|
Vitor SĆ”, kundėrshtari i Qatos pėr titullin kampion bote WBF
Portugezi ėshtė pėrcaktuar me short pėr sfidėn e 4 prillit nė Tiranė
Kreshnik Qato ka njohur kundėrshtarin e supersfidės sė 4 prillit, ku do tė hipė nė ring pėr titullin e kampionit tė botės nė version WBF, si dhe pėr titullin mesdhetar tė Federatės WBC. Rivali i tij do tė jetė portugezi Vitor Manuel Ferreira de SĆ”. 34-vjeēari ėshtė pėrcaktuar me short dhe ai do tė dyluftojė me Qaton pėr dy brezat e peshės sė mesme. Boksieri portugez, i njohur shkurt si Vitor SĆ”, ka lindur nė Lisbonė mė 13 mars 1973 dhe nė karrierėn e tij numėron mbi 50 ndeshje, por vetėm nė 16 prej tyre ai ka hipur nė ring me statusin e boksierit profesionist. Nė kėto 16 ndeshje, ai ka korrur 13 fitore (vetėm 1 me Knock-Out), ndėrsa tri pėrballjet e tjera i ka humbur. Pėr 7 vite radhazi, nga viti 1998 deri nė 2004-ėn, vit kur ka fituar gjithashtu edhe Kupėn e Portugalisė nė boks, ai ėshtė shpallur kampion i Portugalisė. Njė tjetėr sukses i Vitor SĆ” ka qenė fitimi i titullit kampioni iberik, i arritur nė 2005-ėn, pėrpara se tė bėhej boksier profesionist. Portugezi, i cili renditet i 135-ti nė botė, ndėrmjet 955 boksierėve tė peshės sė mesme, ėshtė 172 centimetra i gjatė dhe peshon 72 kg. Ndeshja e 4 prillit 2008, qė do tė zhvillohet nė Tiranė, nė orėn 20:00, do tė transmetohet direkt nga Televizioni Publik Shqiptar (TVSH).
WBC renditet si federata mė e mirė nė sportin e boksit dhe qendrėn e ka nė Meksikė. Kohėt e fundit, ajo ka themeluar edhe njė titull tė ri, tė quajtur "WBC Mesdhetar", qė pėrfaqėson rreth 22 shtete, ndėr tė cilėt edhe Shqipėria. Ky ėshtė njė titull qė do ti japė Shqipėrisė shansin e madh pėr tė qenė realisht pjesė e familjes sė madhe tė boksit.
|