|
Komiteti Olimpik i Rusisė, kundėr qeverisė
Nuk ka arsye qė sportistėt dhe trajnerėt tė dėnohen pėr shkak tė politikės, nė njė kohė kur Olimpiada ėshtė ėndėrr e ēdo sportisti. Sportistėt dhe trajnerėt kanė katėr vjet qė pėrgatiten pėr pjesėmarrje nė Lojėrat Olimpike dhe do tė ishte zhgėnjim dhe fyerje e madhe pėr ta, nėse politika ua mohon pjesėmarrjen. Pėr shumė prej tyre ky ėshtė rasti i fundit pėr tu paraqitur nė Lojėra Olimpike, ka thėnė Tiagaēev, lajm ky qė ėshtė pėrcjellė nga gazeta e Moskės, Vremya Novostei. Kjo ėshtė hera e parė qė nga zyrtarėt e sportit rus kanė ardhur deklarata nė pėrkrahje tė sportistėve kosovarė. Nė tė vėrtetė, shteti rus ėshtė duke kundėrshtuar pavarėsinė e Kosovės tė shpallur mė 17 shkurt dhe deklarata e njeriut tė parė tė sportit tė Rusisė bie nė kundėrshtim me politikėn zyrtare tė kėtij vendi. Ndėrkohė, drejtuesit e Asociacionit Olimpik tė Kosovės vlerėsojnė se deklarata e Tiagaēevit ka peshė tė madhe.
|