AlbStation-Stacioni i Shqipėtarėve nė Internet



Kthehu Pas   AlbStation-Stacioni i Shqipėtarėve nė Internet > Media > Gazetat
Keni harruar Fjalėkalimin? | Antarėsohu!

Gazetat Diskutim rreth artikujve nga gazetat shqiptare si dhe nga gazetat e huaja.

Pėrgjigje
 
Opsionet e temes
  #1  
I/E vjetėr 07-03-08, 07:36 AM
Avatari King_Arthur
King_Arthur King_Arthur ėshtė offline
Albstation
 
Data e Antarėsimit: Nov 2007
Postime: 100
Reputacioni: 42
King_Arthur Ka Shumė Shokė & ShoqeKing_Arthur Ka Shumė Shokė & ShoqeKing_Arthur Ka Shumė Shokė & ShoqeKing_Arthur Ka Shumė Shokė & ShoqeKing_Arthur Ka Shumė Shokė & ShoqeKing_Arthur Ka Shumė Shokė & ShoqeKing_Arthur Ka Shumė Shokė & ShoqeKing_Arthur Ka Shumė Shokė & ShoqeKing_Arthur Ka Shumė Shokė & ShoqeKing_Arthur Ka Shumė Shokė & Shoqe

Lajmi i dites 07/03/2008 Festa kthehet nė mort, vdesin 16 vetė


Tragjedia nė liqenin e Farkės qė u kthye nė ditė zie kombėtare. Kronologjia e tmerrit dhe shkaqet qė sollėn fundosjen e varkės

Zemėrimi i liqenit i merr jetėn 16 njerėzve, duke mos kursyer as burra, as gra e as fėmijė. 16 "fatkeqė" kanė provuar vdekjen mė tė tmerrshme mesnatėn e djeshme, natė e cila nuk do tė dalė lehtė nga kujtesa e tė gjithėve. Kjo tragjedi e rėndė ka mbuluar pesė familje me tė zeza, e bashkė me ta gjithė Shqipėrinė. Ata ishin nisur pėr tė festuar... Ditėlindje, fejesė, gėzim familjar, tė gjitha bashkė, por pėr ta ka qenė darka e fundit. Xhaxhai kishte marrė dy varėse floriri nė xhepin e xhupit pėr dy nipėrit binjakė, ndėrsa dhėndri i ri mbante nusen nė krahė pėr ta mbrojtur nga i ftohti i lig i liqenit. E ashtu, tė gjithė bashkė, si njė familje e madhe, 19 persona kanė hipur nė varkėn e vdekjes, qė me tė, tė kalonin anėn tjetėr tė liqenit. Ata po ktheheshin, do iknin nėn shtėpi, pas njė darke qė kishin organizuar nė njė restorant nė anė tė liqenit tė Farkės, fshat nė periferi tė Tiranės. Pėr t‘i mbajtur tė bashkuar, pronari i lokalit i ka vėnė tė gjithė nė njė varkė, qė mund tė mbante vetėm shtatė a tetė prej tyre. Por varka nuk ishte me ta. Varka i pėrkiste liqenit, atij qė do tė shfaqte tėrbimin e tij, duke mos kursyer edhe dy binjakėt, tė cilėt ishin vetėm tre vjeē. Varka ka nisur tė fusė ujė, qė kur anėtarėt e pesė familjeve janė nisur nga njė breg i liqenit pėr tė kaluar nė bregun tjetėr. Varkėtari ka ndezur motorin dhe ėshtė nisur pėr tė kaluar nė anėn tjetėr, por varka sėrish fuste ujė. 19 tė pranishmit nė bord kanė filluar tė ndiejnė frikė, ndėrsa fėmijėt e vegjėl kanė nisur tė qajnė. Por, pas disa minutash lundrim, pėr shkak tė mbingarkesės, motobarka ėshtė pėrmbysur dhe tė gjithė personat kanė rėnė nė ujė. Nė atė kohė, njė klithmė ka zgjuar qetėsinė qė kishte pllakosur liqenin. "Ndihmė"! Njė zė ka dalė nga sipėrfaqja e liqenit dhe ka kėrkuar ndihmė. Sapo tingulli ka mbėrritur nė breg, drejt varkės sė pėrmbytur ėshtė nisur njė varkė tjetėr. Varkat, sa mė shumė afroheshin, aq mė shumė dėgjoheshin zėrat e tmerruar tė njerėzve. Nė atė kohė ka rėnė edhe telefoni i policisė, ku njė zė gruaje ka treguar se njė varkė e mbushur me rreth njėzet persona po mbytej nė liqenin e Farkės. Policia ėshtė nisur urgjentisht pėr nė vendin e ngjarjes qė tė ndihmojė ata njerėz nė nevojė. Por, ēdo veprim ka qenė i vonė pėr 16 prej tyre. Varka e vdekjes u ka marrė jetėn. Ajo ishte mbėshtjellė me plastmas, qė tė mbronte njerėzit nga shiu, por pikėrisht ai i ka ndaluar edhe tė jetojnė. Varka ishte pėrmbysur me tė gjithė njerėzit brenda, tė cilėt janė penguar edhe nga plastmasi pėr tė dalė nė sipėrfaqe. Kanė luftuar pėr tė marrė frymė, kanė luftuar me plastmasin, me njėri-tjetrin, me ujin, me vdekjen, por nuk ia kanė dalė mbanė. Vetėm tre prej tyre kanė dalė nė sipėrfaqe. 16 tė tjerė, tetė nga familja Osmani, tre nga familja Hysa, dy nga familja Blamo, dy nga Spahiu dhe pronari i lokalit kanė ndėrruar jetė nė ujėrat e liqenit tė Farkės. Tragjedia ėshtė ulur kėmbėkryq nė mes tė liqenit, kur ishte mesnatė. Ora shėnonte pikėrisht 00.05 kur u njoftua policia. Pas njoftimit, menjėherė nė vendngjarje shkuan forcat speciale tė policisė, tė cilėt u munduan tė shpėtonin sa mė shumė jetė. Por, vetėm tre! Vetėm tre vetė kanė mbijetuar. Kanė mbijetuar pėr tė treguar tmerrin dhe vdekjen e 16 familjarėve tė tjerė, pėr tė treguar tragjedinė qė mbuloi nė zi familjet e tyre, tė afėrmit, shoqėrinė e gjithė shqiptarėt. Nėn drejtimin e drejtorit tė Policisė sė Tiranės, Muhamet Rrumbullaku, nė vendin e ngjarjes shkuan shėrbimet e policisė, si dhe Reparti i Zhytjeve tė RENEA-s, Forcat e Ndėrhyrjes sė Shpejtė, me synim pėr t‘ju ardhur nė ndihmė personave, tė cilėt po mbyteshin. Por, me gjithė fillimin e operacionit tė kėrkim-shpėtimit, tė organizuar nėn praninė e zv/ministrit Gent Strazimirit, drejtorit tė Pėrgjithshėm tė Policisė sė Shtetit, Ahmet Prenēit dhe skuadrave tė shpėtimit tė Batalionit Special tė Ushtrisė, fatkeqėsisht ka qenė e pamundur shpėtimi i viktimave, pasi gjithēka ka ndodhur brenda pak minutave, duke i dhėnė fund njė nate tė gjatė tragjike, tmerri e dhimbjeje.



Deklarata

Policia e Tiranės jep versionin zyrtar tė ngjarjes tragjike nė Farkė


Hetimi i policisė: Mbytja e varkės ndodhi pėr shkak tė mbingarkesės


Policia e Tiranės ka nisur njė hetim pėr dokumentimin e kėsaj tragjedie, ku gjetėn vdekjen 16 persona. Sipas burimeve zyrtare, paraprakisht mendohet se pėrgjegjės pėr kėtė tragjedi ka qenė pronari i lokalit, Afrim Dibra, i cili ka gjetur vdekjen bashkė me personat e tjerė. Policia tha se nė orėn 00.05 tė datės 06 mars 2008, shėrbimet e policisė u njoftuan nėpėrmjet sallės operative, nga njė telefonatė e kryer prej njė shtetase, pėr dhėnie ndihmė tė disa personave, tė cilėt po mbyteshin nė liqenin e Farkės. "Pėr kėtė ngjarje tė rėndė aksidentale, tė ndodhur dje nė liqenin e Farkės, informojmė se nga ana e strukturave tė Drejtorisė sė Policisė sė Qarkut Tiranė, menjėherė pas ngjarjes ėshtė ngritur menjėherė puna nga grupi i posaēėm hetimor, nė drejtim tė zbardhjes sė shkaqeve dhe tė rrethanave tė saj. Nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se 19 persona, tė cilėt kaluan natėn e mbrėmshme, duke darkuar nė lokalin bar-restorant ‘Liqeni‘, kanė lundruar me mjetin motobarkė pėr tė kaluar nė breg tė liqenit", tha policia. Po sipas tyre, pas disa minutash lundrim, pėr shkak tė mbingarkesės, motobarka ėshtė pėrmbysur dhe tė gjithė personat kanė rėnė nė ujė, ku 16 prej tyre nuk kanė mundur t‘i shpėtojnė vdekjes dhe vetėm 3 persona kanė arritur tė mbijetojnė. "Mė tej, duhet tė themi se shtetėsia Erjona Afrim Dibra, 19 vjeēe, e bija e pronarit tė bar-restorant ‘Liqeni‘, nuk ka qenė pjesėtare nė motobarkė, por gjatė momentit kur familjarėt dhe i ati kanė kėrkuar ndihmė, kjo e fundit ėshtė afruar me njė mjet tjetėr lundrues pėr t‘ju ardhur nė ndihmė", detajoi policia. Mė tej, uniformat blu thanė zyrtarisht se tė 19 personat nė barkė, e cila ishte me njė kapacitet normal pėr tė transportuar 5 deri nė 7 pasagjerė, ka sjellė dhe pėrmbysjen e menjėhershme tė saj, duke shkaktuar mbytjen brenda pak minutave tė 16 personave. Personat e mbijetuar u dėrguan menjėherė nė Qendrėn Spitalore "Nėnė Tereza", pėr t‘iu dhėnė ndihmėn e nevojshme mjekėsore dhe aktualisht ndodhen nė gjendje tė mirė shėndetėsore pranė banesave tė tyre, qysh nė orėt e para tė mėngjesit tė ditės sė djeshme. "Policia e Tiranės, nė bashkėpunim tė ngushtė me strukturat e emergjencave civile, qendrat spitalore, si dhe me Institutin e Mjekėsisė Ligjore, kanė marrė tė gjitha masat administrative dhe teknike pėr t‘iu ardhur nė ndihmė familjarėve tė kėsaj tragjedie, si nė drejtim tė ndihmės mjekėsore pranė vendbanimeve tė tyre, ashtu dhe tė transportit tė kortezheve nė drejtim tė Beratit dhe tė Tiranės, tė familjarėve e persona, tė cilėt nuk mundėn t‘i mbijetojnė kėsaj fatkeqėsie", pėrfundoi Policia e Tiranės, duke u shprehur ngushėllimet e tyre familjeve tė viktimave. Ble. Gi.


Lista e tė mbyturve dhe tė mbijetuarve nga tragjedia e djeshme

Tė mbytur

Pranvera Blamo, 50 vjeēe, lindur e banuese nė Berat

Erion Blamo, 20 vjeē, lindur e banues nė Berat

Pėllumb Hysa, 53 vjeē, lindur e banues nė Berat

Majlinda Hysa, 46 vjeēe, lindur e banuese nė Berat

Alban Hysa, 21 vjeē, lindur e banues nė Berat

Aurela Osmani, 30 vjeēe, banuese nė Tiranė

Halil Osmani, 62 vjeē, banues nė Tiranė

Hatixhe Osmani, 56 vjeēe, banuese nė Tiranė

Eliona Osmani, 47 vjeēe, banuese nė Tiranė

Alket Osmani, 29 vjeē, banues nė Tiranė

Saikida Osmani, 25 vjeēe, banuese nė Tiranė

Ejsi Osmani, 3 vjeē, fėmija i Alket e Saikida Osmanit

Rei Osmani, 3 vjeē, fėmija i Alket e Saikida Osmanit

Thėllėza Spahiu, 46 vjeēe, Tiranė

Arlind Spahiu, 20 vjeē, Tiranė

Afrim Dibra, 43 vjeē, Tiranė

Tė mbijetuar

Beqir Sinani, 28 vjeē, lindur e banues nė Elbasan

Luena Behar Spahiu, 20 vjeēe, lindur e banuese nė Tiranė

Romina Pėllumb Hysa, 17 vjeē, lindur e banuese nė Berat
Pėrgjigju me citim
Pėrgjigje

Bookmarks

Opsionet e temes

Rregullat e Postimit
Ju nuk mundeni te hapni tema te reja
Ju mundeni te replikoni
Ju nuk mundeni te postoni bashkengjitje
Ju nuk mundeni ndryshoni postimet

BB code is Lejohet
Smilies Lejohet
Kodi HTML Nuk Lejohet

Shko tek

Tema te ngjashme
Tema Nismėtari i temės Forumi Pėrgjigje Postimi i Fundit
Lajmi i dites 03/02/2008 Kadare: Pse fituan shqiptarėt King_Arthur Gazetat 1 03-03-08 05:41 AM
Lajmi i dites 15/02/2008 Pėrgjaket festa e "Shėn Valentinit" King_Arthur Gazetat 0 15-02-08 06:29 AM


Ora ėshtė GMT -4. Ora tani ėshtė 03:59 AM.

 


Copyright Albstation 2007-2008