![]() |
| |
|
|
|
|||||||
| Gazetat Diskutim rreth artikujve nga gazetat shqiptare si dhe nga gazetat e huaja. |
![]() |
|
|
Opsionet e temes |
|
#1
|
||||
|
||||
Lajmi i dites 01/03/2008 "Pse morėm para me fajde"
INTERVISTA/ Flasin tregtarėt korēarė, tė akuzuar pėr mashtrim: Kėrkuam hua me pėrqindje pėr tė dalė nga situata e keqe financiare
Tė kthyer nė personazhet mė tė diskutuar kohėt e fundit si njerėzit qė kanė kthyer "piramidat e frikshme" dy biznesmenėt korēarė, Jani Lluka dhe Ilia Nikolla, vazhdojnė biznesin e tyre Korēė dhe tashmė kanė edhe njė pikė edhe nė kryeqytet. Tė shqetėsuar pėr akuzat qė janė hedhur ndaj tyre ditėt e fundit, ata kanė dashur tė sqarojnė ēėshtjen e dhėnies sė parave nga disa persona. Kėta tė fundit kanė denoncuar nė polici dhe nė prokurori dy tregtarėt e konfeksioneve pėr mospagimin e lekėve qė iu janė marrė hua pėrkundrejt njė pėrqindjeje qė do tė pėrfitonin nė momentin e dorėzimit tė parave. Dy ortakėt nuk e kanė mohuar borxhin qė iu kanė marrė tė paktėn 10 personave nė qytetin e Korēės, njė borxh qė mund shkojė deri nė 300 mijė euro, por kanė dashur tė saktėsojnė se pėr momentin nuk janė nė gjendje tė shlyejnė shumat e marra. Nė njė intervistė dhėnė pėr "Shqip", ata kanė sqaruar pozicionin e tyre, si dhe kanė bėrė me dije se akuzat e ngritura ndaj tyre janė bėrė vetėm pėr tė prishur imazhin e biznesit. Kur e keni filluar biznesin tuaj? Biznesin e kemi nisur nė vitin 1994. Me disa ortakė tė tjerė kemi bėrė privatizimin e NPV-sė nė Korēė. Firma quhet "Interkonfeksion" dhe kemi 15 vjet qė merremi me kėtė biznes. Gjatė asaj periudhe jemi pėrpjekur qė tė mbajmė nė punė tė gjithė punėtorėt ekzistues, sepse kishim nevojė dhe pėr eksperiencėn e tyre. Por pas vitit 1997, ne ishim bashkėpronar dhe administrator tė saj. Ndėrkohė, na duhej qė tė pėrballeshim edhe me konkurrencėn e pandershme. Nė atė kohė morėm njė kredi nė bankė dhe blemė njė fabrikė konfeksionesh, ku kishim dhe njė repart me fason. Kishim mundėsi qė tė kishim nė punė dhe specialistė qė kishin kohė qė ishin marrė me veshjet, prerjen dhe qepjen e tyre. Nuk mund tė themi se biznesi ka ecur shumė mirė, pasi ka pasur dhe ulje ngritjet e saja. Ėshtė thėnė se paratė qė i keni marrė njerėzve tė ndryshėm u keni premtuar qė tua ktheni me njė interes prej 12 pėr qind nė muaj... E keni ditur se kjo ėshtė njė gjė qė nuk lejohet? Ne u kemi kėrkuar lekė njerėzve tė ndryshėm pėr tė dalė nga gjendja e vėshtirė financiare qė ka kaluar biznesi ynė dhe jemi pėrpjekur qė tė jemi sa mė tė pėrpiktė me njerėzit. Ata qė na kanė dhėnė lekėt kanė dashur qė tė bėhen pjesė e biznesit tonė, ndėrsa ne i kemi pranuar nė mėnyrė qė tė kalojmė gjendjen e vėshtirė financiare. Kemi krijuar njė oligarki financiare, dhėnien e lekėve me mirėkuptim. Kontaktuam me mjekun Isuf Salicaj, i cili na kėrkoi ndjesė pėr bėrjen publike tė shumės qė na ka dhėnė hua. Ne jemi kėtu, jemi nė Shqipėri dhe kemi kontaktuar me personat tė cilėve iu kemi marrė hua. U kemi sqaruar atyre se ka pasur vonesa nė pagesė, pas momentit tė bėrjes sė porosisė. Kur tė bėhen pagesat e porosive, atėherė ne do tė paguajmė lekėt. Vetėm nė magazinėn qė kemi nė Tiranė kemi mall afro 200 mijė euro. Ēka do tė thotė qė ne jemi nė gjendje tė paguajmė lekėt qė kemi marrė hua. Edhe nė rast se situata do tė ishte ashtu si ėshtė paraqitur nė media, kapitali qė ne kemi tė investuar shkon nė 3 milionė euro. Nė tė kundėrt, ne do tė shpallnim falimentimin dhe do ti merrnim sėrish paratė e investuara. Ne kemi dashur qė ta vazhdojmė kėtė biznes dhe do tė vazhdojmė me gjithė vėshtirėsitė e hasura. Prandaj mund tė themi se si kemi pėr tė dhėnė lekė, ashtu kemi dhe pėr tė marrė. Sa pėr detyrimet qė ka kompania jonė, tė gjitha janė tė dokumentuara, gjė qė do tė vėrtetohen mė pas nga organet kompetente dhe shteti ligjor nė marrėdhėniet ligjore kontraktuale. Ne bashkėpunojmė me njerėz tė ndryshėm, nė vlerė dhe nė natyrė, brenda ligjeve tė shtetit. Te ne nuk ka as piramidė dhe as mashtrim, por vetėm punė tė ndershme nė biznes dhe drejtėsi. Atėherė kur ēdo gjė ka pasur mirėkuptimin e palėve, pėrse huadhėnėsit kanė nxituar pėr tė bėrė denoncimin ndaj jush? Pas gjithė kėtyre denoncimeve qėndron njė person i vetėm, i cili ėshtė Vasil Ēerveni. Para shumė kohėsh ne i kisha marrė afro 15 mijė dollarė Ēervenit dhe ia kemi kthyer borxhin, sipas afateve. Por ky person jep deklarata tė papėrgjegjshme sikur ne u kemi marrė 100 njerėzve shuma tė mėdha parash. Vazhdimisht Ēerveni na ka kėrcėnuar me jetė dhe nėn kėrcėnim e armėve ai na ka para. Nuk kanė qenė tė pakta rastet kur na ka dalė mė armė pėrpara nė mes tė rrugės duke na kėrkuar lekė, apo ka ardhur nė ambientet e fabrikės duke thyer xhama dhe duke kėrcėnuar edhe punėtoret. Pėr kėtė gjė kemi vėnė nė dijeni edhe organet kompetente. Kemi bėrė edhe denoncim nė polici, pasi ky person ėshtė i lidhur me mafien dhe na ka shkaktuar shumė probleme. A janė tė mbyllura nga tatimorėt fabrikat e konfeksionit nė qytetin e Korēės? Nuk ėshtė e vėrtetė qė 2 fabrikat tona janė tė mbyllura nė Korēė. Mund tė shkoni gjatė orėve tė paradites kur aty punohet dhe do tė shikoni se puna aty vazhdon rregullisht. Ndėrkohė, ne jemi duke kėrkuar pėr hapjen e njė fabrike tjetėr konfeksionesh nė qytetin e Shkodrės. Kjo do tė thotė vende tė tjera pune, por edhe treg tė ri pėr ne. Ėshtė njė periudhė gjatė muajit nėntor-dhjetor qė vjen dhe ndryshimi i sezonit, nuk ka pasur punė dhe jemi detyruar qė ti mbajmė punonjėset vetėm pėr pak kohė, domethėnė disa ditė nė muaj. Nė kėto kushte ne nuk mund tė paguajmė sigurimet shoqėrore, kur nuk punohet me kohė tė plotė. Pėr kėtė ne kemi gjetur dhe mirėkuptimin e drejtuesve tė tatim-taksave, tė cilėt na kanė shtyrė edhe afatet pėr kryerjen e pagesave. Ekspertėt pohojnė se huadhėnia jashtė bankave ėshtė piramidė Fill pas trazirave tė vitit 1997, tė shkaktuara nga rėnia e piramidave, ekspertėt nxorėn njė ligj qė pengonte dhėnien e huave nga persona tė tjerė. Sipas ekspertėve tė kontaktuar nga gazeta edhe nė rastin e bėrė publik nė Korēė, kemi tė bėjmė me njė skemė tė pastėr piramidale. "Dhėnia e lekėve me normė interesi jashtė bankės pėrbėn njė skemė piramidale. Kjo pėr faktin se banka ka tė drejtė tė jap hua dhe pėr kėtė hua tė ketė edhe normėn e interesit tė saj. Ēdo huadhėnie tjetėr ėshtė shkelje ligjore", ka pohuar njėri nga ekspertėt. Sipas tij, do tė ishte e udhės qė sensibilizimi i personave duhej tė ishte bėrė mė parė, pasi ligji shqiptar e pengon qartazi dhėnien e huasė. Juristė dhe persona brenda sistemit gjyqėsor deklarojnė se sipas njė vendimi tė Gjykatės sė Lartė ndalohet pėrfitimi i interesave mbi mesataren e interesave bankare. Ndėrkohė, sipas nenit 143 tė Kodit Penal, "vjedhja me anė tė mashtrimit", kur ka tė bėjė me shuma tė konsiderueshme parash dhe me disa persona, dėnohet me 3 deri nė 10 vjet heqje lirie, por sėrish mbetet pėr tu shlyer detyrimi financiar. Flet kryeprokurori Pėrparim Vukaj, pas shtimit tė rasteve tė denoncimit Ēėshtja e fajdeve, rizgjohet dhe Prokuroria e Korēės Prokuroria e Korēės rihap ēėshtjen nga e para pėr skandalin mė tė fundit qė ka pėrfshirė juglindjen e vendit. Ka qenė vetė kreu i Prokurorisė sė Korēės, Pėrparim Vukaj, qė ka konfirmuar se ka fuqizuar dosjen nisur nga procedimet e shumta qė janė shtuar dita-ditės edhe pranė Gjykatės sė Rrethit. "Kam fuqizuar dosjen nė fjalė duke u nisur edhe nga procedimet e shumta pėr kėtė ēėshtje. Do tė rinisin hetimet kėtė herė pėr skema piramidale. Prokuroria e Korēės ka vendosur ta hetojė deri nė fund kėtė ēėshtje pėrveē punės qė po bėn paralelisht policia dhe gjykata me ēėshtjet e shumta civile qė ka nė proces. Pavarėsisht nga gjykimet civile dhe veprimet qė po kryhen nga ana e policisė gjatė kėtyre ditėve, jemi tė vendosur tė hetojmė tė gjitha rastet, ndėrsa dosja e parė e cila do ti kalonte gjykatės ėshtė rifuqizuar kėtė herė pėr ēėshtje penale", ka thėnė prokurori i rrethit, Pėrparim Vukaj. Lista e gjatė e personave, tė cilėt nė ditėt e fundit i janė drejtuar gjykatės dhe policisė krahas atyre qė janė nė proces tė nisura mė parė, tashmė i ka kaluar 20 persona tė dėmtuar. Nga ana tjetėr, gjykata ka marrė sė fundit edhe katėr padi tė reja civile qė siē konfirmohet zyrtarisht do tu shtohen rasteve tė shumta qė janė nė proces, mes tė cilave vetėm njė ēėshtje e mbyllur tashmė me vendim gjykate pėr kthimin e 11.400 dollarėve ndaj njė shtetasi dhe garanci hipotekore tė njė banese dhe trualli. Denoncimet ndaj dy biznesmenėve Jani Lluka dhe Ilia Nikolla pranė policisė sė Korēės qė i janė drejtuar nė ditėt e fundit edhe komisariatit kanė kaluar tė gjitha nė Drejtorinė e Policisė ku ka nisur hetimi nga ana e krimit ekonomik financiar. Persona tė ndryshėm po depozitojnė denoncimet e tyre pėr dhėnien e parave, ndėrsa sipas drejtorit tė policisė, Emri Vata, rastet do ti kalojmė mė tej sipas procedurave edhe prokurorisė bashkė me materialet e grumbulluara. Edhe shefi i komisariatit, Latif Kulla, ka thėnė se personat qė janė paraqitur me pretendime pėr kėtė rast i kanė kaluar drejtorisė pėr tu ndjekur nga ana e sektorit pėrkatės. Sipas rasteve, personat qė i janė drejtuar policisė kanė bėrė tė ditur shumat tė cilat u kanė dorėzuar dy personave bashkė me pėrqindjet e interesit qė kanė qenė tė ndryshme pėr kreditorė tė ndryshėm. Nga ana tjetėr, edhe kreu i tatimeve shprehet se kėta shtetas i detyrohen shuma tė konsiderueshme parash degės sė tatimeve, pasi nuk kanė derdhur detyrimet financiare qė nga viti i kaluar. Ilir Frashėri ka theksuar se kėtyre personave do tju sekuestrohet fabrika nė rast se nuk paraqiten pėr tė shlyer detyrimet, ndėrsa ka theksuar se nuk e pėrjashton mundėsinė qė institucioni ti ēojė pėr ndjekje penale. |
![]() |
| Opsionet e temes | |
|
|
Tema te ngjashme
|
||||
| Tema | Nismėtari i temės | Forumi | Pėrgjigje | Postimi i Fundit |
| Lajmi i dites 03/02/2008 Kadare: Pse fituan shqiptarėt | King_Arthur | Gazetat | 1 | 03-03-08 05:41 AM |
| Lajmi i dites 14/02/2008 Burrat u dhurojnė grave dhunė pėr "Shėn Valentin" | King_Arthur | Gazetat | 0 | 15-02-08 06:28 AM |
| Lajmi i dites 12/02/2008 Topi: Ata qe abuzuan me pronat i kemi ne politike | King_Arthur | Gazetat | 0 | 15-02-08 06:26 AM |
| Lajmi i dites 07/02/2008 Ēmimet, si mund tė zbutet kriza | King_Arthur | Gazetat | 1 | 07-02-08 04:48 AM |
| Kronologjia e ngjarjeve qe nga 360 para Krishtit deri me sot. | BeniT | Historia e Shqiperisė | 9 | 20-12-07 06:50 AM |