AlbStation-Stacioni i Shqipėtarėve nė Internet



Kthehu Pas   AlbStation-Stacioni i Shqipėtarėve nė Internet > Thashetheme > Dėgjova qė... /Celebrity Gossip
Keni harruar Fjalėkalimin? | Antarėsohu!

Pėrgjigje
 
Opsionet e temes
  #1  
I/E vjetėr 03-03-08, 08:22 AM
Avatari AnGeLiC
AnGeLiC AnGeLiC ėshtė offline
Albstation
 
Data e Antarėsimit: Nov 2007
Postime: 89
Reputacioni: 14
AnGeLiC AlbStation

Kthjellu: Faleni Albanin


Mentori i grupit kosovar “Kthjellu”, njėri nga miqtė mė tė ngushtė tė kėngėtarit Alban Skėnderaj, aq shumė i pėrfolur pas votės kundėr qė u dha vajzave kosovare nė festivalin e fundvitit nė RTSH, hedh dritė mbi tė tjera detaje mbi kėtė situatė, duke kėrkuar njėherėsh edhe mėshirė pėr kolegun e tij

Nuk ka ndonjė krisje nė marrėdhėniet miqėsore mes Mentorit tė grupit kosovar “Kthjellu” dhe Alban Skėnderajt, madje ai gjen rastin qė tė lutet pėr pak mirėkuptim dhe pėr t’u thėnė “Stop” abuzimeve mediatike ku ėshtė pėrfshirė miku i tij . “Mė vjen vėrtet keq qė ai ėshtė bėrė pjesė e kėsaj vorbulle thashethemesh, qė janė fryrė edhe me shkrimet e gazetave kėtu nė Kosovė e Shqipėri. Mendoj se Albani nuk ka pasur kurrfarė arsyeje qė tė votojė kundėr kėngėtareve kosovare, sepse nuk ėshtė nė interesin e tij humbja e publikut tė Kosovės. Unė mund t’ju siguroj qė ajo ka qenė votė personale dhe aspak politike”, pohon Mentor Haziri pėr gazetėn “Korrieri”.

Duke pėrfituar nga rasti, ai kėrkon mirėkuptim nga tė gjithė njerėzit, pasi miku i tij nuk do tė ndėrmerrte kurrė njė veprim dashakeqės. “Populli i Kosovės dhe ai i Shqipėrisė e kanė marrė informacionin siē u ėshtė transmetuar dhe nė kėtė pikė ai mė ėshtė dhimbsur. Mediat kosovare dolėn me tituj tė mėdhenj bombastikė, “Albani ia punoi Kosovės”, duke shtrembėruar tė vėrtetėn”. Sipas tij, nuk kishte asnjė arsye qė kėnga e Flakės dhe e Doruntinės tė shpalljes fituese, nė njė kohė qė ai ishte njė krijim i drejtorit tė festivalit, Edmond Zhulali. “Duke qenė se unė isha vetė i pranishėm nė kėtė eveniment tė rėndėsishėm muzikor, mund tė flas me bindje pėr kėtė situatė. Me aq sa jam unė i informuar, nė asnjė festival tjetėr tė botės nuk ėshtė e lejueshme qė njė drejtor tė nxjerrė krijimin e tij nė konkurrim. Pėrpos kėsaj, kėnga “Jeta kėrkon dashuri” ka qenė gjatė gjithė kohės e privilegjuar, sepse nėse ne tė tjerėt zhvillonim nga njė herė nė ditė prova, ato bėnin tri tė tilla. Dėgjoja shpesh tė flitej nėpėr korridore se kjo kėngė duhet tė fitonte medoemos, dhe unė nuk jam ende nė gjendje tė kuptoj arsyen pse, nė njė kohė qė nė festival kishte boll krijime tė mira”. Vota kundėr e Alban Skėnderajt i solli jo pak komente negative kėngėtarit tė njohur, por kjo nuk ka aspak lidhje me faktin qė, pėr festėn e madhe tė pavarėsisė sė Kosovės, Albani nuk ishte i ftuar nė asnjė koncert apo televizion, sepse sipas Mentorit, tė gjithė kėngėtarėt e pranishėm ishin zgjedhur vetėm nga brenda vendit. “Me aq sa unė jam informuar, ftesat mė tė shumta kanė qenė pėr kėngėtarėt kosovarė, qė do tė performonin kryesisht nė Prishtinė dhe nė qytete tė tjera. Unė personalisht kėndova nė Ferizaj, qytetin ku dhe banoj. Mungesa e Albanit nuk kishte lidhje me thashethemet mbi festivalin e RTSH-sė, por me faktin se ai ėshtė i impenjuar nė Itali me disa projekte tė tjera tė rėndėsishme”, vijon Mentori.

Pėr pjesėtarin e grupit “Kthjellu”, kjo situatė ėshtė e pėrkohshme dhe do tė kalojė si ēdo thashethem tjetėr dashakeqės, qė synon uljen e personalitetit tė vetė kėngėtarit. Ndaj, ai nxiton tė shtojė se gjatė kėtyre ditėve, shumė pronarė lokalesh i kanė kėrkuar numrin e Albanit pėr tė kėnduar nėpėr baret e tyre, por ka qenė thjesht njė pamundėsi e kėtij tė fundit, pėr tė mos qenė i pranishėm. “Kthjellu” dhe Albani do tė vazhdojnė bashkėpunimet e tyre muzikore dhe kėtė tė vėrtetė e pohon edhe vetė Mentori. Njė kėngė e re pritet tė dalė sė shpejti nė publikim, pėrpos asaj qė grupi kosovar po pėrgatitet pėr tė nxjerrė gjatė muajve tė verės.
Pėrgjigju me citim
  #2  
I/E vjetėr 03-03-08, 03:05 PM
Avatari sweet_s_shejtone
sweet_s_shejtone sweet_s_shejtone ėshtė offline
Moderatore
 
Data e Antarėsimit: Nov 2007
Postime: 865
Recetat: 4
Shkrime nė Blog: 1
Reputacioni: 49
sweet_s_shejtone Anėtarė i/e Mirėsweet_s_shejtone Anėtarė i/e Mirėsweet_s_shejtone Anėtarė i/e Mirėsweet_s_shejtone Anėtarė i/e Mirėsweet_s_shejtone Anėtarė i/e Mirė

Re: Kthjellu: Faleni Albanin


ej nuk pata durim ta lexoj gjithe kete por ky grupi kthjellu me pelqen shume kendojne bukur...albani ec mo megjithe Alban se i iku koha atij..
__________________
GJithesia dhe budallalleku i njeriut jane pafund...Per te paren sjam shume i sigurte...A.A
Pėrgjigju me citim
Pėrgjigje

Opsionet e temes

Rregullat e Postimit
Ju nuk mundeni te hapni tema te reja
Ju mundeni te replikoni
Ju nuk mundeni te postoni bashkengjitje
Ju nuk mundeni ndryshoni postimet

BB code is Lejohet
Smilies Lejohet
Kodi HTML Nuk Lejohet

Shko tek


Ora ėshtė GMT -4. Ora tani ėshtė 05:31 AM.

 


Copyright Albstation 2007-2008