![]() |
| |
|
|
|
#1
|
||||
|
||||
Arkitekt te njohur dhe kryeveprat e tyre
Frank Lloyd Wright
I lindur ne Richland Center, Wisconsin, USA. Ai filloi edukimin e tij ne 1885 ne Universitetin e Wisconsit per Inxhinieri, ku ishte dhe anetar i fraternitetin Phi Delta Theta. Ai mori klasa part-time per 2 vjet ndersa po punonte nen survejimin e Allan Conover (nje ndertuesi dhe profesor te Inxhinierise Civile). Wright e la shkollen pa marr dipllome (edhe pse me vone atij ju dha diplloma e Doktorates se Nderit me 1955) dhe levizi ne Chicago, Illinois ku u bashkua me firmen e arkitekteve te Joseph Lyman Sillsbee. Me vone ai u largua nga Silsbee per tu bashkuar me Adler dhe Sullivan. Dhe brenda vitit atij ju ngarkuan te gjitha projektet rezidencjale te firmes. Ne 1893, Wright e la kete firm per te hapur te veten ne Oak Park, Illinois. Kishte Kompletuar rreth 50 projektesh deri ne 1901, duke perfshir dhe shume shtepia ne qytetin e tij. Ne mes viteve 1900 dhe 1910, stili i tij per dizenjot rezidencjale ishte "Prarie" (shtepia te gjata, me catia te pjerrta e te ulta, oxhake, tarraca, me materiale te paperfunduara) te quajtura keshtu sepse komplimentojn territorin e Chicagos. Ai besonte se humaniteti ishte kyc me dizanjon. Shtepiat te konsideruara si kryeveprat e tij per stilin "Prarie" jane Frederick Robbie dhe Avery and Queene Cooley te dyja ne Chicago. Ai dizenjoi shtepine e tij dhe studjon te quajtur Taliesin (nga nje poet Welsh te shekullit 6; qe do te thote "vetulla e shkelqyeshme") qe filloi ne Spring Green, Wisconsin dhe u rimodelua shume here. Kompleksi ishte i vecante, 1 katshe, struktura ne forme U-je me shikim te nje liqeni te vogel nga njera ane dhe studio e tij nga ana tjeter. Taliesin u shkaterrua 2-here nga zjarri (njera nga te cilat ishte bere qellimisht per te vrar arkitektin e njohur); ndertesa e tanishme aty eshte quajtur Taliesin lll. Heren e pare u shkaterrua sepse nje nga punonjsit domestik te Wright' i vuri zjarr shtepise nderkohe kur kishte njerez brenda. Ndersa njerzit perpoqeshin te iknin nga zjarri, personi vrases ndenji tek e vetmja dalje dhe vrau 7 veta me sopate. Wright vizitoi Japonine fillimisht ne 1905, dhe Europen ne (1909-1910) duke hapur nje zyre ne Tokio ne 1916. Ne 1938, Wright dizenjoi shtepine e tij te pushimit dimrore ne Arizona, te quajtur Taliesin i Perendimit. Shtepia e pushimit si dhe te gjitha ndertesat e Wright kane nje perzierje organike me natyren. Ne Tokio, Wright dizenjoi Hotelin Imperial te tij te njohur, qe u mbarua ne 1922 mbasi kishte filluar ndertimin ne 1916. Ne Shtator 1923, nje nga termetet me te fuqishem te koheve ra ne Tokio dhe zonat perreth. Termeti Kanto e niveloi komplet Tokio-n, dhe efektet e ketij termeti shkaktuan nje tsunami te jashtzakonshem e tornado qe shkaktuan zjarre ne qytet. Nje legjend u rrit mbas kesaj qe Hoteli Imperial i Wright ishte e vetmja ndertese qe mbajti por e verteta ishte larg kesaj. Trashegimia Wright eshte i dalluar per nje serial origjinal principesh zhvillimesh suburbane te bashkuara nen termin Qyteti Broadacre. Ai e propozoi idene e tij ne librin "Qyteti qe zhduket" ne 1932 dhe beri te nohur nje model (12 x12 feet) te ketij komuniteti te te ardhmes, duke treguar rruget e ndryshme ne vitet pasuese. Ai vazhdoi te zhvilloi kete ide deri ne vdekje. Ishte gjithashtu ne vitet 1930 kur Wright projektoi shume nga shtepite e tij Usonian-e - esencjalisht rezidenca per njerez te shtresave te mesme qe ishin te bazuara ne gjeometri te thjeshte dhe te bera elegantisht e praktike. Ai do ti vazhdonte keto me pas ne Shtepine e Takimeve Unitare te Pare te ndertuar ne Madison, Wisconsin ndermjet viteve 1947-50. Nje nga rezidencat e tij me te njohura eshte Fallingwater e ndertuar ne vitet 1935-9; per Z. dhe Znj. Kaufmann ne Millrun, Pennsylvania. Eshte ndertuar ne baze te dizanjos se Wright ku njerzit vendosen afer me natyren dhe me nje perrua qe kalon poshte nje pjese te nderteses. Ndertimi eshte nje seri ballkonesh e tarracash duke perdorur gur gelqeror per te gjitha pjeset vertikale dhe beton per pjeset horizontale. SHtepia kushtoi $155,000 duke perfshire taksen e Arkitektit prej $8,000. Inxhinjeret e Kaufmann-it debatuan se shtepia s'ishte projektuar mire. Ato u anulluan nga Wright, qe sekretisht shtoi disa copa hekuri elementeve te betonit. Ka nje diference opioni nese shtepia e Wright do kishte vazhduar te duronte kohen. Ne 1984 Robert Silman dhe Associate, i ben nje rievaluim nderteses dhe zhvilluan nje plan per restaurimin e saj. Ne fund te 1990, suport hekurash u shtuan tek ballkoni me i ulet derisa te behej nje analise strukture e mire. Wright praktikonte ate te quajtur Arkitekture Organike. Nje Arkitekture qe zhvillohet jasht kontekstit natyror dhe me teper per te per lidhjen midis natyres (vendit) dhe nderteses. Ne kete ai ishte teper frymezuar nga ndertuesi i mobiljeve dhe Arkitekti Gustav Stickley. Wright ndertoi 362 shtepia nga te cilat 300 kane mundur te mbijetojne (2005). Tre jane shkaterruar nga natyra: shtepia ne breg e W.L. Fuller in MS, u shkatarrua nga uragani Camille ne gusht 1969, residenca e Louis Sullivan e Ocean Springs, Mississippi u shkatarrua nga uragani Katrina ne 2005 bashke me residencen e James Charney. Shtepia e Ennis ne California u shkatarrua nga nje termet ne 2005 dhe levizjet e tokes. Shume nga shtepiat jane ruajtur si muzeume dhe miliona dollar shpenzohen per mirmbajtjen e tyre; te tjerat jane veshtire per tu shitur sepse dizanjo e tyre eshte e vjeter. Dallohen ne pergjithsi ngaqe jane te vogla dhe kane nje dizanjo te vecante. Quotes/ Nga Wright "Nje doktor mund ti mbuloj gabimet e tij, nje arkitekt mund te keshilloj klientin e tij te mbjelli hardhia" (Origjinali: “A doctor can bury mistakes, an architect can only advise their client to plant vines.”) "Me jep pasurite e jetes dhe une do beja shume mire pa te nevojshmet" (Origjinali: “Give me the luxuries of life and I will gladly do without the necessities.”) "Forma ndjek funksjonin- kjo ka qene e keqkuptuar. Forma dhe funksjoni duhet te jene nje, te bashkuar ne nje lidhje shpirtrore" (Origjinali: “Form follows function – that has been misunderstood. Form and function should be one, joined in a spiritual union.”)
|
|
#4
|
||||
|
||||
Albert Kahn
Albert Kahn
Albert Kahn ishte ne pergjithsi arkitekti Amerikan me i industrializuar ne ditet e tij. Kahn erdhi ne Detroit ne 1880 ne moshen 11 vjec nga Gjermania. Si adoleshent ai filloi pune ne firmen e arkitektures se Mason dhe Rice. Kahn fitoi nje burse per studime jashtshtetit ne Europe, ku u takua me nje tjeter student te ri arkitekt, Henry Bacon, i cili me vone dizenjoi Lincoln Memorial ne DC. Albert Kahn & Associates (firma) u hap ne 1895. Ai krijoi nje stil te re ndertimi ku cimentoja e forcuar (reinforced concrete) u vendos ne vend te drurit neper muret e ndermarrjeve, catite. Kjo solli nje ruajtje nga zjarri me te mire si dhe dha mundesine per hapesire me te madhe ne godine. Packard Car Company (Kompania Makinave Packard) u ndertua ne 1907 dhe ishte e para e ketij tipi. Suksesi i Packard shtoi nje interes te madh ne Henry Ford per dizenjot e Kahn-it. Kahn dizenjoi Ford Motor Company ne Highland Park, i cili filloi ne 1909. Ne 1938, firma e Kahn kishte 20% te gjithe arkitekteve te industrialismit ne USA. Ai ishte i pergjegjshem per shume ndertesa ne Walkerville, Ontario te ndertuara nen drejtimin e familjes Walker. Interesi i tij ne shtepiat historike shikohet ne shtepiat e Fshatit Indjan ne Detroit, shtepia e Crenbrook, Edsel Ford Inn (hotel) dhe Dearborn Inn (hotel), i pari aeroport-hotel ne bote. Ai dizenjoi dhe ndertesen 28-kateshe e Art Deco Fisher ne Detroit, e konsideruar si nje nga elementet me te bukur ne qytetin e Detroit. Ne 1989, kjo ndertese u dekoruar nga Liga e Arkitektures ne NY si struktura komercjale me e bukur e vitit. Kahn ka dizenjuar dhe nje numer te madh fushash ushtarake dhe baza navale per shtetin e USA ne periudhat e Luftes se 1 dhe te 2 Boterore.
|
|
#6
|
||||
|
||||
Mies van der Rohe
Eshte lindur ne aachen, gjermani ne vitin 1886. Mbasi ishte trajnuar me te jatin, nje tullaxhi zanatxhi ne moshen 19 vjecare levizi ne Berlin ku punoj per Bruno Paul nje arkitekt i stilit art nouveau dhe nje dizenjator mobiljesh. Ne moshen 20 vjec ai mori studimet e tij private qe te planifikonte nje shtepi per filozofin (Alois Riehl). Ne 1908 ai filloi te punonte per arkitekt Peter Behrens. Ai studjoj arkitekturen nga Karl Friedrich Schinkel dhe Frank LLoyd Wright. Ai hapi firmen e tij private ne 1912 ne Berlin dhe u martua ne 1913.
Mbas Luftes se l Boterore, ai filloi te studjonte gradacielat dhe dizenjoi 2 kulla te larta te perbera nga hekura ku kishte xham ne mes. Ne vitin 1921, kur martesa e tij mbaroi, ai e ndrroi emrin duke shtuar dhe 'van der' dhe emrin e vajzerise te se jemes 'rohe'. Luduig Mies u be Luduig Mies Van Der Rohe. Ne vitet '20 ai ishte shume aktiv ne klubet e perparuara te arkitektures ne Berlin qe perqafonin artin modern dhe arkitekturen me artiste si hans richter, el lissitzky, and tho van doesburg, midis te tjeresh. Kontribute te medhaja beri ne filozofine e arkitektures ne vitet '20 dhe '30 ku i caktuar si direktori i artit beri nje model shtepiash kolonie ne Shtutgard. Ne 1927 ai ndertoi nje nga ndertesat e tij me te famshme si 'Pavilionin Gjerman ne Ekspositen Internacionale ne Barcelone'. Ky korridor i vogel i njohur si Pavilioni i Barcelones kishte nje cati te horizontale te mbajtur nga kollonat. Muret, te perbera nga mermeri dhe xhami mund te levizeshin sepse nuk mbanin strukturen. Kjo lloj koncepti i nje hapsire te lengshme me nje rrjedhje shume te thjesht dhe te natyrshme nga brenda ne jasht u perdor gjithashtu per shume vite me tej. Mies filloj duke punuar me lilly riech, e cila mbeti partnerja e tij jo vetem ne pune per me shume se 10 vjet. Ne 1930, Mies takoi arkitektin nju jorkez Phillip Johnson dhe futi shume projekte ne Galerine MoMA ne 1932. Fale ksaj Mies u be i njohur dhe ne Amerike. Ne 1944, ai u be qytetar amerikan dhe u stabilizua mire profesjonalisht. Ne kete periudhe ai planifikoi nje nga ndertesat e tij me te njohura, nje shtepi te vogel pushimesh jasht chicagos, 'shtepia farnshoth' e cila eshte nje nga shtepite me minimaliste te njohura. Ne '50, ai vazhdoi te aplikoj konceptin e gjeresise se hapesires ne shkalle me te medhaja. Ne '53, ai ndertoi 'Convection Hall' me nje strukture sistemi inovative qe hapej ne distanca te medha. 'Dy kullat' ne Chicago u ndertuan ne 1951 bashke me gradaciela te tjera ne Nju Jork, Detroit, Toronto, Cikago. 'Ndertesa Seagram' u ndertua dhe kulminoi ne 1954. Per karieren e tij ai mori '59 'urdherin e merites' ne gjermani dhe ne '63 'medaljen presidencjale te lirise' ne usa.
|
![]() |
| Bookmarks |
| Opsionet e temes | |
|
|
Tema te ngjashme
|
||||
| Tema | Nismėtari i temės | Forumi | Pėrgjigje | Postimi i Fundit |
| "..Fjalet e Perendise-(All-llahut).." | Dielli_ | Besimi dhe Fete | 35 | 22-05-08 03:33 PM |
| Bajamet dhe vlerat e tyre. | admin | Shėndeti | 3 | 11-05-08 03:08 PM |
| Rilindja Kombėtare | King_Arthur | Historia e Shqiperisė | 249 | 27-02-08 12:18 PM |
| Iliret | King_Arthur | Historia e Shqiperisė | 22 | 15-02-08 08:21 AM |
| Zoti dhe JashtėTokėsorėt | King_Arthur | Besimi dhe Fete | 10 | 21-01-08 08:08 AM |