.
Unė e marrė sot kėtė pėrgjegjėsi tė re me vullnetin mė tė madh, me vizionin e qartė pėr njė tė ardhme mė tė mirė pėr vendin dhe gjithė qytetarėt. Nė Kosovės do tė ketė kontinuitet tė pėrkushtimeve qeverisėse nė ēdo projekt tė mirė qė ka pasur kryeministri Ēeku, ka thėnė kryeministri Thaēi.
Kryeministri Thaēi gjithashtu tha se do tė kultivohet fryma e unitetit dhe angazhimet e pėrbashkėta qė Kosova tė bėhet shtet i pavarur. Ai ripėrsėriti deklarimin e mėhershėm tė tij se Prishtina, Uashingtoni dhe Brukseli e dinė datėn e pavarėsisė, por pėrsėri nuk e tha se cila ėshtė data.
Nga ana e tij, ish-kryeministri Ēeku, mes tjerash theksoi se tashmė nė Kosovės ėshtė ndėrtuar njė demokraci funksionale tha Agim Ēeku nė konferencėn e pėrbashkėt me gazetarėt, pasi qė kishte bėrė zyrtarisht dorėzimin e detyrės. Ai ka uruar kryeministrin e ri qė tė pėrmbushė zotimet e bėra duke u shprehur i bindur se po dorėzon mandatin pasi ka bėrė gjithė ato punė tė mira qė ka qenė e mundshme tė kryhen nga Qeveria qė ka drejtuar.
Kosova ėshtė bėrė gati pėr pavarėsi dhe nė situatė tė tillė po e dorėzojmė Kosovėn kryeministrit tė ri, Qeverisė sė re qė besoj se kėta do tė jenė gjithashtu tė suksesshėm. Jemi tė vetėdijshėm tė gjithė besoj edhe kryeministri ėshtė i vetėdijshėm se na presin sfida tė mėdha, ka thėnė Ēeku.
Ēeku shtoi se ka vlerėsim pozitiv pėr pėrbėrjen e kabinetit tė ri qeveritar duke e cilėsuar premtues.
AnGeLiC
22-01-08, 08:23 AM
Kryeministri i Kosovės, Hashim Thaēi, gjatė ditės sė djeshme dhe tė sotme ka pranuar telegrame dhe mesazhe tė shumta urimi, me rastin e zgjedhjes sė tij nė postin e kryeministrit tė Kosovės. Nė njė bisedė telefonike, nėnsekretari amerikan i Shtetit, Nicholas Burns, ka pėrgėzuar z.Thaēi duke i konfirmuar mbėshtetjen e Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės. Edhe Pėrfaqėsuesi i Lartė pėr Politikė tė Jashtme dhe Siguri i Bashkimit Evropian, Havier Solana dhe Komisionari pėr Zgjerim i Bashkimit Evropian, Oli Rehn, kanė pėrgėzuar kryeministrin Thaēi pėr zgjedhjen e tij nė postin e Kryeministrit.
Po sot, kryeministri Thaēi ka marrė njė mesazh urimi nga kryeministri i Turqisė, Recep Tayyip Erdoğan pėrmes shefit tė Zyrės tė Turqisė nė Prishtinė, Mustafa Sarnıē, nė tė cilin thuhet:
Turqia i kushton rėndėsi zhvillimit tė marrėdhėnieve bilaterale, marrėdhėnie kėto tė cilat bazohen nė njė tė kaluar historike dhe tė cilat janė vėllazėrore. Besoj nga zemra se marrėdhėniet qė po zhvillohen ndėrmjet Turqisė dhe Kosovės, nė ēdo fushė, nėn lidershipin tuaj, do tė vazhdojnė tė zhvillohen edhe mė tutje. Turqia do tė vazhdojė tu qėndrojė pranė kosovarėve, ashtu siē ka qėndruar edhe nė ditėt mė tė vėshtira. Me kėtė rast do tė pėrsėris dėshirat e pėrzemėrta pėr shėndetin dhe lumturinė tuaj personale, shėndetin dhe mirėqenien e popullit tė Kosovės.
Po kėshtu dje kryeministri Thaēi ka marrė mesazhe urimi nga kryeministri i Shqipėrisė, Sali Berisha dhe kryetari i Partisė Socialiste tė Shqipėrisė, Edi Rama, duke i shprehur mbėshtetjen e plotė dhe tė pa rezervė tė Shqipėrisė.
Gjithashtu kryeministri Thaēi ka marrė njė mesazh urimi edhe nga oborri mbretėror i Shqipėrisė.
AnGeLiC
22-01-08, 08:27 AM
Unė dua ta nxjerr qeverinė nga mjegulla dhe ta bėj atė tė pėrgjegjshme para qytetarėve tė cilėve ajo do tė duhej tu shėrbente. Unė zotohem se do t i jap fund ciklit tė vazhdueshėm tė humbjeve, mashtrimeve dhe abuzimeve me paratė e qytetarėve tanė. Do ti mbetem besnik besimit tė dhėnė nga qytetarėt. Do tė kėrkoj nga secili ministėr qė ta bėjė tė njėjtin zotim. Lufta kundėr korrupsionit do tė jetė e ashpėr dhe me zero tolerancė ndaj kujtdo dhe kurdoherė.
- tha me rastin e zgjedhjes nė postin e kryeministrit tė vendit, lideri me numrin mė tė madh tė votave nė Kosovė, kryetari i PDK-sė z.Hashim Thaēi.
I nderuari kryetar i Kosovės, I nderuari kryetar i Kuvendit tė Kosovės,
Deputetė tė Kuvendit tė Kosovės, Tė nderuar qytetarė tė Kosovės,
Sot ndjehem i nderuar, qė para jush dhe qytetarėve tė Kosovės kam rastin tė paraqes fjalimin ekspoze tė Qeverisė sė Kosovės. Mė lejoni qė nė fillim ti falėnderoj tė gjithė qytetarėt e Kosovės pėr mbėshtetjen e dhėnė, si dhe kryetarin e Kosovės pėr dhėnien e mandatit pėr formimin e qeverisė, detyrė kjo qė me kėnaqėsi e kam pranuar dhe me nder e pėrgjegjėsi do ta ushtroj. Ky vit qė sapo filluam sjell para nesh, si vend dhe popull, jo vetėm ballafqime dhe sfida tė shumta, por edhe shpresėn dhe besimin e ringjallur me plot mundėsi pėr tė ecur pėrpara. Ėshtė e vėrtetė, sot ndodhemi nė udhėkryqin mė tė rėndėsishėm tė historisė sonė te re. Ne jemi duke u pėrgatitur qė nė fillim tė pjesės se parė tė kėtij viti ta bėjmė Kosovėn tė pavarur dhe sovrane. Vend tė mundėsive tė barabarta pėr tė gjithė qytetarėt e saj. Tė drejtat e minoritareve do tė respektohen dhe garantohen pėrmes angazhimeve afirmative, tė garantuara edhe me Kushtetutė. Pėr Kosovėn e pavarur dhe demokratike populli ynė ėshtė i bashkuar si asnjėherė mė parė. Ne jemi nė njė krah dhe tė koordinuar ngushtė me miqtė tanė: Shtetet e Bashkuara tė Amerikės , Bashkimin Evropian dhe NATO-n. Ėndrrėn dhe tė drejtėn tonė do ta bėjmė realitet. Kosova do bėhet pjesė e familjes sė popujve tė lirė tė botės. Politika e Qeverisė sė Kosovės ēdo herė do tė mbetet e rrėnjosur nė tė drejtėn e popullit tonė. Kosova do tė jetė e pavarur! Mirėpo, nuk duhet tė harrojmė se pavarėsia e shumėpritur nuk do ti zgjidhė tė gjitha problemet e vendit tonė. Bashkė me pavarėsinė do tė vijnė edhe shumė sfida tjera, me tė cilat duhet tė ballafaqohemi. Ėshtė obligim ynė ndaj qytetarėve qė tė krijojmė lidership tė ri dhe tė fuqishėm, i cili do tė punojė me nder dhe pėrkushtim tė lartė pėr tė bėrė shtetin tonė tė ri tė respektuar.
Tė nderuar deputetė,
Agjenda tė cilėn po e shpalos sot para jush, qėllim parėsor ka ndryshimet reale e tė menjėhershme, gjithėpėrfshirėse dhe rrėnjėsore. Pikėrisht ato ndryshime nė tė cilat besuan, i kanė kėrkuar dhe qė i presin qytetarėt tanė. Qytetarėt tanė me tė drejtė janė duke pritur dhe janė duke vėzhguar me kujdes. Ata kanė kėrkuar dhe janė pėrcaktuar pėr ndryshime. Ata janė duke pritur veprime konkrete dhe tė menjėhershme. Prandaj duke filluar kėtu, qė nga sot, ne duhet ti pėrmbushim pritjet e tyre, qė janė edhe zotimet tona.
Zonja dhe zotėrinj,
Nė javėt vijuese, unė ne emėr tė qeverisė sė Kosovės do ta prezentoj para qytetarėve tėrė projektin gjithėpėrfshirės pėr Reforma Ekonomike. Ky plan do tė fillojė ta ngjallė ekonominė kosovare, me qėllim qė ta shpjerė vendin tonė nė epokėn e re tė zhvillimit tė qėndrueshėm dhe tė mundėsive. Kjo epokė ndėrtohet duke krijuar njė klimė nė tė cilėn investitorėt, jo vetėm qė mund tė vijnė dhe tė investojnė nė Kosovė, por ata mund tė operojnė pa probleme, ti zgjerojnė bizneset e tyre dhe tė krijojnė vende tė reja pune. Nė kėtė pėrpjekje do tė udhėhiqemi me njė disiplinė, transparencė dhe kujdes tė madh financiar. Ne do tė sigurohemi qė projektet tona kapitale tė parapara pėr kėtė vit dhe vitet vijuese tė financohen ashtu siē duhet dhe qė buxheti tė jetė nė pėrputhje me kėto projekte. Prandaj, Qeveria e re Kosovės do ta bėjė njė rishikim tė tėrėsishėm tė Buxhetit tė Konsoliduar tė Kosovės pėr vitin 2008. Ne do tė jemi tė bashkuar nė qėllimin tonė pėr tė shėnuar rritje ekonmike, duke u pajtuar pėr uljen e tatimit pėr biznese, qė ėshtė mė e larta nė rajon. Nė gjendjen e tanishme, motivi i investitorėve pėr tė ardhur dhe investuar nė Kosovė ėshtė shumė i ulėt. Ulja e kėsaj takse do tė dėrgojė mesazh tė qartė pėr tėrė botėn se Kosova ėshtė e hapur pėr biznes. Veprimi tjetėr qė duhet tė bėjmė sė bashku ėshtė sigurimi i kredive me kamata tė ulėta dhe afatgjata. Ato kredi do tė jenė tė pėrshtatshme pėr bizneset, dhe do ta vėrtetojnė faktin se nė Kosovė mund tė krijohen vende tė reja pune. Tė shkojmė nė hap mė tutje zotohemi pėr krijimin e Zonave Industriale tė cilat do ta stimulojnė rritjen ekonomike. Pėrmes lehtėsirave tė ndryshme tatimore, tė dizajnuara pėr ti tėrhequr bizneset e reja nė Kosovė, bizneseve ekzistuese do tu krijojmė mundėsi tė zgjerimit dhe tė krjimit tė mė shumė vendeve tė punės. Qė ta dėshmojmė se Kosova ėshtė e hapur pėr biznes, ne duhet tė ballafaqohemi me sfidat mė tė mėdha ekonomike: Energjinė dhe Infrastrukturėn.
Deputetė tė nderuar,
Pėrkushtimi ynė pėr energjinė dhe infrastrukturėn do tė jetė konkret dhe serioz. Mungesa e energjisė sė vazhdueshme do tė konsiderohet nga qeveria e Kosovės si njė krizė nacionale Prandaj, qeveria do tė pėrgatitė njė pako reformash tė gjithanshme pėr ti tejkaluar problemet ekzituese, pėr tė garantuar furnizim tė rregullt dhe normal me energji. Unė kėrkoj ndihmėn tuaj pėr tė gjetur zgjidhje tė shpejta pėr problemet ekzistuese. Nė kėtė aspekt duhet tė jemi inovativ: do ti studiojmė tė gjitha mundėsitė alternative tė energjisė, duke u nisur nga energjia diellore e deri tek ajo e erės, qė tė sigurohemi pėr pėrmbushjen e nevojave tona. Do tė vazhdojmė pėrpjekjet pėr ta bėrė Kosovėn vendin mė tė gjelbėr nė Evropėn Lindore. E gjithė bota ėshtė duke u pėrballur me dilemėn se ku do ta gjėjmė energjinė e domosdoshme pėr furnizimin e ekonomisė globale tė shekullit tė 21-tė, pa shkaktuar dėme tė pariparueshme pėr ambientin tonė natyror?" Pėrse tė mos bėjmė pėrpjekje qė ta bėjmė Kosovėn njė vend qė mund tė japė pėrgjigje nė kėtė ēėshtje? Ju ftoj qė Kosovėn ta bėjmė njė qendėr rajonale tė pastėr pėr kėrkime nė lėmin e energjisė, pėr zhvillim, prodhim dhe hapje tė vendeve tė reja tė punės. Tė sigurohemi qė ti tėrheqim kompanitė nga e gjithė bota, tė cilat merren me prodhimin e energjisė sė pastėr dhe rigjeneruese pėr tė ardhmen.
Tė nderuar deputetė,
Krijimi i rrjetit infrastrukturor ndėrkufitar efikas do tė jetė gjithashtu prioritet i Qeverisė sė Kosovės. Duke filluar nga rrugėt e deri tek hekurudhat, ne duhet tė punojmė sė bashku qė ti modernizojmė ato dhe tė ndėrtojmė infrastrukturė tė re pėr ta lidhur vendin tonė nė ēdo kėnd. Do ta integrojmė infrastrukturėn tonė nė rrjetin e transportit ndėrkombėtar dhe tė ecim drejt implementimit tė standardeve evropiane. Projekti ynė nuk synon vetėm uljen e shpenzimeve pėr bizneset, por edhe rritjen e konkurrencės, stimulimin e investimeve dhe krijimin e vendeve tė punės.
Zonja dhe zotėrinj,
Nė ditėt e sotme, mundėsitė varen nga fuqia e dijes, prandaj kompanitė janė nė gjendje tė udhėtojnė nė ēdo vend tė botės pėr ta gjetur kėtė fuqi. Investojnė aty dhe lidhen me tė. Do tė fillojmė ti implementojmė prioritetet tona nė fushėn e arsimit, me qėllim qė tė ballafaqohemi me sukses me kėrkesat e shekullit 21. Ju ftoj qė ta fillojmė realizimin e qėllimit tonė qysh sot - ta bėjmė Kosovėn lider rajonal nė pėrgatitjen e studentėve pėr karrierė nė lėmin e matematikės, shkencės dhe tekonlogjisė informative. Pojekti ynė shpalos pakon e detajuar pėr reformat nė arsim, e cila do tė sigurojė mundėsi tė reja pėr studentėt tanė dhe do ti sigurojė prindėrit se fėmijėt e tyre, fėmijėt tanė do tė kenė mundėsi ta vėnė nė funksion potencialin e tyre intelektual. Do ta fillojmė kėtė projekt tė madh duke krijuar Fondin Nacional pėr Arsim, duke i ngritur pagat e mėsimdhėnėsve, duke i motivuar ata me shpėrblime pėr arritjet nė punė. Ti ndihmojmė lokalitetet tona duke ndėrtuar shkolla tė reja dhe kėshtu tė lehtėsojmė gjendjen e rėndė ekzistuese. Pėrveē kėsaj, do tė fillojmė menjėherė me vendosjen e qendrave kompjuterike nė shkollat tona, me qėllim qė jo vetėm ti lidhim shkollat ndėrmjet veti, por edhe me shtetet tjera moderne tė botės. Do tė krijojmė njė sistem tė vlerėsimit tė dijes pėr nxėnėsit dhe do tė punojmė intensivisht nė licencimin e arsimtarėve. Do tė krijojmė njė sistem universitar tė shekullit tė 21-tė, i cili siguron kuadro tė specializuara nė matematikė, shkencė dhe tekonlogji informative. jė sistem i cili iu mėson studentėve tanė shkathėsitė e domosdoshme pėr tė arritur suksese nė ekonominė e avancuar tė sė nesėrmės. Sė bashku ta bėjmė arsimin njė asset tė dobishėm pėr gjeneratat e ardhshme. T i fuqizojmė fėmijėt tanė qė ata tė korrin suksese nė karrierėn e tyre, inovatorė dhe kreatorė tė sė nesėrmes.
Tė nderuar deputetė,
Nė kohėt qė vijnė Kosova do tė formėsojė institucionet e veta demokratike dhe do tė fuksionojė si nje shtet i plotė nė tėrė territorin e saj.
Qytetarė tė Kosovės,
Unė kėrkoj unitetin tuaj tė vazhdueshėm, besimin dhe mirėkuptimin. Sfidat me tė cilat ballafaqohemi nuk janė tė pakta dhe zgjidhjet nuk do tė mund tė jenė aq tė lehta dhe tė shpejta. Programi qė do tė prezantoj, do tė fillojė tė zbatohet nė praktikė qė nga sot, por nuk do tė mund tė pėrfundojė gjatė vitit tė parė tė kėsaj qeverie. Do tė kemi udhėtim tė gjatė bashkėrisht. Pa, bashkohuni me mua qė tė fillojmė kėtė udhėtim qė nga sot, ta fillojmė tė bashkuar nė shpirtin e shpresės, vendosmėrisė dhe tė mundėsive.
AnGeLiC
22-01-08, 08:28 AM
Dua tju falėnderoj sinqerisht qė mė dhatė mundėsinė qė tė artikuloj kėtu para jush zėrin e tė gjithė qytetarėve tė Kosovės. Kjo asamble e nderuar ka qenė vendi ku janė marrė vendime tė mėdha, qė kanė ndikuar nė stabilitetin dhe zhvillimin botėror, pėrfshirė edhe vendimet lidhur me ndarjen tragjike dhe tė dhunshme tė Jugosllavisė.
Kanė kaluar tetė vite qėkur Kėshilli i Sigurimit vendosi Kosovėn nėn administrimin tranzicional tė Kombeve tė Bashkuara. Nė emrin tim, dhe nė emėr qytetarėve tė Kosovės, tė gjithė qytetarėve, nga tė gjitha grupet etnike, dua tju falėnderoj pėr ndihmėn e vazhdueshme qė u keni dhėnė institucioneve tė Kosovės dhe procesit tė ndėrtimit tė demokracisė nė shoqėrinė tonė. Ne dolėm nga njė luftė e gjatė dhe e tmerrshme, dhe falė jush, ne kemi bėrė hapa tė mėdhenj drejt ndėrtimit tė njė shoqėrie mė stabile, mė demokratike dhe multietnike.
Nė veēanti, dua tė falėnderoj z. Joakim Ryker dhe tė gjithė zyrtarėt e UNMIK-ut tė cilėt kanė punuar me ne tani e mė shumė se tetė vjet. Ne, sė bashku jemi ballafaquar me shumė vėshtirėsi dhe pengesa, por kemi arritur edhe suksese tė pėrbashkėta.
Raporti i Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė OKB-sė pėr Kosovėn dokumenton progresin real qė kemi arritur dhe punėt qė mbesin pėr tu bėrė. Zhvillimet demokratike nė Kosovė bėnė edhe njė hap pėrpara vitin qė lamė pas. Ne patėm zgjedhje tė lira dhe multietnike dhe njė transferim paqėsor tė autoritetit. Nė fakt, qė nga viti 1999, ne kemi mbajtur pesė palė zgjedhje tė lira dhe demokratike, zgjedhje kėto model pėr rajonin. Kemi ndėrtuar institucione demokratike, profesionale dhe shumė etnike. Nė kėtė rrugėtim ne kemi pasur mbėshtetjen e vazhdueshme tė UNMIK-ut dhe institucioneve tjera tė respektuara ndėrkombėtare, si: BE-sė, OSBE-sė, NATO-s, etj, dhe nė emėr tė qytetarėve tė Kosovės dua tju shprehė mirėnjohjen time tė thellė.
Natyrisht, qė nė zhvillimin dhe operacionalizimin e institucioneve tona, ne jemi ballafaquar me shumė sfida. Siē raportoi edhe Sekretari I Pėrgjithshėm, mbetet ende shumė punė pėr tu bėrė nė mbrojtjen e tė drejtave, kulturės dhe sigurimin e minoriteteve etnike. Fatkeqėsisht, lufta e fundit nė Kosovė la prapa njė trashėgimi mosbesimi dhe jotolerance etnike. Si pjesėtar i shumicės nė Kosovė, unė jam i vetėdijshėm pėr pėrgjegjėsinė e veēantė qė kemi ne si shqiptarė tė Kosovės nė tejkalimin e kėsaj trashėgimie dhe nė krijimin e njė ambienti ku secili qytetar i Kosovės do tė ndihej i mirėseardhur.
Nė ditėt e mia tė para si kryeministėr, unė kam ndėrmarrė hapa drejt afrimit me komunitetet joshqiptare. Me mburrje them para jush se unė tashmė kam emėruar dy bashkėqytetarė tė mi serbė dhe njė turk si ministra nė qeverinė time. Unė kam vendosur qė, nė kuadėr tė zyrės sime, tė hapė njė zyrė tė veēantė pėr komunitetet, me pėrgjegjėsi tė veēantė pėr ēėshtjen e pronave. Unė jam i pėrkushtuar qė tė gjejė mėnyra tė reja komunikimi me qytetarėt serbė dhe komunitetet tjera. Minoritarėt nė Kosovė nuk janė barrė, apo rast i veēantė nė shoqėrinė tonė; ata janė pjesė e zemrės sė shoqėrisė sonė, dhe prezenca e tyre mes nesh e rritė dhe pasuron shoqėrinė, kulturėn dhe vendin tonė.
Integrimi i tė gjitha komuniteteve etnike nė shoqėrinė tonė dhe nė jetėn tonė politike ka qenė i vėshtirė dhe ėshtė ballafaquar me shumė sfida tė veēanta. Pėr shembull, ėshtė pėr tė ardhur keq vendimi i Beogradit pėr inkurajimin e serbėve tė Kosovės qė tė mos marrin pjesė nė zgjedhjet e fundit nė Kosovė. Ne besojmė qė tė gjithė qytetarėt mund tė avokojnė interesat e tyre nė kuadėr tė institucioneve, qė i kemi ndėrtuar me udhėzimet e Kombeve tė Bashkuara.
Sidoqoftė, ne jemi tė vetėdijshėm qė integrimi i plotė i komuniteteve joshqiptare nė shoqėrinė tonė kėrkon mė shumė se vetėm fjalė tė mira pėr pajtimin. Edhe qeveria ime, edhe qeveria e paraardhėsit tim, kanė treguar pėrkushtimin dhe zotimin e tyre nė pėrmirėsimin real dhe konkret tė jetės sė pėrditshme tė minoriteteve tona.
Mė lejoni tju jap ca shembuj. Tani ne kemi rritur intensitetin e punės nė respektimin e tė drejtave pronėsore tė tė gjithė qytetarėve tanė, pėrfshirė kėtu shtyrjen e padive nė rastet e pronave tė uzurpuara. Ne ofrojmė qasje tė shėrbimeve tona qeveritare nė shumė gjuhė. Ne po synojmė qė tė mbajmė pėrfshirjen e lartė tė minoriteteve nė Shėrbimin Policor tė Kosovės. Ne po mbrojmė trashėgiminė kulturore dhe fetare tė komuniteteve joshqiptare, pėrmes krijimit tė zonave tė mbrojtura pėrreth objekteve fetare, dhe pėrmes riparimit tė dėmeve qė u janė bėrė kishave. Ne po vazhdojmė pėrndjekjen e pakompromis ndaj atyre qė kanė kryer krime etnike. Ne po financojmė projekte qė facilitojnė kthimin e personave tė zhvendosur dhe po mundohemi qė ta themi sa mė qartė dhe sa mė zėshėm qė minoritetet kanė jetė dhe tė ardhme nė Kosovė. Dhe nė fund, ne po pėrgatisim njė plan pėr decentralizimin e pushtetit lokal, pėrfshirė kėtu krijimin e komunave tė reja dhe fuqizimin e mėtutjeshėm tė komuniteteve.
Ju lutem mos e nėnvlerėsoni madhėsinė e kėtyre sfidave, posaēėrisht kaq shpejt pas njė lufte tė tmerrshme, e cila ndau dhe i vuri etnitetet tona kundėr njėra tjetrės. Sidoqoftė, unė zotohem sot para jush, se Qeveria e Kosovės do tė pėrfaqėsojė tė gjithė qytetarėt e saj. Unė zotohem para jush se do tė punoj me pėrkushtimin dhe vendosmėrinė mė tė madhe pėr pėrfshirjen e komuniteteve joshqiptare nė shoqėrinė dhe institucionet tona. Unė zotohem se do ta bėjmė Kosovėn njė vend tė dėshirueshėm pėr tė jetuar, duke ndėrmarrė veprime afirmative pėr pakicat tona, posaēėrisht pėr komunitetin serb.
Kosova ėshtė shtėpi e tė gjithė qytetarėve tė saj, qofshin ata shqiptarė, serbė, boshnjakė, turq apo romė. Unė zotohem se do tė punoj pareshtur qė komunitetet pakicė tė kenė tė drejta tė barabarta me ligj, mundėsi tė barabarta nė shoqėrinė tonė, dhe vėmendjen e posaēme tė qeverisė sime. Unė do tė punoj qė tė kemi raporte tė mira fqinjėsore me Serbinė, vend ky me tė cilin duhet tė mėsohemi tė zhvillojmė mėnyra mė tė mira tė komunikimit dhe bashkėpunimit nė fushat e interesave tė pėrbashkėta.
Shkelqėsi tė nderuara,
Ne tani e dimė qė paqja e vėrtetė nuk ėshtė vetėm mungesa e konfliktit, por ngadhėnjimi I lirisė dhe vlerave demokratike. Kombet e Bashkuara mund tė krenohen me Kosovėn.
Ne tani kėrkojmė tė shkojmė njė hap mė tutje nė zhvillimin tonė politik dhe shoqėror, duke marrė mė shumė pronėsi mbi tė ardhmen tonė. Ne riafirmojmė dėshirėn tonė qė tė ecim pėrpara bazuar nė planin e tė dėrguarit tė posaqėm tė OKB-sė pėr Kosovėn Presidentit Marti Ahtisari. Plani I tij na ofron mundėsi qė ta bėjmė Kosovėn vend mė demokratik, njė shoqėri multietnike tė integruar plotėsisht nė strukturat evropiane. Rekomandimi I tij pėr pavarėsi tė mbikėqyrur pėr Kosovėn njeh faktin qė shpėrbėrja tragjike, e dhunshme dhe jo konsensuale e Jugosllavisė nė njėrėn anė , dhe nė anėn tjetėr spastrimi etnik dhe periudha e administrimit ndėrkombėtar e kanė pamundėsuar qė Kosova dhe Serbia tė jetojnė nė njė shtet. Dokumenti i Ahtisarit ofron edhe njė plan tė detajuar pėr garantimin e sigurisė dhe tė drejtave tė minoriteteve nė Kosovė, plan tė cilin ne jemi tė zotuar qė ta implementojmė plotėsisht.
Me respektin pėr z. Tadiq, dy vjetėt e fundit tė pėrshkuara nga dėshtimet e njėpasnjėshme tė negociatave konfirmojnė qė Serbia dhe Kosova nuk do tė mund tė pajtohen kurrė pėr njė bashkim mes tyre.
Nė emėr tė popullit tė Kosovės, dua tė shpreh mirėnjohjen time pėr Bashkimin Evropian nė pėrkushtimin e tyre pėr tė luajtur rol ndihmues, posaēėrisht nė zhvillimin dhe ndėrtimin e policisė dhe nė fushėn e sistemit tė drejtėsisė, nė fazat fillestare tė sovranitetit tė Kosovės. Sė bashku me misionin e ri ndėrkombėtar nė Prishtinė, ne do tė ndėrtojmė njė shoqėri ku tė drejtat e komuniteteve pakicė janė jo vetėm tė garantuara me akte ligjore, por janė zotim nė tė gjitha veprimet e qeverisė dhe shoqėrisė. Ne po ashtu mirėpresim zotimin e NATO-s pėr ta vazhduar misionin e tyre nė ofrimin e njė ambienti tė qetė dhe tė sigurt.
I nderuari President,
Shkelqėsi te nderuara,
Ne besojmė qė ka ardhur koha tė zgjidhim problemin e fundit tė madh tė mbetur nga shpėrbėrja e Jugosllavisė. Unė e kuptoj qė jo tė gjithė anėtarėt e Kėshillit tė Sigurimit mbėshtesin implementimin e rekomandimeve tė tė dėrguarit tė posaēėm tė OKB-sė pėr statusin , z. Ahtisari, nė veēanti jam i vetėdijshėm pėr rezistencėn ndaj rekomandimin pėr pavarsinė e Kosovės. Sidoqoftė, unė besoj qė pavarėsisht nga zhvillimet nė fushėn e definimit tė statusit politik, tė gjithė anėtarėt e Kėshillit do tė mbėshtesin punėn tonė nė konsolidimin e demokracisė, nė promovimin e multietnicitetit dhe nė ndėrtimin e njė rajoni mė tė pėrparuar dhe mė tė sigurt pėr tė gjithė.
Unė jam kėtu jo vetėm pėr tė folur, por edhe pėr tė dėgjuar.
Faleminderit sinqerisht pėr vėmendjen tuaj!
AnGeLiC
22-01-08, 08:30 AM
Analistėt politikė vlerėsojnė se mė i rėndėsishmi nė kėtė takim tė KS-sė ka qenė fjalimi i kryeministrit Thaēi, i cili ka simbolizuar luftėn e UĒK-sė dhe ka reflektuar vullnetin politik tė mbrojtur me armė
Mbledhja e radhės e Kėshillit tė Sigurimit tė Organizatės sė Kombeve tė Bashkuara, ndonėse nuk ka sjellė ndonjė rezultat konkret, ka nxjerrė nė pah qėndrimin e qartė tė palės sė Kosovės pėr shpallje tė pavarėsisė sė shpejtė tė saj. Kryeministri i Kosovės, Hashim Thaēi, i cili mbajti fjalim nė KS, prapa dyerve tė mbyllura, pas takimit u ka thėnė gazetarėve se shpallja e pavarėsisė ėshtė ēėshtje ditėsh, por kjo do tė bėhet nė pajtim me Brukselin dhe Uashingtonin. Paralajmėrimi i kryeministrit Thaēi pėr shpallje tė pavarėsisė ėshtė komentuar nė mėnyra tė ndryshme nga analistėt nė Kosovės. Sidoqoftė, ajo qė ėshtė shumė e rėndėsishme, sipas tyre, ėshtė qė nė KS ėshtė dėgjuar zėri i kryeministrit, i cili njėherit simbolizon edhe luftėn e UĒK-sė dhe vullnetin politik tė mbrojtur me armė.
Shpallja e pavarėsisė pas ardhjes sė misionit tė BE-sė
Duke komentuar deklaratėn e kryeministrit Thaēi nė takimin e KS-sė pėr shpallje tė shpejtė tė pavarėsisė, analisti Ramush Tahiri ka thėnė se ka disa dilema se kur duhet tė ndodhė njė gjė e tillė, mirėpo, ai ka thėnė se ajo qė ėshtė mė e rėndėsishme ėshtė se kjo shpallje duhet tė koordinohet me bashkėsinė ndėrkombėtare, me faktorin qė do tė njohė dhe ajo duhet tė prodhojė siguri pėr tė gjithė qytetarėt e Kosovės dhe ruajtje tė integritetit territorial tė saj. Ka dilema se a duhet tė shpallet para ardhjes sė misionit tė Bashkimit Evropian apo pas ardhjes sė tij. Unė jam i mendimit se duhet pasi tė vjen misioni, nė atė periudhėn e parė tremujore tė konsolidimit tė misionit, sepse ky mision do tė ketė mandat qė edhe nuk mund ta kundėrshtojė atėherė pavarėsinė, - ėshtė shprehur Tahiri. Sidoqoftė, Tahiri e ka vlerėsuar fjalėn e kryeministrit, duke thėnė se me kėtė rast nė KS ėshtė prezantuar vullneti politik i mbrojtur me armė gjatė luftės sė zhvilluar nga UĒK-ja. Ėshtė shumė e rėndėsishme qė ėshtė pranuar mirė fjala e tij dhe nga tė gjithė bashkėbiseduesit ėshtė parė se vazhdimi i negociatave nuk mund tė sjellė asgjė tė re, se palėt ndeshen nė qėndrimet e tyre dhe se tash ēėshtja kalon nė Bashkimin Evropian, - ka thėnė Tahiri, sipas tė cilit, pėrpjekjet serbe pėr vazhdimin e negociatave janė tė kota pėrderisa nuk ndėrron qėndrimi i Serbisė.
Qėndrime shpresėdhėnėse tė shteteve perėndimore
Ndėrkaq, analisti Ilir Dugolli, mbledhjen e KS-sė e ka vlerėsuar pa ndonjė risi tė veēantė, ngase sipas tij, risi do tė ishte nėse ēėshtja do tė ishte zgjidhur. Unė nuk e besoj se ėshtė pritur ndonjė risi. Kuptohet do tė kishte qenė shumė mė mirė qė ēėshtja tė ishte e zgjidhur dhe tė mos kishte nevojė qė tė mbahen mė mbledhje tė Kėshillit tė Sigurimit, pasi qė KS ėshtė i bllokuar dhe nuk ka mundėsi tė vendosė pėr kėtė ēėshtje, ka thėnė Dugolli. Megjithatė, Dugolli e ka vlerėsuar si pozitive vendosmėrinė e shteteve perėndimore qė ėshtė e paluhatshme. Ka pasur qėndrime tejet shpresėdhėnėse se nuk mund tė ketė zvarritje tė problemit, - ka thėnė ai.
Sa i pėrket shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės, Dugolli nuk ka dashur tė komentojė, mirėpo ai ka thėnė se skenari i shpalljes sė pavarėsisė nuk do tė ndodhė para zgjedhjeve nė Spanjė. Njė gjė e tillė ėshtė shumė e mundshme pasi dihet se njė kėrkesė tė tillė e ka bėrė ministri i Jashtėm i Spanjės fjala e tė cilit ēon peshė shumė tek institucionet e Kosovės, - ka thėnė ai. Nga ana e tij, Behlul Beqaj, nuk ka parė asgjė serioze sa i pėrket zhvillimeve politike. Paralajmėrimi i palės sė Kosovės pėr shpallje tė pavarėsisė nuk ėshtė asgjė, ne nuk kemi nė dorė asgjė, jemi out . Unė nuk po shoh tani ndonjė gatishmėri pėr punė serioze. Lojėrat po luhen nga tė tjerėt e ne jemi vetėm vėzhgues, - ka thėnė Beqaj, duke shtuar se mė tė harmonizuar janė rusėt dhe serbėt sesa politikanėt nė Kosovė.
Periudhė e rėndėsishme
Nė mbledhjen e KS-sė tė OKB-sė, shefi i UNMIK-ut Joakim Ryker ka raportuar pėr situatėn nė Kosovė gjatė tre muajve tė fundit. Kryetari i Kosovės, Fatmir Sejdiu, duke e komentuar kėtė takim, ka thėnė se ka thėnė se kjo tregon se Kosova ėshtė nė periudhėn e zhvillimeve shumė tė rėndėsishme. Ne vetėm mund tė falėnderojmė mbėshtetjen e thellė qė i jepet Kosovės nga SHBA-ja dhe BE-ja. Mendoj se ėshtė rrugė shumė e studiuar kah Kosova do tė ecė nė kėtė bashkėpunim tė koordinuar pėr tė arritur qėllimin e vet, pėr tė ndėrtuar atė qė ne kemi thėnė me zotimin esencial, njė Kosovė pėr tė gjithė qytetarėt, njė Kosovė qė do tė jetė shtet demokratik dhe modern, dhe pavarėsisht se mund tė ketė edhe vrojtime tė tjera, ne do ta kapėrcejmė me sukses edhe kėtė kohė, - ka theksuar Sejdiu.
AnGeLiC
22-01-08, 08:30 AM
Thaēi:Pas vizitės qė do ti bėjė Brukselit gjithēka do tė jetė e qartė pėr statusin e ardhshėm tė Kosovės
Kryeministri Hashim Thaēi, ka thėnė se pas vizitės qė do ti bėjė Brukselit gjithēka do tė jetė e qartė pėr statusin e ardhshėm tė Kosovės. Thaēi ka deklaruar se nuk ka pozitė dhe opozitė kur bėhet fjalė pėr zgjidhjen e statusit tė Kosovės. Ai i ka bėrė kėto komente pas takimeve tė ndara qė ka zhvilluar mė dy liderėt e partive opozitare: tė AKR-sė Behxhet Pacolli dhe tė LDD-sė Nexhat Daci. Thaēi ka theksuar se do tė punohet me gjithė spektrin politik pėr tė pėrmbyllur statusin e vendit. Ndėrsa kryetari i AKR-sė Pacolli ka thėnė se populli ka votuar njerėzi qė mendoj se do tė bėjė ndryshime nė vend. Ai ka pėrgėzuar kryeministrin Thaēi pėr punėn qė ėshtė duke bėrė kėto ditė tė para tė mandatit tė tij. Pėr njė bashkėpunim me qeverinė pėr statusin e Kosovės ėshtė shprehur i gatshėm tė jetė edhe lideri i LDD-sė Nexhat Daci. Ai ka theksuar se partia e tij, do tė jetė zė i fuqishėm pėr ndėrtimin e shtetit demokratik dhe funksional tė Kosovės. Sipas Dacit LDD-ja nuk do tė jetė opozitė e qeverisė nė ketė plan. Ndėrkaq nė Ēagllavicė kryeministri Thaēi ka thėnė se pavarėsia e Kosovės nuk ėshtė diēka qė duhet shkaktojė frikė pėr asnjė komunitet qė jeton nė Kosovė. Ai u ka bėrė thirrje serbėve tė zhvendosur qė tė kthehen nė Kosovė, duke garantuar se qeveria e tij do tė punojė nė integrimin e plotė tė komuniteteve, nė veēanti atij serb.
PaFjalė.com