|
Tifozat e Bajernin e Mynihut
Penalltia e goditur dy herė nga Frenk Riberi nė minutėn e fundit tė kohės shtesė kualifikoi Bajernin e Mynihut nė gjysmėfinalet e Kupės sė Gjermanisė, pasi i dha fitoren 10 nė derbin me Mynih 1860. Nė njė ndeshje vėrtet dramatike, ku pati edhe tre kartona tė kuq, skuadra e Otmar Hitcfeldit nuk arriti tė tregonte se ėshtė njė kategori mė lart se Luanėt. 69 000 mijė tė pranishmit nė Allianz Arena e bėnė atmosferėn elektrizuese, ndėrsa Toni Kros humbi rastin mė tė mirė tė Bajernit nė pjesėn e parė. Por rezultati nuk u ndryshua as nė 45 minutat e dyta, ndėrsa vendasit mbetėn edhe me dhjetė vetė pasi Luka Toni mori kartonin e dytė tė verdhė gjashtė minuta para mbarimit tė kohės sė rregullt. Bajerni ushtroi presion edhe nė ēerekorėshin e fundit, por tensioni u rrit mė tepėr kur Beni Shvarc u pėrjashtua duke barazuar numrin e lojtarėve nė tė dy krahėt. Ze Roberto dhe Filip Lahm patėn tė dy dy raste tė mira, para se Pagenburg tė pengonte nė zonė Klosen. Riberi nuk gaboi nga pika e bardhė duke bėrė tė shpėrthenin nga ėzimi tė gjithė tifozėt e Bajernit.
|