AlbStation-Stacioni i Shqipėtarėve nė Internet



Kthehu Pas   AlbStation-Stacioni i Shqipėtarėve nė Internet > Media > Gazetat
Keni harruar Fjalėkalimin? | Antarėsohu!

Gazetat Diskutim rreth artikujve nga gazetat shqiptare si dhe nga gazetat e huaja.

Pėrgjigje
 
Opsionet e temes
  #1  
I/E vjetėr 26-02-08, 07:54 AM
Avatari King_Arthur
King_Arthur King_Arthur ėshtė offline
Albstation
 
Data e Antarėsimit: Nov 2007
Postime: 100
Reputacioni: 42
King_Arthur Ka Shumė Shokė & ShoqeKing_Arthur Ka Shumė Shokė & ShoqeKing_Arthur Ka Shumė Shokė & ShoqeKing_Arthur Ka Shumė Shokė & ShoqeKing_Arthur Ka Shumė Shokė & ShoqeKing_Arthur Ka Shumė Shokė & ShoqeKing_Arthur Ka Shumė Shokė & ShoqeKing_Arthur Ka Shumė Shokė & ShoqeKing_Arthur Ka Shumė Shokė & ShoqeKing_Arthur Ka Shumė Shokė & Shoqe

Lajmi i dites 26/02/2008 Shqipėria, aksionere nė ndėrtimin e termocentralit tė madh nė Kosovė


Marrėveshja ekonomike, firmosin Berisha-Krasniqi

Qeveria shqiptare pėrgatit projektet pėr tė ndihmuar shtetin mė tė ri, Kosovėn. Kryeministri Sali Berisha i ka paraqitur dje kryetarit tė Kuvendit tė Kosovės, Jakup Krasniqit, disa nga projektet me tė cilat qeveria shqiptare synon qė tė ndihmojė Kosovėn. "Shqipėria parashikon qė tė jetė njė aksionere nė Termocentralin e madh qė do tė ndėrtohet nė Kosovė", tha Berisha. Kryeministri bėri me dije se do tė shqyrtohen tė gjitha marrėveshjet mes Shqipėrisė dhe Kosovės pėr projektet e pėrbashkėta. "Do tė pėrfundohen brenda afatit rrugėt kryesore qė lidhin Shqipėrinė me Kosovėn, si Durrės-Prishtinė, rruga e Arbrit, Koman-Fierzė", tha Berisha. Lidhur me njė vizitė tė afėrt tė tij nė Kosovė, ai u pėrgjigj: "Ēdo ditė jam nė Kosovė, shpirtin e kam nė Shqipėri, zemrėn nė Kosovė. Do tė shkoj atje pasi tė miratohet paketa ligjore dhe pasi liderėt e Kosovės tė vizitojnė mė parė Tiranėn". Krasniqi, nė fjalėn e tij, u shpreh se Kosova do tė marrė pėrvojė nga Shqipėria. Kreu i Ekzekutivit, ka pritur dje nė Kryeministri njė delegacion tė Kuvendit tė Kosovės, tė kryesuar nga kryetari i tij, Jakup Krasniqi. Duke u uruar parlamentarėve kosovarė mirėseardhjen, Kryeministri u shpreh se kjo vizitė kryhet vetėm pak ditė pas shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės, njė akt madhor nė historinė e kombit shqiptar, ndoshta liria e vėrtetė pėr kombin tonė. Kryetari i Kuvendit tė Kosovės shprehu mirėnjohje pėr Shqipėrinė pėr gjithēka ajo ka bėrė pėr Kosovėn. "Kjo pavarėsi e koordinuar erdhi edhe pas njė ndihmese tejet tė ēmuar tė Shqipėrisė dhe politikės sė saj dhe se sė bashku me shqiptarėt ėshtė realizuar pjesa mė e madhe e rrugės sė pėrbashkėt drejt pavarėsisė", tha ai. Gjithashtu Krasniqi u ndal nė pėrpjekjet qė Kuvendi i Kosovės po ndėrmerr pėr tė kaluar me procedura tė pėrshpejtuara ligjet e paketės "Ahtisaari", si dhe shtoi se klasa politike kosovare ėshtė e gatshme qė tė marrė tė gjitha pėrgjegjėsitė si lidership dhe si institucione pėr tė zhvilluar Kosovėn dhe pėr ta integruar atė nė familjen e madhe evropiane dhe euroatlantike. Gjithashtu, Krasniqi e falėnderoi Kryeministrin Berisha pėr mbėshtetjen qė qeveria e tij po jep nė bashkėpunimin mes dy kabineteve qeveritare dhe sinkronizimin e shumė projekteve nė ekonomi, nė lėvizjen e lirė tė njerėzve, si dhe me ecurinė me shpejtėsi tė ndėrtimit tė rrugėve jetike pėr zhvillimin e Kosovės dhe tėrė rajonit si rruga Durrės-Morinė, ajo e Arbrit dhe rruga e luginės sė Drinit, Fierzė-Koman. Nė kėtė takim, Kryeministri Berisha shprehu sėrish mirėnjohjen e thellė qė ushqejnė tė gjithė shqiptarėt nė Shqipėri, pėr qėndresėn dhe pėrpjekjet e kosovarėve, pėr lirinė dhe pavarėsinė e kombit.
Pėrgjigju me citim
Pėrgjigje

Opsionet e temes

Rregullat e Postimit
Ju nuk mundeni te hapni tema te reja
Ju mundeni te replikoni
Ju nuk mundeni te postoni bashkengjitje
Ju nuk mundeni ndryshoni postimet

BB code is Lejohet
Smilies Lejohet
Kodi HTML Nuk Lejohet

Shko tek

Tema te ngjashme
Tema Nismėtari i temės Forumi Pėrgjigje Postimi i Fundit
Lajmi i dites 03/02/2008 Kadare: Pse fituan shqiptarėt King_Arthur Gazetat 1 03-03-08 05:41 AM
Lajmi i dites 06/02/2008 Shqipėria merr ftesėn pėr nė NATO King_Arthur Gazetat 0 06-02-08 05:50 AM


Ora ėshtė GMT -4. Ora tani ėshtė 01:04 PM.

 


Copyright Albstation 2007-2008