AlbStation-Stacioni i Shqipėtarėve nė Internet



Kthehu Pas   AlbStation-Stacioni i Shqipėtarėve nė Internet > Media > Gazetat
Keni harruar Fjalėkalimin? | Antarėsohu!

Gazetat Diskutim rreth artikujve nga gazetat shqiptare si dhe nga gazetat e huaja.

Pėrgjigje
 
Opsionet e temes
  #1  
I/E vjetėr 24-02-08, 09:53 AM
Avatari King_Arthur
King_Arthur King_Arthur ėshtė offline
Albstation
 
Data e Antarėsimit: Nov 2007
Postime: 100
Reputacioni: 42
King_Arthur Ka Shumė Shokė & ShoqeKing_Arthur Ka Shumė Shokė & ShoqeKing_Arthur Ka Shumė Shokė & ShoqeKing_Arthur Ka Shumė Shokė & ShoqeKing_Arthur Ka Shumė Shokė & ShoqeKing_Arthur Ka Shumė Shokė & ShoqeKing_Arthur Ka Shumė Shokė & ShoqeKing_Arthur Ka Shumė Shokė & ShoqeKing_Arthur Ka Shumė Shokė & ShoqeKing_Arthur Ka Shumė Shokė & Shoqe

Lajmi i dites 24/02/2008 FBI, hetim mafies edhe nė Shqipėri


Kryeprokurorja Ina Rama nė SHBA pėr bisedime nė Byronė Federale tė Investigimit. Rishqyrtohen lidhjet e grupeve tė trafikantėve

Vizita e Kryeprokurores Ina Rama nė SHBA ėshtė ndalur edhe nė njėsinė Task-Forcė kundėr krimit shqiptar nė FBI. Struktura mė e re ėshtė ngritur disa muaj mė parė, pas konstatimit se shumė shqiptarė bashkėpunojnė me familjet mafioze italiane qė veprojnė nė qytetet kryesore nė Amerikė. Ata, nė disa raste, kryesojnė edhe aktivitetin e tyre kriminal, aktivitet i cili ėshtė ndėr prioritetet e FBI-sė pėr luftėn kundėr krimit transnacional, ku piketohet beteja me mafien shqiptare. Drejtėsia amerikane, konkretisht Byroja Federale e Hetimeve (FBI), deklaron se organizata kriminale famėkeqe "La Cosa Nostra" ėshtė njė ndėrmarrje e organizuar me lidhje tė drejtpėrdrejta me mafien siciliane dhe mbetet njė rrezik i rėndėsishėm kriminal ndaj shoqėrisė amerikane. Ndėrsa theksohet se agjentėt e FBI-sė kanė filluar tė hetojnė sindikatat e organizuara kriminale shqiptare, euro-aziatike, aziatike dhe afrikane. FBI ka caktuar personel nė Romė pėr tė bashkėpunuar me autoritete policore dhe hetimore italiane pėr tė luftuar mafien siciliane. Task-Forca pėr krimin e organizuar shqiptar ėshtė financuar pjesėrisht edhe nga Departamenti i Mbrojtjes. Prej disa ditėsh, Kryeprokurorja shqiptare Ina Rama po zhvillon njė vizitė trejavore nė SHBA, ku ėshtė njohur me raporte tė ndryshme tė FBI-sė, CIA-s, si dhe ato tė shėrbimeve inteligjente evropiane, tė cilat theksojnė rrezikun qė po i kanoset shoqėrisė amerikane, nga mafia shqiptare dhe ajo ndėrkombėtare. Nuk kanė qenė tė pakta vizitat dhe bashkėpunimi i Byrosė Federale tė Hetimeve me autoritetet shqiptare. Vizitė tė ngjashme nė SHBA ka kryer edhe ish-prokurori i Pėrgjithshėm Theodhori Sollaku, si dhe dhjetėra prokurorė nga Krimet e Rėnda, tė cilėt kanė diskutuar pėr mėnyrėn e bashkėpunimit me FBI-nė pėr tė shkatėrruar krimin shqiptar qė po lulėzon nė qytetet kryesore nė Amerikė. Byroja Federale e Hetimeve, e cila ka ngritur njė zyrė pranė godinės sė Prokurorisė sė Pėrgjithshme, mėsohet se po bashkėpunon me drejtėsinė shqiptare pėr verifikimin e pasurive tė individėve shqiptarė tė pėrfshirė nė familjet mafioze italiane qė veprojnė nė SHBA. "Janė disa individė, tė arrestuar apo gjykuar nė Amerikė, tė cilėt dyshohen se paratė e fituara nga veprimtaritė kriminale nė SHBA i kanė investuar nė vendin tonė", thanė burimet nga akuza qendrore. Sipas tyre, hetuesit do tė hetojnė nė zyrat e regjistrimit tė pasurive tė paluajtshme dhe mė pas, duke iu drejtuar gjykatės, do tė zhvillohen procedurat e sekuestros paraprake. Njė dyshim i akuzės ėshtė se individėt kriminalė i kanė kaluar pronat nė emrin e familjarėve tė tyre. Hetuesit shqiptarė, tė ndihmuar nga agjentėt e FBI-sė nė Shqipėri, po studiojnė dosjet e shqiptarėve qė dyshohen se kanė marrė pjesė nė disa ngjarje kriminale tė drejtuara nga familjet mafioze italiane. Njėkohėsisht hetuesit kanė zbuluar se krahas familjeve italiane, nė Nju Jork, disa individė shqiptarė themeluan organizatėn kriminale "Korporata", e cila drejtohej nga Aleks Rudaj. Dėshmitė flasin pėr njė "luftė" pėr mė tė fortin midis familjes "Gambino" dhe grupeve shqiptare pėr zonat nė Astoria dhe Queens. Kundėrshtarėt shqiptarė kėsaj here kanė qenė nė aleancė me familjen kriminale Lukese. Familja Lukese, e themeluar mė 1950, kontrollonte klubet nė Astoria, pėrmes shoqatave greke. Por, pas vdekjes sė bosit nė burg dhe dėnimit tė njė pjesėtari tjetėr me burgim tė pėrjetshėm, kontrolli filloi tė lėkundej dhe vendin e tyre e zunė individėt shqiptarė, me nė krye Aleks Rudaj. Duke parė fitimet e mėdha nga aktivitetet e paligjshme, tė cilat llogariten nė miliona dollarė, hetuesit amerikanė ngrenė dyshimet se njė shumė e konsideruar tė hollash ėshtė investuar nė vendin tonė. Pritet qė nė akuzėn qendrore tė fillojė njė procedim penal pėr pronat e dyshuara tė individėve shqiptarė, tė arrestuar apo tė dyshuar pėr afera korruptive nė SHBA. Krahas verifikimet tė pronave tė pjesėtarėve shqiptarė nė grupin "Gambino", akuza tha se do tė fillojė njė hetim tė plotė edhe tė pronave tė tė arrestuarve tė fundit nė familjen "Xhenoveze". Ened Gjelaj dhe Dardan Ēela dyshohen se kanė prona nė vendin tonė. Gjithsesi do tė jenė verifikimet e akuzės qendrore, tė cilat do tė hetojnė edhe pėr pronat e dyshuara. Dy shqiptarėt janė arrestuar disa muaj mė parė nė kuadėr tė shkatėrrimit tė organizatės kriminale tė familjes "Xhenoveze".


"Korporata"

Shqiptarėt u dėnuan

me burg dhe me gjobė


Njė grup kriminal i quajtur "Korporata" ka arritur tė zėrė vendin e njė prej familjeve mafioze italiane, "Gambino". Madje kreu i grupit, Aleks Rudaj, kryente tė njėjta veprime si pjesėtarėt e familjes italiane, duke nxitur FBI-nė tė kryejė njė hetim tė hollėsishėm pėr kėtė rrjet. Pas hetimeve u arrit tė arrestoheshin katėr shqiptarė. Nė datėn 4 janar tė vitit 2006 gjykata amerikane e Nju Jork-ut ka dhėnė njė dėnim ndaj organizatės mafioze "Korporata". Nė kėtė proces u shpallėn fajtorė katėr prej drejtuesve tė organizatės famėkeqe, tė cilėt u dėnuan me mė shumė se 25 vjet burg secili. Kėshtu Aleks Rudaj dhe Nardino Kaloti u dėnuan me 27 vjet burg secili, ndėrsa Nikola Dedaj 26 vjet e 7 muaj burg dhe Prenka Ivezaj u dėnua me 22 vjet burg. Nė konkluzionet pėrfundimtare tė hetimeve tė zhvilluara edhe nga FBI, prokurorėt deklaruan para gjykatės se shqiptari Aleks Rudaj, nė bashkėpunim me njė anėtar tė familjes italiane "Gambino", kishte formuar organizatėn kriminale tė njohur nė Nju Jork me emrin "Korporata". Katėr drejtuesit qė u dėnuan nė Nju Jork janė akuzuar nga autoritetet amerikane pėr trafik armėsh, pėrfshirje nė sulme tė armatosura, mbledhje borxhesh, pjesėmarrje nė biznese ilegale tė bixhozit dhe basteve tė paligjshme.
Pėrgjigju me citim
  #2  
I/E vjetėr 24-02-08, 09:55 AM
Avatari Royal
Royal Royal ėshtė offline
Albstation
 
Data e Antarėsimit: Dec 2007
Postime: 412
Reputacioni: 25
Royal AlbStation
Sapo e lexova ne gazeten shqip kete artikull mu duk interesant dhe intrigues.
__________________
No how, No way, No McCain
Hillary Clinton, Denver

"The most important kind of freedom is to be what you really are. You trade in your reality for a role. You trade in your sense for an act. You give up your ability to feel, and in exchange, put on a mask. There can't be any large-scale revolution until there's a personal revolution, on an individual level. It's got to happen inside first."
Pėrgjigju me citim
Pėrgjigje

Opsionet e temes

Rregullat e Postimit
Ju nuk mundeni te hapni tema te reja
Ju mundeni te replikoni
Ju nuk mundeni te postoni bashkengjitje
Ju nuk mundeni ndryshoni postimet

BB code is Lejohet
Smilies Lejohet
Kodi HTML Nuk Lejohet

Shko tek

Tema te ngjashme
Tema Nismėtari i temės Forumi Pėrgjigje Postimi i Fundit
Lajmi i dites 03/02/2008 Kadare: Pse fituan shqiptarėt King_Arthur Gazetat 1 03-03-08 05:41 AM
Lajmi i dites 02/03/2008 Gjuha, Bollano sfidon qeverinė King_Arthur Gazetat 0 02-03-08 08:08 AM
Lajmi i dites 01/03/2008 "Pse morėm para me fajde" King_Arthur Gazetat 0 01-03-08 07:36 AM
Lajmi i dites 12/02/2008 Topi: Ata qe abuzuan me pronat i kemi ne politike King_Arthur Gazetat 0 15-02-08 06:26 AM
Lajmi i dites 11/02/2008 Bushati: Kritikat tona pėr kryetarin Ndoka King_Arthur Gazetat 0 15-02-08 06:24 AM


Ora ėshtė GMT -4. Ora tani ėshtė 02:34 PM.

 


Copyright Albstation 2007-2008