PDA

Shiko versionin e plot : Greqi, emigrantėt shqiptarė, miting pėr Kosovėn



AnGeLiC
22-01-08, 08:32 AM
Greqi, emigrantėt shqiptarė, miting pėr Kosovėn

Emigrantėt shqiptarė qė jetojnė nė Greqi do tė organizojnė njė protestė pėr pavarėsinė e Kosovės. Lajmi bėhet publik nėpėrmjet njė deklarate tė kryetarit tė shoqatave tė shqiptarėve tė Greqisė, Hidėr Buci. Deklarata e shoqatave tė shqiptarėve tė Greqisė u ėshtė shpėrndarė tė gjitha mediave nė Shqipėri dhe Greqi. Nėpėrmjet kėsaj thirrjeje synohet njė pjesėmarrje sa mė e gjerė e shqiptarėve qė jetojnė nė Greqi. Ftesa iu drejtohet edhe emigrantėve qė jetojnė nė zona tė tjera tė Greqisė, pėrveē Athinės, pėr t‘iu bashkuar kėsaj proteste. Nėpėrmjet "Top Channel", Buci u bėn apel tė gjithė shqiptarėve tė protestojnė paqėsisht nė sheshin "Omonia" tė kryeqytetit helen, tė dielėn, mė 27 janar, ora 11:00 paradite. Me kėtė rast do tė organizohet edhe njė koncert festiv me kėngėtarė nga Shqipėria, Kosova dhe Maqedonia. Shoqatat e shqiptarėve tė Greqisė, bėjnė thirrje pėr manifestim paqėsor dhe krijimin e njė situate festive, pasi pavarėsia e Kosovės ėshtė festė e tė gjithė shqiptarėve.

Ndėrkaq, edhe Athina zyrtare po mban gjithnjė e mė shumė njė qėndrim konstruktiv sa i pėrket Kosovės, duke u afruar me partnerėt e tjerė evropianė. Greqia e vlerėson legjitim misionin civil evropian nė Kosovė, pa njė vendim tė ri tė Kėshillit tė Sigurimit. Nė kėtė mėnyrė, Greqia i bashkohet aleatėve tė saj evropianė pėr legjitimitetin e dėrgimit tė misionit civil evropian nė Kosovė, qė do tė zėvendėsojė UNMIK-un, nė konjukturėn mė tė vėshtirė tė vendosjes sė statusit dhe do tė mishėrojė nė praktikė atė qė thuhet se "Kosova ėshtė nė radhė tė parė ēėshtje evropiane". "Nė qarqet juridike dhe politike evropiane, ku aktualisht bėhen shumė diskutime pėr menaxhimin e situatės nė Kosovė, gjykohet se Rezoluta 1244 e Kėshillit tė Sigurimit ėshtė e mjaftueshme pėr ndėrmarrjen e njė misioni tė tillė", citohet tė ketė thėnė njė burim i lartė i Ministrisė sė Jashtme greke, duke e konsideruar tė vetėkuptueshme gatishmėrinė e Greqisė pėr t‘u pėrfshirė nė tė.