Cmimet e Letersise 2009
nga
Postuar mė 31-01-10 08:45 AM
Kanė pėsuar zhvendosje Ēmimet Kombėtare tė Letėrsisė pėr vitin 2009. Konkursi i pėrvitshėm qė organizon Ministria e Turizmit, Kulturės, Rinisė dhe Sporteve do tė mbahet javėn fundit tė janarit 2010 me qėllim qė tė mos mbeten jashtė gjykimit tė jurisė edhe ato vepra qė botohen deri nė fund tė vitit qė po kalon.
Juria ka njė ndryshim tė vogėl kėsaj here. Zija Ēela i cili mbulonte seksionin e prozės nė veēanti ėshtė zėvendėsuar nga Bardhyl Londo, ndėrsa tė tjerėt janė tė njėjtėt: Mark Marku (kryetar), Parid Teferiēi, Mirela Kumbaro dhe Agron Gjekmarkaj.
Ajo do tė vlerėsojė cilat janė veprat mė tė mira tė letėrsisė dhe kulturės kombėtare, botuar gjatė vitit 2009, pasi tė ketė shqyrtuar dhe zgjedhur nga prurjet e 120 shtėpive botuese shqiptare. Nė gjykim merren vepra tė botuara nė mėnyrė legale nė territorin e Shqipėrisė.
Ēmimet qė do tė jepen janė: Ēmimi Gjergj Fishta - autorit qė me esenė e tij ka ndikuar nė mėnyrė tė veēantė nė mendimin kombėtar shqiptar; Ēmimi Faik Konica - autorit qė me anė tė studimit ose kritikės ka ofruar zbulime ose interpretime bashkėkohore nė fushėn e kritikės letrare; Ēmimi Fan Noli - pėr pėrkthim nga gjuha e huaj nė shqipe.
Ēmimi Mitrush Kuteli - pėr prozėn e shkurtėr; Ēmimi Petro Marko - pėr romanin.
Ēmimi Migjeni - i jepet autorit qė ka mundur tė pėrcjellė tek lexuesi modele tė reja dhe njė nivel tė spikatur letrar; Ēmimi Lasgush Poradeci - pėr vepėr poetike; Ēmimi Jusuf Vrioni - pėr pėrkthyesin nė gjuhė tė huaj; Ēmimi At Donat Kurti - pėr shkrimtarin pėr fėmijė; Ka edhe ēmim karriere qė deri para dy vitesh ėshtė identifikuar me emrin "Penda e Artė".