E ka festuar 26-vjetorin vetėm nė praninė e Ermalit dhe pak miqve tė ngushtė. Duket se Ami, prezantuesja e Portokalli nuk ėshtė shumė e dhėnė pas festave tė mėdha, ose tė paktėn ėshtė lodhur nga ceremoni tė tilla dhe kėtė vit ka preferuar diēka mė intime. Kjo edhe pėr shkak tė impenjimeve tė shumta, qė ka kėtė vit.
Mbrėmjen e 5 marsit, nė ditėlindjen e saj tė 26-tė, ajo ėshtė fotografuar nga paparazzi ynė nė njė prej lokaleve tė kryeqytetit, nė afėrsi tė presidencės. Ēifti ka qenė duke darkuar nė prani tė dy miqve dhe vėllait tė Ermalit dhe ka qėndruar nė lokal deri afėr mesnatės. Nėse vitin e kaluar Ermali organizoi njė festė tė madhe surprizė pėr 25-vjetorin e tė fejurės sė tij, kėtė vit ata preferuan tė mos bėjnė shumė zhurmė dhe tė qėndrojnė larg vėmendjes sė paparacėve, por pa arritur tia dalin mbanė.
Gjithsesi duket se tė dy e kanė shijuar praninė e mqive tė ngushtė, ndoshta shumė mė tepėr se sa njė festė e madhe me shumė tė ftuar. Ajo, qė nuk kemi arritur tė shohim atė natė ishte dhurata, qė Ermali kishte pėrgatitur. E pėr kėtė arsye kemi pyetur disa nga miqtė e tyre tė afėrt, tė cilėt na tregojnė se bėhet fjalė pėr njė palė syze dielli.
Por, qė Ami ende nuk ka arritur ti marrė nė dorė, sepse pret qė porosia e saj tė vij prej jashtė vendit. Njė dhuratė jo tepėr e kushtueshme, por gjithsesi domethėnėse. Ndėrkohė, me nisjen e sezonit tė ri tė Portokalli, Ami dhe Ermali vazhdojnė tė jenė protagonistė nė kėtė spektakėl tė humorit shqiptar.
Pėrveē kėsaj, kėtė vit ata janė tė angazhuar edhe me biznesin e tyre privat, pėr tė cilin thuhet se po ecėn mjaft mirė. Por ndėrsa oraganizojnė ceremonitė martesore tė klientėve, qė iu shkojnė ēdo ditė nė dyqan nuk dimė nėse kanė menduar seriozisht edhe pėr dasmėn e tyre. Deri tani asgjė konkrete nuk shihet nė horizont.