AlbStation-Stacioni i Shqipėtarėve nė Internet



Kthehu Pas   AlbStation-Stacioni i Shqipėtarėve nė Internet > Media > Gazetat
Keni harruar Fjalėkalimin? | Antarėsohu!

Gazetat Diskutim rreth artikujve nga gazetat shqiptare si dhe nga gazetat e huaja.

Pėrgjigje
 
Opsionet e temes
  #1  
I/E vjetėr 24-04-08, 03:36 PM
Avatari Royal
Royal Royal ėshtė offline
Albstation
 
Data e Antarėsimit: Dec 2007
Postime: 416
Reputacioni: 26
Royal AlbStation

Edhe diktaturat te ligjshme jane


Sali Berisha ėshtė padyshim protagonisti i zhvillimeve mė tė mėdha politike tė kėtyre 17 viteve, disa prej tė cilave do tė mbeten si njolla tė errėta nė historinė postkomuniste tė vendit tonė. Por ai ėshtė padyshim edhe politikani mė i suksesshėm. Jo sepse u ringrit nga humnera e ‘97-ės, qė vetė e hapi, pėr tė rimarrė pushtetin, porse ai dėshmoi se ėshtė "zhongleri" mė i madh i politikės edhe me lėvizjet e mėpastajme. Njė vit mė parė, kur pushteti mund t‘i kishte rrėshqitur nga duart pėr hiēgjė, ai arriti ta zgjedhė Presidentin e vendit nga radhėt e partisė sė tij me ndihmėn e votave tė njė grupimi parlamentar tė kontrolluar nga Fatos Nano, armiku mė i madh politik i tij deri atėherė.

Dhjetė muaj mė pas, qeveria e tij tronditet sėrish dhe sėrish ai ėshtė nė buzė tė greminės. Njė shpėrthim gjigant nė Gėrdec, qė pėrtej tragjedisė sė shkaktuar, u bė dėshmia mė skandaloze e korrupsionit qė kishte pėrfshirė sferat mė tė larta tė qeverisė sė tij. Mė e pakta qė duhej tė kishte ndodhur deri tani, ish-ministri i tij i Mbrojtjes duhej tė ishte nė burg. Pas shfajėsimeve tė shpeshta publike, se ai nuk dinte gjė pėr atė qė ndodhte nė Gėrdec, kolegu ynė, Andi Bushati, e nxori zbuluar, kur publikoi raportet e Shėrbimit Informativ qė e kishin informuar atė dhe kreun e shtetit pėr operacionet atje, duke i shuar kėshtu ēdo alibi personale.

Njė gazetė prestigjioze amerikane e implikoi qeverinė shqiptare nė njė aferė korruptive trafiku armėsh e municionesh me Afganistanin, duke hapur njė tjetėr kapitull skandalesh qeveritare. I gjendur mes kėtyre zhvillimeve, ne mbajmė mend se si Kryeministri Berisha ndėrronte kartopecetat ēdo dy minuta, ndėrsa djersinte para mikrofonėve dhe gazetarėve, tė cilėt kėrkonin tė dinin mė shumė pėr tragjedinė. Por Berisha, pikėrisht nė kėtė tallazi, ridel nga balta dhe jo vetėm qė nuk lėkundet fare nga pozitat e tij, nuk dorėzon ministrin e tij tė implikuar kėmbė e kokė, sulmon nė mėnyrė tė frikshme njė nga tribunat mė tė mėdha mediatike tė botės, por arrin tė marrė sėrish nė dorė frenat e politikės, ndryshon edhe Kushtetutėn, duke i betonuar edhe mė shumė kompetencat e tij ligjore.

Pra, pikėrisht nė kohėn kur qeverisja e tij duhej tė ishte nė teh tė thikės, ai, pėr herė tė dytė brenda njė viti, arrin tė marrė sėrish me koncesion opozitėn dhe tė hedhė lumin jo pa u lagur, por edhe i hekurosur. Dhe tashmė ai ėshtė i sigurt se deri nė zgjedhje, jo njė Gėrdec e njė skandal, por njėmijė tė tillė tė plasin, ai nuk bie nga pushteti.

Nė verėn e vitit 2005, Ben Blushi, ndėrsa vazhdonte tė mos e besonte se populli kishte rikthyer nė pushtet Sali Berishėn, i tha tėrė trishtim Kryeministrit tė ri, programi i qeverisė tė tė cilit po votohej nė Kuvend: "Ju kishit vėnė njė bast me veten pėr t‘u rikthyer nė pushtet dhe e fituat atė. Ju lumtė!". Por, tani pas tre vjetėsh, Berisha jo vetėm qė i ka fituar tė gjitha bastet, por ai edhe i ka parablerė ato, ashtu si bėjnė bastexhinjtė e ndeshjeve tė futbollit, qė paguajnė gjyqtarėt pėr fabrikimin e rezultateve. Tashmė, me vetė ndihmėn e socialistėve. Ashtu si nė proverbin e nuses me mullixhiun, mė parė Nano e mė pas Rama, pėr inat, ose nga frika, e sho-shoqit vajtėn e u futėn nė krevatin e Berishės, edhe pse e dinė mirė se askush nuk ka dalė i fituar kur ka bėrė pazar me tė.

Pas gjithė kėsaj, edhe neve jashtė kėtij "mulliri", ku nuk merret vesh kush ėshtė nusja e kush vjehrra, s‘na mbetet veē t‘i themi Berishės: Ju lumtė, kjo ėshtė politika dhe ju e luajtėt atė pėr bukuri pėr llogari tė interesave tuaja!

Por, pėrtej kėsaj, neve na duhet tė analizojmė rreziqet tona nga kėto pehlivanllėqe tė Berishės. Nė vitet ‘80, nė kohėn e krizės sė madhe ushqimore, mbajmė mend sesi njė shishe vaji shitej detyrimisht me njė pako margarinė, njė allasoj gjalpi artificial qė ta shpifte. Ashtu edhe Berisha, paketėn ligjore tė reformės zgjedhore (njė "mall" ky i mbėshtetur publikisht nga shumica e njerėzve dhe i certifikuar edhe nga faktori ndėrkombėtar), e shiti dhunshėm bashkė me ndryshimet e tjera kushtetuese, qė janė regresi mė i madh pėr demokracinė shqiptare. Atij i duhej tė fuqizonte kompetencat e tij, ndaj vajti e zbuloi njė nen tė Kushtetutės sė njė vendi me monarki si Spanja dhe ia saldoi si parafabrikat Kushtetutės sė vendit tė tij, qė ėshtė republikė parlamentare. Referimi ndaj Kushtetutės sė njė mbretėrie pėr njė republikė, ėshtė njė skandal mė vete, por Berisha ėshtė gati t‘i referohet edhe Kushtetutės sė Birmanisė, nėse i duhet ndonjė nen tjetėr pėr pushtetin e tij.

Tė gjithė, tė majtė e tė djathtė, e dinė se ndryshimet kushtetuese, pėrveē atyre tė reformės zgjedhore, janė paralajmėrime ogurzeza pėr demokracinė. Madje, mė herėt, ata i kundėrshtuan dhe u habitėn kur hapėn dosjen e panė se, veē reformės zgjedhore, Berisha, nė mėnyrė tė paparashikuar, kishte gatuar dhe ndryshime tė tjera nė Kushtetutė. Por ata iu bindėn kokulur kryetarėve tė tyre, si Berishės ashtu edhe Ramės, sepse ky ishte i vetmi shans qė ata tė shpresojnė tė hyjnė nė listat e mbyllura tė deputetėve. I bindur se udha e tij, pas gjarpėrimit nėpėr fshatra e qytete tė Shqipėrisė, do tė pėrfundojė nė Kryeministri, Rama nuk ngurroi tė shesė aksione tė opozitės te Berisha, pėr tė forcuar karrigen e Kryeministrit, ku shpreson tė ulet sė shpejti. Megjithatė, qė tė bėhet Kryeministėr, Ramės i duhet tė ndeshet tashmė me njė Kryeministėr edhe mė tė fortė nga ē‘ishte. Duke menduar pėr karrigen e tij tė sė nesėrmes, Rama ia shndėrroi atė nė piedestal qė tani Berishės. Dhe nė piedestal, pėr sė gjalli, qėndrojnė diktatorėt, pasi heronjve u ngrihen mė pastajmi pėrmendoret, kur bėmat e tyre tė jenė pėrjetėsuar. Historia na tregon se shumica e diktatorėve kanė qenė udhėheqės popullorė nė fillimet e tyre, por pushteti pa kufi i ka bėrė mė pas tė tillė. Dhe ky pushtet ėshtė siguruar gjithmonė me ligj, pasi edhe diktaturat me ligje drejtohen, paēka se kujt i shėrbejnė mė shumė ato.

Mentor Kikia
__________________
NJĖ KOMB, NJĖ GJUHĖ, NJĖ E ARDHME.......
Gėzuar Kombi Im


"The most important kind of freedom is to be what you really are. You trade in your reality for a role. You trade in your sense for an act. You give up your ability to feel, and in exchange, put on a mask. There can't be any large-scale revolution until there's a personal revolution, on an individual level. It's got to happen inside first."
Pėrgjigju me citim
  #2  
I/E vjetėr 30-04-08, 05:13 PM
Avatari nemo
nemo nemo ėshtė offline
Albstation
 
Data e Antarėsimit: Nov 2007
Postime: 415
Reputacioni: 28
nemo Ka Nisur Konkurencen Per Famenemo Ka Nisur Konkurencen Per Fame

Re: Edhe diktaturat te ligjshme jane


normale qe jane te ligjshme sipas teorise se pozitivizmis.se brenda legjislacionit tyre ata veprojne konform ligjeve.
Pėrgjigju me citim
  #3  
I/E vjetėr 30-04-08, 10:27 PM
GJOKE GJOKE ėshtė offline
AlbStation
 
Data e Antarėsimit: Apr 2008
Postime: 13
Reputacioni: 0
GJOKE AlbStation

Re: Edhe diktaturat te ligjshme jane


Diktaturat kthehen ne legjitime kur humbet e drejta elementare e te qenit njeri.....Pra kur njeriu kthehet ne nje qenie pa ndergjegje,njelloj si njeriu i ri i predikuar nga komunistet shqiptare dhe internacionaliste.Zot na ruaj nga fatalitetet monstruoze sepse jemi te lodhur nga bolshevizmi shumplanesh i diktatures se djeshme dhe nga pseudodemokracia e sotme "shumngjyreshe"....
Pėrgjigju me citim
Pėrgjigje

Bookmarks

Opsionet e temes

Rregullat e Postimit
Ju nuk mundeni te hapni tema te reja
Ju mundeni te replikoni
Ju nuk mundeni te postoni bashkengjitje
Ju nuk mundeni ndryshoni postimet

BB code is Lejohet
Smilies Lejohet
Kodi HTML Nuk Lejohet

Shko tek

Tema te ngjashme
Tema Nismėtari i temės Forumi Pėrgjigje Postimi i Fundit
lajme nga sporti shqiptar King_Arthur Futbolli Shqipėtar 47 05-03-08 08:28 AM
Lajmi i dites 01/03/2008 "Pse morėm para me fajde" King_Arthur Gazetat 0 01-03-08 07:36 AM
Lajme nga gazetat shqiptare !!! King_Arthur Gazetat 51 09-02-08 10:22 AM
Sonetet E Zef Serembes Bruno Letersia 1 02-02-08 07:44 PM
Muajt e lindjes ~Shkodrane~ Kuriozitete 36 28-11-07 10:33 PM


Ora ėshtė GMT -4. Ora tani ėshtė 03:45 AM.

 


Copyright Albstation 2007-2008