![]() |
| |
|
|
|
#1
|
||||
|
||||
Cilin liber duhet te lexoj?
Me sygjeroni nje liber per te lexuar. Liber qe e keni lexuar dhe qe ju ka bere pershtypje, ska rendesi se cfare eshte, poezi, roman apo peralle shqiptar a kinez (ky i fundit vetem po te jete me perkthim
)
__________________
Respect my uh-thawr-i-tah! |
|
#2
|
||||
|
||||
|
Do te keshilloja "Gjuetari i Balonave" i shkrimtarit afganistanez Khaled Hooseini, roman me te vertet trondites te cilin per fat te keq skam pasur akoma mundesi ta mbaroj, dhe gjithashtu "Jeta ne nje kuti shkrepesesh" te matematikanit dhe shkrimtarit te talentuar Fatos Kongoli.
dicka me teper mbi librin e permendur me lart : Diku, ne nje apartament luksoz, ne nje prej pallateve te larta me te reja te kryeqytetit ndodh nje krim. Vrasesi eshte nje gazetar, pronar i apartamentit, i cili, pas nje bashkejetese prej dy vjetesh, sapo eshte ndare me mikeshen e tij, gjithashtu gazetare, drejtuese e nje emisioni te perjavshem televiziv me VIP-a. Romani zhvillohet ne dy kohe. Koha reale jane dy jave te muajit korrik te vitit 2004, kur gazetari, ne nje gjendje psikike te renduar, kryen aksidentalisht krimin. Koha tjeter perfshin jeten e ketij personazhi te diteve tona, lindur tridhjete e dy vjet te shkuara, ne nje apartament modest, ne nje pallat modest, ne nje lagje modeste te kryeqytetit. Nje jete e ndrydhur dhe e mbyllur ne permasat e nje kutie shkrepesesh. Autori kerkon rrenjet e skizofrenise kolektive, qe ka shoqeruar dhe vazhdon te shoqeroje ecjen e shoqerise se sotme shqiptare, vec te tjerash, edhe ne permasat e ndrydhura te hapesirave te saj te jeteses. Faqe pas faqeje, Kongoli zbulon universin e se perditshmes se njerezve te zakonshem, por njeherazi edhe hendekun e lemerishem te pabarazise sociale dhe te moskomunikimit qe eshte krijuar tashme brenda kesaj shoqerie, ndaj se ciles, personazhi kryesor, gazetari qe ka kryer krimin, ndihet i huaj. Merr persiper te perballet me poshtersine dhe ligesine njerezore derisa i pafuqishem ne kete mision, dorezohet. Me kot perpiqet te gjeje strehe te kujtimet e femijerise, te dashurive te tij. (marre nga : http://www.ilirida.net/kulture/kongo...krepseje-3.php )
__________________
JE FAIS L'AMOUR ET LA REVOLUTION |
|
#3
|
||||
|
||||
|
Ku mund ta gjej "Gjuetari i Balonave"? Me siguri do kete titull tjeter ne anglisht, apo eshte i perkthyer shqip?
__________________
Respect my uh-thawr-i-tah! |
|
#4
|
||||
|
||||
|
ne anglisht eshte "The Kite Runner", eshte vertet roman i bukur..
__________________
JE FAIS L'AMOUR ET LA REVOLUTION |
|
#5
|
||||
|
||||
|
Immortality- Milan Kundera
__________________
.... |
|
#6
|
||||
|
||||
|
Message from Nam-Danielle Steel
3 Shoket-Remark Nje tjeter-Brunilda Zllami Jane te tre shume te bukur gjithashtu::12 Tregime pelegrine-Gabriel Garcia Markez Novelat e Stefan Cvajkut. e shume e shume te tjere...i adhuroj librat.....
__________________
Jeta eshte si deti,fundi nuk i shihet,dhe era nuk shkon gjithmone nga duan anijet. |
|
#7
|
||||
|
||||
|
Organza edhe mua me pelqen Kongoli, e adhuroj! shkruan vertet bukur! Libri i fundit i tij qe kam lexuar ishte "Ne te tre", me pelqeu por megjithate me i mire per mua mbetet padyshim "Lekura e qenit". Aty refkletohet tamam natyra e mashkullit dhe ne disa pjese eshte per te ardhur keq.
Nuk e di pse por personazhi kryesor tek "Jete ne nje kuti shkrepesesh" me rikujtoi Raskolnikovin e Krim dhe Ndeshkim te Dostoievskit, sidomos ajo vuajtja e tij e mbrendshme dhe pavendosmeria per te denoncuar krimin e tij. PS: Do kisha shume deshire te merrja nje liber te dedikasur ose thjesht nje autograf nga Fatos Kongoli, ne rast se ndonjeri prej jush mund te me ndihmoi do ishte vertet super
__________________
. |
|
#8
|
||||
|
||||
|
Nqs do poezi, Fausti i Goethe ose Komedia Hyjnore e Dante, ose edhe Jeruzalemi i Cliruar i Torquato Tasso. Une tani nuk po lexoj letersi te mirefillte per vete, po lexoj ca libra historike per mesjeten dhe kryqezatat. Ah dhe nje shkrimtar qe eshte me i miri ne llojin e vet, Arthur Conan Doyle, autori i aventurave te Sherlock Holmes. I kam lexuar gjithe librat (nja 10 cope) pastaj meqe skisha cte beja i rilexova :P
__________________
si vis pacem para bellum |
|
#9
|
||||
|
||||
|
romanin e lartpermendur nga ORGANZA`Gjuetari i balonave`ia vlen me vertete ta lexosh,eshte i shkruar bukur dhe i thjeshte per tu lexuar.emocionet leviten nga urrejtja...ne keqardhje,kurioziteti se cdo ndodh ne fund te shtyn ta lexosh me nje fryme...(e lexova per 3 dite)
|
|
#10
|
||||
|
||||
|
e ke lexuar librin tjeter te te njejtit autor? A thousand splendid suns... skrahasohet me Kite Runner
__________________
Po tė mori malli, mė trego Sytė mos i fshi, e mė shiko |
|
#11
|
||||
|
||||
|
Une ju propozoj nje liber shume te mire qe eshte dhe nje liber keshilldhenes:
Dr. Xhozef Marfi:"Forca e Nderdijes" - liber qe ne momentet e krizes (patjeter se gjithkush ka momente krize) me ka sherbyer sikur nje fanar ne fund te tunelit.
__________________
Bota eshte shume me e vogel se dashuria ime per TY! |
|
#12
|
||||
|
||||
|
Librat e Cohelio!! Te them se pjesa me e madhe e tyre jane mbi egzistencen dhe ne shume libra te tij,Paol Cohelio gati ne te gjihe ka te bejne me fene duke qene se ai vete beson shume ne Zot por, jo ne kishe!! Per te filluar te keshilloj Alkimistin, ndoshta eshte dhe me i famshmi!!
__________________
Koha nuk pret njeri.Mblidh cdo moment qe te mbetet,sepse ka nje vlere te madhe. Ndaji me nje person te vecante,dhe do behet akoma me e rendesishme.
|
|
#13
|
||||
|
||||
|
Alkimisti eshte liber koti, se kuptoj cfare mund ti pelqesh ketij romani ku personazhi kryesor eshte nje bari qe rri e ruan dhente nga mengjesi deri ne darke dhe shef endrra me sy hap! Asnjeri nga librat e Coehlos sme ka lene ndonje mbrese te vecante, te gjithe flasin per histori ordinere dhe njerez banale.
__________________
. |
![]() |
| Bookmarks |
| Opsionet e temes | |
|
|
Tema te ngjashme
|
||||
| Tema | Nismėtari i temės | Forumi | Pėrgjigje | Postimi i Fundit |
| Sikur te mund te jetonit jeten e nje personazhi ne nje liber... | aoorela | Letersia | 1 | 26-06-08 01:36 AM |
| Martesa duhet te jete e kufizuar? | admin | Romancė dhe Dashuri | 14 | 03-05-08 03:41 PM |
| WP:Greqia nuk duhet te pengoje ftesen e NATO-s per Maqedonine | Embelsira | Gazetat | 1 | 10-03-08 06:24 PM |
| Lajmi i dites 21/02/2008 Agolli: Gabimet e politikės sonė | King_Arthur | Gazetat | 3 | 21-02-08 06:03 AM |
| 10 Gjėra qė Duhet ti Dini pėr Modėn | Bruno | Moda, Bukuria, Estetika | 0 | 02-02-08 09:43 PM |