AlbStation-Stacioni i Shqipėtarėve nė Internet



Kthehu Pas   AlbStation-Stacioni i Shqipėtarėve nė Internet > Sport > Futbolli > Futbolli Shqipėtar
Keni harruar Fjalėkalimin? | Antarėsohu!

Futbolli Shqipėtar Informacione Rreth Futbollit Shqipėtar, (Kampionatit Shqipėtar, Kupa Shqipėtare, Dhe Kombetarja Shqipėtare).

Pėrgjigje
 
Opsionet e temes
  #1  
I/E vjetėr 01-02-08, 06:06 AM
Avatari King_Arthur
King_Arthur King_Arthur ėshtė offline
Albstation
 
Data e Antarėsimit: Nov 2007
Postime: 100
Reputacioni: 42
King_Arthur Ka Shumė Shokė & ShoqeKing_Arthur Ka Shumė Shokė & ShoqeKing_Arthur Ka Shumė Shokė & ShoqeKing_Arthur Ka Shumė Shokė & ShoqeKing_Arthur Ka Shumė Shokė & ShoqeKing_Arthur Ka Shumė Shokė & ShoqeKing_Arthur Ka Shumė Shokė & ShoqeKing_Arthur Ka Shumė Shokė & ShoqeKing_Arthur Ka Shumė Shokė & ShoqeKing_Arthur Ka Shumė Shokė & Shoqe

Kombėtarja Shqiptare


Ketu Do Vihen Lajme Dhe Informacione Tė Ndryshme RReth Kombėtares Shqiptare



Lojtaret e Ekipit Kombetar:

Portjeret: ARIAN BEQAJ, ISLI HIDI, ILION LIKA

Mbrojtesit: BLERIM RRUSTEMI, ELVIN BEQIRI, NEVIL DEDE, LORIK CANA, ARMEND DALLKU, ERION XHAFA, KRISTI VANGJELI, DEBATIK CURRI

Mesfushoret: KLODIAN DURO, ERVIN SKELA, DEVI MUKA, EDVIN MURATI, ALTIN LALA, JAHMIR HYKA, ERVIN BULKU, ALTIN HAXHI

Sulmuesit: ERION BOGDANI, EDMOND KAPLLANI, ALBAN BUSHI, HAMDI SALIHI, BESART BERISHA, BEKIM KASTRATI

Edituar pėr herė tė fundit nga Bruno : 05-02-08 nė orėn 07:10 PM.
Pėrgjigju me citim
  #2  
I/E vjetėr 21-02-08, 06:29 AM
Avatari King_Arthur
King_Arthur King_Arthur ėshtė offline
Albstation
 
Data e Antarėsimit: Nov 2007
Postime: 100
Reputacioni: 42
King_Arthur Ka Shumė Shokė & ShoqeKing_Arthur Ka Shumė Shokė & ShoqeKing_Arthur Ka Shumė Shokė & ShoqeKing_Arthur Ka Shumė Shokė & ShoqeKing_Arthur Ka Shumė Shokė & ShoqeKing_Arthur Ka Shumė Shokė & ShoqeKing_Arthur Ka Shumė Shokė & ShoqeKing_Arthur Ka Shumė Shokė & ShoqeKing_Arthur Ka Shumė Shokė & ShoqeKing_Arthur Ka Shumė Shokė & Shoqe
“Nuk duam tė dėmtojmė Kombėtaren shqiptare”

Kreu i institucionit kosovar tė futbollit ka thėnė se ai dhe stafi i tij do tė tregohen tepėr tė matur nė kėtė pikė, pasi nuk duan qė tė bėhen shkaktarė pėr dobėsimin e pėrfaqėsueses shqiptare, apo nxitės tė njė konflikti tė mundshėm mes FFK-sė dhe FSHF-sė. “Sė pari, falėnderoj presidentin Duka pėr mesazhin e urimit qė mė kishte dėrguar dhe shpresoj qė tė kem njė bashkėpunim sa mė tė frytshėm me tė, u shpreh Vokrri pėr “Panorama”. Po projektojmė njė takim sa mė tė shpejtė me tė dhe shpresojmė qė kjo tė realizohet. Duam qė FSHF tė na mbėshtesė maksimalisht nė objektivat tona pėr anėtarėsimin e FFK-sė nė UEFA e FIFA dhe kemi bindjen se kjo gjė do tė realizohet”.
Kombėtarja shqiptare
Vokrri ka thėnė se do tė respektojė vullnetin e lojtarėve dhe se nuk do tė ndėrhyjė nė vendimet qė do tė marrin futbollistėt nga trojet e Kosovės, tė cilėt aktualisht luajnė me pėrfaqėsuesen shqiptare. “A do tė mė vinte keq nėse ata do tė zgjidhnin pėrfundimisht Shqipėrinė? Sigurisht qė po. Do tė isha hipokrit nėse them tė kundėrtėn, pasi dihet qė ata janė futbollistė tė shkėlqyer dhe ēdokush do tė donte t’i kishte nė skuadrėn e tij tė zemrės. Megjithatė, kjo nuk do tė thotė se FFK apo zyrtarėt e saj do tė ndikojnė nė zgjedhjen qė ata do tė bėjnė. Ne do tė respektojmė vullnetin e tyre dhe kurrsesi nuk do tė ushtrojmė asnjė lloj presioni. Nuk duam qė tė dėmtojmė Shqipėrinė, duke tentuar t’i bindim lojtarėt nga Kosova qė tė largohen. Ne do tė jemi asnjanės dhe do tė lėmė gjithēka nė dorėn e tyre. Pėr kėtė ēėshtje kam ndėrmend tė bisedoj edhe me presidentin e FSHF-sė Duka, i cili deri tani na ka ndihmuar gjithnjė nė arenėn ndėrkombėtare. Nuk duam tė krijojmė konflikte, sepse tani mė shumė se kurrė na duhen marrėdhėnie sa mė tė mira dhe mbėshtetje reciproke”.
Pėrgjigju me citim
  #3  
I/E vjetėr 21-02-08, 06:29 AM
Avatari King_Arthur
King_Arthur King_Arthur ėshtė offline
Albstation
 
Data e Antarėsimit: Nov 2007
Postime: 100
Reputacioni: 42
King_Arthur Ka Shumė Shokė & ShoqeKing_Arthur Ka Shumė Shokė & ShoqeKing_Arthur Ka Shumė Shokė & ShoqeKing_Arthur Ka Shumė Shokė & ShoqeKing_Arthur Ka Shumė Shokė & ShoqeKing_Arthur Ka Shumė Shokė & ShoqeKing_Arthur Ka Shumė Shokė & ShoqeKing_Arthur Ka Shumė Shokė & ShoqeKing_Arthur Ka Shumė Shokė & ShoqeKing_Arthur Ka Shumė Shokė & Shoqe
Ari Han drejt Selanikut, vizitė surprizė Vangjelit

Mbrojtėsi i Kombėtares shqiptare nuk ka qenė nė dijeni tė vizitės sė trajnerit, por ėshtė ndjerė tepėr i kėnaqur nga interesimi i tij duke thėnė se kjo ėshtė njė surprizė e bukur. “Nuk e dija qė trajneri i Kombėtares do tė vinte tė mė takonte, ka rrėfyer Vangjeli pėr ‘Panorama’. Vizita e tij mė ngre moralin nė kėtė periudhė tė vėshtirė qė po kaloj, sepse u bė disa kohė qė nuk luaj rregullisht. Njė gjė e tillė ėshtė minus pėr ēdo futbollist, kur vjen puna pėr nė kombėtare, por fakti qė trajneri Han do vijė tė mė takojė, tregon se ėshtė i interesuar pėr mua dhe njėkohėsisht se mė vlerėson. Sinqerisht, mė bėhet qejfi qė do tė kem njė takim me tė dhe do tė pėrpiqem qė t’ia shpėrblej konsideratėn qė ka me njė punė sa mė tė mirė kur tė grumbullohem me pėrfaqėsuesen”.
Situata te klubi
Kristi Vangjeli debutoi me pėrfaqėsuesen shqiptare gjatė kohės qė kuqezinjtė drejtoheshin nga Bariē. Atėherė ai ishte titullar i padiskutueshėm te Aris dhe gėzonte njė formė shumė tė mirė, gjė qė e tregoi mė pas edhe nė ndeshjet me Kombėtaren. Aktualisht, ai e ka humbur vendin e titullarit nė formacionin e Arisit, kjo pėr shkak se edhe trajneri serb Bajeviē nuk ėshtė pėrpjekur t’ia bėjė tė lehta gjėrat, sepse gjithnjė i ka vėnė nė dispozicion shumė pak hapėsira. “Futbolli ėshtė i paparashikueshėm. Mund tė jesh nė formė tė mirė dhe tė qėndrosh nė stol. Kjo periudhė ka qenė plot dritėhije, por unė shpresoj se gjėrat do tė pėrmirėsohem. Nuk kam se ēfarė tė them nė adresė tė trajnerit Bajeviē, pasi ėshtė ai qė i bėn zgjedhjet dhe unė nuk kam se ēfarė tė bėj”, ka thėnė Vangjeli. Gjatė merkatos sė janarit, 23-vjeēari shqiptar ka pasur oferta nga disa klube tė tjera greke, por ai ka preferuar tė qėndrojė te Aris.
Pėrgjigju me citim
  #4  
I/E vjetėr 21-02-08, 06:30 AM
Avatari King_Arthur
King_Arthur King_Arthur ėshtė offline
Albstation
 
Data e Antarėsimit: Nov 2007
Postime: 100
Reputacioni: 42
King_Arthur Ka Shumė Shokė & ShoqeKing_Arthur Ka Shumė Shokė & ShoqeKing_Arthur Ka Shumė Shokė & ShoqeKing_Arthur Ka Shumė Shokė & ShoqeKing_Arthur Ka Shumė Shokė & ShoqeKing_Arthur Ka Shumė Shokė & ShoqeKing_Arthur Ka Shumė Shokė & ShoqeKing_Arthur Ka Shumė Shokė & ShoqeKing_Arthur Ka Shumė Shokė & ShoqeKing_Arthur Ka Shumė Shokė & Shoqe
Curri: Me Shqipėrinė deri nė Botėrorin e 2010

“Kombėtarja shqiptare po pėrgatitet pėr eliminatoret e Botėrorit ‘Afrika 2010’. Sigurisht, qė ne do tė jemi pjesė e Kombėtares shqiptare edhe pėr kėtė edicion, ndėrsa se ēfarė do tė bėhet mė pas, do tė bisedojmė tė gjithė sė bashku dhe do tė marrim vendimin e duhur. Pėr momentin ėshtė ende herėt, sepse Kosova nė kėto eliminatore nuk merr pjesė dhe do tė ishte e palogjikshme tė braktisim Kombėtaren shqiptare”, ka thėnė Curri pėr tė pėrditshmen kosovare “Kosova Sot”. Curri ėshtė shprehur optimist se Kosova do tė anėtarėsohet shumė shpejt nė organizmat ndėrkombėtare dhe futbolli kosovar po ashtu. “Mendoj se pas formimit tė shtetit nė Kosovė do tė ketė zhvillime pozitive edhe nė futboll. Ka shumė talente, por deri tani kanė munguar kushtet. Sigurisht, qė pas zgjedhjes sė Vokrrit, do tė ecin punėt mė mirė dhe FFK-ja do tė marrė edhe donacione nga UEFA e FIFA, ēka do tė rrisė edhe cilėsinė nė kampionatin e Kosovės dhe nė pėrgjithėsi nė futbollin kosovar”, ėshtė shprehur Curri.
Pėrgjigju me citim
  #5  
I/E vjetėr 21-02-08, 06:31 AM
Avatari King_Arthur
King_Arthur King_Arthur ėshtė offline
Albstation
 
Data e Antarėsimit: Nov 2007
Postime: 100
Reputacioni: 42
King_Arthur Ka Shumė Shokė & ShoqeKing_Arthur Ka Shumė Shokė & ShoqeKing_Arthur Ka Shumė Shokė & ShoqeKing_Arthur Ka Shumė Shokė & ShoqeKing_Arthur Ka Shumė Shokė & ShoqeKing_Arthur Ka Shumė Shokė & ShoqeKing_Arthur Ka Shumė Shokė & ShoqeKing_Arthur Ka Shumė Shokė & ShoqeKing_Arthur Ka Shumė Shokė & ShoqeKing_Arthur Ka Shumė Shokė & Shoqe
Brigel: Kosovarėt? Jo e ndershme tė largohen

Nė tė kaluarėn futbollistėt janė shprehur gjithnjė tė rezervuar kur janė pėrballur me pyetje qė kanė tė bėjnė me kėtė temė, duke pėrsėritur vazhdimisht se ishte herėt pėr pėrgjigje tė sakta, por sot njė “driblim” i tillė nuk vlen mė, pasi herėt apo vonė ata do tė japin njė pėrgjigje pėrfundimtare pėr zgjedhjen qė do tė bėjnė.
Deklarata
Ish-trajneri i Kombėtares shqiptare, Hans Peter Brigel, nė njė intervistė pėr “Panorama” ka thėnė se lojtarėt nga Kosova qė kanė veshur deri tani fanellėn kuqezi duhet tė qėndrojnė, pasi nuk ėshtė e ndershme tė ikin. “Pavarėsia e Kosovės ishte njė eveniment qė pritej prej kohėsh dhe unė jam i bindur se kjo ishte rruga e drejtė qė duhej ndjekur. Mė bėhet qejfi pėr tė gjithė shqiptarėt, sepse e di qė kjo ėshtė njė ngjarje e madhe dhe shumė e rėndėsishme pėr ju, ėshtė shprehur tekniku gjerman. Kombėtarja shqiptare? Unė mendoj se lojtarėt nga trojet e Kosovės nuk duhet tė largohen. Nuk do tė ishte e ndershme. Ata gjithnjė janė trajtuar si tė barabartė dhe nėse kanė qenė ndėr mė tė mirėt, njėkohėsisht kanė qenė edhe ndėr mė tė vlerėsuarit dhe unė jam dėshmitar i kėsaj qė po them”.
Eksperienca
Sipas ish-trajnerit tė Shqipėrisė edhe kosovarėt janė shqiptarė. “Nga eksperienca qė unė pata nė Shqipėri mund tė them se asnjėherė nuk ka pasur dallime mes futbollistėve tė Kombėtares, jo vetėm nga stafi teknik, por edhe nga drejtuesit e Federatės dhe mendoj se nuk do tė ishte e ndershme qė ata tė largoheshin. Njerėzit e FSHF-sė kishin shumė besim tek ata dhe nėse pas largimit tim, numri i lojtarėve nga Kosova nė pėrfaqėsuesen e Shqipėrisė ėshtė shtuar, kjo do tė thotė se Federata shqiptare ka pasur besim tė plotė. Unė kam pėrshtypjen se nuk do tė largohen. Nė fund tė fundit, edhe kosovarėt janė shqiptarė, apo jo?”, ka nėnvizuar Brigel. Tekniku gjerman ka pohuar se do tė jetė njė minus pėr Kombėtaren shqiptare fakti qė shumė talente nga trojet e Kosovės nuk do tė jenė mė nė dispozicion tė Shqipėrisė. “Ky po qė mund tė konsiderohet njė problem, megjithatė kjo do tė thotė se Federata shqiptare do t’u japė mė tepėr prioritet lojtarėve nga Shqipėria”, ka thėnė tekniku gjerman.

Zhega
Medin Zhega, ish-trajneri i pėrfaqėsueses kuqezi ka shprehur bindjen disa ditė mė parė se lojtarėt kosovarė do tė qėndrojnė me Shqipėrinė, deri pas eliminatoreve tė Botėrorit 2010. “Unė besoj se Lorik Cana, Armend Dallku dhe Debatik Curri do tė luajnė edhe kėtė edicion me Shqipėrinė, pasi Kombėtarja e Kosovės do kohė tė pėrgatitet”, ka thėnė tekniku.

Strategjia
Ish-tekniku i Prishtinės, Kujtim Shala, mund tė jetė trajneri i ardhshėm i Kombėtares sė Kosovės. “Nėse pėrfaqėsuesja kosovare mė besohet mua, atėherė unė do tė bėj tė pamundurėn qė tė ndėrpres ‘rrjedhjen’ e talenteve kosovare nė pėrfaqėsuese tė tjera, sepse na nevojitet njė Kombėtare e fortė”, ka thėnė Shala. Ai ka raporte shumė tė mira me kryetarin e FFK-sė, Fadil Vokrrin.

Lorik Cana
“Ėshtė njė ditė speciale. Sinqerisht ishte e vėshtirė tė pėrqendrohesha nė lojė, kisha kaq shumė kėnaqėsi dhe emocione. Kishim shekuj qė e prisnim atė. Unė jam ekstremisht i lumtur. Dua tė falėnderoj Francėn qė na ka mbėshtetur, unė jam shumė i mallėngjyer”, deklaroi kapiteni i Olimpikut tė Marsejės, Lorik Cana, cituar nga faqja sportive franceze, football.fr.
Pėrgjigju me citim
  #6  
I/E vjetėr 21-02-08, 06:32 AM
Avatari King_Arthur
King_Arthur King_Arthur ėshtė offline
Albstation
 
Data e Antarėsimit: Nov 2007
Postime: 100
Reputacioni: 42
King_Arthur Ka Shumė Shokė & ShoqeKing_Arthur Ka Shumė Shokė & ShoqeKing_Arthur Ka Shumė Shokė & ShoqeKing_Arthur Ka Shumė Shokė & ShoqeKing_Arthur Ka Shumė Shokė & ShoqeKing_Arthur Ka Shumė Shokė & ShoqeKing_Arthur Ka Shumė Shokė & ShoqeKing_Arthur Ka Shumė Shokė & ShoqeKing_Arthur Ka Shumė Shokė & ShoqeKing_Arthur Ka Shumė Shokė & Shoqe
Kosovarėt kuqezinj nė delir: Nuk na besohet, na duket si ėndėrr

“Jam shumė i emocionuar. Kemi lindur me kėtė ėndėrr dhe jetonim ēdo ditė me tė. Tani qė u shpall Pavarėsia e Kosovės nuk mė mbetet gjė tjetėr veēse ta festoj kėtė ditė dhe t’iu uroj tė gjithė shqiptarėve begati nė tė ardhmen”, ka thėnė Besnik Hasi pėr “Panorama”. Pyetjet pėr tė ardhmen e Kombėtares shqiptare do tė ishin tė pavenda nė njė ditė si ajo e djeshmja pėr cilindo kosovar. Besnik Hasi ka qenė duke festuar me disa nga tė afėrmit e tij nė Belgjikė, madje gjatė gjithė kohės ka marrė telefonata tė vazhdueshme edhe nga media belge, por interesant ėshtė fakti qė asnjė prej shokėve tė tij, me tė cilėt ka luajtur nė Kombėtaren shqiptare, nuk i kishte telefonuar pėr ta uruar. “Kam marrė mbi dyqind telefonata sot nga tė afėrm dhe gazetarė tė cilėt mė kanė uruar. Shokėt nė Kombėtare? Nė fakt deri tani (ora 18.20) nuk mė ka telefonuar asnjėri prej tyre, por unė vazhdoj tė jem nė pritje. Nuk besoj se Igli Tare do tė harrojė. Ai gjithnjė ėshtė i pėrpiktė dhe do tė mė telefonojė”, ka thėnė Hasi. Shumė i lumtur ka qenė edhe portieri i Kombėtares shqiptare, Arjan Beqaj, i cili ka thėnė se ajo e djeshmja ishte njė ditė historike pėr Kosovėn. “Kosova dhe qytetarėt e saj e prisnin prej dekadash kėtė ditė. Shumė prej tyre janė ndarė nga kjo botė pa iu realizuar kjo ėndėrr, ndėrsa shumė tė tjerė kanė dhėnė jetėn qė tė vinte kjo ditė. Jam i emocionuar dhe shumė i lumtur. Nuk ka asnjė kosovar qė tė mos ketė menduar pėr kėtė ditė dhe tani qė ajo erdhi, mė duket sikur jam nė ėndėrr. Gjithė populli shqiptar e meritonte njė ditė tė tillė dhe jam shumė i lumtur qė Kosova tashmė do tė jetė e pavarur”, ka thėnė gardiani i pėrfaqėsueses kuqezi nė pėr “Panorama”.
Pėrgjigju me citim
  #7  
I/E vjetėr 21-02-08, 06:32 AM
Avatari King_Arthur
King_Arthur King_Arthur ėshtė offline
Albstation
 
Data e Antarėsimit: Nov 2007
Postime: 100
Reputacioni: 42
King_Arthur Ka Shumė Shokė & ShoqeKing_Arthur Ka Shumė Shokė & ShoqeKing_Arthur Ka Shumė Shokė & ShoqeKing_Arthur Ka Shumė Shokė & ShoqeKing_Arthur Ka Shumė Shokė & ShoqeKing_Arthur Ka Shumė Shokė & ShoqeKing_Arthur Ka Shumė Shokė & ShoqeKing_Arthur Ka Shumė Shokė & ShoqeKing_Arthur Ka Shumė Shokė & ShoqeKing_Arthur Ka Shumė Shokė & Shoqe
Cana: Pavarėsia mė bėn krenar

Ai ka thėnė pėr median franceze se ndihet i lumtur, sepse u realizua ėndrra e tė gjithė shqiptarėve. “Eshtė njė gjė qė mė bėn shumė krenar, mė jep shumė kėnaqėsi, sepse ne e kemi pritur me shekuj. Kjo pavarėsi duhet tė na shėrbejė pėr tė ecur pėrpara. Unė jam i lumtur pėr familjen time qė ėshtė atje. Njerėzit e meritojnė. Unė jam shumė krenar pėr arritjen e Pavarėsisė”, ka thėnė Cana. Lojtari ka thėnė se do tė donte qė tė ishte nė Kosovė ditėn e shpalljes sė Pavarėsisė, por pėr shkak tė impenjimeve shumė tė rėndėsishme me Marsejėn, nuk mundi qė tė udhėtonte drejt Prishtinės. “Unė do tė kisha dashur tė isha atje tė dielėn, por ka disa gjėra tė rėndėsishme qė mė presin me Marsejėn”, ka thėnė futbollisti.
Pėrgjigju me citim
  #8  
I/E vjetėr 21-02-08, 06:33 AM
Avatari King_Arthur
King_Arthur King_Arthur ėshtė offline
Albstation
 
Data e Antarėsimit: Nov 2007
Postime: 100
Reputacioni: 42
King_Arthur Ka Shumė Shokė & ShoqeKing_Arthur Ka Shumė Shokė & ShoqeKing_Arthur Ka Shumė Shokė & ShoqeKing_Arthur Ka Shumė Shokė & ShoqeKing_Arthur Ka Shumė Shokė & ShoqeKing_Arthur Ka Shumė Shokė & ShoqeKing_Arthur Ka Shumė Shokė & ShoqeKing_Arthur Ka Shumė Shokė & ShoqeKing_Arthur Ka Shumė Shokė & ShoqeKing_Arthur Ka Shumė Shokė & Shoqe
Hani synon tė bėjė pėr vete “senatorėt”

Tekniku holandez pasi ka mbėrritur dje nė Tiranė ka pohuar se turneu i tij qė nisi me vizitėn qė i bėri Canės pak ditė mė parė, ka pėr qėllim jo vetėm qė tė vėzhgojė nga afėr lojtarėt, por edhe pėr tė biseduar me ta, me qėllim qė tė krijojė marrėdhėnie sa mė tė mira. “Ēfarė biseduam me Canėn? Kėto janė gjėra qė nuk bėhen publike. Qėllimi i turneut tim nuk ėshtė vetėm qė unė tė vėzhgoj lojtarėt, por edhe tė bisedoj me ta pėr gjėra personale. Unė e di qė shqiptarėt dinė tė luajnė futboll, por njė trajner ka nevojė edhe pėr tė biseduar me lojtarėt e tij”, ka thėnė Han. Kjo ėshtė njė taktikė tė cilėn tekniku i Shqipėrisė nuk e ka praktikuar nė skuadrat e tjera Kombėtare ku ka punuar. Ndoshta kjo iniciativė e tij ka tė bėjė me faktin se ai ėshtė njohur me situatėn nė pėrfaqėsuesen shqiptare dhe e di mirė se si iku paraardhėsi i tij Oto Bariē. Hani ka pėr detyrė tė rikthejė disiplinėn nė radhėt e kuqezinjve, por kėtė nuk mund ta realizojė pa pasur mbėshtetjen e disa prej senatorėve tė grupit si Cana, Lala, Bogdani apo Skela. Ndoshta kjo ėshtė arsyeja e vėrtetė e turit qė ka ndėrmarrė tekniku holandez.
Tė rinjtė
Trajneri i Kombėtares ka parė vetėm njė pjesė tė derbit tė kryeqytetit Dinamo-Tirana dhe burime pranė tij bėnė tė ditur se tekniku ėshtė larguar nė pushim tė ndeshjes nga stadiumi pėr shkak se ishte shumė ftohtė nė “Selman Stėrmasi”. Niveli i 45’ minutave tė para tė ndeshjes duket se nuk i ka bėrė aspak pėrshtypje trajnerit. Megjithatė tekniku ka thėnė se ndodhet nė Tiranė pėr tė parė disa futbollistė tė rinj, tė cilėt mund t’i shėrbejnė pėrfaqėsueses shqiptare nė tė ardhmen. “Kam ardhur nė Shqipėri pėr tė parė dy ndeshje tė kampionatit shqiptar – ka thėnė Han – Dua tė shoh nga afėr disa lojtarė tė kampionatit vendas, tė cilėt mendoj se mund t’i duhen Shqipėrisė nė tė ardhmen. Do tė bisedoj edhe me drejtuesit e FSHF-sė pėr planet tona dhe pėr dy miqėsoret e ardhshme qė kemi planifikuar. Kemi shumė punė pėr tė bėrė, ndaj edhe kam ardhur kėtu”. Kjo ėshtė vizita e dytė e Ari Hanit nė Shqipėri, pas asaj tė fillimit tė janarit, kur ai erdhi pėr tė nėnshkruar kontratėn me Federatėn Shqiptare tė Futbollit.
Pėrgjigju me citim
  #9  
I/E vjetėr 04-03-08, 06:51 AM
Avatari King_Arthur
King_Arthur King_Arthur ėshtė offline
Albstation
 
Data e Antarėsimit: Nov 2007
Postime: 100
Reputacioni: 42
King_Arthur Ka Shumė Shokė & ShoqeKing_Arthur Ka Shumė Shokė & ShoqeKing_Arthur Ka Shumė Shokė & ShoqeKing_Arthur Ka Shumė Shokė & ShoqeKing_Arthur Ka Shumė Shokė & ShoqeKing_Arthur Ka Shumė Shokė & ShoqeKing_Arthur Ka Shumė Shokė & ShoqeKing_Arthur Ka Shumė Shokė & ShoqeKing_Arthur Ka Shumė Shokė & ShoqeKing_Arthur Ka Shumė Shokė & Shoqe

Re: Kombėtarja Shqiptare


Delegacioni i Federatės Kosovare tė Futbollit, takim zyrtar nė Presidencė

FFK dhe FSHF, gati krijimi i Komisionit Koordinues tė Bashkėpunimit, pėr pranimin e Kosovės nė arenėn ndėrkombėtare

Delegacioni i Federatės Kosovare tė Futbollit, i kryesuar nga kreu i kėtij institucioni, Fadil Vokrri, do tė zhvillojė njė takim zyrtar me Presidentin e Shqipėrisė, Bamir Topi. Lajmi ėshtė bėrė i ditur nė sajtin e Presidentit tė Republikės, qė ka konfirmuar se pritja do tė bėhet sot nė orėn 10:30 nė Presidencė. Kreu i shtetit shqiptar njihet si njė person shumė i pasionuar me sportin e top-kėmbės dhe kjo pritje nuk duket e rastėsishme.

Pėrfaqėsuesit e Federatės Kosovare kanė mbėrritur tė hėnėn nė Tiranė pėr njė takim zyrtar me drejtues tė lartė tė Federatės Shqiptare tė Futbollit. Aty ėshtė diskutuar gjerėsisht pėr strategjitė e bashkėpunimit ndėrmjet FFK-sė dhe FSHF-sė nė tė ardhmen. Tema kryesore ka qenė ndihma qė institucioni shqiptar do t‘i japė Federatės Kosovare, pėr tė ndėrtuar strukturat e nevojshme pėr pranimin nė FIFA dhe UEFA. "FSHF dhe FFK vėrejnė me kėnaqėsi se marrėdhėniet mes tyre kanė qenė dhe janė vėllazėrore, tė ngushta dhe tė shkėlqyera", citohej nė deklaratėn pėr shtyp tė dy federatave. "Kėto marrėdhėnie dhe fryma e lartė e bashkėpunimit janė vėnė re edhe nė takimin e parė mes delegacioneve tė nivelit tė lartė. Ėshtė vėnė re njė pėrputhje e shkėlqyer e ideve dhe e strategjive qė do tė ndėrtohen nė tė ardhmen nė tė mirėn e futbollit. FSHF ėshtė e angazhuar pėr ta ndihmuar FFK-nė nė tė gjitha drejtimet, derisa ajo tė arrijė tė ingranohet si anėtare me tė drejta tė plota nė FIFA dhe UEFA". Aty ėshtė vendosur tė krijohet njė Komision Koordinues Bashkėpunimi, i cili do tė drejtohet nga sekretarėt e pėrgjithshėm Arben Bici (FSHF) dhe Heroll Saliu (FFK). Nė fund tė takimit ėshtė organizuar njė konferencė e pėrbashkėt pėr shtyp, ku nuk ka munguar interesimi rreth tė ardhmes sė lojtarėve kosovarė qė luajnė me Shqipėrinė. "Kjo nuk ishte tema e takimit qė u zhvillua sot nė federatė. Kryesore nė kėto momente ėshtė qė FSHF tė jetė afėr FFK-sė, ashtu sikurse na e kanė lėnė detyrė edhe FIFA e UEFA, nė mėnyrė qė tė ndihmojmė Federatėn e Kosovės pėr tė ndėrtuar struktura sipas standardeve tė kėrkuara", tha Duka. "Nė bazė tė eksperiencės mendoj se nėse ēėshtja e pranimit do tė shkojė pėr miratim nė Kongresin e FIFA-s, nuk do tė ketė asnjė votė kundėr njohjes sė saj". Vokrri theksoi se gjithēka do jetė nė dorė tė lojtarėve, pa asnjė lloj presioni: "Kur tė vijė momenti do tė diskutojmė me zotin Duka dhe Komitetin Ekzekutiv tė FSHF-sė pėr tė marrė njė vendim nė tė mirė tė tė dyja kombėtareve. Ne sigurojmė se nuk do tė ndėrhyjmė nė dėshirat e futbollistėve. Synimi ynė nuk ėshtė qė tė pėrforcojmė Kombėtaren e Kosovės dhe tė dobėsojmė atė tė Shqipėrisė. Do tė punojmė qė si Shqipėria, ashtu edhe Kosova, tė kenė dy kombėtare tė forta".
Pėrgjigju me citim
  #10  
I/E vjetėr 07-03-08, 07:44 AM
Avatari King_Arthur
King_Arthur King_Arthur ėshtė offline
Albstation
 
Data e Antarėsimit: Nov 2007
Postime: 100
Reputacioni: 42
King_Arthur Ka Shumė Shokė & ShoqeKing_Arthur Ka Shumė Shokė & ShoqeKing_Arthur Ka Shumė Shokė & ShoqeKing_Arthur Ka Shumė Shokė & ShoqeKing_Arthur Ka Shumė Shokė & ShoqeKing_Arthur Ka Shumė Shokė & ShoqeKing_Arthur Ka Shumė Shokė & ShoqeKing_Arthur Ka Shumė Shokė & ShoqeKing_Arthur Ka Shumė Shokė & ShoqeKing_Arthur Ka Shumė Shokė & Shoqe

Re: Kombėtarja Shqiptare


"Pas 10-15 vjetėsh mund tė kualifikohemi"

Alban Bushi flet pėr shanset e Shqipėrisė pėr tė luajtur nė njė aktivitet madhor

Alban Bushi ndryshon temė. Edhe pse pėrflitet se do tė jetė jashtė kombėtares nė miqėsoren me Moldavinė mė 26 mars (lista zyrtare do tė publikohet sot ose nesėr), sulmuesi vazhdon tė ndihet pjesė e kuqezinjve. 34-vjeēari ka folur pėr shanset e Shqipėrisė pėr t‘u kualifikuar nė njė kompeticion madhor, kampionat botėror apo evropian. Edhe pse pėrpara ēdo aktiviteti nė vend "thuren" ėndrra pėr shanset qė pėrfaqėsuesja ka pėr tė luajtur pėrkrah skuadrave mė tė mėdha, Bushi nuk kėrkon tė shkėputet nga realiteti. Sipas tij, Shqipėrisė do t‘i duhet tė presė edhe 10-15 vjet pėr t‘u kualifikuar. "Edhe pėr 10-15 vitet e ardhshme, kombėtarja shqiptare nuk do tė mund tė dalė e para ose e dyta nė grup, duhet tė jemi realist", ka deklaruar Bushi pėr tė pėrditshmen kosovare "Express". Pėr sulmuesin, arsyet kryesore pėr kėtė pritje relativisht tė gjatė janė infrastruktura e dobėt dhe puna e pakėt qė bėhet me talentet e reja. Tė njėjtat shqetėsime qė e kanė frenuar futbollin tonė tė ēajė edhe nė nivel klubesh.

Nė kėtė prizėm, Bushi mendon se largimi i trajnerit Oto Bariē nga drejtimi i skuadrės ėshtė njė humbje e madhe. Gjithsesi, ai ka vlerėsuar holandezin Ari Han, si njė trajner tė madh. "Me ikjen e Bariēit, Shqipėria ėshtė nė minus. Ai skuadrėn e ndėrtoi nga themeli, e pėrforcoi me lojtarė tė rinj dhe nė ekip u krijua konkurrenca nė ēdo repart. Nėse dikush mungonte, atėherė kishte gjithmonė njė zėvendėsues tė denjė pėr tė. Ndėrsa nė kohėn e Brigelit, Shqipėria kishte vetėm njė 11-she", vazhdoi mė tej sulmuesi i Apolon Kallamariasė nė elitėn e futbollit grek. "Pėr sa i pėrket Ari Han, mendoj se ėshtė trajner i madh dhe besoj se nė Kombėtare do tė sjellė filozofinė e vet, sikurse kanė bėrė edhe trajnerėt e mėparshėm".

34-vjeēari ka folur edhe rreth situatės qė po kalon klubi i tij, qė momentalisht ndodhet nė zonėn e rėnies nga kategoria: renditet e 14-ta me 20 pikė tė grumbulluara nė 22 takime. Bushi beson se nė fund tė sezonit Kallamaria do ta sigurojė mbijetesėn: "Unė jam shumė i sigurt se deri nė fund tė sezonit, skuadra e Kallamarias do ta sigurojė mbijetesėn nė elitėn e futbollit grek". Nė fund, golashėnuesi mė i mirė i tė gjitha kohėrave nė kombėtare (14 gola nė 68 ndeshje) ka lavdėruar edhe mesfushorin kosovar, Pėrparim Hetemaj, i cili ėshtė bėrė pjesė e ekipit nga Thesaloniki gjatė merkatos sė janarit. "Me ardhjen e Pėrparim Hetemajt, skuadra ėshtė pėrforcuar shumė, e sidomos nė sulm. Ai ėshtė njė talent i madh dhe besoj se do ta ndihmojė skuadrėn pėr tė mbijetuar nė ligė", pėrfundoi "Loku".
Pėrgjigju me citim
  #11  
I/E vjetėr 07-03-08, 07:47 AM
Avatari King_Arthur
King_Arthur King_Arthur ėshtė offline
Albstation
 
Data e Antarėsimit: Nov 2007
Postime: 100
Reputacioni: 42
King_Arthur Ka Shumė Shokė & ShoqeKing_Arthur Ka Shumė Shokė & ShoqeKing_Arthur Ka Shumė Shokė & ShoqeKing_Arthur Ka Shumė Shokė & ShoqeKing_Arthur Ka Shumė Shokė & ShoqeKing_Arthur Ka Shumė Shokė & ShoqeKing_Arthur Ka Shumė Shokė & ShoqeKing_Arthur Ka Shumė Shokė & ShoqeKing_Arthur Ka Shumė Shokė & ShoqeKing_Arthur Ka Shumė Shokė & Shoqe

Re: Kombėtarja Shqiptare


7/3/2008

Igli Tare, 4 gola nė miqėsore

Igli Tare vazhdon tė konfirmojė momentin e shkėlqyer fizik qė po kalon. Ish-kapiteni i kombėtares ka shėnuar katėr gola nė miqėsoren qė Lacio ka fituar 13-0 me amatorėt e Tor de Ēenēi. Nė kėtė mėnyrė sulmuesi, i cili ėshtė aktivizuar nė pjesėn e dytė me skuadrėn e rezervave, ka vėnė nė vėshtirėsi trajnerin Delio Rosi, duke "prenotuar" disa minuta lojė nė sfidėn e tė dielės kundėr Livornos sė Erjon Bogdanit. Ky takim do tė jetė edhe njė "derbi" mes shqiptarėve qė militojnė nė Serinė A, edhe pse tė dy sulmuesit pritet tė jenė vetėm nė stolin e rezervave. Pak ditė mė parė, Tare ėshtė vlerėsuar maksimalisht nga tifozėt lacialė pėr shpirtin luftarak dhe pėr faktin qė asnjėherė nuk ka bėrė polemika, pavarėsisht aktivizimit me pikatore.
Pėrgjigju me citim
Pėrgjigje

Opsionet e temes

Rregullat e Postimit
Ju nuk mundeni te hapni tema te reja
Ju mundeni te replikoni
Ju nuk mundeni te postoni bashkengjitje
Ju nuk mundeni ndryshoni postimet

BB code is Lejohet
Smilies Lejohet
Kodi HTML Nuk Lejohet

Shko tek

Tema te ngjashme
Tema Nismėtari i temės Forumi Pėrgjigje Postimi i Fundit
Aleksandri i Maqedonise dhe perkatesia e Tij Shqiptare King_Arthur Historia e Shqiperisė 2 02-03-08 11:02 AM
Kinemaja Shqiptare Bruno Kinematografi 0 03-02-08 10:22 AM
Besimet Fetare Bruno Besimi dhe Fete 4 02-02-08 07:02 PM
Davosi dominohet nga kėrkesa shqiptare pėr energji bėrthamore King_Arthur Gazetat 0 26-01-08 07:54 AM
Aleksandri i Maqedonise dhe perkatesia e Tij Shqiptare King_Arthur Historia e Shqiperisė 3 25-01-08 06:00 AM


Ora ėshtė GMT -4. Ora tani ėshtė 01:45 PM.

 


Copyright Albstation 2007-2008