AlbStation-Stacioni i Shqipėtarėve nė Internet



Kthehu Pas   AlbStation-Stacioni i Shqipėtarėve nė Internet > Thashetheme > Dėgjova qė... /Celebrity Gossip
Keni harruar Fjalėkalimin? | Antarėsohu!

Pėrgjigje
 
Opsionet e temes
  #1  
I/E vjetėr 10-03-08, 08:32 AM
Avatari Bruno
Bruno Bruno ėshtė offline
Albstation
 
Data e Antarėsimit: Jun 2007
Postime: 524
Reputacioni: 44
Bruno Anetare i/e DashurBruno Anetare i/e DashurBruno Anetare i/e DashurBruno Anetare i/e DashurBruno Anetare i/e DashurBruno Anetare i/e Dashur
Dėrgoji Bruno njė mesazh me MSN

Arta Bajrami, nuk merrem me fillestarė!


Arta Bajrami, kėngėtarja superseksi nga Kosova thotė so do i braktisė gjithė evenimentet muzikore pėr artistė qė janė nė “cicėrimat e para”
Prej gati dy edicionesh rradhazi, ajo i ka munguar skenės sė festivaleve tė zėrave tė rinj si psh. “Top fest”. Njė zgjedhje jo krejt rastėsore, por e kushtėzuar nga disa faktorė qė duket se e kanė shtyrė Arta Bajramin tė marrė vendimin pėr tė mos qėnė prezente nė kėtė festival qė synon zbulimin e gjenerimin e talenteve tė reja. “Unė mendoj se nė kėsi festivalesh duhet tė marrin pjesė kėngėtarėt fillestarė, qė dėshirojnė tė ngjiten nė skenė pėr tė krijuar njė emėr tė mirė nė muzikė. Dhe kjo ėshtė e provuar, pėr sa kohė qė po i shohim tė rinjtė e tė rejat qė performojnė nė skenėn e “Top fest”. Prandaj, dhe unė zgjodha qė tė mėnjanohem duke qėnė se tashmė e kam fituar famė nė muzikė. Ndryshon puna pėr festivalin e RTSH-sė, sepse aty konkurenca bėhet e gjitha pėr “Eurovizionin”, e pėr tė ēdo sakrificė do ja vlente”, thotė ajo pėr gazetėn “Korrieri”.
Sapo ka publikuar videoklipin muzikor mė tė fundit me titull “Asnjė milimtėr”. Njė look i kuruar me kujdes, si njė ndėrthurje mes klasikes e ektravagancės ėshtė kjo zgjedhja e kėngėtares, pasi siē pohon edhe ajo vetė, ėshtė tepėr e vėshtirė qė tė dalė nga kornizat e zhveshjes nėpėr klipe. “Duke qėnė se shumicėn e veshjeve i punoj vetė, sigurisht edhe nė bashkėpunim me stilisten time Besėn, gjithnjė jap mendimin tim mbi ēdo detaj. Pėr mua ėshtė e pamundur qė tė shkėputem nga ekstravaganca, sepse ėshtė njė linjė qė mė tėrheq shumė. Por, unė gjithnjė nė klipet e mia pėrpiqem qė t’a alternoj edhe me stile tė tjera, pėr tė mos mbetur uniforme”, vijon ajo.
Nė kėngėt e Artės, ka gjithmonė vend pėr dorėn e tė vėllait tė saj, Don Arbas, njė prej reperave mė nė zė tė Kosovės. Kėsisoj, me ndihmėn e tij u bė e mundur qė tek videoja “Asnjė milimetėr” tė ishte i pranishėm edhe Loco njė nga hip-popistėt mė tė famshėm qė prej vitesh jeton nė Zvicėr. “Arbasi, pėrveēse ėshtė vėllai im ėshtė kompozitor e producent qė mua mė pėrshtatet shumė. Ai posedon edhe njė studio muzikore qė tė gjithė nė Prishtinė e njohin me emrin “Arba$ound”. Aty prodhohet muzikė mjaft moderne dhe kualitative. Sa i takon Locos, ai ka jetuar nė Zvicėr pėr 14 vite, por tashmė ėshtė kthyer nė Kosovė. Pėr mua ėshtė privilegj qė e pata pjesė tė videos muzikore”.
Nė vrullin e punės ku ka qėnė pėrfshirė kėto ditė kėngėtarja kosovare, ajo nuk lė pa pėrmendur edhe njė nga ēastet aq tė shumėpritur, qė vėshtirė se do i dalė nga mendja pėr njė kohė tė gjatė. “Ishte njė ditė krejt e veēantė qė nuk pėrshkruhet dot mė fjalė. Populli i Kosovės, ka kohė qė e pret kėtė ditė dhe 17 shkurti mendoj se ka sjellė gėzim tek gjithė shqiptarėt kudo ndodhen. Ne nuk duhet t,i harrojmė kurrė heronjtė tanė dhe luftėn e UĒK-sė sepse vetėm kėshtu do tė jemi mė tė afėrt me njėri tjetrin, do jemi mė tė bashkuar dhe do dimė t’a ēmojmė lirinė qė e gėzojmė sot. Personalisht, jam ndier shumė e nderuar qė kėndova para gjithė atij populli pėr pavarėsinė e Kosovės. Nė sheshin e Prishtinės ishte goxha ftohtė atė ditė, po gėzimi mė ngrohu aq shumė saqė si kam ndier aspak temperaturat nėn zero”, thotė Arta.
Kėngėtarja qė ka krijuar rreth vetes, jo pak admirues me hitin “Ndoshta” me tė cilin u prezantua nė “Top Fest 3”, mometalisht po shijon suksesin e hitit mė tė ri, ndėrsa ka lėnė jashtė axhendės sė saj pjesėmarrjet nėpėr festivalet qė zhvillohen kėtu nė kryeqytet, pasi ka nisur tė besojė se ato janė formate pėr fillestarėt. Kėtė tė fundit e pohon me gojėn e saj…

__________________
Pėrgjigju me citim
Pėrgjigje

Opsionet e temes

Rregullat e Postimit
Ju nuk mundeni te hapni tema te reja
Ju mundeni te replikoni
Ju nuk mundeni te postoni bashkengjitje
Ju nuk mundeni ndryshoni postimet

BB code is Lejohet
Smilies Lejohet
Kodi HTML Nuk Lejohet

Shko tek


Ora ėshtė GMT -4. Ora tani ėshtė 05:28 AM.

 


Copyright Albstation 2007-2008