
04-03-08, 06:06 AM
|
 |
Albstation
|
|
Data e Antarėsimit: Nov 2007
Postime: 100
Reputacioni: 42
|
|
|
Lajmi i dites 04/03/2008 "Bollano nė gjyq, po vuri tabelat nė greqisht"
Reagon prefekti i Vlorės, Rexhepi: Refuzuam kėrkesat e kreut tė Himarės
Problemi i sinjalistikės kulturore-turistike nė zonėn e Himarės ėshtė bėrė objekt debatesh mes Prefekturės sė Vlorės dhe Bashkisė sė Himarės. Prefekti i Vlorės, Xhevair Rexhepi, tregon se nga bashkia janė paraqitur dy kėrkesa pėr ndryshimin e tabelave, duke u shtuar atyre edhe gjuhėn greke. Tė dyja kėrkesat janė rrėzuar si tė pambėshtetura nė ligj dhe pas kėtij refuzimi kryebashkiaku Bollano ka urdhėruar shkuljen e tabelave nė shqip dhe anglisht. Veprimi i Bollanos ka acaruar marrėdhėniet mes bashkisė dhe prefekturės nė atė masė sa qė prefekti i Vlorės deklaron se do ta hedhė nė gjyq kryebashkiakun e Himarės.
Prefektura
Sipas prefektit Rexhepi, nė fillim tė vitit 2007 Kėshilli i Bashkisė sė Himarės, me kėrkesė tė Bollanos, ka miratuar kėrkesėn pėr ndryshimin e tabelave orientuese nė rrugėn nacionale, duke filluar nga Qafa e Llogorasė deri nė Qeparo, duke i shkruar ato edhe nė gjuhėn greke, pėrkrah gjuhės shqipe dhe anglishtes. Mė pas kėrkesa i ėshtė dėrguar institucionit tė prefektit pėr vlefshmėri. Por prefekti i asaj kohe, Kreshnik Alimerko, nuk e ka miratuar kėtė kėrkesė, sepse nuk ka pasur bazė ligjore.
Nė muajin janar tė vitit 2008, Kėshilli i Bashkisė sė Himarės si dhe kryetari i bashkisė, Bollano, ia ka ripėrsėritur kėrkesėn prefektit aktual tė Vlorės, Xhevair Rexhepi, por pėrsėri kėrkesa nuk ėshtė marrė parasysh. "E para nuk ka pasur bazė ligjore. E dyta, kjo zonė nuk ėshtė minoritet, ashtu siē ėshtė njė zonė e Gjirokastrės apo zona tė tjera nė Veri. Sė treti, kompetencat pėr tė tilla vendime i ka qeveria dhe jo prefektura", thotė prefekti Rexhepi.
Ai tregon mė tej se "sapo jemi njoftuar pėr shkuljen e tabelave orientuese nė disa pika, si nė Qafėn e Llogorasė dhe nė disa vende tė tjera si nė Dhėrmi, Himarė dhe Qeparo, menjėherė kemi komunikuar me Bashkinė e Himarės, qė administron kėtė territor. Kemi kėrkuar informacion tė detajuar dhe po presim pėrgjigje nga Bashkia e Himarės, tė cilės i kemi kėrkuar tė na japė arsyet pse ka hequr tabelat e vendosura nga njė projekt i Bankės Botėrore me miratim tė Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Rrugėve.
Nė se do tė ndodhė qė Bollano do tė vendosė kėto tabela nė gjuhėn greke nė vendet ku i ka hequr, institucioni i prefektit do tia kalojė ēėshtjen gjykatės".
Manovra e PBDNJ-sė
PBDNJ ka vetėm 6 nga 17 anėtarėt e Kėshillit Bashkiak tė Himarės, por edhe pse nė pakicė, ky grup kėshilltarėsh ka arritur tė miratojė njė propozim tė kryebashkiakut Bollano pėr vendosjen e tabelave nė greqisht. Fakti qė bėhet i ditur nga prefekti i Vlorės, konfirmohet edhe nga Savo Prifti, pėrfaqėsues i PD-sė nė Kėshillin Bashkiak tė Himarės. Prifti tregoi dje pėr "Shqip" se Bollano ka shfrytėzuar njė moment kur disa nga kėshilltarėt nuk ndodheshin nė Himarė dhe ka thirrur njė mbledhje tė Kėshillit Bashkiak. "Kanė bėrė mbledhje me 11 veta, sepse ligji e lejon tė bėhet mbledhje kur janė mė shumė se gjysma e anėtarėve. Nga kėta, gjashtė anėtarė kanė qenė tė PBDNJ-sė dhe kanė arritur tė miratojnė me shumicė votash vendimin pėr tabela nė greqisht", thotė Savo Prifti, i cili nuk ka marrė pjesė nė atė mbledhje.
|