![]() |
| |
|
|
|
|||||||
| Diskutime rreth Lojrave Kendi i Diskutimeve per sallen e lojrave me te madhe shqiptare ne internet. Rekomandoni, vleresoni dhe diskutoni rreth lojrave flash si dhe raportoni lojrat qe jane me difekt. |
![]() |
|
|
Opsionet e temes |
|
#1
|
||||
|
||||
Lojrat e reja dhe sugjerime se cilen nga ato te provosh
Devil May Cry - per mendimin tim loja me mire nga te treja. Nuk ka armiq idiote dhe te merzitshem si engjejt me shtiza apo gurat e shahut ne DMC3.
Shadow of the Colossus - kjo loje eshte veper arti. Nuk kapesh me asnje armik me shume sesa 16 kolose gjate lojes. Loja perbehet nga gjetja (eshte nje vend gjigand, prandaj ke nje kal ne dispozicion) dhe rrezimi i ketyre koloseve 1 mbas 1. Kuptohet sic e shpreh vete emri koloset (ose me mire, shumica e tyre) jane qenie gjigande keshtu qe duhet t'u hypesh ne trup e te gjesh piken e dobet. Gjate gjithe kesaj kohe ama kolosi perpiqet te te hedhi poshte (ne kete proces duke zvogeluar nje shtylle qe tregon se sa fuqi ke qe te mbahesh mbas trupit te kolosit). Kingdom Hearts 1 & 2 - lojera adoleshente por shume zbavitese. Atmosfera ne vendet e ndryshme qe vizitohen gjate lojes eshte e perkryer. Gjithashtu kur bleva KH disa vite me pare kishte grafiket me te mira qe kisha pare ndonjehere ne PS2. Metal Gear Solid 2 (ose Substance) & 3 (ose Subsistence) - MGS2 me zhgenjeu pak ngaqe Snake e kontrollon vetem per nja 30 minuta pastaj merr nje personazh tjeter qe duket e flet si femer. Por nqs nuk ke qene fan i MGS atehere nuk ma ha mendja se te prishet shume puna edhe e shijon lojen prapeseprape. Tekken 4 - kur me viziton ndonje shok qe i pelqejne lojerat kjo eshte ajo qe luajme me shume. Nuk do sugjeroja Tekken 5 sepse eshte me e shpejte, do me shume praktike dhe luhet me shume si 2D sesa 3D (kjo gje e ben te veshtire per fillestaret) |
|
#2
|
||||
|
||||
|
The Sims 2 e cila eshte ne formatin PS dhe ne DVD. Eshte nje loje e mrekullueshme e cila te ndihmon te mesosh shume gjera mbi nevojat jetesore te njerezve.
Pershkrimi: Eshte nje loje qe te kerkon te krijosh nje familje duke mundur te zgjedhesh "lojetaret" dhe t'i krijosh ashtu si i do vet. "Qyteti" SimCity te jep 20.000 Simoleona (njesi monetare e SimCity) dhe me to ju duhet te ndertoni nje shtepi, te bleni ca orendi dhe te llogarisni qe te keni mjete te mjaftueshme financiare per nje kohe te caktuar. Simsat tuaj qe do zgjedhni kane mundesi te aftesohen ne disa sfera, sic jane Kreativiteti, Shkenca, Mekanika, Gatimi, Pastrimi, Zhvillimi Fizik i trupit, Karizma, e te tjera, te cilat iu ndihmojne te gjeni pune per "lojtaret". Pasi te keni gjetur pune, cdo nate ktheheni ne shtepi me shume te caktuar SIMOLEONESH. Dhe normalisht qe keto para mund te shpenzohen per te nderruar orendite shtepiake, per te blere te tjera, duke i shitur te vjetrat per nje cmim simbolik. Ka dhe cheats per kete loje te cilat shume lehte i gjeni ne Google Search, por do ju preferoja qe te mos i perdorni se i humbet lezeti lojes. |
|
#3
|
||||
|
||||
![]() |
| Bookmarks |
| Opsionet e temes | |
|
|