Gatime tradicionale shqipėtareUnike tė Shqipėrisė apo tė huazuara nga vende tė tjera, kėtu do gjeni mėnyrėn e gatimit tė ushqimeve qė gjenden nė tavolinėn e njė shtėpie shqipėtare.
3 filxhane caji me miell
1 filxhan me sheqer
2-3 luge gjelle me gjalpe
1 filxhan caji me arra
7 kokrra veze
1 luge gjelle me kakao
Per shurupin duhen:
3 gota uji sheqer dhe 2,5 gota me uje
Udhėzime:
Kompekaj eshte pandispanje e perzier me kakao dhe arra, e pjekur ne tave , e shtruar me 5-6 peta byreku poshte e larte.Nga sasia e miellit hiqet gjysma dhe zihet brumi si per byrek, ndahet ne dy pjese; secila pjese hapet pete me trashesi 4-5 mm. Siperfaqja e tyre lyhet me gjalpe dhe mbeshtillet ne forme roleje. Lihet 10-15 min qe brumi te fitoje elasticitet. Cdo role ndahet ne dy pjese dhe nga cdo pjese hapen pete pak me te medha se madhesija e tepsise. Tepsia lyhet me gjalpe shtrohen mbi te dy pete te sperkatura me gjalpe, mbi te cilen hidhet mbushja nga brumi pandispanjes, i perzier me arra e kakao. Mbeshtillen enet e petave mbi mbushjen dhe shtohen 2 peta te siperme edhe keto te sperkatura mire me gjalpe.Siperfaqja lyhet me te verdhat e vezeve e eshte gati per pjekje.
Per sa i perket mbushjes ajo pergatitet ne kete menyre:
Vezet rrihen me sheqer, deri sa te krijohet nje mase e fryre e qendrueshme. Hedhet pak nga mielli e perzier me arra te grira dhe kakao, perzihen me kujdes qe brumi te mos bjere .
Kompekaj i pjekur pritet ne copa , ne masen e deshiruar, lihet te ftohet e mbas ne te hidhet shurupi i nxehte.