|
Gjyqtari Bergonzi, me eskortė, kėrcėnime pas Napoli-Juventus
08/03/2008
Kishte akorduar dy penallti tė dyshimta kundėr bardhezinjve
Jeton i fshehur, si njė mafioz i penduar. I mbrojtur nga policia, ka qėndruar larg shtėpisė pėr dy javė rresht. Kjo i ka ndodhur njė arbitri futbolli, qė "ėshtė mes mė tė mirėve nė Itali", ashtu si e ka pėrkufizuar presidenti i Shoqatės Italiane tė Gjyqtarėve (AIA), Ēezare Gusoni. Ky i fundit nuk ka bėrė publikė emra, por mediat italiane kanė zbuluar se bėhej fjalė pėr gjyqtarin Mauro Bergonzi, protagonist nė takimin e shumėpėrfolur Napoli-Juventus (i datės 27 tetor 2007: 3-1 nė favor tė napoletanėve falė dy penalltive inekzistente), e qė ishte pezulluar pėr njė kohė relativisht tė gjatė nga dizenjatori i gjyqtarėve, Kolina. Sė fundmi, nė kampionatin italian, mė tė kontestuarit kanė qenė dy arbitra ndėrkombėtarė, Paolo Dondarini dhe Stefano Farina. I pari ka gabuar totalisht nė ndeshjen Rexhina-Juventus (2-1), duke ngritur protestat e klubit bardhezi, ndėrsa i dyti ėshtė bėrė protagonist nė takimin Katania-Inter, zikaltrit kanė fituar 0-2 mes kundėrshtimeve tė vendasve.
"Tani mjaft, pėrpara se tė jetė shumė vonė", ka deklaruar kreu i AIA-s, Gusoni. Mė tej, ai ka shpjeguar ngjarjen e pabesueshme: "Ka ndodhur njė episod shumė i rrezikshėm: njė grup njerėzish ka rrethuar njė person, tė cilin e kishin ngatėrruar me njė gjyqtar. Ata tentuan ta merrnin peng dhe ta rrihnin keqazi. Gjithēka vetėm se ai i ngjante njė arbitri (futbolli) porsi njė sozi. Ishte drejtor i filialit tė njė banke dhe vetėm pėr kėtė arsye i shpėtoi dhunimit fizik. Pas kėsaj qė ndodhi, policia kėshilloi gjyqtarin (Bergonzin) qė tė jetonte nėn mbrojtjen e agjentėve dhe tė transferohej nė njė tjetėr qytezė pėr dy javė". Gusoni vazhdon mė tej: "Nuk mund tė jetohet mė nė kėtė mėnyrė: nuk ėshtė vetėm dizenjatori Kolina qė ėshtė kėrcėnuar (dy fishekė dhe prej tre muajsh jeton me eskortė), por edhe drejtuesit e tjerė qė kanė lidhje me gjyqtarėt kanė marrė letra kėrcėnuese, fishekė... Pėr mė tepėr, disa gjyqtarė tė Serisė A janė vėnė nė qendėr tė kėrcėnimeve, sms dhe letra ofenduese. Kemi lajmėruar menjėherė policinė, por a mund tė vazhdohet mė kėshtu?" Pėrgjigjen e jep vetė ai: "Nuk e di nėse mund tė vazhdohet: ne themi tani mjaft. Sė fundmi janė shtuar episodet e dhunės nė fushat e vogla, nė kategorinė e dytė dhe tė tretė. Dhuna ėshtė e lidhur me disa deklarata tė personave qė shpėrndajnė helm. Afro 200 gjyqtarė kanė pėrfunduar nė spital, e nuk po flasim pėr pėshtyma apo pėr shpulla. Krahinat mė tė rrezikshme janė Kampanja, Pulia dhe Kalabria. Gjyqtarėt e Pulias kėrkonin tė mos arbitronin mė. Nuk kemi marrė asnjė vendim, nė fakt, as qė nuk kemi diskutuar rreth kėsaj. Megjithatė e pėrsėris: edhe gjyqtarėt kėrkojnė qė tė kenė tė drejtė tė gabojnė. Ashtu si futbollistėt, apo si disa trajnerė". Gusoni ėshtė i shqetėsuar, sepse gjyqtarėt duan tė mos gjykojnė, ose tė paktėn ti fillojnė me vonesė ndeshjet. Nė Itali ka 26 mijė "xhaketa tė zeza": nė vit drejtojnė 650 mijė ndeshje, kosto mesatare 60 euro nė ndeshje, pėr njė total prej 39 milionė eurosh. "Grupimi" drejtohet nga tre "bilbila": Rozeti, Farina e Ricoli. Janė ata krerėt e revoltės. Nė tė gjithė kėtė situatė, edhe vetė Kolina ka menduar tė largohet nė fund tė sezonit.
|