AlbStation-Stacioni i Shqipėtarėve nė Internet



Kthehu Pas   AlbStation-Stacioni i Shqipėtarėve nė Internet > Sport > Basketbolli
Keni harruar Fjalėkalimin? | Antarėsohu!

Pėrgjigje
 
Opsionet e temes
  #1  
I/E vjetėr 17-06-08, 08:42 AM
ergys ergys ėshtė offline
Person i padėshiruar
 
Data e Antarėsimit: Dec 2007
Postime: 0
Reputacioni: 0
ergys AlbStation

10 me te miret e ketij sezoni


10 superyjet e NBA-sė
Ndeshjet finale nė mes tė Boston Celtics dhe LA Lakers tashmė kanė filluar. Lojtari mė i shquar tek Boston, Kevin Garnett, udhėheq ekipin e tij kundėr MVP-sė sė sezonit nė NBA, Kobe Bryant, dhe ekipit tė tij LA Lakers. Pėr tė nxitur mė tepėr emocionet gjatė ndeshjeve tė finales, do tė sjellim tek ju njė listė prej 10 lojtarėsh tė cilėt kanė lėnė mė sė shumti mbresa nė ndeshjet e NBA-sė gjatė kėtij sezoni.

10. Ben Gordon, Chicago Bulls

Talenti britanik i NBA-sė ėshtė ndėr tė paktit dhe tė rrallėt, por udhėheqėsi i Chicago Bulls ėshtė duke bėrė njė emėr tė madh nė ligėn mė interesante tė basketbollit. Duke marrė njė rrogė prej mbi 3 milionė eurosh nė vit, Gordon, 25 vjeēar, ėshtė i lindur nė Londėr por ėshtė zhvendosur nė SHBA shpejt pas lindjes, ku ėshtė rritur nė New York. Ai ėshtė bėrė lojtari i parė nė NBA qė i ėshtė dhėnė ēmimi Lojtari i Gjashtė i NBA-sė, njė ēmim qė jepet pėr zėvendėsuesin mė tė suksesshėm.

9. Dwight Howard, Orlando Magic

Njė karrierė e shquar basketbollistike gjatė studimeve, i dha rastin Howardit, 22-vjeēar, tė bėjė njė ēarje tė madhe nė NBA tek Orlando. Ai e ripagoi besimin duke e ngritur veten si njėri prej lojtarėve mė tė mirė nė kėrcime nė ligė. I renditur si njė prej mė tė mirė nė NBA nė pėrqindjen e arritjes sė topave nė fushė, loja e pėrgjithshme e Howard dhe kėrcimet spektakolare e kanė bėrė atė tė shihet si njė prej perspektivave mė tė shkėlqyeshme sportive.

8. Dirk Nowitzki, Dallas Mavericks

Me njė gjatėsi prej 213 centimetra, superylli gjerman Dirk Nowitzki, 29-vjeēar, ėshtė All-Star i shtatėfishtė i NBA-sė, dhe ka qenė lojtari i parė i lindur nė Evropė, i cili ėshtė nderuar me ēmimin MVP nė NBA, tė cilin e fitoi gjatė sezonit tė kaluar. I llogaritur si njė prej basketbollistėve mė tė mirė evropian tė tė gjitha kohėrave, si fėmijė ai ishte njė yll tenisi nė ngritje derisa u rrit shpejt, duke kaluar nė njė fushė tjetėr sportive. Megjithatė ai edhe mė tej mbetet njė vizitor i rregullt i Wimbledonit.

7. Tim Duncan, San Antonio Spurs

I parė si njė prej sulmuesve mė tė fuqishėm nė historinė e NBA-sė, Duncan, 32-vjeēar, ėshtė kampion i katėrfishtė i ligės, duke fituar titullin e NBA-sė nė vitet 1999, 2003, 2005 dhe 2007 me klubin e San Antonio Spurs. Ai po ashtu ka qenė fitues i dyfishtė i titullit MVP. Njė personalitet i qetė, i thjeshtė nė fushė, zbulon talentin e tij tė padiskutueshėm pėr basketboll, megjithėse ai do tė mund tė ishte njė yll noti pėr Ishujt Virgin, poqese stuhia Hugo tė mos e shkatėrronte tė vetmėn pishimė me madhėsi Olimpike nė vendin e tij.

6. Shaquille O’Neal, Phoenix Suns


Kampion i katėrfishtė i NBA-sė, O’Neal shihet si njė prej lojtarėve mė dominues nė historinė e kėtij sporti. 36-vjeēari shkėlqen nė qendėr tė Phoenix, pas shkėlqimit me ish-ekipet, Miami Heat, LA Lakers dhe Orlando Magic. O’Neal e ka fituar kampionatin tre herė me LA Lakers dhe njė herė me Miami Heat, dhe ėshtė nė kėrkim ta fitojė edhe me klubin e ri, tė cilit iu bashkua nė shkurt.

5. Kevin Garnett, Boston Celtics

I konsideruar si njė prej lojtarėve mė tė mirė tė tė gjitha sezoneve nė NBA, sulmuesi i fuqishėm Garnett numėron njė varg arritjen me emrin e tij. Ai ėshtė votuar MVP i NBA-sė nė vitin 2004 dhe kėtė sezon u emėrua Lojtari Mbrojtės i Vitit nė NBA. Ai nėnshkroi marrėveshjen mė tė madhe nė historinė sportive tė amerikės, kur nė vitin 1997 nėnshkroi kontartė gjashtėvjeēare me ish-skuadrėn e tij, Minnesota Timberwolves, tė vlefshme 90 milionė euro (300 mijė euro nė javė).

4. LeBron James, Cleveland Cavaliers

“Mbreti” James dominoi lajmet kryesore nė vitin 2003, kur nėnshkroi njė kontratė tė padėgjuar prej 58 milionė eurosh me Nike, para se tė luajė ndeshjen e parė nė NBA. James, 23-vjeēar, qė atėherė ka arritur njė varg rekordesh si i ri, pėrfshirė Debutuesin e Vititt, nė sezonin e parė tė tij, dhe ka fituar ēmimet All-NBA dhe All-Star, nė tre vitet e fundit. Ai e ka dėrguar ekipin e Cleveland Cavaliers nė tre paraqitje tė njėpasnjėshme nė play-offe, nė vitet 2006, 2007 dhe 2008, dhe duket se ėshtė nė ndėrtim tė njė karriere mjaft tė famshme nė NBA.

3. Chris Paul, New Orleans Hornets

23-vjeēari Chris Paul, 23, luan njė rol kyē si drejtues i New Orleans Hornets, ku e ka ngritur reputacionin e njė prej lojtarėve mė tė rrezikshėm tė NBA-sė. Me njė mestare prej 21.2 pikėsh dhe 4 kėrcimesh pėr ndeshje, ai kryeson nė NBA me njė mesatare prej 2.71 vjedhje topash nė ndeshje dhe rreth 11.6 asistimesh pėr ndeshje. I zgjedhur nga trajnerėt pėr tė luajtur nė ndeshjen All-Star tė NBA-sė, Paul ka pėrfunduar nė vendin e dytė gjatė votimit pėr MVP kėtė sezon, duke qėndruar vetėm prapa Kobe Bryant, qė e mposhti atė me njė tepricė prej 306 votash.

2. Steve Nash, Phoenix Suns

I lindur nė Johannesburg (Afrikė Jugore) nė vitin 1974, Nash, 34-vjeēar, luan njė rol tė shkėlqyeshėm si pikė drejtuese pėr Phoenix Suns. Ai ka qenė instrument kryesor nė dėrgimin e ekipit tė tij nė mesin ekipeve mė tė mira tė Konferencės Perėndimore dhe ėshtė emėruar dy herė MVP i ligės, nė vitin 2005 dhe 2006. Ai po ashtu nga shumica shihet si njė prej gjuajtėsve mė tė mirė tė trepikėshave nė historinė e NBA-sė.

1. Kobe Bryant, Los Angeles Lakers

I nderuar me ēmimin MVP (Most Valuable Player) kėtė vit nė NBA, pasi qė dėrgoi Lakersat nė play-offet e NBA-sė, Bryant, 29-vjeēar, filloi ngritjen e tij qė nga viti 1996. Ai e ndihmoi ekipin e tij tė tė fitojė tre kampionate tė njėpasnjėshme nė vitet 2000, 2001 dhe 2002, dhe ėshtė shndėrruar nė shtyllė kryesore pėr ekipin e tij. Ai ka qernė koshashėnuesi mė i mirė i NBA-sė nė sezonin 2005-06 dhe 2006-07, dhe fiton mbi 12 milionė euro ne vit

.........per te mos pasur probleme kjo eshte marre nga telegrafi.com
Pėrgjigju me citim
Pėrgjigje

Opsionet e temes

Rregullat e Postimit
Ju nuk mundeni te hapni tema te reja
Ju mundeni te replikoni
Ju nuk mundeni te postoni bashkengjitje
Ju nuk mundeni ndryshoni postimet

BB code is Lejohet
Smilies Lejohet
Kodi HTML Nuk Lejohet

Shko tek


Ora ėshtė GMT -4. Ora tani ėshtė 05:47 AM.

 


Copyright Albstation 2007-2008