|
Lajmi i dites 29/02/2008 Partitė e vogla bėhen bashkė: Do bllokojmė reformėn nė Kuvend
Kundėrpėrgjigjen PS dhe PD: I kemi 84 votat qė na duhen
Partitė e vogla kanė dalė dje me njė qėndrim tė pėrbashkėt pėr reformėn elektorale. Sipas 10 kryetarėve tė partive tė vogla tė djathta dhe tė majta, kjo reformė duhet tė pėrfundojė brenda muajit mars. Pėrfaqėsues tė partive tė vogla parlamentare u mblodhėn dje nė njė tryezė, pėr tė diskutuar mbi reformėn zgjedhore dhe konkretisht duke u fokusuar nė ēėshtjet qė kanė tė bėjnė me sistemin zgjedhor. Kryetari i grupit parlamentar tė Partisė Republikane, Arjan Madhi, vuri nė dukje se ėshtė harxhuar kohė e panevojshme dhe njė debat mediatik lidhur me qėndrimin qė kanė parti tė ndryshme politike pėr Kodin Zgjedhor. "Ėshtė anashkaluar veprimtaria e Komisionit Zgjedhor si institucioni i miratuar nga Kuvendi pėr tė sjellė njė produkt. Ky nuk ėshtė njė alarm qė ne japim, dhe as njė takim nėpėrmjet tė cilit kėrkojmė tė imponojmė qėndrimet tona, por ky ėshtė sinjal i njė bashkėpunimi tė plotė pėr tė arritur njė reformė tė suksesshme", tha Madhi. Kryetari i Partisė Socialdemokrate, Skėnder Gjinushi, vuri nė dukje se "pėr sa i takon sistemit zgjedhor, shqetėsimi dhe problemi ėshtė qė ai duhet tė jetė produkt i konsensusit dhe i komisioneve institucionale, ndaj dhe ēdo zgjidhje duhet tė jepet nė rrugė konsensuale dhe institucionale". Nė kėtė linjė qėndroi edhe kreu i PBDNJ-sė, Vangjel Dule, sipas tė cilit, asnjė sistem nuk do tė mund tė na garantojė se pa nisma tė plota, tė sakta dhe tė pakontestueshme zgjedhore nuk do tė kemi tė njėjtat probleme. "Asnjė sistem zgjedhor, cilido qoftė ai, nuk do tė na garantojė se pa karta identiteti nuk do tė kemi tė njėjtat probleme, asnjė sistem zgjedhor, cilido qoftė ai, nuk na garanton ne se po tė kemi komisione tė cilat mbizotėrohen nga PS-ja dhe PD-ja nuk do tė abuzohet me votat, siē ėshtė abuzuar deri mė sot", tha Dule. Partitė e vogla kanė kėrkuar nga dy forcat e mėdha politike qė tė mbahet ky sistem aktual dhe i njėjti prag elektoral. Kėrkesave tė partive tė vogla, PD-ja i pėrgjigjet me kryetarin e grupit kuvendor, i cili ėshtė shprehur se tė pretendosh qė tė mbash kėtė sistem qė kemi me amendime tė lehta, do tė thotė qė nė njė farė mėnyre tė hedhėsh poshtė tė gjithė reformėn zgjedhore. "Nga ana tjetėr, ka disa lėvizje politike qė shkojnė nė kundėrshtim me atė qė deklarohet dhe me atė qė thuhet", prononcohet Partia Demokratike, e cila ėshtė mė shumė e predispozuar tė pranojė me symbyllur cilindo propozim tė Partisė Socialiste pėr reformėn zgjedhore.
Leskaj dhe Patozi u pėrgjigjen tė vegjėlve: I bėjmė 84 vota
Dy partitė e mėdha lanė dje tė kuptohet se kanė numrat kushtetues pėr tė kryer ndryshimet e nevojshme nė kuadėr tė reformės zgjedhore. Kryetarėt e dy grupeve mė tė mėdha parlamentare analizuan zhvillimet e fundit politike dhe debatin pėr reformėn zgjedhore. Ata nuk hezituan tė deklarojnė edhe preferencat partiake sa i takon sistemit zgjedhor qė duhet tė zbatohet nė vendin tonė.
Patozi
Kryetari i grupit parlamentar tė Partisė Demokratike, Astrit Patozi, tha se do tė pranojė ēdo lloj sistemi zgjedhor qė do tė propozojė opozita, por sigurisht qė i takon forumeve tė PD-sė pėr tė vendosur mbi modalitetet dhe detajet e kėtij procesi. "Pozicionimi zyrtar i PS-sė pėr njė sistem tė caktuar, mund ta orientojė mė drejt debatin pėr reformėn zgjedhore nė Shqipėri, pasi, pėr hir tė sė vėrtetės, duhet tė themi se ky debat ka ndjekur rrjedha shumė tė ēuditshme, gati qesharake", deklaroi Patozi. Sipas tij, ėshtė kaluar nga entuziazmi pėr proporcionalin, nė skepticizmin pėr mazhoritarin, ėshtė kaluar nga Gjermania nė Spanjė dhe nga Maqedonia jemi kthyer sėrish nė Tiranė. Patozi kėmbėnguli se tė diskutosh sot pėr njė sistem tė afėrt me kėtė qė kemi, do tė thotė qė tė pranosh dushkun, do tė thotė qė tė mos pranosh reformėn dhe kjo ėshtė njė fyerje pėr tė gjithė qytetarėt shqiptarė. Sipas tij, tė pretendosh qė tė mbash kėtė sistem qė kemi me amendime tė lehta, do tė thotė qė nė njė farė mėnyre tė hedhėsh poshtė tė gjithė reformėn zgjedhore.
Leskaj
Kryetarja e grupit parlamentar tė PS-sė, Valentina Leskaj, theksoi se sistemi proporcional rajonal shmang tjetėrsimin dhe transferimin e votės sė shqiptarėve. "Sistemi aktual ėshtė njė sistem i padiskutueshėm. Jemi drejt njė opsioni tė njė sistemi proporcional rajonal, natyrisht, dhe kalimin nga zona me lista njė emėrore nė zona me lista shumė emėrore", tha Leskaj. Ajo u shpreh e hapur dhe nė pritje tė reflektimit tė diskutimit dhe tė bashkėpunimit me tė gjithė aleatėt nė opozitė. "Jemi nė pritje, qė ata tė vijnė me propozimet e tyre pėr tu diskutuar, por siē e thashė, sistemi aktual nuk diskutohet mė", u shpreh Leskaj.
|