|
Shqipėria e Ari Han, me skemėn e Milanit
Duhet tė jetė patjetėr simpatizant i lojės sė Milanit. Ari Han ka shumė ide nė kokėn e tij nė lidhje me mėnyrėn sesi duhet tė luajė njė skuadėr nė fushė, megjithatė, nė fund preferon skemėn qė pėrdor skuadra kampione e Evropės. Skemė, qė nė Itali e kanė pagėzuar me emrin e thjeshtė: "Pema e Krishtlindjeve". Njė vendosje tė tillė Han e ka pėrdorur shpesh gjatė "zborit" tė Antalias dhe pas largimit pėr nė Shtutgart tre ditė mė parė, ai ėshtė shprehur me njerėzit e stafit se ka ndėrmend ta zbatojė edhe nė kombėtare. E thėnė ndryshe, do tė jetė njė Shqipėri pak holandeze e shumė milaniste. Sepse moduli i Ari Han ngjan me atė tė shumė skuadrave nė kampionatin holandez, por qė zbatimin tipik e gjen te Milani. "Duhet tė luajmė me 4 mbrojtėsa nė vijė tė drejtė, por edhe me njė mesfushor pėrpara tyre", ka thėnė Han, duke menduar pėr njė "sozi" tė Andrea Pirlos nė pėrfaqėsuesen kuqezi. Ndėrsa dy mesfushorė tė tjerė do tė kenė gjithashtu detyra mbrojtėse, por qė luajnė nė krahė. Pra, nuk do tė ketė njė dyshe Lala-Cana nė qendėr, siē ėshtė mėsuar Shqipėria nė vitet e fundit. Burime pranė trajnerit tė kombėtares thanė se zbėrthimi qė holandezi i ka bėrė kėsaj skeme, i ka lėnė tė gjithė tė habitur. Kėshtu, dy mesfushorė do tė kenė tipare ndėrtuese, ndėrsa nė sulm, do tė jetė njė futbollist i vetėm. "Qė nga mesfushori para mbrojtjes deri nė sulm, nuk do tė ketė asnjė futbollist qė tė jetė i caktuar qė nė fillim", ka shpjeguar Han. "Tė pesė mesfushorėt do tė rrotullohen nė mesin e fushės, duke krijuar nė tė vėrtetė njė "rrėmujė" nė zonėn nevralgjike", ka shtuar ai. Nė fakt, njė gjė e tillė ndodh edhe tek Milani, pasi Sedorf, Kaka, Gatuzo apo Ambrozini, nuk ėshtė se kanė njė rol fiks nė fushė dhe shpesh ndėrrojnė krah. Megjithatė, problem mbetet vetėm gjetja e futbollistėve tė pėrshtatshėm pėr zbatimin e kėsaj skeme. Shqipėria nuk ka njė Pirlo apo njė Sedorf, ndonėse Ari Han ėshtė optimist se do tė gjejė futbollistė tė pėrshtatshėm pėr kėtė rol. Duket njė rrezik, megjithatė, njė gjė ėshtė e sigurtė: Shqipėria mund tė jetė mė spektakolare nė fushė.
|