AlbStation-Stacioni i Shqipėtarėve nė Internet


************ Pershendetje te gjitheve.... Albstation po kerkon nje ose disa persona per tu marre me seksionin e lajmeve dhe njoftimeve. Kush do te angazhohet te dergoje nje Mesazh Privat Admin **************

Kthehu Pas   AlbStation-Stacioni i Shqipėtarėve nė Internet > Sport > Formula 1
Keni harruar Fjalėkalimin? | Antarėsohu!

Pėrgjigje
 
Opsionet e temes
  #1  
I/E vjetėr 28-02-08, 04:21 AM
Avatari King_Arthur
King_Arthur King_Arthur ėshtė offline
Albstation
 
Data e Antarėsimit: Nov 2007
Postime: 100
Reputacioni: 43
King_Arthur Ka Shumė Shokė & ShoqeKing_Arthur Ka Shumė Shokė & ShoqeKing_Arthur Ka Shumė Shokė & ShoqeKing_Arthur Ka Shumė Shokė & ShoqeKing_Arthur Ka Shumė Shokė & ShoqeKing_Arthur Ka Shumė Shokė & ShoqeKing_Arthur Ka Shumė Shokė & ShoqeKing_Arthur Ka Shumė Shokė & ShoqeKing_Arthur Ka Shumė Shokė & ShoqeKing_Arthur Ka Shumė Shokė & Shoqe

“Inxhinier�? Alonso merr nė dorė Renault


Nėse Ljuis Hamilton fshihet dhe Ferrari duket se ka ardhur nga njė planet tjetėr, protagonisti tjetėr i kėtyre testeve nė Montmelo, duket se ėshtė Fernando Alonso. Spanjolli i rikthyer te skuadra Renault ende nuk ka arritur qė tė reduktojė diferencėn qė ka skuadra e tij me ato tė kreut. Gjithsesi vetė Alonso mendon se pėr 2008-n do tė ketė njė makinė kompetitive. Testimet e fundit pėr sezonin e ri qė do tė fillojė, do tė zhvillohen nė Spanjė, ditėn e hėnė. Nė kėto testime do tė shihet njė makinė Reanult R28-tė krejtėsisht e revolucionizuar. Njė gjė e tillė ėshtė deklaruar nga vetė piloti.

Nė tė vėrtetė skuadra franceze ka ecur me hapa gjigandė nė kėto muajt e fundit. Megjithatė, pėr sa i pėrket konfigurimit tė makinės pėr testime, ajo duket tė jetė disa vite dritė larg skuadrave tė kreut, Ferrarit dhe McLarenit. Ndėrkohė, nė konfigurimin pėr garė, duket disi mė pranė tyre nė krahasim me sezonin e kaluar. Kėto pėrmirėsime nuk e kanė kėnaqur plotėsisht pilotin spanjoll, Fernando Alonso, i cili pėrpara pak ditėsh kur ėshtė pyetur, ka deklaruar se objektivi i tij ishte qė tė pėrballej me skuadrėn Williams. Pra, me pak fjalė, ai ka si objektiv vendin e pestė. Janė deklarata, tė cilat, pa dyshim Flavio Briatore, por dhe vetė Alonso, duket se i ka bėrė me detyrim. Gjithsesi tė dy kėta kanė punuar pa rreshtuar gjatė gjithė kėtyre muajve tė fundit, pėr tė pėrmirėsuar sadopak gjendjen e makinės. Piloti nga Oviedo ka mundur tė sjellė njė frymė tė re nė skuadėr, duke qenė se pėrshtatet mjaft mirė me makinėn e skuadrės franceze. Ai ėshtė kthyer nė njė lloj inxhinieri, pasi fjalėt e tij kanė aq peshė, sa mund tė ndikojnė nė zgjedhjet teknike tė shefave tė sektorit.

Edhe Xhankarlo Fizikela, kur garonte pėr kėtė skuadėr, gjithmonė thoshte se kjo makinė ėshtė bėrė posaēėrisht pėr Alonson. Ky ishte njė sinjal i qartė, qė tregonte dhe njė here besimin qė kishin inxhinierėt pėr tė respektuar kėshillat e spanjollit. Edhe nė kėtė aventurė tė dytė tė tij me skuadrėn franceze, Alonso ėshtė duke punuar shumė pėr tė gjetur mundėsinė qė tė shfrytėzojė nė maksimum aftėsitė e tij tė pilotimit.

Duke filluar qė nga dita e hėnė, makina e re R28 do tė ketė amortizatorėt e rinj, tė cilėt do tė jenė me vaj, por mė tė ashpėr, fakt qė e ndihmon Alonson tė futet mė shpejt nė kthesė. Gjithsesi nuk pritet ndonjė mrekulli nga kjo makinė, e cila nė tė vėrtetė ka nevojė pėr ndėrhyrje dhe pėrmirėsime nė tė gjitha repartet. Gjithsesi, tė gjithė presin me padurim pėr tė parė nėse edhe kėtė herė “inxhinier” Alonso, ka bėrė zgjedhjen e duhur apo jo.

Kovalainen, zgjedhja e tretė e McLarenit

Finlandezi Heiki Kovalainen duket se ka qenė zgjedhja e tretė e skuadrės McLaren-Mercedes, pėr tė zėvendėsuar Fernando Alonson nė sezonin 2008-tė. Ky lajm ėshtė publikuar nga e pėrditshmja gjermane “Bild”, e cila ka bėrė tė ditur se dy zgjedhjet e para tė skuadrės sė Ron Denisit, pėr tė zėvendėsuar spanjollin kanė qenė Niko Rosberg dhe Sebastian Vetel. Ndėrkohė, duke pare se tė dy pilotėt e rinj gjermanė nuk kishin ndėrmend tė lėviznin nga skuadrat e tyre, ata kanė vendosur pėr tė parė dikė tjetėr.

Po sipas mediave gjermane, piloti i tyre i preferuar ishte ai i Williamsit, Niko Rosberg. Duke parė se nuk ia dolėn mbanė, ata vendosėn tė marrin pilotin finlandez, Heiki Kovalainen, i cili ishte larguar nga skuadra Renault dhe kishte mbetur pa skuadrės. Pėr kėtė arsye e pėrditshmja “Bild” shkruante: “Finlandezi ishte zgjedhja e tyre e tretė.”
Pėrgjigju me citim
Pėrgjigje

Bookmarks

Opsionet e temes

Rregullat e Postimit
Ju nuk mundeni te hapni tema te reja
Ju mundeni te replikoni
Ju nuk mundeni te postoni bashkengjitje
Ju nuk mundeni ndryshoni postimet

BB code is Lejohet
Smilies Lejohet
Kodi HTML Nuk Lejohet

Shko tek


Ora ėshtė GMT -4. Ora tani ėshtė 07:01 PM.

 


Copyright Albstation 2007-2008