![]() |
| |
|
|
|
#1
|
||||
|
||||
Objektet fluturuese tė paidentifikuara, UFO
[b][b]Une po bej nje permbledhje te shkurter te materialeve qe kam ose qe kam lexuar per Ufo. Mbase do kete edhe pasaktesi ne gjerat qe do shkruaj sepse do shfrytezoj kujtesen time por mendoj se do jene me interes.
Personalisht besoj ne ekzistencen e tyre madje me pelqen ideja qe ata te jene reale. Mund te them po ashtu qe kam pare ne nje rast te vetem para disa vitesh dhe nuk kam qene vetem, por kane qene me mijera shqiptare qe besoj kane pare te njeten gje me mua. Perpara se te shkruaj ate qe di, po ju tregoj shkurtimisht eksperiencen time ne pamjen e ufove. Me kujtohet me saktesi data dhe viti. Ka qene 9 Shtator 1990 rreth ores 9.30 te darkes ose dicka me shpejte. Sic e dine shume prej jush ne ate kohe ne qytetin e Tiranes ka qene xhiroja tradicionale ne bulevardin kryesor. Pra bulevardi ishte ii mbushur plot e perplot nga te rinj dhe njerez qe shetisnin kur vemendja e nje pjese derrmuese u terhoq nga disa drita. Shume filluan te tregonin me gisht ne qiell dhe pothuajse e gjithe xhiroja apo njerezit si me komande ndaluan te ecuren dhe shikonin nga qielli. Ka qene pamja me e bukur e jetes sime. Rreth 5-7 objekte qe fluturonin ngadale me ngjyra te kuqe te ndezur, blu, portokalli te verdhe dhe te gjelber ne forme trekendeshi dhe qe udhehiqeshin nga nje objekt me i madh ne krye. Papritur nga pozicioni qe po fluturonin, nderruan drejtim ben disa levizje jashte atyre normaleve qe jemi mesuar te shohim nga avionet apo helikopteret dhe ne te qindat e sekondes u zhduken me nje shpjetesi te frikshme. Te gjithe kishim shtangur dhe u deshen disa minuta qe te merrnim veten. Po ate nate kur shkova ne shtepi degjova lajmet ne RAI UNO per te njejtit objekte te pare mbi qytetin e Romes dhe Te Brukselit madje edhe e filmuar nga disa operatore amatore. Pamja ishte ekzaktesisht e njejte me ate qe kishim pare ne disa minuta me pare. Kjo gje eshte vene re edhe nga pikat ushtarake te vrojtimit por qe nuk u komentua sepse nuk dihej cfare ishte dhe per me shume ne ate kohe mungonte nje lloj njohurie kolektive persa i perkiste ufove. Vetem 3-4 vjet me vone pata rastin te flisja me nje ish-oficer qe u intervistua per te njejtin problem nga nje operator i Radio Tiranes dhe ai konfirmoi pamjen e objekteve, natyren e tyre te vecante dhe sidomos menyren e fluturimit dhe shpejtesine qe ishte shume e vecante e krahasuar me objektet tokesore. Oficeri ne fjale naten qe jane para objektet ka qene me sherbim ne piken e vrojtimit ne malin e Dajtit. Kjo persa i perket ekperiences personale. Kur vjen fjala te UFO (Unidentify Flying Objects) ose Objekte Fluturuese te Paidentifikuara ka mendime dhe teori te ndryshe dhe sic ndodh rendom ne raste te tilla opinioni ndahet ne dy pjese. Ne te apasionuar apo ata qe besojne dhe ne skeptike qe ne shumicen e rasteve jane njerez te shkences per te cilet ne baze te cdo teorie duhet te kete dicka te provueshme. Te dhenat per pamje te Ufo-ve jane shume te vjetra madje edhe te dokumentuara. Neper piramidat e Egjiptit ne shkrimet heliografike qe jane gjetur ka patur piktura te disqeve fluturuese madje disa prej tyre shume te qarta qe ngjasojne me kapsulat kozmike qe perdoren sot per misionte te ndryshme rreth hapesires se tokes. Po ashtu eshte e famshme per te gjithe nje design i gjetur ne Mesapotamine e vjeter dhe qe njihet me emrin Karroja e Ezikelit. Objekti ne fjale nuk eshte mundur te gjehet por nga figura qe eshte gjetur paralelisht ne Mesapotamine e Lashte po ashtu edhe ne Babiloni paraiqet nje lloj konstruksioni shume i avancuar per kohen e atehershme, i ngjashem me nje kapsule kozmike madje shikohet qarte edhe vendi ku rri austronauti. Shkencetare te ndryshem duke ndjekur design e gjetur jane perpjekur te ndertojne te njejtin objekt dhe perfundimi ka qene shokues. Ajo qe u perftua nuk ishte vece nje anije kozmike e nje dimensioni dhe modeli te panjohur madje mund te kuptoheshe dhe te shikoheshe qarte sistemi i propulsionit apo i shtyrjes sic quhet ndryshe, kabina e pilotit etj. Edhe ne gjetje te tjera arkeologjike ka deshmi te ekzistences se nje menyre jetese te panjohur dhe objekteve te panjohura ene nga shkenca jone. Psh ne kulturen e Inkasve te lashte jane hasur shpesh piktura murale ose gdhendje ne gur te objekteve fluturuese te ngjashme me disqe fluturuese, kozmonaut te veshur me skafandra, sisteme planetare qe vetem vone jane zbuluar nga shkenca dhe disa te dhena te tjera qe jane konsideruar te pamundura per kohen qe jane bere qe te ishin reale. E megjithate ato jane aty dhe provojne nje njohuri qe ne si qenie njerezore e mesuam vetem kur arriten nje shkalle zhvillimi te larte. Jane edhe ty objekte qe i hutojne shkenctaret per saktesine dhe funksionin e tyre dhe qe datojne ne nje kohe shume te lashte disa mijera vjecare dhe qe akoma sot e kesaj dite nuk mund te percakohet qarte pse jane ndertuar dhe kush i ka ndertuar. Ky eshte kozmodromi gjigant ne Bolivi. Eshte quajtur i tille sepse nuk ka shpjegim tjeter per funksionin e tij aq me shume qe dimensionet qe ka i shkojne per shtat nje emri te tille. Behet fjale per nje konstruksion gjigand ne formen e nje zogu Kondori qe shtrihet ne nje zone te pabanuar sot ne nje nga luginat e Bolivise. Po ashtu eshte dhe sistemi i perkryer i kanaleve ne formen e Brumbullit qe eshte gjetur rastesisht ne nje tejter vend te Amerikes Latine por qe nuk me kujtohet. Vetem kur njeriu u be i afte te fluturonte ne qiell atehere u pa dhe u kuptua forma e atyre kanaleve por nuk u kuptua asnjehere funksioni dhe arsyeja e ndertimit te tyre. Edhe me pas ne shekujt e mevonshme kryesisht gjate mesjetes se hershme kemi deshmi per shfaqje te ufove ne zona te ndryshme te globit, kryesisht ne evrope. Gjermani, France, Zvicer etj por qe quheshin si shfaqje te djallit. Duke konsideruar obskurantizmin mesjetar dhe ndikimin e fese ne jeten shoqerore ky shpjegim ishte me i pershtatshmi. Ne disa afreske kishtare apo piktura te kohes sidomos ne njeren prej tyre ku eshte Shen Maria dhe ne sfond eshte nje bari me nje qen te vogel, me nje sy te kujdeshem mund te dallosh qe te dy, bariu dhe qeni i kane ngulur syte ne qiell drejt nej objekti qe nuk eshte gje tjeter vecse nje disk fluturues. Po ashtu edhe ne kronikat e kohes sidomos ato te shekullit te 9 dhe me pas flitet per deshmi kolektive te shfaqjes se UFO-ve. Le te vijme tani tek koha jone dhe kur u perdor per here te pare termi UFO. Merita e perdorimit te ketij termi i takon biznesmenit dhe pilotit privat amerikan Keneth Arnold i cili ne 24 qershor te vitit 1947 gjate fluturimit me avionin e tij hasi disa objekte fluturuese te paidentifikuara ne formen e disqeve. Sipas shpjegimit te tij objektet fluturonin ne menyre te cuditshme, shfaqeshin dhe largoheshin sikur donin te luanin dhe papritur e pakujtuar benin levizje vertikale dhe horizontale me nje shpejtesi te pa imagjinueshme. Pra ai ne raportin qe beri ne komanden ajrore te bazes ushtarake perdori termin UFO, term i cili ne vitet e me pasme u be shume popullor dhe u zyrtarizua ne te gjithe boten. Vetem disa jave me vone dhe pikerisht ne 2 korrik te vitit 1947 do te ndodhte ajo qe do trondiste boten shkencore dhe do ti jepte ekzistences sone ne univers nje tjeter dimension dhe kuptim. Behet fjale per te famshmin Rastin e Roswell ose sic quhet ndryshe Incidenti i Roswell. Naten e 2 korrikut gjate nje stuhie te fuqishme nje ufo do te rrezohej ne afersi te qyetit te Roswell ne shtetin e New Mexico. Momenti i rrezimit eshte pare nga shume deshmitare okulare dhe pershkruhet si nje objekt i madh i rrumbullaket qe perkoi rrathe te medhenje ne qiell dhe ra ne periferi te qyetit, pikerisht ne fermen e Mac Brazel. Ishte ky i fundit qe te nesermen i shtyre nga kurioziteti per zhurmen dhe ndricimin e cuditshem qe kishte pare gjate nates, vendosi te inspektonte fermen e tij ku gjeti copeza te madhesive te ndryshme dhe te nje materiali te panjohur me pare. Njoftohet sherifi i zones i cili nga ana e tij lajmeron autoritetet e Roswell Army Air Field te cilet ngarkuan per hetim majorin Jesse Marcel. Gjate inspektimit te objektit u gjeten disa trupa entitetesh qe nuk i perkisnin botes sone por ky fakt nuk u deklarua nga majori. Menjehere mbas inspektimit te zones ai mban nje konference shtypi ku deklaron per rrezimin e objektit jashtetokesor dhe konfirmon faktin qe ishte nje dicka komplet e panjohur. Cuditerisht disa ore me vone kjo deklarate pergenjeshtrohet dhe mbas hyrjes ne loje te sherbimeve inteligjente ushtarake, cdo gje ndryshohet dhe incidenti quhet si nje rrezim i nje ballone atmosferike qe perdoren rendom per te llogaritur presionin atmosferik dhe parashikime te tjera per kohen. Qe nga ky moment filloi ajo qe do te hynte ne histori si rasti i pare i nje cover-up masiv nga ana e qeverise amerikane dhe e sherbimeve te saj te inteligjences. Ngjarja u mbulua nga pluhuri i harreses, te pakten per pjesen derrmuese te popullsise dhe do te shfaqej akoma me fuqishem ne fillimet e fiteve 90. Shkak per kete u be nje konference e pervitshme qe mbahet ne San Marino per ufo-t dhe paraqitja aty nga nje person emri i te cilit sme kujtohet i disa bobinave filmike ku ishte e rregjistruar autopsia e bere ndaj nje alieni. Ky filmim i bere nga operatori |
|
#2
|
||||
|
||||
|
Ky filmim i bere nga operatori Jack Barnet tronditi boten mbare. Filmimi paraqiste autopsine ndaj njerit prej alieneve te gjetur ne incidentin e Roswell dhe sipas autorit te filmimit ishte bere ne bazen ushtarake te Fort Worth ne Dallas, Texas. Mbase shume prej jush kane njohuri per rastin ne fjale dhe sja vlen te zgjatem por paraqitja e nje filmimi te tille shkakoti nje termet te vertete ne boten e shkences dhe sidomos tek ata qe studionin ufologjine si fenomen. Pati mendime te ndryshme, skepticizem dhe aprovim dhe ne perfundim te cdo studimi dhe analize u vertetu plotesisht qe filmimi ishte autentik. Filmi si material ishte kodak i prodhuar ne vitin 1947, Cdo objekt ne dhome i perkiste modes se viteve 1947 dhe nje analize e detajuar e trupit te alienit qe u dyshua fillimisht se mund te ishte i nje femije te semure me sindromen e Progeries, u vertetua plotesisht qe nuk ishte i tille, pra i perkiste nje qenieje jashtetokesore. Ana pozitive e filmimit ishte qe hapi debatet per ekzistencen e ufove dhe te qenieve jashtetokesore por ne te njejten kohe zbuloi vetem majen e ajzbergut te te ashtuquajtures cover-up qe qeveria amerikane dhe organe te specializuara te saj kishin kohe qe aplikonin mbi fenomente te konsideruara jo normale ose mistere.
Ndofta po zgjatem shume ne kete shkrim me gjera qe nuk ju interesojne por eshte me rendesi qe te jepet nje pamje e pergjithshme e fakteve dhe menyra sesi jane zhvilluar gjerat. Ketu eshte dhe pikenisja e shume deklaratave dhe deshmive te njerezve qe i kane jetuar keto ngjarje ose kane qene pjese e tyre ose kane qene te detyruar te heshtin si shkak i kercenimeve nga organizma te fshehta qeveritare. Eshte shume pak te shkruar cdo gje per ufot vetem ne nje shkrim po besoj se tani e tutje meqe kjo teme eshte hapur dite mbas dite do shkruajme gjera qe dime dhe qe lexojme per te pasuruar njohurite dhe shuar kuriozitetin e lexuesve dhe te vetes sone. Pra rasti i Roswell nxorri ne drite shume fakte dhe detaje qe implikonin direkt qeverine amerikane, sherbimet e saj te inteligjences deri edhe rangjet presidenciale. I famshmi dokumenti Majestic-12 i aprovuar nga presidenti i Amerikes Dwight D. Eisenhower u be fillesa e nje mbulimi te se vertetes per ufot dhe qeniet qe drejtohen prej tyre. Eshte ky dokument i cili percaktoi shkallen e sekretit dhe pasojat qe vijne prej tij. Supozohet qe ne kete kohe jane krijuar edhe skuadronet famekeqe te njohura ndryshe si Man in Black ose Njerezit e Veshur me Te Zeza te cilet paraqiteshin kudo qe kishte raste UFO-sh dhe kercenonin deshmitaret me heshtje. Ka shume njerez qe vetem mbas berjes publike te autopsise se alienit te gjetur ne Roswell vendosen te flisnin dhe te tregoninate qe dinin dhe arsyen pse kishin heshtur per kohe te gjate. Por nje nga deshmite me tronditese qe i vuri nje pikepyetje te madhe lirise se informacionit ishte ajo e Robert Llazar ose Bob Llazar nje shkenctar ne moshe fare te re me nje te kaluar te shkelqyer si inxhinier qe studionte sistemet e propulsioniti cili kishte punuar per disa vjet ne te ashtuquajturen Area-51. Deshmia e tij eshte marre nga autoriteti gjerman ne fushen e Ufologjise doktori Michael Heaseman i cili ka studiuar per nje kohe shume te gjate jo vetem fenomenin e ufove por edhe vete Area-51 nje baze sekrete amerikane e shtrire ne shtratin e nje liqeni te thare ne Groom Lake, ne shkretetiren e Nevadas. Sipas Llazarit Roswell dhe autopsia e alienit jo vetem qe jane reale por ato sjane asgje ne krahasim me ate qe ka ardhur me mbrapa. Ai flet per ufo te cilat mbahen ne vende sekrete te Area-51, prezence te alieneve ne kete baze dhe nje bashkepunim i ngushte midis shkenctareve amerikane dhe inteligjencave jashtetoksore. Sipas Llazar, i kercenuar disa here me vdekje per deshmite e tij, bashkepunimi me inteligjencat jashtetoksore ka filluar ne fillim te viteve 50 dhe shume zhvillimeve marramendese te shkences i dedikohet ketij bashkepunimi. Ai flet per gjerat qe ka pare, per pranine e alieneve ne baze te cilet i pershkruan identik me ate qe shikohet ne autopsine e alienit te Roswell, per pranine e teknologjise se tyre e cila eshte jashtezakonisht e avancuar, tregon disa design te disa panaleve me simbolet e alieneve, komunikimin e tyre, bazat qe ata kane ne toke dhe ne Hene etj. Deshmia e Llazarit eshte kundershtuar nga shume te tjere madje nga nje grup i caktuar dhe nga institucione te ndryshme amerikane eshte konsideruar si i papergjegjshem dhe me probleme psikike por mbetet fakt qe ai u zhduk mbas disa kercenimeve te bera rradhazi per jeten e tij sidomos mbas deshmise perfundimtare qe ka dhene ne shtator te vitit 1992 ku u shfaq plotesisht me fytyren dhe zerin e tij. Prania e Ufo-ve dhe e qenieve qe i pilotojne lidhet ngushte edhe me nje tjeter fenomen qe rendom quhet ABDUCTION, ose rrembime. Une do permend 2 raste qe jane te dokumentuara dhe te studiuara me shume se te tjeret. I pari i perket ciftit Betty dhe Barney Hill te cilet ne shtator te vitit 1961 ktheheshin nga pushimet nga Kanadaja. Kur ndodheshin ne New Hampshire rreth ores 11 te nates te dy dallojne nje drite te forte mbi makinen e tyre. Te bere kurioze ata ndaluan mjetin e tyre dhe pane nje objekt ne forme disku qe rrinte pezull mbi makine ne nje distance te afert. Dalloheshin qarte nje brez dritaresh dhe qenie qe leviznin brenda tyre. Fillimisht Barney mendoi se do ishte ndonje avion i nje modeli te panjohur por kur e pane me qarte, objekti kishte forme diskoidale dhe me ngjyra te forta qe ndriconin ne nje distance te madhe. Ne kete moment te dy tremben dhe Barney nxorri nga makina nje revolver. Objekti vazhdonte te qendronte pezull dhe nderkohe filloi te leshonte disa tinguj qe i ngjanin nje bip-bip. Te dy u tremben shume dhe vendosen te largohen por cdo gje elektrike ne makine nuk funksiononte. Pa pritur ata ndjene qe makina po shkeputej nga toka dhe me pas nuk mbajne me mend gje. Kur ata u bene te ndergjegjshme perseri ndodheshin ne te njejtin vend, ne mes te erresires dhe objekti i ndritshem ishte larguar. Mbas raportimit te ketij incidenti dhe sidomos mbas ekzaminimit te disa shenjave te cuditshme ne makinen e tyre, disa pika dhe vrima pergjate gjithe pjeseve metalike te koraces, specialistet vendosen te benin disa seanca hipnoze me seicilin nga bashkeshortet. Ajo qe doli si rezultat i hipnozes ishte shokuese dhe e pabesueshme por fakti qe te dy bene seanca te vecanta, larg njeri tjetrit dhe sidomos perputhja e cdo gjeje qe thane i binden mjeket psikologe qe kishin te benin me nje eksperience rrembimi nga jashtetoksoret. Natyrisht seancat e autopsise nuk u bene menjehere dhe u deshen vite te tera qe mjeket te arrinin ne konkluzionin e mesiperm. Nderkohe jeta per te dy Hills kishte ndryshuar shume dhe qetesia e tyre kishte marre fund. Ajo qe eshte turbulluese dhe qe ve ne dyshim pranine e alieneve ne toke eshte qellimi i tyre ndaj nesh. Sipas deshmise se Betty Hill ata bejne eksperimente me njerezit e tokes dhe gjate ketyre eksperimentve menyra sesi ata sillen me tokesoret sipas normave tona te sjelljes, eshte e vrazhde dhe injoruese. Ajo i pershkruan ata si shtatvegjel, me lekure ne ngjyre gri, me sy te medhenj te zinj dhe pa kapake, me goje te vogel dhe me koke te madhe. Ky pershkrim perputhet me qeninen e gjetur ne incidentin e Roswell, me ate te pershkruar nga Llazar dhe shume pershkrimeve nga njerez te ndryshem. Nje tjeter rast i njohur per te cilin eshte bere edhe nje film Fire in the Sky i perket Travis Walton nje druvar nga White Mountains ne veri te shtetit te Arizonas, i cili ne 5 shtator te vitit 1975 bashke me disa shoke kishte shkuar per te prere dru ne njerin nga shpatet e malit. Duke u kthyer nga puna te gjithe shohin nje objekt te ndritshem qe kishte ndaluar pezull mbi nje lugine te vogel dhe i vetmi qe afrohet ishte Travis i cili thithet nga nje drite e fuqishme ne brendesi te mjetit fluturues. Shoket e tij te trembur largohen dhe raportojne ngjarjen ne polici e cila nuk i besoi dhe i akuzoi per vrasjen e tij. Vetem mbas 5 ditesh Walton lajmeron familjen e tij nga nje kabine telefonike diku ne afersi te vendit ku jetonte. Komplet i zhveshur dhe i shokuar ai merret nga familjaret dhe i nenshtrohet nje kujdesi mjeksor. Ashtu si dhe rasti Hill ai demostroi nje frike dhe ankth por nuk mund te kujtonte gje nga ajo qe i kishte ndodhur. Vetem disa dite me pas ne kujtesen e tij vijne copeza nga rrembimi, mbajtja ne anijen aliene, eksperimentet e bera, shenjat e te cilave ishin te qarta ne fytyre dhe ne trup si dhe detaje te tjera te pamjes se alienve dhe teknologjise qe perdornin. Edhe ne rastin Walton alienet kishin te njejten pamje, pra shtatshkurter, lekure ne ngjyre gri, sy te medhenj e te zinj, koke te madhe etj. |
|
#3
|
||||
|
||||
|
Nuk ja vlen te permenden testet e shumta qe jane bere per te vertetuar autenticitetin e thenieve dhe eksperiences se tij. Kjo qe une po shkruaj eshte rezultat dhe perfundimi final i studimit te bere per rastin e Travis Walton.
Ka disa teori per llojet e alienve qe marrin kontakt me njerezit ne toke. Nga studiuesit njihet nje pike referimi qe eshte Eduard Billy Meier, nje malesor nga Alpet e Zvicres qe prej vitesh kontaktohet nga alienet. Rasti i tij eshte studiuar shume dhe perfundimet qe kane dale kane qene shokuese. Kontakti i pare qe ka patur Billy Meier me alienet ka qene ne janarin e larget te vitit 1973. Nje fshatar medioker, me nje nivel intelektual nen normalen me nje arsim te mjaftueshem sa per te lexuar me gabime dhe per tu shprehur me nje gjermanishte ne zhargon, papritur e kujtuar mbas kontaktit te pare me alienet demonstron nje zhvillim mendor te papare. Njohuri te gjera ne fushen e shkencave te ndryshme, 7 gjuhe te huaja, njohuri mbi astronimine dhe sistemet diellore ende te pazbuluara nga shkenca ne ate kohe etj. Kjo ka qene nje nga gjerat qe ka mrekulluar studiuesit ne rastin e tij ndersa deshmite qe ka dhene gjithmone jane pare me skepticizem por sidoqofte jane marre ne konsiderate. Sipas Meier alienet qe vizitojne ate jane ndryshe nga ata te pershkruar nga te tjeret. Jane shume te gjate mesatarisht nga 2.5 deri ne 3 metra. Jane identik me njerezit e tokes si paraqitje, bjond dhe me sy bojqielli. Jane shume paqesore dhe te dashur dhe demostrojne nje dashuri dhe miresi pothuajse divine ndaj rraces njerezore ne toke. Ata vijne nga konstelacioni i Centaurit dhe arsyeja e pranise se tyre ne toke eshte per te na mbrojtur dhe paralajmeruar nga rreziqet qe na vijne nga rraca tjeter e alienve, dmth nga grite ose alienet e pershkruar me siper si dhe nga nje rrace tjeter alienesh qe quhen amfibiane per te cilet ka deshmi te shumta dhe qe paraqiten me nje trup njerezor por me nje koke si te amfibeve, trup te mbuluar me luspa dhe shume agresive dhe ostile. Paralajmerimin kryesor qe bejne ata i perket rraces se grive te cilet kane qellime jo te mira ndaj njerezve te tokes. Prania e tyre ne toke ka filluar 50-60 vitet e fundit kur kane pare zhvillimin e shoqerise njerezore dhe nga alienet e Meier qe ai thote se e quajne veten Pleajdiane, percaktohen si shume keqdashes dhe armiqesore. Kjo pjese eshte marre nga nje shkrim tjeter qe kam bere ketu ne forum por mendova se do ishte me me vend qe te hapja nje teme me vete dhe te shkruaja cdo gje ne menyre kronologjike. Kjo qe eshte e shkruar ketu po e konsideroj si hyrje me disa te dhena paraprake dhe me pas cdo gje do e shtjelloj me shume imtesi. Duke qene qe eshte nje teme qe mund te zgjoi interesimin e shume anetareve te forumit dhe duke qene se do me duhet nje kohe e konsiderueshme deri sa ta mbaroj, temen po e mbaj te mbyllur qe mos kete nderhyrje qe mund te demtojne permbajtjen e saj. Ketu poshte po postoj disa foto. E para eshte nje artifakt i gjetur ne Piramidat e Egjyptit, e dyta foto e Betty dhe Barney Hills dhe e treta ajo e Travis Walton. Me pas eshte nje foto e Keneth Arnold piloti qe i vuri emrin objekteve fluturuese dhe nje desig i objektit qe ai pa nga avioni i tij. |
|
#4
|
||||
|
||||
|
Pranie e UFO-ve ne lashtesi dhe ne mesjete
Kur hapa kete teme bera nje permbledhje te percipte te disa fakteve dhe fenomeneve qe lidhen me UFO-t dhe me ata qe i pilotojne. Me poshte do shtjelloj cdo gje me detaje duke filluar qe ne kohet e vjetra deri ne ditet e sotme. Kjo pjese e kesaj teme do shoqerohet me foto te shumta per te ilustruar me mire faktet qe ekzistojne per te kaluaren e larget si dhe per te argumentuar me mire temen dhe per te shmangur idete e fallcitetit apo te disinformimit. Fjale mund te thuhen, mund te jene te verteta apo te rreme, por perpara dokumentave historike cdo gje ka vetem nje kuptim Te Verteten Gjate kerkimeve te shume arkeologjike, studiuesit kane hasur jo vetem te dhena per kerkimet e tyre, civilizime te zhdukura, zhvillime shoqerore te panjohura dhe po ashtu sisteme organizimi sociale qe disa here ose i jane afruar aty te sotme po edhe kane qene me te avancuara ne kuptimin shpirteror dhe atij shoqeror. Ne zbulimet e bera ajo qe i perket temes sone ka dale e rastesishme, diku nje grafik e gdhendur ne gur, diku nje shkrim i lashte, diku nje statuje, diku nje mumje ose nje objekt disa mijera vjecar po qe mund te bente pjese me lehtesi ne teknologjine e diteve te sotme etj. Zbulime te tilla jane bere ne kohen kur arkeologjia mori nje vrull te madh, dmth mesi i viteve 1800 dhe deri ne ditet e sotme. Natyrisht ne ate kohe shume gjera te tilla nuk mund te kuptoheshin dhe nuk mund te behej dot lidhja qe behet tani, por faktet jane aty, mund te shikohen nga te gjithe, mund te preken dhe te dilet vete ne konkluzione. Une smund te shkruaj ketu cdo te dhene nga gjetjet e bera sepse shkrimi do zgjatej shume po do paraqis vetem disa prej tyre per te argumentuar temen qe kam hapur dhe paraqitur faktet qe di. Shume shpesh ne tekstet e lashta qe i perkasin civilizimeve te vjetra te tokes, te zhdukura ose te transformuara apo perzjera me civilizime te tjera, flitet per mjete fluturuese, per njerez qe zbresin nga qielli me mjete fluturuese te hekurta, per nje rrace superiore qe ka drejtuar njerezimin ne vigjiljen e tij, per teknologjinje e asaj kohe. Ndonese gjuha e perdorur eshte e thjeshte dhe me plot krahasime figurative eshte e kuptueshme dhe te ndihmon per te dale ne konkluzione. Deshmi te tilla i gjejme tek sumeret e lashte, tek indianet e lashte sidomos ne shkrimet e shenjta te tyre Mahabharata, tek egjyptianet e lashte ne shkrimet e tyre dhe ne piramidat. Kohet e fundit eshte zbuluar nje shkrim i lashte ne gjuhen sankrite qe daton rreth 3500 vjet para eres sone. Ky shkrim i perbere nga 250 kapituj ne nje pjese derrmuese te tij cuditerisht flet per menyren e fluturimit te nje disku, menyren e ndertimit nga brenda dhe sidomos kendet dhe levizjet vertikale apo horizontale qe edhe ne ditet e sotme nuk eshte e mundur te realizohen. Si ka mundesi qe 3500 vjet me pare dikush apo disa kishin dijeni per nje gje te tille? Ajo qe eshte shume interesante lidhet me titullin e ketij kapitulli qe eshte Vimana Vidya qe do te thote Shkenca e ndertimit dhe pilotimit te nje anijeje kozmike. Si eshte e mundur qe te njihej nje term i tille ne ate kohe? Po ashtu ne disa nga piramidat jane gjetur tekste qe bejne nje pershkrim interesant te arsyes se ndertimit te piramidave si nje rruge per ne qiell, pra qe njeriu mund te shkoje ne qiell me lehte. Jane pamje murale apo ne papirus te vjetra mbi 5000 vjet qe tregojne mjete fluturuese dhe njerez qe zbresin prej tyre. A mund te jete kjo fantazi? Po ashtu piktura e gjetur ne Itali e gdhendur ne gur qe i perket nje kulture para etruske per vete moshen e saj disaj mijera vjecate dhe qe tregon dy qiene te veshura me kostum kozmonauti. Apo disenjo e famshme qe nga te gjithe quhet austronauti i Palenkos, i pikturuar mbi varrin e mbretit te Majave Pacal,e tempullin e Palenkut ne Meksike dhe qe daton rreth 3000 vjet para eres sone. Apo fytyra e alienit ne nje nga pikturat murale ne nje nga piramidat e Egjyptit. Po bateria e famshme elektrike qe eshte me shume se 500 mije vjet e lashte e gjetur ne nje sedimant karboni. Raste te tilla gjetjesh ka plot, austronauti i famshem i Kievit i gjetur ne nje shpelle ne Kiev qe daton rreth 4000 vjet i lashte, pjata e famshme metalike e gjetur ne Nepal qe supozohet te jete mbi 12 mije vjet e vjeter dhe qe ka te gdhendur nje disk fluturues madje edhe nje alien etj. Pra deshmite apo artifaktet jane te shumta. Ato jo vetem flasin per nje prezence te UFO-ve qe ne kohet e hershme te njerezimit por mbas edhe per nje nderhyrje te tyre direkte ne jeten sociale te asaj kohe. Faktet smbarojne ketu, ato jane te shumta dhe jane gjetur ne te gjitha kulturat e vjetra te tokes. Eshte e pamundur te paraqiten te gjitha ketu sepse do te duheshin shume faqe per te treguar cdo gjetje, rezultat shkencor apo konkluzion. Ato qe permenda jane thjesht nje ilustrim per temen qe kam hapur dhe qe tregon dicka qe nuk ka vend per skepticizem apo dyshim sepse i perket nje te kaluare te larget, eshte e prekshme dhe vizive per te gjithe, pra ska vend per falsitet apo mashtrim. Me poshte po paraqes disa foto te te artifakteve qe permenda me siper. E para eshte fotoja e gedhendur ne gur ne Italine Veriore dhe qe tregon dy astronautet. E dyta nje skice e mjeteve fluturuese e gjetur ne njeren prej piramidave te Egjyptit dhe e treta eshte austronauti i Palenkut. |
|
#5
|
||||
|
||||
|
Nje tjete lajm i madh kete rradhe nga Anglia
Anglia vendos te beje publike disa dokumenta te saj ne lidhje me UFO-t dhe qe permbledhin periudhen nga viti 1970-2007. Mbas Frances, Kilit, Brazilit dhe disa emisioneve rrjesht ne CNN ku fenomeni u trajtua me shume seriozitet, tani e ka rradhen Anglia qe te nxjerri nga arkivat e saj sekrete dokumenta mbi ufot, vezhgimet e tyre dhe studimet e bera. Nga te gjithe ufologet edhe ata me skeptiket ky hap konsiderohet padiskutim si nje perpjekje per disclosure ose per hapje ose zbulim te sekretit qe eshte vulosur mbi kete fenomen prej 60 vjetesh. Personalisht une mendoj qe kjo eshte ne menyre te fuqishme nje nga historite me te rendesishme te UFO-ve ne vitin 2007. Mesa duket kerkesat kembengulese nga disa studiues britanik si Gary Anthony, Dave Clark dhe Joe McGonagle drejtuar Ministrise se Mbrojtjes Britanike e kane bindur kete te fundit qe te leshoje nje numer dokumentash mbi UFO-t. Lajmi ka perfshire dhe mediat e rendesishme. Ja nje fragment nga nje gazete britanike: Top-secret details about hundreds of sightings of Unidentified Flying Objects are to be released for public viewing in response to the nation's continuing fascination with the subject. The Ministry of Defence will release a total of 160 files dating back to that time to the National Archives in Kew. The first files will be made available in Spring 2008 and the process is expected to take three years. The MoD has received reports of over 10,000 UFO sightings since the UFO project was set up in 1950. Per me shume mund te lexoni lajmin ketu: MoD to open British UFO X-files Nje sqarim te vogel per titullin; MoD do te thote Ministry of Defence ose Ministria e Mbrojtjes. |
|
#6
|
||||
|
||||
|
pjesa e pare: Mysteries of the Dead Sea Scrolls-Exposed Part I
pjesa e dyte: Mysteries of the Dead Sea Scrolls-Exposed Part II pjesa e trete: Mysteries of the Dead Sea Scrolls-Exposed Part III |
|
#7
|
||||
|
||||
|
Thirrje SHBA-sė pėr hapjen e dosjeve pėr UFO-t
Njė grup i ish pilotėve dhe zyrtarėve qeveritarė i kanė bėrė thirrje qeverisė amerikane qė tė rihapė hetimet rreth pretendimeve Projekti 'Blue Book' ('Libri i Kaltėr'), i udhėhequr nga Forcat Ajrore Amerikane, ishte ndalur nė fund tė viteve 1960-ta.Grupi, ku pėrfshihen ish oficerė ushtarakė nga shtatė vende, tė gjithė thonė se kanė parė UFO ose kanė drejtuar studime rreth kėtij fenomeni. Sidoqoftė, Forcat Ajrore thonė se asgjė nuk ka ndodhur nė katėr dekadat e fundit, qė do tė arsyetonte rifillimin e hetimeve.Ēdo vit mijėra njerėz thonė se ata kanė parė UFO nė Shtetet e Bashkuara dhe pretendimet e tyre zakonisht merrem me skepticizėm.Por ky panel i ish personelit ushtarak, qeveritar dhe tė aviacionit, prej vendeve nga mbarė bota, kanė kėrkuar nga qeveria amerikane qė pretendimet e tilla t'i marrė me seriozitet. Grupi thotė se tė parit e pjatave fluturuese,dritave me ngjyra tė ndezura dhe anijeve kozmike me shpejtėsi shumė tė madhe, janė ēėshtje tė sigurisė kombėtare dhe nuk duhet tė hidhen poshtė. Paneli i ka kėrkuar ushtrisė amerikane tė rihapė hetimet qė janė ndaluar qė nga viti 1969, tė quajtura 'Blue Book', ku nga Forcat Ajrore janė hetuar mė shumė se 12,500 raste tė pretendimeve se kanė parė UFO. Tani pėr tani duket se lutjet e tyre kanė hasur nė vesh tė shurdhėr - Forcat Ajrore Amerikane thonė se asgjė nuk ka ndryshuar qė do tė mbėshteste njė rifillim tė hetimeve. Por ata qė besojnė se kanė parė UFO, e dinė se kanė mbėshtetės me ndikim tė madh.Nė mesin e panelistėve janė edhe ish guvernatori i Arizonės, Fife Symington dhe muajin e kaluar edhe kandidati presidencial i demokratėve, Dennis Kucinich tha gjatė njė debati televiziv se ai kishte parė UFO. BBC |
|
#8
|
||||
|
||||
|
Sot e enjte 6 Dhjetor 2007 ne emisionin radiofonik Coast to Coast AM te Los Angeles i mbajtur nga i famshmi Goerge Noory do jete i ftuar fizikanti dhe ufologu i mirenjohur Stanton Friedman i cili do diskutoje mbi aksidentet dhe zhdukjet e avioneve ne vitet 50, aksidente te cilat jane hetuar si te lidhura ngushte me aktivitetin e ufo-ve. Po ashtu diten e neserme, e premte 7 Dhjetor 2007 do jete e ftuar studiuesja dhe pronarja e faqes shume popullore ne internet Earthfiles.com Linda Moulton Howe (e permendur gjeresisht ne librin Lufta e Dulces) e cila do flasi per programin e fshehte hapsinor. Te dyja intervistat ja u keshilloj shume, sidomos ate me Linda Howe pasi eshte dicka e re per shumicen dhe per ata qe kane pak ose edhe shume njohuri mbi ufot. Ka shume te dhena dhe informacion i cili konfirmon ekzistencen e nje programi sekret hapsinor perpos atij te NASA-s, madje ky ishte dhe nje nga informacionet qe u zbulua nga hackeri Gary McKinon i cili pritet te ekstradohet per ne USA ku e pret nje denim prej 70 vjet burg. Per ata qe jane ne Ontario ky program mund te ndiqet cdo dite jave ne 640 AM prej ores 9.00 pm deri ne oren 1.00 am sipas kohes ET ndersa per anetaret e forumit qe jane ne Amerike nuk e di se ku mund ta gjejne por po ju pajis me nje informacion ne anglisht pasi ky emision transmetohet ne me shume se 500 kanale te ndryshme radiofonike dhe kjo per shkak te popullaritetit te madh qe ka. Po ashtu ka dhe nje stream ne interenet per ata qe nuk jetojne ne Ameriken e Veriut, vetem se eshte me pagese. Mbas nje fare kohe vete stafi i emisionit vendos per shkarkim ne faqen zyrtare ne internet podcast te emisioneve te kaluara te cilat shkarkohen falas dhe mund te degjohen ne ipod ose mp3 player te ndryshem.
Coast to Coast is broadcast on 500+ United States affiliates, as well as numerous Canadian affiliates, several of which stream the show on their station's website. Coast to Coast's Streamlink offers live Internet feeds of the show by subscription. The program is also broadcast on XM Satellite Radio in the United States, on Talk Radio 165. Currently, the XM channel is not available to XM Radio Canada subscribers due to CanCon regulations limiting content produced outside of Canada. Even though XM Canada has increased their channel count significantly in the past two years, the company has yet to add any new channels owned by Clear Channel. In fact, XM Canada actually removed four Clear Channel music channels, when the company learned that Clear Channel would begin including commercials on those channels. In addition, XM's operational assistance agreement with Clear Channel provides the satcaster with exclusive rights to all Clear Channel content, and doesn't permit the broadcast of Coast to Coast AM on competitor Sirius Satellite Radio. Coast to Coast AM is also available via C-Band on the W3 (GE3) Transponder 18, Sub-Carrier 6.8 MHz wide band. There are several feeds and re-feeds of the show. * A re-feed of the previous weekday Coast to Coast AM's last three hours is played Monday thru Friday at 10 PM Eastern/7 PM Pacific. Weekend shows are exempt from this feed. * The live show is fed every night at 1 AM Eastern/10 PM Pacific. * Following the live show, another re-feed is broadcast every morning at 5 AM Eastern/2 AM Pacific. * Art Bell, Somewhere in Time is fed Saturday nights at 9 PM Eastern/6 PM Pacific. * A four hour George Noory "best-of" show is fed Sunday nights at 9 PM Eastern/6 PM Pacific. |
|
#9
|
||||
|
||||
|
"Nuk besoja , por tani qė e kam parė duhet tė ju them qė kjo ekziston"
{Jean-Pierre Fartek,pilot i luftės nė Dijon tė Francės qė kishte parė njė Ufo me 1979} "Kėto disqe pėrdorin njė mėnyrė tė shtyrjes (propulsion) dalluese nga jona.Nuk ka tjetėr shčpjegim.Pjatat fluturuese vijnė nga njė botė tjetėr" {Louis Bréguet,konstruktor i avionave} "Kėrkimet e mija tregojnė qė ekzistojnė prova bindėse qė shumica e kėtyre Ufo-ve mbikalojnė shumė larg teknologjinė tokėsore.Unė jam i detyruar tė pėrfundoj qė ka shumė mundėsi qė Toka tė jetė vizituar nga shumė mjete tė avancuara me kontroll inteligjent" {Dr.Richard F.Haines,drejtor i kėrkimeve nė NASA nė Ames Research Center dhe nė Research Institute for Advanced Computer Science ku punonte pėr l'ISS 1998 } "Shumė astronomė profesional janė tė bindur qė kėto mjete janė makina ndėrplanetare" {Dr. Frank Halstead nga Darling Observatory, Minnesota 1957 } "Nuk kam absolutisht asnjė ide nga vijnė saktėsisht UFO-tė dhe si funksionojnė,por mbas 10 vite kėrkimesh,e di qė ato vijnė nga njė vend jashtė atmosferės" {Dr.James E.McDonald,profesor i fizikės,Univerziteti Arizona,1967} "Nė fillim,ishte njė tentim pėr tė thėnė qė e gjithė kjo ishte njė no sens,njė seri iluzionesh optike.Por,kishte aq raporte nga observues pėrgjegjės qė nuk mund t'i injorojmė.Kjo duket e vėshtirė pėr tė besuar qė tė gjitha kėto raporte janė shkaktuar nga iluzionet optike" {Dr.J.C.MacKenizie,President i Canada Atomic Energy Control Board dhe ish President Nacional Research Council 1952} "Dritat kėnddrejtė qė i kam parė kanė ruajtur saktėsisht pozicionet e njėjta relative,qė jep njė ide qė fenomeni ishte solid" {Clyde Tombaugh,Astronom , zbulues i Plutonit nė njė letėr me 10 shtator 1957 rreth observimit tė njė UFO me 1949 nė New Mexico,USA} "Mendoj qė bėhej fjalė pėr njė mjet jashtėtokėsorė.Kur servisi informativ ushtarak e ka deklasifkuar dokumentin rreth observimit tim,e kam vėrejtur qė tė dhėnat relative nga regjistrimet e radarit ishin zhdukur.Megjithatė nėn-koloneli Abreu me pohoj qė radari kishte regjistruar tre UFO" {Juan Lorenzo Torres,pilot i armatės spanjolle dhe pilot i linjės dhe drejtor i Akademisė sė Aviacionit.Me 4 nėntor 1968 ora 18h23 ai pilotonte njė Caravelle6-R sipėr Sagunto,kur ai sė bashku me personelin e fluturimit panė tre UFO tė ndritėshme(CNN,26.06.2000)} "Teza ime ėshtė qė pjatat fluturuese vijnė nga njė botė tjetėr,jashtė sistemit tonė diellor.Unė mendoj qė inteligjenca jashtėtokėsore mbikėqyrė Tokėn dhe ne jemi tė vizituar me disa mijėvjeēar" {Dr.Hermann Oberth,specialist i raketave,punoi pėr Werner von Braun,American Weekly,24 tetor 1954} "Ėshtė absolutisht e gabuar tė thuhet qė UFO-tė nuk janė parė nga persona me formim shkencor.Sigurisht raportet mė tė mira dhe mė koherente vijnė nga dėshmitar tė tillė" {Dr.Allen Hynek,astronom,drejtor i departamentit tė austronomisė nė Northwestern University,kėshilltar shkencor nė ATIC tė USAF} "Qė konstruktimi i kėtyre mjeteve dėshmon ekzistencėn e njė teknologjie shkencore,skajshmėrisht superiore me tonėn,nuk ka aspak dyshim" {Dr.Carl Gustav Jung nė "Flying Saucer Review"} "Ėshtė evidente qė duhet t'i thuhet publikut e vėrteta,sepse kjo do tė shfaqet njė ditė tė madhe.Ėshtė e vėshtirė tė imagjiojmė njė shok (tronditje) mė tė madhe se Bomba H,megjithatė tė gjithė janė nė dijeni dhe askujt nuk i bie tė fikėt" {Dr.Carl Gustav Jung nė "Flying Saucer Review"} "Autoritete qė kanė informata tė rėndėsishme nuk duhet tė hezitojnė qė tė qartėsojnė sa mė shpejt dhe nė mėnyrė komplete dhe duhet sidomos tė ndalojnė keto shtirje qesharake me mister dhe aluzione " {Dr.Carl Gustav Jung nė "Flying Saucer Review"} "Nėse ne vazhdojmė tė refuzojmė ekzistimine e kėtyre objekteve tė paidentifikuara,ne mund tė perfundojmė njė ditė qė duke i marrė pėr raketa tė armikut tė na ndodh mė e keqja" {Gjeneral Lionel Max Chassin,gjeneral i forcave ajrore franceze dhe koordiantor i mbrojtjes ajrore i forcave aleate prenė Nato-sė} "Pjatat fluturuese kanė njė origjinė jashtėtokėsore.As amerikanėt dhe as rusėt nuk janė nė gjendje tė konstruktojnė njė lloj tė tillė" {Pierre Closterman,pilot i avionėve luftarak} "Mė shumė se 10'000 dėshmi me hollėsi pėr prezencėn e objekteve fluturuese,qė shumica nuk mund tė zgjidhen "shpjegime shkencore".Ne i kemi parė kėto objekte nė ekranin e radarit...dhe shpejtėsia e regjistruar ishte 15\000 kilometra nė orė.Nė kėtė rast nuk kam asnjė alternativė,pėrndryshe tė pranoj teorinė qė ato janė nga njė burim jashtėtokėsorė" {Marshall Lord Dowding,Shef i Forcave Ajrore,deklaratė 1940} "Ėshtė e qartė qė UFO-tė ekzistojnė" {Salvador Teran,Ministėr i Transportit Spanjė,11 nėntor 1974} "Objektet e detektuara nga F-16 kanė bėrė lėvizje qė asnjė tip i avionit ekzistues nuk ėshtė nė gjendje,nė disa sekonda ,nė njė sekuencė fluturimi qė ėshtė regjistruar,nga 280 km/h nė 1800 km/h atėherė kur drejtohej poshtė" {Kolonel Brouwer,forcat ajrore tė belgjikės,(konferencė pėr gazetarė me 11 korrik 1990)mbas ndjekjes sė njė UFO trekėndsh nga dy avion luftarak F-16 me 30 mars 1990 rreth 23h30} "Mė parė isha skeptik.Tani nuk jam mė.Kjo mė ka bindur.Objekti ėshtė kthyer nė 90 shkallė me nje shpejtėsi tė jashtėzakonshme.Asnjė avion nuk mund ta bėj kėtė" {Kapiten Danilo Catan Farias i forcave ajrore kiliane,qė kishte ndjekur njė ufo me 23 maj 1979 rreth mesditės me avion F-5} |
|
#10
|
||||
|
||||
|
Ndryshimi eshte qe pamja e nje ufoje nuk perben me lajm por perben lajm vecoria e saj, afersia me qytetet apo zonat e banuara dhe kontakti i mundshem me njerezit. Vazhdimisht perpilohen materiale te reja dhe filmime te reja. Filmi i paraqitur nga rrushi (qe ndodhet ne disa shkrime me lart i postuar nga une i plote) ka perdorur filmime te vjetra dhe vetem disa materiale te reja si ato te identifikimit te ufove qe ishin te padukshme per spektrin e shikimit tone. Per mua filmi me i mire qe mbetet deri me sot mbi ufologjine (e kam fjalen dokumentar) eshte Out of the Blue si dhe Disclosure Project. Ja ku i keni te dyja poshte. Keto po qe ja vlejne shume per tu pare. Sidomos e dyta se ka deshmi nga ushtarake, pilota dhe personel i NASA-s.
Out Of The Blue e paskan hequr nga google video por eshte me pjese ne youtube. Mund te klikoni ketu dhe keni te gjitha pjeset ne te njejten faqe: Not Found Ndersa ketu keni Disclosure Project Pjesa e Pare Not Found Pjesa e Dyte Not Found Ndersa ketu me poshte eshte konferenca e shtypit ne 9 Maj 2001. Sidomos kjo ja vlen jashtezakonisht shume. Not Found |
|
#11
|
||||
|
||||
|
Shtatė arsye pėr te fshehur ekzistencen dhe marrjen e UFO-ve
Arsyeja e pare Ufo-te kane fluturuar paturpesisht ne hapsiren tone ajrore dhe gjithashtu kane vene ne dyshim efikasitetin e sistemit tone mbrojtes.Qytetaret nuk duhet ta dine ēfare ka ndodhur para se te gjendet nje manovrim.Perveē kesaj ,pas eksperimentimit te bombave te para atomike (amerikane 16/07/45, sovietike 29/08/49 dhe Britania e Madhe 03/10/52),prestigji i vendit rezikon te vihet ne dyshim,se paku ne fushen teknike dhe shkencore,nese zbulojme se keto shtete jane te pa afta te mbrojne hapsiren e tyre ajrore kunder dyndjeve (sulmeve) nga nje fuqi e panjohur superiore dhe shume qytetare do te kishin kerkuar braktisjen e shpenzimeve ushtarake kolosale per nje qellim te perbashkete ne Kombe te Bashkuara psh.burimet industriale dhe shkencore. Arsyeja e dyte Ufo-te kane nje perparim teknologjik shume superior me tonen dhe nese arrijme te percaktojme funksionimin e tyre kjo do te i lejonte shtetit qe ka mbledhur mbeturina nga Ufo-te te bej nje kercim te konsiderueshem ne njohjen e gjithesise dhe do ti sjellte sidomos fuqi ketij shteti ne nje nivel te pa imagjinuar ne raport me kombet e tokes. Ēeshtja e Ufo-ve pra eshte nje teme e klasifikuar ne nje nivel shume lart nga Serviset Sekrete ne pergjithesi. Arsyeja e trete Nese zbulohet ne publik te gjere ekzistenca e qenjeve tjera te ardhura nga bote jashtokesore,kjo do te krijonte nje panik te pergjithshem me pasoja te nje histerie kolektive,sepse shume veta do te mendojne qe keto qenje kane ardhur per te na pushtuar,dhe ne e dime ēfare ka ndodhur me 30 tetoor 1938 kur Orson Welles lansoj ne valet e kanalit CBS,te famshmen pershtatje per radio dhe shume realiste nga romani i H.G.Wells « Lufta mes Boteve ». Me mijera qytetare te rrembyer nga paniku besonin se po degjonin nje reportazh mbi arritjen e marsianeve,dolen ne rruge dhe vershuan policine, te nxituar me maska gazi dhe te hutuar ne mes nates ,ne kishe per te bere lutje, duke menduar se ka ardhe ora e tyre e fundit. Nje panik i tille eshte perseritur me 29 dhjetor 1985 ne Finlande kur radio jepte nje pjese te trilluar mbi luften nukleare mes superfuqive. Arsyeja e katerte Pasojat ekonomike nga zbulimi i ekzistences efektive te jashtokesoreve do te ishte pothuajse shkaterrimtar.Monedha do te binte brutalisht dhe ekuilibri i burses tashme i parakohshem nuk do te vonohej qe te transformohej ne nje thyerje gjiganteske qe do ta prekte plotesisht planetin tone. Arsyeja e peste Autoritete mund te mendojne qe banoret e tjera planeteve udhetojne me ta apo ne aparatet e tyre viruse te panjohur ne Toke qe mund te vras gjithe njerezimin ,nese keta virus arrijne te ikin nga arkat e ftohta ku jane te konzervuara trupat e gjetura nga jashtetokesoret.Keta trupa dhe anijet e tyre duhet te rrijne te fshehta ne vende te sterilzuara dhe nje neutralitet bilogjik absolut. Arsyeja e gjashte Banoret e tjera planeteve do te ishin konsideruar sikur Zotera ,dhe gjithe bota do te donte ti shihte dhe ti admironte .Peligrinazhe gjiganteske do te kishte reth vendit ku do te ekspozoheshin .Autoritetet nuk jane te gatshme te organizojne tubime te tilla te popullates ne terrenet e bazave ushtarake ultra-sekrete ku aktualisht jane konzervuar mbetjet e ketyre jashtetokesoreve . Arsyeja e shtate Zbulimi i ekzistences se qenjeve te ardhura gjetiu do te trondiste idete tona dhe themelet e njohurive tona.E gjithe Historia e kaluar do te ishte rishikuar nese keto qenje kane ndikuar me shekuj ne zhvillimin e civilizimit tone (enigmat Elohim,Dogon,Ummit) dhe shumica qe mbajne ēelsin e dijes nuk jane mjaft te pergaditur per te bere kete rishikim cfilites.Ata vonojne kete ēast dramatik me nje pajtim te persosur me ushtaraket sa me shume kohe qe te mundin , duke bllokuar te gjitha qarkullimet e perhapjes se ketij informacioni. |
|
#12
|
||||
|