![]() |
| |
|
|
|
#1
|
||||
|
||||
Pyetje dhe pergjigje rreth Seksit... |
|
#2
|
||||
|
||||
|
13-Pėrse disa burra nuk arrijnė fare tė pėrmbahen? Nese ai nuk arrin ta mbaje orgazmen ne pergjithesi do te thote se ndjehet psikologjikisht nen trysni (shpesh eshte nje fakt i pavetedijshem, te cilin nuk e percepton plotesisht) dhe kjo shkakton nje tension ne bacin: zona plevike ngurtesohet dhe behet e paafte per te mbajtur ejakulacionin. Per kete arsye, kura ne rastet e ejakulacionit te parakohshem konsiston ne ndihmen qe duhet dhene per te gjetur nje qetesi emotive. Por nganjehere ai nuk arrin ta mbaje sepse kenaqesia eshte shume e thelle. Ne kete rast edhe ejakulacioni eshte shume i forte dhe i bollshem. 14-Pėrse ai nuk ka qejf tė pėrdorė prezervativin? Sepse mund te pengoje kalimin natyral nga parapergatitjet ne depertim. Nese ai duhet te ndalet, te hape kutine dhe te vendose profilaktikun, eksitimi mund te ulet. Dhe duke u ndjere ne siklet, mund ta kete te veshtire te rifilloje nga e para. Vec kesaj eshte edhe paragjykimi qe e konsideron prezervativin nje pengese per ndjeshmerine e penisit. Por ai eshte aq i holle dhe puthites sa nuk e justifikon mungesen e ndjeshmerise. E nese prezervativi hyn natyrshem e zakonisht tek cifti, mund te kthehet ne nje moment intimiteti, pa u nderprere momenti erotik i vendosur mes te dyve. 15-Pėrse disa burra, kur bėjne dashuri eksitohen duke thėnė fjalė tė ndyra? Per disa burra, thenia e fjaleve te ndyra ka nje efekt clirues. Eshte njesoj sikur thyerja e skemave te sjelljes se mire, t'i ndihmoje te jepen. Disa te tjere provojne nje kenaqesi per te ndaluaren, e ngjashme me ate te femijeve dhe kjo e shton deshiren e tyre. Dhe nuk eshte e thene, sic mund te mendohet, se grave nuk u pelqen aspak kjo sjellje. Disa gra, nese shahen arrijne me kollaj te largojne nga vetja bllokimin dhe turpin. 16-Pėrse pas orgazmes burri ka nevojė pėr shumė kohė per t'u rikarikuar? Sepse orgazma e tij, me shume se ekstazes femerore i ngjan nje shkarkimi te mirefillte. Dhe menjehere niveli i testosteronit (hormoni mashkullor qe ndikon deshiren seskuale si tek burri ashtu edhe tek gruaja) tek ai ulet menjehere. Qe te rikthehet deshira per te bere dashuri, nje burri i duhet nje periudhe pushimi nga dhjete minuta tek te rinjte deri ne 48 ore tek me te vjetrit. 17-Pėrse "mė pas" ai fle gjumė? 50 perqind e grave thone se partneri, pas dashurise eshte indiferent ndaj perkedheljeve. Ai fle gjume menjehere, ose fillon te lexoje gazeten, te shohe TV apo te haje. Ka nje shpjegim dhe kete na e japin shkencetaret. Pas orgazmes, ai hyn ne nje faze relaksi. Kjo per shkak te endorfinave, te ashtuquajturat substanca te mireqenies qe organizmi yne prodhon edhe pas nje ore aktiviteti fizik dhe qe kane nje efekt te lehte ctensionues. Nese ai eshte i stresuar, ky relaks mund ta vere ne gjume. Por nganjehere edhe per grate seksi eshte nje moment relaksi qe mund te rreshkase me kenaqesi ne gjume. 18-Pėrse burrave u pėlqen tė shikojnė? E dini qe meshkujt e vegjel te shimpanzeve shikojne amplekset e te rriturve dhe i riprodhojne duke luajtur? Dhe se femrat e disa kafsheve i kane gjenitalet e ngjyrosura per te terhequr veshtrimin e meshkujve? Syri ka shume rendesi ne takimin seksual dhe deshira, sidomos tek meshkujt, eshte e lidhur me shikimin. Tek burri pastaj kjo eshte theksuar me evolucionin: U pakesua sitmuli nga feromonet, aroma qe trupi nxjerr si joshje seksuale. Gruaja, per te joshur, i fsheh aromat e saj natyrore me parfum dhe trukohet apo vesh nje minifund. 19-Pėrse nė krevat shumė gra kanė qejf qė t'u flitet? Sepse, ne pergjithesi, grate duan me shume komunikimin se sa veprimin e mirefillte. Nje karakteristike qe, natyrisht, shfaqet edhe ne seks. Nje hapje e mire me partnerin, para, gjate dhe pas raportit seksual, i ben te ndjehen te futura ne nje lidhje te pasur, te plote dhe shume me teper perfshirese se sa nje "takim seksi" i thjeshte. Dhe eshte edhe nje kenaqesi me e madhe fizike. 20-Pėrse shumė burrave u duket eksituese tė shohin dy gra qė bėjnė dashuri? Deshira e shume burrave per te pare gra qe perkedhelen nuk lind vetem nga pasioni mashkullor per imazhet erotike. Ne fakt eshte fjala per nje "variant" njekohesisht eksitues dha pak kanoses. Shpesh ai, ne kete fantazi, nuk eshte i trembur nga ballafaqimi me burra te tjere. Dhe mund te perfytyroje te futet ne loje si protagonist i vetem e i padiskutueshem. 21-Pėrse pėr atė ėshtė me e lehtė tė bėjė dashuri nė mėngjes? Degjohet te thuhet shpesh, por eshte dicka e zakonshme. Nuk ekziston nje orar "seksi" ideal per te gjithe burrat. Ka tipa mengjesi, pasdreke dhe mbremjeje. Varet nga bioritmi individual. Por shpesh, kush ben pune shume te lodhshme apo stresuese, ka me shume fuqi seksuale pas pushimit te nates. Pastaj ne mengjes mund te kete nje tjeter avantazh. Cdo nate nje burre ka kater ereksione ne perputhje me endrrat (kjo ndodh e dhe tek gruaja: ne gjume klitori fryhet kater here). Nese i fundit nga keto ereksione te pavullnetshme ndodh rreth ores gjashte te mengjesit, mund te shkaktoje nje zgjim te shoqeruar me nje deshire te forte. Por nese orari eshte nje faktor subjektiv, per te gjithe ka shume rendesi stina. 22-Pėrse shumė gra kur janė shtatzėna kanė mė shumė dėshirė pėr tė bėrė dashuri? Pas tre muajve te pare te shtatzanise, disa gra gra hyjne ne nje faze euforie erotike. Shkaku fizik eshte per t'u kerkuar ne shtimin e fluksit te gjakut ne zonat e poshte barkut, qe i shton stimujt seksuale. Por ka edhe nje arsye tjeter psikologjike. Ne kete periudhe ajo ka me shume nevoje per ledha: prej kohesh periudha e shtatzanise eshte konsideruar ne antiteze me joshjen. Dhe nje grua shtatzene, qe ka nje trup i cili i ndryshon perdite, do te ndjehet akoma e deshiruar nga partneri. Ne tremujorin e fundit, frika e demtimit te femijes, pesha dhe veshtiresite e mundshme te frymemarrjes dalin ne plan te pare. Dhe deshira mund te zvogelohet. Por nuk ka rregulla: cdo grua reagon ndaj shtatzanise ne menyre te ndryshme. 23-Pėrse ai duhet tė besojė se udhėheq lojen? Sepse per arsye kulturore, pushteti seksual ka qene gjithmone pasuri e mashkullit. Ndersa gruaja aktive dhe eksperte ne seks konsiderohej "e rendomte". Keshtu, akoma edhe sot e kesaj dite, nuk eshte e lehte per nje burre t'i shpetoje rolit te vjeter si regjisor i madh i lojes erotike. Madje nje nga shkaqet e impotences mashkullore eshte pikerisht ankthi i formes ne seks.: perballe kerkesave te partneres, tek ai krijohet frika e mos qenies ne lartesine e duhur. Nje problem ky qe nuk eksziston tek ciftet sadomazokiste, tek te cilat ai zgjedh te luaje pasivin. Por ketu nuk eshte fjala per nje raport te barabarte, ne te cilin secili kerkon dhe merr ne te njejten kohe. Sigurisht, ne raportet ndermjet dy sekseve shume gjera kane ndryshuar por, per te luftuar perfunfimisht friken dhe paragjykimet, ndoshta duhet te pritet nje tjeter Mijevjecar. 24-Pėrse ėshtė aq e vėshtirė tė flitet me partnerin pėr dėshirat seksuale tė secilit? Per dy arsye: turp dhe delikatese. Keshtu, me mire se t'i thuhet partnerit: "Nuk ndjej kenaqesi" duhet shkuar tek seksologu. Ndersa per delikatese, mbyllet nje sy per te metat e nje partneri te nxituar, egoist, apo te pastervitur. Frita se mos e fyesh tjetrin del mbi deshiren per te zgjidhur problemin. Por gabimi kryesor eshte te besosh se seksi eshte nje instinkt natyror dhe, per kete shkak, duhet te funksionoje mire vetvetiu, pa reflektuar. Seksualiteti si aspekte te tjera te jetes, duhet kultivuar me kujdes. Kush nuk kujdeset per te ka hequr dore qe ne fillim nga kenaqesia. 25-Pėrse kur gruaja ėshtė shtatzėne ai ėshtė i bllokuar dhe e dėshiron mė pak? Ky nuk eshte nje rregull, por kjo ndodh nese gruaja shtatzene peson nje transformim te thelle, jo aq ne trup sesa ne identitet. Dhe per nje burre nuk eshte e lehte t'i pershtatet idese se nje gruaje qe nga dashnore behet mama. Nje figure qe, ne syte e tij, eshte krejt ndryshe nga ajo erotike. Shpesh ai refuzon te beje dashuri sepse, duke mos e pare se c'ndodh ne barkun e saj te madh, ka frike se mos demtoje femijen. E nganjehere eshte dhe frika parrefyeshme dhe irracionale se femija mund te shohe ndonje gje. Por keto jane tabu qe duhen mposhtur qe ne muajt e pare te shtatzanise. Nje seksualitet normal edhe ne ate periudhe eshte i rendesishem dhe e ndihmon gruan te mos ndjehet e vetmuar. Vazhdon... |
|
#3
|
||||
|
||||
|
26-Pėrse shumė grave nuk u pėlqen seksi oral? Kjo praktike ve ne kontakt direkt me gjenitalet e partnerit. Tek disa gra shkakton nje sens neverie per shkak te eres se spermes. Ne fakt, ne pergjithesi, jane vete grate qe nuk duan te bejne dashuri gjate mestruacioneve. Por pas refuzimit te nje raporti oral, mund te jete edhe frika e poshterimit ne syte e partnerit. Ne nje fare tradite popullore, kjo lloj praktike konsiderohet degraduese. Madje pikerisht burrat kane shpikur nje numer termash qe i cilesojne ne menyre fyese dhe vulgare vajzat qe praktikojne pa probleme seksin oral. Sidoqofte, nuk ka kuptim dhe nuk eshte e drejte te detyrosh partnerin te beje gjeste qe nuk i pelqejne. 27-Pėrse edhe kur ekziston njė raport dashurie i pėrhershėm, nganjėherė dikush jepet pas masturbimit? Ne moshe te re e bejne te gjithe: 80 perqind e adoleshenteve (meshkuj dhe femra) masturbohen cdo dite. Ndersa ne moshe te rritur behet nga mos arritja e kenaqesise. Madje statistikat thone se 33,6 perqind e grave e arrijne orgazmen duke u masturbuar. Ne disa raste, masturbimi disa here ne dite eshte nje menyre per te njohur trupin, per te shkarkuar tensionet apo per t'u ngushelluar nga mungesa e partnerit. Kruesorja eshte qe kjo te mos zevendesoje raportin cift. 28-Pėrse, nė shumė raste, nė krevat ajo ėshtė mė pak aktive se ai? Nuk ka vetem nje pergjigje per kete. Sot, ndryshe nga dikur, grate kane nje jete me aktive. Nevoja (e perse jo edhe deshira) per te angazhuar nje pjese te mire te energjive te tyre ne shume aktivitete, mund t'i shtyje, me momentet e intimitetit me partnerin, te deshirojne nje rol tjeter: ate qe tradicionalisht eshte cilesuar grua "pasive". Por ka situata ne te cilat, ajo vete e le veten te udhehiqet sepse ka frike se mos e ofendoje, sepse nuk arrin te kaperceje bllokimin e vet dhe nuk di t'i shfaqe deshirat. Ose eshte ai vete qe ta beje te ndjehet se preferon keshtu. 29-Pėrse thuhet se gratė e bukura pėlqejnė tė shemtuarit? Duket se grate jane te terhequra para se gjithash nga sensi i sigurise qe transmeton nje burre. Bukuria nuk eshte pa rendesi, por nuk eshte kriteri i pare i zgjedhjes. Mendoni, per shembull, ate qe ka konstatuar psikologu vienez Karl Grammeer: grate, ne ditet pjellore, terhiqen nga burrat me fytyre simetrike, qe eshte tipike per ata qe kane nje sistem te mire imunitar. Keta, duke pasur me pak mundesi per t'u semurur, u pergjigjen me mire pyetjes se pavetedijshme te grave : "Mund te jete nje baba i mire?" 30-Pėrse nė 90 pėrqind tė rasteve, ēifti i mbetet besnik tė njejtave pozicione? Per komoditet ose nga nevoja per te qene te sigurte. Statistikat thone se 75 perqind e cifteve bejne dashuri ne pozicionin e ashtuquajtur te misionarit, ku eshte burri qe rri siper. Nese ky normalitet eshte i kenaqshem, nuk ka arsye per ta ndryshuar. Shume shpesh mendohet se ekzistojne rregulla per te qene mire ne krevat, por rregulli i vetem eshte te ndjehesh i lire per te gjetur rrugen me te pershtatshme, pa u krahesuar shume me te tjeret. Por eshte edhe e vertete se ciftet me me shume fantazi, ato qe arrijne te futin gjithmone ndodnje te re ne menyren e tyre te te berit dashuri, jane me te qendrueshmet. Dhe fantazia behet shume me e rendesishme nese raporti zgjat me vite. Kjo edhe per faktin se ajo qe pelqehet ne moshen 20 vjec, nuk mund te kenaqe me ne moshen 50 vjec. 31-Pėrse pėr tė tėrhequr vėmendjen e partnerit duhet ta tėrheqėsh nga xhaketa? Perderisa behet fjale per te joshur, perdoret gjithcka, shikime intriguese dhe simpati. Por pas muajit te mjaltit, kete gjeste zhduken. Tjetri behet nje prani e zakonshme. Sa keq, se mungesa e joshjes, sipas eksperteve, shkakton probleme edhe ne krevat. Pas moshes 35 vjec ciftet e qendrueshme bejne dashuri vetem kater here ne muaj. Ekspertet nuk kane dyshime: cdo cift duhet te gjeje menyren per te joshur njeri tjetrin. 32-Pėrse edhe nė njė ēift shumė tė lidhur, me kalimin e viteve bie deshira? Fillohet me 200 raporte seksuale ne vit. Pas pese vjetesh, behen 50 dhe, pas dhjete vjetesh, vetem 20. Sipas eksperteve eshte nje ndryshim normal. E ne fakt, me kalimin e kohes, zakoni dhe dashuria, terheqja fizike, qe eshte e perbere edhe nga misteri, e humb forcen e vet. Ka cifte qe i bashkon nje lidhje e jashtezakonshme erotike. Per te tjerat, truku eshte te arrijne te sjellin pak loje (erotike) ne perditshmerine. 33-Pėrse disa ēifteve u pelqen "ta bėjnė ēuditshem"? Seksi i "cuditshem" mund te duket dicka e pazakonte, por eshte pjese e normalitetit te disa cifteve. Ka burra dhe gra qe arrijne te bejne dashuri vetem cdo here qe e bejne ndodhen ne nje vend te ndryshem, ose kur kane nje stimul te ri. Ndryshe nga te tjeret, te cileve u duket eksituese vetem nje situate kur ndjehen te sigurte e qe e bejne ne te njejtin vend e madje edhe ne te njejten ore. Kush sjell ne krevat fantazine eshte i terhequr nga idea e trasgresionit, e shoqeron kontaktin seksual me nje rritje te vecante ku mund te shemben shume barrikada. Por ama nuk jane shume ciftet qe hedhin pak piper ne intimitetin e tyre: 40 perqind lexojne se bashku revista pornografike, 10 perqind frekuentojne lokale me shkembime partneri dhe vetem 9,3 perqind e cifteve pranon te perdore sadomazokizmin. Per ata qe duan pozicionet apo situatat me ekstravagante, trasgresioni luan rolin e nje afrodiziaku te fuqishem, sidomos kur shkon kunder konvencioneve me te konsoliduara sociale. 34-Pėrse nė njė farė moshe shumė njerėz mendojnė se nuk e bėjne dot mė? Njerezit qe jane perqendruar shume tek imazhi, e jetojne me me shqetesim plakjen, qe padyshim sjell ndryshime hormonale. Per burrin, kur e ve re se ka nevoje per stimulime me te zgjatura per te arritur hereksionin apo pakesimi i lubrifikimit per gruan mund te sjelle shqetesime. Pastaj edhe muskujt jane me pak elastike duke bere qe disa pozicione te mos jene me te praktikueshme. Por nese e gjitha kjo eshte nje ligj i natyres, sidoqe te jete ekziston mundesia per te gjetur nje seksualitet te ri. Ose me mire nje stil te ri. Pas arritjes se nje fare moshe, seksi nuk eshte me i lidhur vetem me gjenitalet, por behet nje kenaqesi me e gjere, me e embel dhe qe kerkon kohe me te gjate. Cifti qe arrin te plaket mire, pa e refuzuar kete moshe te jetes dhe gjithcka qe ajo sjell, zakonisht nuk ka frike ta praktikoje seksualitetin e vet. 35-Pėrse grave u pelqen vetėm nėse zgjat shumė? Pas dy vjet raportesh seksuale, kohezgjatja mesatare e nje raporti te tille eshte me pak se dhjete minuta. Dhe natyrisht qe konfidenca con ne shkurtimin e kohes, por nese atij i mjaftojne dy minuta per te arritur orgazmen, per grate duhen te pakten 11 minuta. Qe ketej e ka burimin edhe pakenaqesia e vazhdueshme e grave ndaj dashurise se "shpejte". Zgjidhja nuk eshte gjetja e nje partneri "rezistent", sic eshte kengetari Sting, tashme i famshem per performancat e tij seskuale qe zgjasin pese ore, por eshte te kesh nje partner te kujdesshem per kenaqesine e tjetrit. Nuk eshte vetem kohezgjatja ajo qe e ben cilesor nje raport. 36-Pėrse burrave u duket eksituese pornografia? Shtatedhjete perqind e burrave "perdorin" pornografine per t'u eksituar, kundrejt 50 perqind te grave (qe gjithsesi e bejne thuajse gjithmone ne cift). Jo vetem kaq. Tridhjete perqind e burrave frekuentojne sexy shop, lokale me shfaqje hard, kundrejt 12 perqind te grave. Sipas eksperteve, arsyeja kryesore eshte se tek mashkulli eksitimi kalon ne nje mjese te mire te tij permes shikimit. Imazhet kane nje efekt stimulues te shpejte. Gje qe, zakonisht grave, u ndodh me pak, sepse ato, me shume se te shohin preferojne te fantazojne. 37-Pėrse gratė kanė dėshirė mė rralle se burrat pėr tė bėrė dashuri? Sepse gruaja, me shume se burri shperqendrohet nga seksi. Disa e kane nga arsye kulturore apo fetare, disa te tjera, pjesa me e madhe, sepse jane thjesht selektive. E keshtu preferojne qe seksi te jete nje eksperience e plote, sentimentale dhe fizike. Prandaj jo gjithmone ndjehen te gatshme e madje e humbin edhe interesin per shkak te ndonje grindjeje apo nga lodhja. Ndersa deshira mashkullore eshte me fizike dhe me pak emotive. 38-Pėrse, mė pas, ai kėrkon gjithmonė t'ua tregojė miqve? Ky qendrim, qe mund te jete pak a shume i theksuar ne varesi te karakterit te njeriut, duket se vjen nga sjellja e kafsheve: neper kope mashkulli me i forte respektohet dhe ciftohet me shume femra, qe siguron edhe riprodhimin e species. Edhe njeriu, kur fiton nje grua e jeton si nje shenje te pushtetit te tij. Edhe kur ishte femije, i konsideronte me te njejten fryme ereksionet e para: i shikonte dhe gezohej sepse ndjehej se po behej i forte. Problemi eshte se disa burra fshehin pas kesaj menyre te beri seks, pasiguri, brishtesi dhe ndjenje inferioriteti. |
|
#4
|
||||
|
||||
Replikė: Pyetje dhe pergjigje rreth Seksit...
Shumica e pasakte e ketyre perseve...
|
|
#5
|
||||
|
||||
Replikė: Pyetje dhe pergjigje rreth Seksit...
po shyqyr qe pakan nje pergjigje o flavia, nuk e dija qe kishte pergjigje per keto lloj pyetjesh.
Me perlqen bravo atij qe i ka shku mendja |
|
#7
|
||||
|
||||
Replikė: Pyetje dhe pergjigje rreth Seksit...
me sa pash shumica e pytjeve ishin nga pikpamja e burrit... dhe pytjet ishin si te depresueshme
__________________
Po tė mori malli, mė trego Sytė mos i fshi, e mė shiko |
|
#10
|
||||
|
||||
Replikė: Pyetje dhe pergjigje rreth Seksit...
ej vetem nje pyetje kisha une qe nuk e kam gjet kurre pergjigjen:
kur bejne sex 2 veta kush e ka brenda , burri apo gruaja?????????? |
![]() |
| Bookmarks |
| Opsionet e temes | |
|
|
Tema te ngjashme
|
||||
| Tema | Nismėtari i temės | Forumi | Pėrgjigje | Postimi i Fundit |
| LOJE! Pyetje....... Pergjigje...... | Romina | Argetim | 15 | 21-12-08 04:33 PM |
| Punonjes te uzines: Brenda ka patur rreth 150 persona | JetMir | Lajme Flash | 0 | 15-03-08 08:50 PM |
| Rilindja Kombėtare | King_Arthur | Historia e Shqiperisė | 249 | 27-02-08 12:18 PM |
| Informacione rreth qytetit Durrėsi | Bruno | Historia e Shqiperisė | 2 | 02-02-08 11:40 PM |
| Informacione rreth qytetit Fieri | Bruno | Historia e Shqiperisė | 0 | 02-02-08 01:07 PM |