![]() |
| |
|
|
|
#26
|
||||
|
||||
|
BEFASIA
FEMIJERIA E IBRAHIMIT Ishte nje femije i zgjuar dhe i gjalle. Mirepo, nuk kishte mundesi per tu shkolluar. Babai i vdiq kur i kishte tre vjet. Rronte nje jete te mjerueshme, e ate e ushqente nena e vet, e cila edhe kujdesej per te. Punonte ne shtepi, duke tjerr lesh, te cilin pastaj do ta shiste ne treg, ne menyre qe te kishte mundesi qe nga disa derhem te fituar te bleje ushqim per vete dhe Ibrahimin. E gjora nene, nuk e dinte rendesine e diturise, se nuk ishte grua e ditur. E tere vemendja e saj ishte perqendruar ne ate qe te tjerre sa me shume lesh, qe te mund te fitonte per tesha dhe ushqim per vete dhe djalin e saj, Ibrahimin. Ndonjehere i shikonte femijet e fqinjeve si shkonin ne shkolle qe te mesonin shkrimin dhe leximin. Por, fare nuk kishte menduar qe ta dergonte djalin e saj ne shkolle qe atje te mesoje diq. Ibrahimi rritej dhe i kishte mbushur gjashte vjet. Nevojat e shtepise rriteshin e me to edhe nevojat e Ibrahimit. I duhej me teper veshmbadhje, tesha dhe ushqim. Per kete gje nena i tha: Ibrahim, qfare mendon, te punesohesh ne menyre qe te fitosh diq? Ibrahimi nuk e kundershtoi nenen e vet, se ishte shume besnik dhe i degjueshem. i tha asaj: Si te thuash nene! Te nesermen, shkuan tek nje tregtar dhe nena kerkoi nga ai duke e lutur qe ta punesoje djalin e saj Ibrahimin si ndihmes. Tregtari e pranoi me kusht qe Ibrahimi te jete punetore i zellshem dhe i sinqerte. Ajo iu pergjigj: Djali im eshte rritur ne duarte e mia, i edukuar me dashuri ndaj punes dhe respektit! Tregtari i besoi, keshtu qe Ibrahimit ia dha qelesat e dyqanit te tij te madh dhe kerkoi nga ai qe qdo dite te vije heret ne mengjes e ta pastroje dyqanin dhe ta rendite mallin. Ibrahimi me gezim e pranoi punen, dhe pa u lodhur punonte. Per fat te keq, tregtari ishte shume koprrac, dhe per qdo jave Ibrahimit i jepte nga nje derhem. Nje derhem nuk ishte i mjaftueshem per ushqimin, pijet dhe teshat e Ibrahimit. Per kete arsye Ibrahimi iu ankua nenes se tij per koprracine e tregtarit. Nena i tha se duhet te kete durim gjersa te mesoje zanatin e pastaj tregtari do tia rrise pagen. Kishte kaluar nje vit, e tregtari Ibrahimit i jepte ende meditje te njejte ā nje derhem ne jave. Ibrahimi kishte vendosur ta leshoje ate tregtar dhe te kerkoje pune tjeter. Askush nuk deshironte ta pranonte, se tragtari u ishte kercenuar tregtareve te tjere duke u thene: Ibrahimi eshte argat i imi! Kush e pranon ne pune, do ta nderpreje bashkepunimin me te dhe asnjehere sdo te flase me te! Tregtaret ishin frikesuar nga ky kercenim, prandaj refuzonin qe ta punesonin Ibrahimin. Keshtu qe Ibrahimi kishte ngelur pa pune dhe rrinte ne shtepi i merzitur dhe plot brenga. MESIMET NE XHAMI Ibrahimi e kishte shprehi te shkonte ne xhami per ta falur namazin. Para xhamise, qdo dite pas namazit te drekes mbaheshin ligjeratat. Ibrahimi pas namazit, me vemendje e degjonte ligjeraten e dijetarit, keshtu qe e perbinte qdo fjale te tij ne lidhje me respektin ndaj prinderve, dashurise ndaj punes dhe deshires se qdo njeriu ta fitoje buken e vet. All-llahu xh.sh i ka urdheruar roberit e Tij qe te punojne dhe te fitojne per te jetuar, e jo te rrine pa pune. Nje dite, derisa po dilte nga xhamia, Ibrahimi filloi te mendonte per mesimet qe i jepte dijetari ne lidhej me punen dhe fitimin, ndaj e pyeti veten: Une po rri si dembel e si mund te kem diq nese nuk fitoj ā me duhet te punoj! U mundova te gjeja pune, mirepo tregtaret me refuzonin sa here qe kerkoja pune prej tyre. Pastaj ne mendime u kthye nga ligjerata e dijetarit dhe mendoi se nuk eshte duke u munduar sa duhet. Mendonte se duhet te shkonte ne ndonje qytet tjeter, kur ne qytetin e tij te gjitha dyert i kishte te mbyllura. Bisedoi me nenen e vet dhe ia tregoi asaj vendosmerine e tij per te shkuar ne ndonje qytet tjeter per te kerkuar pune. Mirepo, nena e tij kishte frike per te, se ende ishte i vogel. Ibrahimi e bindi ate se eshte i afte te punoje jashte qytetit te tij dhe se nuk ka nevoje te merzitet per te. Nena e tij asesi te vendoste qe ta lejonte ate ta leshoje qytetin. Si te ndahej nga ai? Mirepo kur iu kujtua se si tregtaret jane sjelle ndaj Ibrahimit ne menyre te padrejte dhe kishin refuzuar qe ta punesojne ate, ne fund u desh te pranonte qe djali i saj te shkoje ne ndonje qytet tjeter per te punuar. KERKIMI I PUNES NE NJE QYTET TJETER Ibrahimi e caktoi diten e udhetimit dhe e luti nenen qe ti pergatiste ushqim per rruge, per disa dite. Kur erdhi momenti i shkuarjes, e mori ushqimin per rruge, e kerkoi hallallin e nenes dhe kerkoi nga ajo qe ta luse All-llahun xh.sh. per te. E leshoi qytetin e vet dhe shkoi ne drejtim te panjohur. Udhetoi tere diten, aty-ketu pushonte nga pak nen hijen e lisave, hante dhe falte namaz dhe i lutej All-llahut xh.sh. qe te ndihmonte ne realizimin e qellimit te vet. Kthehej neper fshatra dhe kerkonte pune, mirepo per fat te keq, nuk gjente asgje, keshtu qe detyrohej te shkonte me tutje. Kaluan tri dite. Ibrahimi e harxhoi tere ushqimin e vet dhe e kishte humbur shpresen se do te gjente pune, ndaj ishte i deshperuar. Shpesh i binte ndermend ate qe e kishte ndegjuar nga dijetari ne xhami qe duhet te jete i vendosur dhe te vazhdoje te kerkoje pune. Kur fjeti ne hijen e nje lisi, pasi qe ishte i raskapitur nga rrugetimi i gjate dhe mungesa e ushqimit, erdhi nje njeri me disa dele dhe vendosi qe edhe ai te pushoje nen hijen e atij lisi te madh. E verejti Ibrahimin duke fjetur, u ul praen tij dhe nxori diq nga ushqimi per te ngrene. Ibrahimi u zgjua i frikesuar nga blegerima e dhenve. Mirepo njeriu i dha selam me butesi ne menyre qe ta qetesonte. Ibrahimi u qetesua, e njeriu e thirri qe te haje se bashku me te. Ibrahimi ishte i uritur keshtu qe i erdhi mire. Bariu pas kesaj u ngrit te mjele delet dhe i dha Ibrahimit qumesht e ky iu falenderua ngrohtesisht per te gjitha keto. Njeriu e pyeti Ibrahimin se nga po shkonte, e ky te gjitha ia tregoi me rend. Njeriu buzeqeshi dhe tha: Mos u merzite, nese do pune do ta gjesh ate tek une, e une do te paguaj mire! Ibrahimi i befasuar e pyeti se qfare pune eshte ajo, e njeriu iu pergjigj se duhet ti ruaj delet. Ibrahimi iu gezua kesaj pune, e sidomos per ate se do te punonte tek ky njeri i mire dhe zemergjere. E pranoi punen me gjithe zemer dhe shkoi me ate njeri ne fshatin e tij. U vendos tek ai, e qysh te nesermen e mori nje kope te vogel qe ti ruante ne nje livadh. I ruante delet neper kodra dhe lugina, e para mbremjes kthehej ne shtepi. Ibrahimi ishte punetor i ndergjegjshem. Punet e veta prej bariu i kryente me nder dhe zell, edhe pse duhej ruajtur delet nga ujqit e uritur. Aty e kishte gjetur fatin dhe rehatine. Rashidi, per te cilin punonte Ibrahimi, ishte shume i drejte me te, ndersa punen mire ia pagunte. Me Ibrahimin sillej sikur me djemte e tij. Ibrahimi Rashidin e konsideronte si baba, ndaj e kishte harruar qytetin e tij. Megjithate shpesh here i kujtohej nena dhe deshironte qe edhe ajo te jete me te, ne menyre qe te kenaqej edhe ajo me gjithe keto te mira qe i kishte. Kishin kaluar tri vite qe kur Ibrahimi ishte tek Rashidi. Kopeja e Rashidit ishte rritur. Por, Ibrahimi deshironte ta shihte nenen e vet, ndaj kerkoi leje nga Rashidi qe ta vizitoje ate. Ai iu pergjigj: Nuk ka problem, shko dhe vizitoje nenen tende. Rri atje nje muaj, e pastaj kthehu se me duhesh. Ne ty kam shume besim! Ibrahimi i premtoi se do te kthehej. KTHIMI NE SHTEPI Si pjese te fitimit te cilen e kishte merituar duke punuar tre vjet tek Rashidi, Ibrahimi i mori me vete disa dele. Pjesen tjeter te mbetur te deleve e la te Rashidi , si amanet se do te kthehej. U pershendet me te dhe shkoi ne shtepi tek nena e vet. Keshtu Ibrahimi arriti ne shtepi me delet e veta dhe diqka prej te hollave ne xhep. Nena iu gezua shume, sepse kishte filluar te pyeste veten se ne mos i kishte ndodhur diq atij, se mos kishte pesuar dikund ose ka vdekur? Asnjehere, prej se kishte shkuar, nuk kishte marre asnje lajm. Per kete arsye, gezimi i saj tani ishte i papershkruar. E perqafoi dhe i tha: Shume me ke munguar dhe per kete isha brengosur dhe merzitur. Mos u largo me nga une. Ibrahimi i tha: Nene kam punuar tek nje njeri i mire dhe zemergjere. Ishte njeri shume fisnik, dhe shume mire me paguante, e tek ai kam lene edhe njehere kaq sa i kam sjelle ne shtepi prej deleve dhe i kam premtuar se do te kthehem! Nena e nderpreu: Sado qe ti te me flasesh per nderin dhe per fisnikerine e Rashidit, nuk dua qe perseri te shkosh se nuk do te mund te duroj edhe nje ndarje me ty! Ibrahimi e degjoi nenen e tij dhe vendosi qe te mos kthehet tek Rashidi. E pyeti se qfare do te punonte ketu, e nena i tha: Puno qfare te duash, shko ne treg dhe shiti keto dele. Bleje nje gomar dhe shfrytezoje per bartje, puno si hamall. Ibrahimi veproi ashtu siq i tha e ema, dhe filloi te punoje si hamall. Nje pjese te fitimit e shpenzonte per vete dhe nenen e tij e pjesen tjeter e kursente. Nga kursimi e kishte blere nje shtepi e pastaj u martua. Puna e tij ishte tua barte njerezve gjerat e tyre ose grurin gjer ne mulli. |
|
#27
|
||||
|
||||
|
FAMILJA E IBRAHIMIT
Numri i anetareve te familjes se Ibrahimit shtohej, keshtu qe pas dhjete vjet martese i kishte pese femije, e me te dhe gruan e tij jetonte edhe nena e tij. Harxhimet per ushqim, tesha dhe per shkollimin e femijeve shtoheshin. Ibrahimi ishte i vendosur qe femijet e tij te jene te ditur, qe te mos jetojne si ai pa shkolle dhe injorante. Prandaj duhej siguruar femijeve te vet qdo gje qe ishte e nevojshme per mesim, si dhe ushqimin dhe veshje. Nje dite gjersa shkonte me gomarin e vet te ngarkuar me thaes te rende me grure, duke e detyruar te ecte me shpejte, gomari u rrezua, ra ne toke dhe shume shpejt ngordhi. Ibrahimi u merzite shume, dhe filloj te mendoj se qfare do te bente tani kur nuk e ka gomarin, e nuk ka as para te kursyera qe te mund ta blente tjetrin. Erdhi ne shtepi, i merzitur dhe i zhgenjyer me lot ne sy. Duhej ta ushqente familjen, e nuk mund te fitonte. Nuk dilte nga shtepia, kurse femijet e tij i kishte kapluar frika, se babai i tyre tanime ishte i varfer. Kur e pa ne kete gjendje, nena e tij plake iu drejtua me keto fjale: Ibrahim, biri im, perse rri keshtu si grua? Asnjehere nuk te kam pare keshtu te pashprese dhe te papune, e te mos dalesh nga kjo situate. Shko te kerkosh pune! Ibrahimi iu pergjigj: Qfare te bej, kur gomari me te cilin kam punuar dhe kam fituar, me ka ngordhur. Ku do ta marr tjetrin? Duhet te besh qmos per te fituar, e jot e rrijsh dhe te vajtosh. A nuk te kujtohet kur si femije shkove ne nje vend tjeter per te kerkuar pune? E tani je burre i forte dhe ke familje te madhe mundesh pa punuar? Femijet i ke te uritur! Ketu Ibrahimit iu kujtua Rashidi dhe delet e veta te cilat i kishte lene tek ai. Menjehere u ngrit, duke shpresuar se mendimi i tij ndoshta realizohet, I tha nenes: Do te shkoj perseri tek Rashidi, tani mu kujtua, delet e mia jane tek ai. Nese mi kthen ato do te mund te bleje nje gomar! Nena i tha atij: Tani te ra ndermend Rashidi dhe delet e tua? Qdo gje mund te kete ndryshuar pas gjithe ketyre viteve. Si do te mund ti thuash se pas gjithe ketyre viteve ti ke dele tek ai? Kush e di, ndoshta edhe ka vdekur. Mendo diqka tjeter! Pas kesaj, Ibrahimi u ul i brengosur, duke humbur shpresen. BEFASIA Ate nate Ibrahimi nuk mund te flinte. Plot brenga dhe merzi te madhe, mendonte se qka do tu jepte femijeve te vet neser per te ngrene. Sa e kishte kapluar gjumi, iu paraqiten para syve te tij delet te cilat i kishte lene tek Rashidi ā sikur blegeronin per rreth tij dhe e therrisnin qe ti merrte ato. I gezuar mendonte se si do ta perqafonte njehere nje qengje pastaj tjetrin. Mirepo, per fat te tij te keq kjo ishte vetem nje enderr. Tere naten kur zgjohej ishte me brenga, e nese e kaplonte gjumi perseri ne enderr e therrisnin delet. Ne mengjes vendosi te shkonte ne fshatin e Rashidit. Kerkoi leje nga nena e tij, u pershendet me gruan dhe femijet e tij dhe u nis per ne rruge. Pasi qe fshati ishte zhvilluar dhe ishte ndryshuar shume, filloi te pyeste per Rashidin. Atje kishte arritur pas tri ditesh. Kur erdhi te shtepia e Rashidit, kur ja, Rashidi. Rashidi rrinte ne nje kodrine dhe i shikonte delet e veta, te cilat e kishin mbushur luginen. Ibrahimi iu afrua, i dha selam dhe i tha: Zoteri, une jam Ibrahimi a po me njihni? Rashidi ne kete iu pergjigj: Mire se vjen! Shume mire me kujtohesh! Ibrahimi vazhdoi: A ju kujtohet zoteri, se tek ju i pata lene disa dele. Tani me duhen! Rashidi buzeqeshi dhe e pyeti: Pse shkove e me nuk u ktheve, e me pate premtuar se do te kthehesh? Ibrahimi iu pergjigj: E degjova nenen, e ajo nuk me lejoi te kthehem. Kerkoi te mbetem me te. E degjova dhe mbeta me te. Tani kam ardhur tek ju qe te mi ktheni delet e mia, All-llahu te dhente qdo te mire! Rashidi i tha: Shiko ne kete lugine dhe me thuaj se qfare po sheh! Ibrahimi i tha: Delet tuaja! E Rashidi i tha: Ato jane te tuat. Merri dhe shko ne shtepi! Ibrahimi iu pergjegj: Une i kerkoj vetem delet e mia. Ishin kater apo tri dele, ju mua me thoni: Merri delet te cilat e kane mbushur tere kete lugine! Ibrahimi tha: Qeshte me ju, mesuesi im?! A me perqeshni? Rashidi iu pergjigj seriozisht: E them te verteten, asnjehere askend se kam perqeshur, e as ty tani. Keto jane delet e tua. Jane rritur dhe jane shtuar e tani jane keto te gjitha qe po i sheh. I kam ruajtur dhe jam kujdesur per ty, se ndoshta nje dite kthehesh dhe i merr ato. E falenderoj All-llahun, ke ardhur ne momentin e duhur! Biri im, tani jam shume plak dhe kasha frike se do te vdes para se ti kthej delet. Merri delet dhe kthehu, All-llahu te ndihmofte. Kthehu, Zoti te bekofte! Ibrahimi ishte shume i gezuar dhe falenderues ndaj tij. Keto dele vlejne me mija dinare. Falenderimi dhe lavderimi i takon All-llahut, jam bere shume i pasur! Femijet do te jene te lumtur kur do te me shohin. Ende ka ne kete bote njerez te mire dhe te ndershem. I falenderuar qofte All-llahu! |
|
#28
|
||||
|
||||
|
MESIMET E TREGIMIT
1. Femija musliman duhet tI nenshtrohet nenes se vet, si shperblim per mundin qe ajo ka dhene per te. 2. Rinia muslimane duhet te inkuadrohet neper seksione dhe shoqata neper xhamia ne te cilat mesohen diturite dhe leximi I Kuranit. 3. Duhet tu bejme mire te varferve dhe skamnoreve, sikur qe kete e kishte bere bariu me Ibrahimin, kur e kishte gjetur nen lis. 4. muslimani nuk duhet ta keqperdore besimin qe I eshte dhene, por duhet te kete vetebesim ne vete, sikur qe kishte Ibrahimi ne punen e tij si bari. 5. Myslimani duhet ta fitoje buken e tij ne menyre hallall, po qofte edhe nese duhet dhene mund te madh. Muslimani nuk guxon te jete I kenaqur me fitimin haram. 6. I riu musliman nuk guxon te udhetoje e ta lere nenen vetem, nese ajo nuk e lejon kete. 7. Muslimani asnjehere nuk e humb shpresen. Ai qdo here duhet tI mbeshtetet All-llahut te Lartesuar dhe nuk guxon te jete dembel. 8. Muslimani nuk guxon te haje pasurine e te tjereve ne menyre te palejuar, por te veproje ashtu siq veproi Rashidi. 9. Kur muslimani fiton shume pasuri, kjo nuk guxon ta mashtroje, por duhet ta falenderoje All-llahun, sikur qe kishte vepruar Ibrahimi kur Rashidi ia dha nje kope te madhe me dele. |
|
#29
|
||||
|
||||
|
Qfare je, karote, veze apo kokerr e kafes ???
Vajza i ankohej babait ne jeten e saj te rende, dhe se nuk dinte si ti perballoje gjithe ato probleme dhe veshtiresi te jetes, si nuk mund te gjeje me force ti luftoje, posa ta zgjidh nje problem, menjehere para saj paraqitet tjetri me i rende se ai i pari. Babai i saj i cili me profesion ishte kuzhinier, e mori dhe e qoi ne kuzhine, i mori tri ene, i mbushi me uje dhe i vendosi ne zjarr. Pas pak uji ne ato ene filloi te vloje. Ne enen e pare e vendosi nje karotw, ne enen e dyte nje veze ndersa ne te treten disa kokrra te kafes, pastaj i la te zihen per nje kohe. Vajza nuk kishte durim, sepse nuk e dinte se qdonte ti tregonte babai i saj me kete prove. Babai e qkyqi shporetin, e largoi karoten nga uji dhe e vendosi mbi tavoline, te njejten gje e beri me vezen dhe me kokrrat e kafes. E shikoi vajzen dhe e pyeti: Qka po sheh? - Po e shoh nje karot, nje veze dhe disa kokrra te kafes, u pergjigj ajo. Kerkoi nga ajo ta preke karoten dhe e pa se karota ishte shume e zbutur dhe e brisht, pastaj kerkoi nga ajo qe ta qeroje vezen, ajo e pa se veza ishte e forte dhe e zier. Pastaj kerkoi qe ti merr ere kafes, kur e ndjeu aromen e kendshme te saj ajo buzeqeshi. - Por qka do te thote e gjith kjo? pyeti e quditur. Dije, bija ime, se edhe karota, edhe veza po edhe kafja kan kaluar po te njejtin proqes, duke luftuar me te njejtin armik - ujin e vluar por secila prej tyre u ballafaqua ne menyra te ndryshme. Karota ishte e forte, por shumw shpejte eshte zbutur dhe u dobesua nga uji i nxehte. Vezen e ruajti levozhga e saj e forte, por edhe ajo per nje kohe te gjate eshte zier ne ujin e vluar dhe kaloi nga gjendja e lenget ne ate te forte. Perderisa qeshtja e kafes eshte krejt tjeter. Kokrra e saj mbeti e njejte, perkundrazi, ajo ia doli qe ta ndryshoje ujin. Po ti ?? Qfare je? karote, e cila ne dukje eshte e forte, por kur perbellet me pengesa te vogla dhe veshtiresi menjehere dobesohet dhe e humb forcen. Apo i perngjet vezes,me zemer te bute e cila kur perballet me probleme behet e forte. Levozhga jote (pjesa e jashtme) nuk ndryshon, por ndryshon brendia jote, ashtu qe zemra jote mbetet e forte dhe e hidhur. Ose, ndoshta je sikur kokrra e kafes, e cila e ndryshoi ujin e vluar (perderisa ai ishte burimi i dhembjes) ashtu qe e beri te shijshem dhe i japi arome te bukur. Nese je sikur kokrra e kafes, rrethin tend do ta besh me te bukur, me te vyeshem. Ti do tia lehtesosh veshtiresite vetes, ashtu qe ajo do te behet lehtesi ne vend te veshtiresise, problemit, brenges apo pikellimit. Mendo, bija ime, ne qfare menyre do te ballafaqohesh me te gjitha problemet dhe veshtiresite e kesaj bote. Qfare do te jesh, karote, veze apo kokerr e kafes ? |
|
#30
|
||||
|
||||
|
FORCA E BESIMIT: Allahu eshte Falesi me i Madh
Transmetohet se ne ditet kur Musai alejhi selam endej me Beni Izraelet ne shkretetire, nje thatesire e madhe kaploi. Se bashku, ata i ngriten duart drejt qiellit duke u lutur per shi. Por per ēudi te Musait as. dhe te atyre aty, pak re te shperndara ne qiell u zhduken krejt, nxehtesia u leshua edhe me mbi ta dhe thatesira po ashtu. Iu shpall Musair as. se ne mes tyre gjendej nje njeri qe nuk i bindej Allahut subhanehu ue teala per me shume se 40 vjet. "Thuaj qe te largohet vete ai nga bashkesia juaj", i tha Allahu svt. Musait, "dhe vetem atehere Une do te derdh shiun mbi ju." Keshtu Musai as. thirri njerezit dhe u tha: "Nje njeri mes nesh nuk i eshte bindur Allahut per 40 vjet. Vetem pasi ai te dali vete dhe te largohet nga turma, Allahu do te na leshoje shiun." Burri priti duke pare majtas e djathtas me shprese se po del dikush tjeter te thote qe ai eshte, por askush nuk po dilte. Djerse filluan t'i dalin dhe ai e dinte se behej fjale per te. Burri filloi te mendoje se nese nuk tregonte gjithe njerezit do te vdisnin nga etja, por nese dilte para turmes do te turperohej pergjithmone. Ashtu ne heshtje i ngre duart me nje sinqeritet te madh qe nuk e kishte ndier me pare dhe me lotet qe i ridhnin ne faqe tha: "O Allah me meshiro! O Allah m'i mbulo mekatet! O Allah, me fal!" E ndersa Musa as. dhe njerezit e tjere po prisnin qe nje njeri te dale para turmes si mekatari, rete u mblodhen ne qiell dhe shiu filloi te bjere mbi ta. Musai as. e pyeti Allahun svt. "O Allah, Ti na bekove me shi edhe pse mekatari nuk e tregoi se kush eshte." Allahu svt. iu pergjigj: "O Musa, eshte per shkak te pendimit te atij njeriu qe une bekova gjithe Beni Izraelet me uje." Musai as. duke dashur te dije se kush eshte ky njeri i bekuar pyet: "Ma trego se kush eshte ky njeri O Allah!" Allahu svt. pergjigjet: "O Musa, Une ia fsheha gjynahet ketij njeriu per 40 vjet, a mendon se do t'ia nxjerr pasi ai u pendua?" |
|
#31
|
||||
|
||||
|
Nėnvizime nga njė libėr nė formė kalendari, i vitit 2006
Imam Rrabani ka thėnė: Ka dy mėnyra pėr t`u ruajtur nga haramet: E para: Tė ruhemi nga ato gjynahe tė cilat i kryejmė ndaj Allahut; E dyta: Tė ruhemi nga ato gjynahe qė i kryejmė ndaj njerėzve dhe krijesave tė tjera. Pjesa e dytė ėshtė mė e rėndėsishme. Allahu nuk ka nevojė pėr asgjė dhe ėshtė shumė mėshirues. Rregullimi i botės Njėri njė tė diel e merr gazetėn dhe vendos atė ditė ta kalojė nė shtėpi. I biri nguli kėmbė qė tė dalin nė piknik. Babai pėr ta hequr qafesh tė birin, e grisė copė-copė njė hartė nga fundi i gazetės dhe i thotė tė birit: -Kur ta rregullosh hartėn, dalim. Babai kishte menduar se ai kėtė nuk do tė mund ta bėnte tėrė ditėn. Pas dhjetė minutash i biri: -Babi, dalim e ndreqa. -Si ėshtė e mundur?- pyeti babai. -Fare e lehtė, tha djali, pas hartės kishte qenė njė foto e njė njeriu, e regullova njeriun e ashtu u regullua edhe bota sipas njeriut. |
|
#32
|
||||
|
||||
|
Te Pergjigjem Robi Im...
Pyeti Musa a.s. nje dite Zotin e tij: "O Zot.. Si i pergjigjesh Ti robit Tend mekatar nese te therret.. "O Zot"? U pergjigj All-llahu i madheruar te derguarit dhe robit te Tij: "I them... te pergjigjem robi im, te pergjigjem robi im, te pergjigjem robi im." Me pas pyeti Musa a.s. All-llahun e madheruar perseri: "O Zoti im si i pergjigjesh Ti robit tend te mire nese te therrret e te thote "O Zot"? I tha All-llahu i madheruar: "I them: "Te pergjigjem robi im". I tha Musa: O Zot, te thirri robi jot mekatar e Ti i the "te pergjigjem robi im" tre here, e kur te thirri robi jot i mire Ti i the "Te pergjigjem robi im" vetem nje here? I tha All-llahu i madheruar: "O Musa! Kur me thirri robi im i mire u mbeshtet tek punet e tij te mira, ndersa kur me thirri robi im mekatar u mbeshtet ne meshiren Time" Thuaj: O roberit e mi te cilet I keni bere padrejtesi vetes suaj mos hiqni shprese nga meshira e All-llahut! Dhe se fundi; All-llahu na mundesofte te bejme ato vepra te cilat Ai i do dhe eshte i kenaqur prej tyre. |
|
#33
|
||||
|
||||
|
Nura dhe Fustani me Lule
Shėnim: Kjo histori bazohet nė njė ngjarje tė vėrtetė. *** Nura motra ime, e ngjashme me mua nė fytyrė dhe me shtat si selvia e ka zakon tė lexojė Kur'an vazhdimisht. Tė kėrkosh pėr tė nuk e gjen nė asnjė vend tjetėr vetėm se nė dhomėn e faljes nė ruku, nė sexhde, me duar tė ngritura lart nga qielli. Kėshtu nė mėngjes e kėshtu nė mbrėmje, kėshtu nė mesnatė. Asnjėherė nuk lodhet e as mėrzitet. Ndėrsa unė isha shumė e interesuar tė lexoja revista artistike e romane, apo duke pare video me shumicė aq shumė saqė mė ėshtė mėrzitur. Ka disa gjėra tė cilat mė janė mėrzitur. Nuk i kryej detyrimet e mia plotėsisht dhe me faljen e namazit nuk jam nė rregull. E fikja videon mbasi kisha kaluar tre orė duke shikuar filma tė ndryshėm. Ezani i namazit tė sabahut po thirret nė xhaminė pranė shtėpisė. Vajta pėr nė krevat. Dėgjova motrėn tė mė thėrriste nga dhoma e faljes. "Urdhėro, ēfarė do moj Nura?" Mė tha nė mėnyrė tė prerė: "Mos fli para se tė falėsh sabahun". "Ooh... do edhe njė orė tė futet namazi i sabahut. Ezani qė dėgjove ti tani ishte ezani i parė." Kėshtu ishte ajo edhe para se tė sėmurej me kėtė sėmundje tė keqe e cila ia ka prishur gjumin. Mė thirri: "Hajde o Hėna pranė meje." Nuk mundem nė asnjė mėnyrė te kundėrshtoj kėrkesėn e saj. Sinqeriteti dhe ēiltėrsia e saj nė tė folur duket qartė. "Ēfarė do?" - "Ulu", mė tha. "Ja u ula- po tani"? Me zė tė ėmbėl mė tha: "Gjithsecili do ta shijojė vdekjen dhe Ditėn e Gjykimit do t'ju paguhet plotėsisht shpėrblimi juaj." (Nga Sure Ali Imran, ajeti 185). Heshti njė moment dhe pastaj mė pyeti: "A nuk beson ti se do tė vdesėsh?" "Sigurisht qė besoj", iu pėrgjigja. "A nuk beson ti se do tė llogaritesh pėr ēdo tė madhe e ēdo tė vogėl? O motra ime, a nuk ke frikė nga vdekja dhe tmerret e saj. Vdekja nuk njeh moshė dhe nuk ka kohė tė caktuar." Iu pėrgjigja me zė tė frikėsuar: "Unė kam frikė nga errėsira e ti mė frikėson edhe nga vdekja si tė fle gjumė unė tani? Unė mendova se mė thirre pėr tė mė thėnė se re dakort qė tė vish me ne nė pushimet tona verore". Papritur u pėrgjigj duke thėnė, thėnie me tė cilėn mė goditi mu nė zemėr. "Mundet unė tė udhėtoj kėtė vit larg nė vend tjetėr... Ndoshta, o Hėna. Jeta ėshtė nė dorė ta Allahut." E ja plasi tė qarit. Iu kujtua sėmundja e saj e keqe dhe se doktorėt i kishin thėnė babait diēka secrete, ndoshta sėmundja e saj nuk do ta cojė gjatė. Por kush i tha asaj? Apo zemra ia ndien njė gjė tė tillė. "Ēfarė po mendon?" Mu drejtua kėtė herė me zė tė ashpėr. "A mendon ti se unė po ti them kėto fjalė se jam e sėmurė? Nė asnjė mėnyrė unė mund tė jem mė jetėgjatė se askush tjeter.. kjo ėshtė nė dorė tė Allahut. Po ti sa do tė jetosh? 20 vjet, 40 apo 100. E ēfare pastaj? Nuk ka dallim ndėrmjet nesh. Tė gjithė do tė shkojmė, do ta lėmė kėtė bote (dynjane) per te shkuar nė xhennet ose pėr nė zjarr. A nuk e ke dėgjuar thėnien e Allahut tė Madhėruar "Kushdo qė do tė largohet prej zjarrit e do tė futet nė xhennet me tė vėrtetė ai ka fituar." (Sure Ali Imran, ajeti 185). U gdhifsh shėndoshė e mirė. Si tha keshtu u ngrit e shkoi. Zėri i saj ende mė tringėllon nė vesh "Allahu tė udhėzoftė mos harro namazin." *** Ora 8 e mėngjezit. Tė trokitura nė derė. Ky nuk ėshtė orari i zgjimit. Tė qara e klithma. O Allah ē'ka ndodh?! Gjėndja e Nuras ėshtė keqėsuar dhe babai e ka ēuar nė spital. Nga ora 1 e drekės. Telefonoi babai nga spitali. Nėse mundeni hajdeni pėr vizitė tek Nura tani, shpejt. Nėna mė tha se zėri i babait nuk ishte si zakonisht, ka ndodhur dicka. U veshėm shpejt e shpejt. Ku ėshtė shoferi..? Hipėm me shpejtėsi.. a nuk ėshtė kjo rrugė nė tė cilėn dilja pėr tė shėtitur dukej e shkurtėr ē'ka ajo sot pse kaq e gjatė..? Nėna pranė meje bėn dua pėr tė pa pushim.. ajo ėshtė me tė vėrtetė vajzė e mirė dhe e sjellshme.. nuk e ka parė tė humbė kohėn kot asnjėherė. Arritėm tek dera e jashtme e spitalit.. njė i sėmurė rėnkon.. njė tjetėr i aksidentuar me makinė.. njė i tretė me sy tė mbyllur nuk e di a ėshtė akoma nė dunja apo ka shkuar nė ahiret?! Pamje tė ēuditshme nuk i kisha parė asnjėherė.. I ngjitėm shkallėt me shpejtėsi.. Ajo ėshtė nė dhomėn e urgjencės e unė do t'u coj atje na tha njė infermjere- po ti mos u bėj merak I tha ajo nėnės se tani ėshtė mė mirė mbasi i kishte rėnė tė fikėt. Nuk lejohet qė tė futet tek ajo mė shumė se njė person. Kjo ėshtė dhoma e urgjencės. Nė mes tė atij grumbulli doktorėsh e nėpėrmjet njė dritareje tė vogėl e cila formohet me hapjen e derės, shikoj sytė e motrės sime Nura e cila shikon nga unė, e nėna qėndron pranė saj nė kėmbė.. mbas dy minutash nėna doli e cila nuk mundi me i pėrmbajt lotėt. Mė lejuan qė tė futem tė pėrshėndes motrėn por me njė kusht qė mos tė flisja me tė shumė. Dy minuta mjaftojnė pėr ty- mė thanė. "Si je o Nura? Ti mbrėmė ishe mirė. Ē'ka ndodhi me ty?" U pėrgjigj mbasi mė shtrėngoi dorėn: E unė tani jam mirė uelhamdulilah.. Elhamdulilah porse duart tua janė tė ftohta. Isha ulur nė cep tė krevatit e i preka kėmbėt.. I largoi ato prej meje.. mė fal nėse tė bezdisa i thashė.. jo nė asnjė mėnyrė por mu kujtua thėnia e Allahut tė Madhėruar ku thotė: "Dhe kėmbėt do tė bashkohen me njėra-tjetėrn.(tė mbėshtjella nė qefin). Tek Zoti yt do tė jetė kthimi atė ditė." (El-Kijameh 29.30.) Bėj dua' pėr mua shumė o Hėna. Ndoshta sė afėrmi do tė takoj ditėt e para tė ahiretit. Kjo rrugė ėshtė e largėt, e punėt e mia tė pakta. Lotėt mė rrodhėn kur dėgjova ē'ka ajo tha.. qava aq shumė saqė mė humbi vetėdija.. nuk pushova sė qari... *** Me perėndimin e diellit, nė kėtė ditė tė pikėlluar, mbas njė heshtje tė gjatė nė shtėpinė tonė, u futėn tek unė vajza e hallės dhe vajza e tezes. Shpejtėsi fjalėsh. Numri i njerėzve u shtua.. zėrat u pėrzien.. e vetmja gjė qė mėsova se.. Nura vdiq.. prej atij momenti dhe mė pas nuk e di as kush erdhi e as kush shkoi e as ēfarė thanė.. O Allah ku jam unė dhe ē'ka po ndodh.. nuk isha nė gjendje as tė qaja, lotėt mu thanė.. mbas pak mė njoftuan se babai mė kėrkonte me qėllim qė tė pėrshėndesja motrėn pėr tė fundit herė.. nė momentin kur e putha nuk mu kujtua asgjė tjetėr vetėm se pamja e saj nė momentet e fundit.. mu kujtua fjala e saj..{ e kėmbėt do tė bashkohen me njėra-tjetrėn}. E kuptova se me tė vėrtėetė { tek Zoti yt do tė jetė kthimi atė ditė}. Nuk mė kujtohet tė kem shkuar nė dhomėn e saj tė faljes vetėm se atė natė. Nė ato momente mu kujtua ajo e cila me mua ndau mitrėn e nėnės e ne binjakė..kujtova atė e cila mė shoqėroi nė shqetėsimet e mia.. atė e cila me largoi prej meje vėshtirėsitė e kėsaj jete.. atė e cila shumė bėri dua' pėr mua pėr udhėzim.. atė e cila lotėt I rridhnin pa pushim kur mė fliste pėr vdekjen dhe hallet e saj pėr llogarinė etj... Kjo ėshtė nata e parė pėr tė nė varr.. ky ėshtė Kur'ani i saj..kjo ėshtė sixhadja e saj.. ky ėshtė fustani i saj me lule tė cilin e pati blerė pėr ditėn e dasmės.. ky ėshtė e kjo ėshtė E kujtova atė dhe shumė qava pėr ditėt e mija tė humbura..qava shumė pa ndėrprerje.. e luta Allahun tė mė mėshirojė e tė mė falė pėr tė kaluarėn.. Luta Allahun ta pėrqėndrojė atė nė varrin e saj ashtu sikur mė kishte porositur pėr dua'.. Papritur pyeta vetveten.. po sikur tė isha unė e vdekur? Si do tė ishte gjendja ime? Nuk kėrkova pėr pėrgjigjen e pyetjes shumė pėr shkak se frika ma mbuloi zemrėn. Qava me ngashėrim. Allahu Ekber. Allahu Ekber. Ezani i sabahut po thirret. Por sa bukur kėtė herė! U ndjeva shumė e qetė kur unė pėrsėritja atė ē'ka thoshte muezini. Mbaroi ezani. U ngrita e fala namazin e sabahut... fala namazin e lamtumirės... sic e fali motra i cili ishte namazi i fundit pėr tė. Fillova tė falem prej aty ku e la motra. E tani nėse gdhihem nuk e pres mbrėmjen. E nėse ngrysem nuk e pres mėngjesin. |
|
#34
|
||||
|
||||
|
KĖSHTU PUNOHET PĖR ISLAM
(Tregimi i njė gruaje nė Brazil) Njė punė biznesi dhe unė u gjenda nė Sao Paulo tė Brazilit. U vendosa nė njė hotel afėr qendrės islame tė kėtij qyteti, dhe njė herė, shkova edhe nė xhami tė kėsaj qendre pėr ta falur namazin e sabahut. Moti ishte i ftohtė dhe me shi por me tė hyrė nė xhami trupin dhe shpirtin tim disi e kaploi njė ngrohtėsi e thellė. Por mė befasoi prania e njė gruaje e cila ishte ulur nė fund tė xhamisė me njė mindil mbi kokė dhe me rroba joislame. Mu duk disi e ēuditshme dhe nė kokė me silleshin pyetje por arritja me kohė nė namaz ndali rrjedhėn e kėtyre pyetjeve. Ishim vetėm tetė falės, dhe njėri nga ne, afėr tė 50-ve, pas namazit u ngrit dhe me njė anglishte tė rrjedhshme foli e tha: Jam nga Zelanda e Re dhe ushtroj detyrėn e avokatit. Kam lindur atje nga prindėr muslimanė. Pasi qė u rrita u njoftova me Islamin e vėrtetė dhe jo atė trashėgimtar. Pėrjetova njė kėnaqėsi tė veēante dhe u bėra kureshtar qė ti thėrras edhe tė tjerėt nė Islam qė kėshtu ta largoj barrėn pėr kėtė nga supet e mia. U caktova qė tė predikoj Islamin nė internet. Bisedova me shumė njerėz, njė prej tė cilėve ėshtė edhe ajo grua nė fund tė xhamisė. Bisedėn e filluan rreth profesionit. Edhe ajo ėshtė avokate. Mė pas bisedat tona vazhduan pėr fe dhe besime. Ia sqarova mirėsitė dhe veēoritė e Islamit dhe pas disa muaj predikimi e diskutimi ajo pajtoi, me vullnet dhe besim, ta pėrqafon fenė islame. Meqė ajo nuk kishte gjetur dikė qė do ti ndihmonte nė kėtė rrugė tė re dhe pas kėrkimit tė qendrave fetare islame, qė kishte gjetur vetėm njė dhe atė tė mbyllur, u frikėsova se ndoshta vendosmėria e kėsaj gruaje pėr Islam do tė zbehet kėshtu qė erdha drejtpėrdrejtė nga Zelanda e Re tė prezantoj nė publikimin e Islamit tė saj, pėr mėsimin e disa parimeve kryesore tė fesė, si dhe pėr vėnien e saj nė kontakt me disa muslimane kėtu. Po tė mos kisha disa punė shumė me rėndėsi nė Zelande tė Re do tė qėndroja disa ditė kėtu. Frika se mos vdekja do ta rrėmbejė ndonjėrin prej nesh para se ta realizojmė kėtė qė thashė mė detyroi tė ngutem nė kėtė gjė. Ajo tash do tė vjen dhe para jush do tė shqiptoje shehadetin-deklaratėn islame para jush. Erdhi gruaja dhe shqiptoi shehadetin. Tash u qetėsova- tha njeriu. Mua mė duhet tė kthehem nė Zelande tė Re ndėrsa kėtė grua ua lė amanet ju. Mbetet pėrgjegjėsi juaja ndihma dhe pėrkrahja e saj. Njė vendas u ngrit dhe tha: Unė e marrė pėrsipėr atė. Unė jam i martuar me braziliane dhe ajo do tė qėndroj tek gruaja ime.... Mė kapi njė rrėqethje nė trup ndėrsa lotėt e mia kishin vėrshuar fytyrėn time. Vėrejta se edhe ata qė ishin pranė meje tė gjithė qanin...Qanin ngase ende paska njerėz qė pėr hirė tė shpėtimit tė njė shpirti nga zjarri i Xhehennemit japin ēdo gjė qė kanė; tė mirėn e tė shtrenjtėn. Kishte njerėz qė qanin nga gėzimi, e kishte qė qanin edhe nga turpi ngase nuk kishin bėrė asgjė pėr kėtė fe. Pėr fund mos harroni se ky thirrės musliman ka pėrshkuar gjysmėn e globit pėr ta falur me ne namazin e sabahut nė Sao Paulo, dhe tash, unė dhe ti, ēfarė kemi bėrė? |
|
#35
|
||||
|
||||
|
Tregimi i nje vajze nga Shqiperia qe pranoj Islamin.
Njė vajzė e kthyer nė Islam ... guximi qėndron tek e buzėqeshura, atėherė kur zemra qan. N.q.s bota tė jep 1000-arsye pėr tė qarė, t'i jepi 1001 arsye pėr tė qeshur, sepse nuk ka natė aq tė gjatė e tė errėt qė tė ndalojė lindjen e diellit. Stela Cufaj Isha vetėm 5-vjeē kur babai im vdiq nė njė aksident rrugor. U rrita me nėnėn time ortodokse dhe katėr motrat e mia. Qė fėmijė ne frekuentonim kishėn, e kjo na tėrhiqte tej mase. Vitet kalonin, e unė gjithmonė e mė shpesh shkoja atje, sepse doja tė ndieja praninė e Zotit, kėrkoja dashurinė e tij, qė tė mė shėronte plagėn e zemrės, plagėn e njė jetimeje tė vogėl. Kėrkoja Zotin, praninė e tij, ēdo natė, ēdo sekondė, por nuk e gjeja dot Kur mbarova klasėn e 8-tė, u largova nga Shqipėria pėr nė Kosovė, qė tė studioja piano. Nė atė vend mbizotėronte Islami dhe mua m'u deshėn muaj qė tė gjeja njė kishė. Atje shkoja shumė shpesh, madje drejtoja grupin e fėmijėve dhe bėja studim bible. Nė shkollė ēdo gjė shkonte mirė. Nė klasė kisha edhe njė shoqe qė bėnte jetė tė ē'thurur, por qė ndryshoi totalisht, u kthye nė besimtare myslimane, qė shpeshherė mė dukej mė e pastėr se qelibari, madje filloi tė mė kritikonte ēdo ditė pėr veshjen time, qė linte pėr tė dėshiruar Ditėt kalonin dhe nė brendėsi tė shpirtit tim ndieja shumė trishtim, nuk kishte net qė s'qaja, ndieja njė boshllėk, qė s'dija ē'emėr t'i vija, thjesht kėrkoja praninė e Krijuesit, Zotit tė gjithėsisė, qė shpesh e akuzoja pėr humbjen e babait tim, doja qė atė dhembje dhe atė boshllėk qė ndieja tė ma plotėsonte Ai. Derisa njė mėngjes, hap sytė dhe pa vetėdije pėshpėrit "ALLAHU XHELESHANUHU". Ishte hera e parė qė e thosha kėtė fjalė, qė kuptimin nuk ia dija, thjesht kisha njohuri qė ishte fjalė e myslimanėve. Pėr kėtė e mora veten shumė inat, mė dukej sikur kisha bėrė njė mėkat tė madh dhe s'ia tregoja askujt. Gjatė pushimeve tė verės kthehesha nė Shqipėri. Atje takoja shokun tim tė ngushtė X, qė mė dashuronte qėkur ishim fėmijė, por qė unė s'ndieja gjė pėr tė. Ai ishte ortodoks dhe rridhte nga njė familje me traditė tė tillė. Por njė ditė tė bukur vere, tek po dilnim bashkė, ai ndalon dhe mė thotė qė kishte pranuar Islamin. Unė fillova ta kritikoja, t'i lutesha qė tė kthehej prapė i krishterė, pėr hir tė dashurisė qė ndiente pėr mua, por ishte e kotė. Nė mendjen time thura njė sakrificė nė emėr tė fesė, duke i propozuar atij, qė do tė pranoja tė lidhesha me tė vetėm n.q.s ai do tė kthente prapė fe. Pėrgjigjja e tij ishte negative. Refuzimi i tij mė bėri shumė pėrshtypje. Ishte e pamundur nga ana ime tė konceptoja "JO"-nė e tij pėr hir tė fesė islame. Kjo mė bėri qė tė dilja akoma mė shpesh me tė, e ai ēdo minutė mė fliste pėr Islamin, pėr pastėrtinė dhe mrekullinė e tij, por unė vetėm e kundėrshtoja, e ofendoja atė fe qė rrezatonte nė sytė e tij blu. Veshėt e mi nuk dėgjonin dot fjalėn ALLAH, MUHAMED, edhe pse gjatė gjithė kohės rreth tyre flisnim. Kaluan kohė dhe unė pranova tė lidhesha, edhe pse nė mendjen time thurja vetėm plane negative. Kur dilja me tė, vishja gjėrat mė ekstravagante, qė ai tė ndihej keq pėrpara shokėve tė tij myslimanė dhe tė mos shkonte nė xhami. Kur vinte koha e namazit, mundohesha tė dilja xhiro sa mė larg, me shpresė qė ai tė harronte tė shkonte nė xhami, por nė mė tė shumtėn e rasteve plani im dėshtonte dhe detyrohesha tė shkoja me tė dhe ta prisja nė oborrin e xhamisė. Ndonjėherė hyja dhe i shikoja me kuriozitet tek faleshin. Shpirti im filloi ta admironte mėnyrėn se si ata adhuronin Zotin. Dalėngadalė zemra ime po zbutej, po pranonte ēdo kusht tė fesė islame, por mundohesha ta mposhtja egoizmin me gjithė forcėn time. Brenda meje po zhvillohej njė luftė, mundohesha ta ruaja me fanatizėm tė qenurit e krishterė, por dėshtoja. Kėshtu vazhduan gjėrat pėr njė kohė tė gjatė, derisa njė mbrėmje, tek po qėndroja pėr darkė, tek motra ime e martuar, mė zunė sytė njė libėr qė shkruante KURAN. Nuk e di se ēfarė pata, por ai libėr, qė deri dje e urreja, atė natė mė tėrhoqi si njė magnet, si tė ishte forca hyjnore qė mė rrėmbeu. S'e kuptova si e mora nė dorė pėr ta lexuar. Nga sytė e mi filluan tė dilnin lot, aq shumė, saqė nuk po kontrolloja dot veten. Zemra sa s'mė dilte nga kraharori dhe dridhesha e tėra para fjalėve qė lexoja. Atė natė pėrjetova njė mrekulli nė shpirtin tim. Gjeta atė qė kisha kėrkuar pėr vite me rrallė, praninė e Zotit... Mė dukej sikur e kisha kudo rreth meje. Atė natė ndjeva shumė pastėrti... thashė edhe shehadetin, qė e kisha dėgjuar me qindra herė nga shoku im. Ditėn, qė u ktheva nė Durrės, shkuam bashkė nė xhami, por kėsaj radhe jo pėr t'u tallur, jo pėr ta bėrė tė ndihej keq, por pėr tė adhuruar Krijuesin e gjithėsisė, Allahun. Unė shikoja lėvizjet e tė tjerėve dhe veproja nė tė njėjtėn mėnyrė, vura ballin dhe hundėn time kryelartė nė tokė pėr tė adhuruar Zotin dhe s'kishte ndjenjė mė tė bukur. Me shokun tim bėra fejesėn pa dijeninė e familjeve. I fejuari im mė bleu dhe rrobat e faljes nė Turqi, tė cilat i lija nė njė cep tė xhamisė, ku dhe falesha fshehur, pa dijeninė e familjes. Nxirrja njė mijė justifikime pėr tė dalė nga shtėpia me pretekstin pėr tė bėrė "xhiro". Muajin e Ramazanit e agjėroja fshehur, derisa mami mė zbuloi. Ajo kastile nuk gatuante gjatė ditėve qė unė agjėroja, madje dhe njė e afėrme e jona mundohej tė mė fuste nė gojė ushqimet e mia tė preferuara. Mami gjatė gjithė kohės ofendonte tė fejuarin tim, duke e quajtur atė fajtor pėr "mėkatin" qė kisha bėrė. Ambienti nė familjen time bėhej i padurueshėm, ēdo orė mami shante myslimanėt, madje kur dėgjonte lajmet nė TV pėr luftėrat qė po bėheshin, mė zgjonte me nofkėn "kamikaze e vogėl" dhe mė thoshte: "Shiko ēfarė bėjnė vėllezėrit e tu." Unė i shpjegoja qė Islami ėshtė paqe dhe besimtarėt e vėrtetė nuk bėjnė kurrė gjėra tė tilla. |
|
#36
|
||||
|
||||
|
Tani gjėrat kanė ndryshuar shumė. Gjatė muajit tė Ramazanit mami gatuan pėr mua dhe shoqet e mia qė ftoj pėr iftar. Por prapė dua tė them qė duhet tė kemi kujdes, sepse veprimet tona, tė myslimanėve, janė gjithmonė nė qendėr tė vėmendjes dhe njerėzit rreth nesh janė nė gatishmėri pėr tė na kritikuar edhe pėr gabimet mė tė vogla. Lus Allahun qė t'ia hapi zemrėn ēdo qenieje njerėzore, t'i udhėzojė nė rrugė tė drejtė, ashtu siē bėri me mua. Dhe mos harroni, besimtare dhe besimtarė, qė guximi qėndron tek e buzėqeshura, atėherė kur zemra qan. N.q.s bota tė jep 1000-arsye pėr tė qarė, t'i jepi 1001 arsye pėr tė qeshur, sepse nuk ka natė aq tė gjatė e tė errėt qė tė ndalojė lindjen e diellit.
Allahu na bashkoftė tė gjithėve nė xhenet! Amin |
|
#37
|
||||
|
||||
|
SAMIU DHE ARROGANCA NDAJ NĖNĖS Tregimi jonė sot do tė jetė pėr njė grua e cila ka derdhur shumė mund e energji pėr ta edukuar tė birin e saj. Shumė ditė e net kaloi pa pushim vetėm e vetėm pėr ta zėvendėsuar babain e tij, tė cilin ai e humbi kur ishte i vogėl. Kjo grua pėr hirė tė edukimit dhe qė askush tė mos ishte bashkėpjesmarrė s nė butėsinė, bamirėsinė dhe dhembshurinė saj pėr djalin e saj, gjatė tėrė jetės refuzoi tė martohet. Sa shumė duroi e sa shumė u pėrpoq qė fėmijės sė saj tia siguroj njė kafshatė buke. Me ju sot do tė jetė tregimi i nėnės sė Samiut... Ajo tani e pret tė kthehet nga universiteti ngase sot Samiu do tė diplomoj. Pas pak ēastesh ajo dėgjon zėrin e Samiut, i cili ia ndėrpret kujtimet: Nėna ime! Diplomova me sukses tė lartė. Nėna nuk mundi ta pėrmbaj veten kėshtu qė filloi tė qajė. Pėrse qanė moj nėnė?- e pyeti Samiu. Ēdo mundim, lodhje e pėrpjekje qė ke bėrė unė do ti kompensoj,-shtoi ai pėr ta qetėsuar nėnėn. Nėnė dua tė martohem- tha Samiu. Mirė, vajza e fqiut tonė ėshtė e ndershme, fetare dhe e bukur- propozoi nena. Ajo nuk mė pėlqen. Ajo nuk ėshtė e nivelit tim. Mentaliteti i saj nuk ėshtė bashkėkohor dhe i hapur. Unė dua tė martohem me motrėn e shokut tim, Semirit, ngase ajo ėshtė vashė universiteti, ėshtė e kulturuar dhe ėshtė shumė e hapur-transparente. Samiu ishte njoftuar me tė njė ditė kur kishte thirrur shokun e tij Semirin nė telefon dhe i qe pėrgjigjur ajo. Zėri i saj i kishte bėrė magji... Pėrpjekjet e nėnės nuk patėn sukses kėshtu qė, pa dashjen e saj, ajo pajtoi qė Samiu tė martohej me atė vajzė. U martua Samiu dhe kaluan ditė por nėna asnjėherė nuk ishte e kėnaqur me sjelljet e gruas sė tij. Ajo nuk kishte preokupim tjetėr pėrveē telefonatave, shėtitjeve vetėm apo me shoqet e saj, dhe gjėja qė mė sė shumti e hidhėronte nėnėn e Samiut ishin rrobat e saj. I foli Samiut pėr rrobat e gruas sė tij djersa ai me plot gjakftohtėsi ia ktheu: Oj nėnė, ēdo kohė ka stilin e vet tė veshjes dhe zbukurimit. Nėna e fshehu zemėrimin dhe vazhdoi tė heshtte. Ditėt vinin ndėrsa gruaja vetėm sa tejkalonte kufijtė normal nė veshje kėshtu qė nėna prapė i foli Samiu por pėrgjigja ishte: Oj nėnė, tė lutem mos u pėrziej nė jetėn e saj private, kėshtu qė nena iu kthye heshtjes ndėrsa dhimbjet ia ēanin zemrėn. Me kalimin e kohės gruaja filloi edhe ta akuzonte nėnėn e Samiu se kinse ajo po e anashkalon atė, ia lėndon ndjenjat dhe se e quan tė papjekur. I tėrė problemi ishte se Samiu i zinte besė shpifjeve tė saja. Problemet nė shtėpi sa vinin e shtoheshin mė tepėr. Samiu erdhi deri nė atė gjendje saqė ngriti zėrin lartė kundėr nėnės dhe e qortoi por durimin e saj assesi nuk e mposhti. Ajo ende ishte kureshtare |