![]() |
| |
|
|
|
|||||||
| Gazetat Diskutim rreth artikujve nga gazetat shqiptare si dhe nga gazetat e huaja. |
![]() |
|
|
Opsionet e temes |
|
#1
|
||||
|
||||
Berisha Vs "ish te tijet"
A mund te kete nje gjuhe te tille nje kryeminister, qofte edhe me pseudonim???
Perpara disa ditesh Z. kryeminister i Shqiperise Sali Berisha shkroi nje artikull ne gazeten Rilindja Demokratike te cilin per fat te keq edicioni online i kesaj gazete nuk e disponon.Sidoqofte une nuk e kam lexuar, por vecse e kam ndigjuar te terin ne emisionin "Zone e lire", mund t'ju them qe ishte nje artikull ku shqipja bastardohej fare ne drejtshkrim dhe me besoni qe ishte me te vertete e veshtire te kuptoje c'donte te thoshte Kryeministri me ate artikull.Sidoqofte thelbi ishte se ai akuzonte Andi Bushatin per nje mori budallalleqesh te panumerta sa qesharake aq edhe tragjikomike.Merreni me mend qe thoshte edhe se Andi Bushatit i mungon nje pjese e organit gjenital ose qe eshte kuruar per histeri maniakale seksuale.Nuk po bej shaka dhe me besoni qe eshte e vertete.Dhe arsyeja e vetme e ketij sulmi qe ka nja dy jave qe ka filluar e dini kush eshte? Ne emisionin e tij 'Zone e Ndaluar' Andi Bushati tregoi para gjithe shqiptareve ekzistencen e dy dokumenteve te nenshkruara nga SHISH dhe te derguara dy dite para ngjarjes se Gerdecit Z.Kryeminister dhe z.President te Shqiperise.Mos harroni qe Z.Kryeminister ka mohuar cdo lloj perfshirje ose dijenije mbi kete tragjedi. Nje jave para ketij emisioni Andi Bushati ka folur gjate e gjere edhe per ceshtjen Remzi Hoxha dhe per te cilin do te rihapet gjyqi me 16 Maj i mbyllur njehere kur President ishte Sali Berisha.Per ata qe nuk jane ne dijeni te kesaj ceshtje po ju them qe 9 persona te SHIK perfshire eshte Gazideden jane te akuzuar per rrembim personi dhe zhdukje te kufomes.Dhe e dini perse u rrembye , u torturua dhe u zhduk Remzi Hoxha?Sepse me 1993 njoftoi Ibrahim Rugoven per nje takim sekret te mbajtur ne Oher midis presidentit te Shqiperise Sali Berisha dhe atij serb Milloshevic me ndermjetesimin e Presidentit maqedonas Kiro Gligorov.Sidoqofte ne kete artikull te tij Z.Krekanister...ups Kryeminister desha te them akuzon edhe nje nga perkrahesit e tij me te medhenj ne te kaluaren Z.Mero Baze dhe Z.Ylli Rakipi. Ky i fundit ka publikuar nje leter te hapur ne gazeten e tij ALBANIAper kryeministrin Sali Berisha. Ju ftoj ta lexoni:
__________________
NJĖ KOMB, NJĖ GJUHĖ, NJĖ E ARDHME....... Gėzuar Kombi Im "The most important kind of freedom is to be what you really are. You trade in your reality for a role. You trade in your sense for an act. You give up your ability to feel, and in exchange, put on a mask. There can't be any large-scale revolution until there's a personal revolution, on an individual level. It's got to happen inside first." |
|
#2
|
||||
|
||||
Re: Berisha Vs "ish te tijet"
I dashur doktor,
Tė them tė drejtėn, mė ka marrė malli, shumė mė ka marrė! U bėnė vite qė jemi ndarė dhe tani rrallėherė pėrballemi nė ndonjė pritje ambasade apo ndonjė takim kolektiv, ku ti, DOKTOR I MADH, na fton pėr tė deklaruar arritjet dhe sukseset nė udhėn e pandalshme qė ke nisur, por qė edhe ti vetė nuk e di ku tė ēon. E si tė mos mė marrė malli pėr kohėn kur ti president i vendit dhe unė si biēim ndihmėsi punonim pėr kėtė tokė hallemadhe! Tė kujtohet, besoj, kur mė telefonoje pas orės dy tė mesnatės dhe mė thoshe: Pse tė mora unė ty? Pse tė mora unė ty? Pse tė mora unė ty? Hajt, natėn e mirė. Lodhet doktori i shkretė, i thosha gruas, qė ndihej e tmerruar pas atyre telefonatave. Ndonjėherė, doktor i dashur, kur mė thėrrisje lart te Vila 4, para se tė mbyllnim gazetėn, e gjithė biseda jonė ishin teshtimat e tua, ngaqė kishe ngatėrruar ilaēet. Po mitingjet? Skemi mė mitingje ashtu siē dije ti bėje vetėm ti, DOKTOR I MADH. Dhe kjo gjė mė trishton shumė. Kohė tė arta kanė qenė. Sa patos dhe entuziazėm ke pasur doktor! Tė dashur farkarė dhe farkare, - u the banorėve tė fshatit Farkė nė njė nga mitingjet e atėhershme dhe fshatarėt e shkretė sdinin ku tė futeshin. Po banorėve tė Patosit, qė u the: Tė dashur qytetarė tė Kuēovės! Kohė heroike ka qenė, DOKTOR I MADH. Sinqerisht, nė atė vrapim tė marrėsh qė kishim nisur, sdihej pėr ku, mu zmadhua mėlēia dy herė mė shumė. Sikur tė tė kisha ndjekur edhe dy vjet, tani do tė isha harruar. Por, nė fund tė fundit, pėr ty DOKTOR I MADH dhe pėr atdheun skishte sakrificė qė tė mos e bėnim. Vetėm ishte njė gjė e vėshtirė qė na sikletoste shumė dhe mua dhe ndonjė mikun tjetėr tėndin, si pėr shembull Mero Bazen, kur duhej tė bėnim sikur qeshnim me shakatė e tua. Tė them tė drejtėn, shtrėngoheshim si tė ishim kinezė, pėr ta nxjerrė atė tė shkretė tė qeshur, sidomos kur kishte shumė njerėz, pėr tė treguar se Doktori ynė i dashur ėshtė edhe shakaxhi i madh. Ēti bėsh, shpesh njeriu vrapon pas gjėrave qė si ka. DOKTOR I MADH! Tė kujtohet, besoj, koha e luftės nė Kosovė. Shumė u trishtova nė atė kohė kur tė shihja ty tė vetmuar, mė tė vetmuar se nė vitin 1997. Nė atė kohė u kėput e gjithė udhėheqėsia politike dhe ushtarake e botės dhe erdhi nė Tiranė. Takonin Majkon, Metėn, Meidanin, tė gjithė fisin komunist dhe ty stė afrohej dhe stė afrohej askush. Sikur na kishte zėnė lebrosa nė atė kohė, Doktor. Tė shihja tė vuaje dhe mė dhembte shpirti. Ishte ajo drama e madhe e Kolonelit ska kush ti shkruajė e Gabriel Markezit. Po ku e ku vetmia e kolonelit plak tė Markezit me vetminė e mareshalit tonė. Tė kujtohet, besoj, se u gjet njėfarė Vitore Zgarbi, qė tė takonte edhe ty. Darkuam te pesėmbėdhjetėkatėshi. Atė natė fluturoje Doktor i dashur. Kaq shumė tė ngazėlleu takimi me kėtė Zgarbin, saqė pas darkės ndenje me mua dhe fillove tė mė tregoje gabimet e pafalshme qė po bėnte gjenerali Klark nė luftėn e Kosovės. Se ti je gjeneral mbi gjeneralėt, DOKTOR I MADH. Mė shpjegove se nėse nuk pėrdoreshin kundėrajrorė krahu nė Kosovė do tė shkonte gjaku deri nė gju... Unė tė vėshtroja i tmerruar, sepse helbete, skisha njohuri nga arti yt ushtarak. Iku ky Zgarbi dhe ne prapė mbetėm vetėm, nė shoqėrinė e vėllezėrve Kushnini, tė vetmit tė huaj qė as unė, as ti i dallonim dot kush ishte njėri dhe kush tjetri. Tė gjitha kėto, por edhe ēaste tė tjera tė panumėrta, mu kujtuan ndėrsa njė kolegu im mė telefonoi dhe mė tha se Doktori sapo ka botuar te gazeta e vet shkrimin e dytė pėr ty dhe Mero Bazen. Te ky i dyti ka futur edhe Andi Bushatin, mė tha. Ēthotė? - e pyeta. Mos pyet, - ma ktheu, - sikur tė qeverisė edhe vendin kėshtu siē ka bėrė edhe shkrimet, na mori nė qafė. Mos u mėrzit, - i thashė, - se Doktori ynė vetėm me qeverisjen ska punė. E mora gazetėn me ndjesinė se pas kaq e kaq vitesh edhe Doktori ynė, me siguri, ka mėsuar tė shkruajė ndonjė gjė, por tė them tė drejtėn mbeta i shtangur. Turp, DOKTOR I MADH, turp! Po si smėsove tė hedhėsh njė shkrim tė saktė nė letėr?! Njėlloj si atėherė kur tė kishim kryeredaktor tė pashpallur tė gazetės. Ēkemi hequr qė tė rregullonim dhe korrektonim shkrimet e tua! Morėm me rrogė tė lartė njė korrektore speciale, enkas pėr ty, Kadrien, motrėn e shkrimtarit tė madh Kadare, qė ti rregullonte shkrimet. Pas njė ore punė Kadria e shkretė dorėzohej. Mė mirė mė mbyllni nė hale, se tė korrektoj shkrimet e kėtij malokut. Mu ēa koka, - thoshte. Pusho, komuniste e qelbur, - i thoshte Bejdo Malo, - mos fol kėshtu pėr Doktorin! Shumė na ke lodhur ato kohė, Doktor i dashur, sidomos me shkrimet qė na jepje nė telefon dhe qė skishte zot qė ta kuptonte se ēdoje tė thoshe. Shumė vėshtirė e kishin edhe njerėzit e Televizionit qė tė rregullonin figurėn tėnde. Se atėherė vetėm njė televizion kishim dhe aty nga mėngjesi nė darkė kėndoje vetėm ti. Jepnin e merrnin njerėzit e Televizionit, por figura jote Sali qė Sali dilte. Sidoqoftė, ca gjėra ndodhte qė edhe ti rregullonin. Pėr shembull, kur mbledhjet e partisė nuk kishin entuziazėm pėr ty dhe dominoheshin nga armiqtė, Aida Shehu i merrte duartrokitjet e armikut Eduard Selami, po dhe tė armikut tjetėr Petrit Kalakula dhe ti kalonte ty. Kishim dėgjuar atėherė pėr lloj-lloj vjedhjesh, DOKTOR I MADH, por qė tė kishte edhe vjedhje duartrokitjesh, nuk na kishte shkuar kurrė mendja! Kjo puna e rregullimit tė performancės tėnde ėshtė e vjetėr, DOKTOR I MADH dhe i ditur. Besoj ke dėgjuar qė televizioni u shpik nė kohėn qė nė kėtė botė u shfaq Adolf Hitleri. Nė atė kohė edhe Gebelsi i shkretė ka hequr tė zitė e ullirit pėr tė rregulluar figurėn e Hitlerit tė ēmendur. Ka hequr, po jo sa ne, DOKTOR I MADH, sepse Hitleri nuk bėnte shkrime. Sikur ti mbushej mendja qė tė shkruante vėrtet si puna jote, me siguri Gebelsi do ta kishte vrarė veten shumė kohė para se e vrau. Copa-copa mė bėje mua dhe Mero Bazen nė shkrim. Urrejtje e madhe, qė tė shkonte deri nė racizėm. Fundin na ke nxjerrė nė atė shkrim. Deri kėtu e pranojmė se, helbete, kemi qenė miq tė ngushtė, se fundi i fundit i yti mishin ta ha, por kockėn ta ruan, po me gazetarin Andi Bushati dhe koqet e tij ēkishe? Turp, DOKTOR I MADH, njė mijė herė turp! Populli dhe atdheu pret qė ta qeverisėsh, por ti merresh me koqet e njė gazetari. E mora Andi Bushatin nė telefon dhe e pyeta: Mirė me mua dhe me Mero Bazen, po me ty ēka DOKTORI I MADH?. Ku e di unė ēpati! - u pėrgjigj Bushati i shkretė. Ne si familje e kemi trajtuar dhe mbajtur mirė. E mori gjyshi (Hysni Kapo) nga mjek spitali dhe e bėri doktor personal, qė ti bėnte analizat e ujit tė hollė dhe tė trashė, por ky paska bėrė analizat e spermės time! Se mos bėni ndonjė shkrim dhe thoni qė me kėtė punėn e koqeve tė Bushatit Saliu ka shkelur betimin e Hipokratit! - mė tha miku ynė i pėrbashkėt, Aleksandėr Meksi, DOKTOR I MADH. Me nder njė mut ka qenė Doktor. Gjithė kohėn sekretar partie i spitalit ka qenė. Allah, Allah, DOKTOR I MADH! Me ēshohim e dėgjojmė, si mė i rėnduar dukesh kėto kohė. Ndoshta ky ėshtė edhe shkaku qė njerėzit qė tė rrethojnė tani dhe qė iu lutesh tė lexojnė shkrimin tėnd, thonė se Doktori ka ndryshuar. Botė e madhe kjo, Doktor i dashur, tė cilėn skemi si ta njohim tė gjithėn, por unė nė tė vėrtetė nuk kam njohur njė njeri tė dytė si puna jote, qoftė edhe tė ngjashėm. Ndoshta ti je njeriu i vetėm nė kėtė botė qė nuk do tė dijė se ēmendojnė tė tjerėt pėr ty. Ti i cakton vetė edhe pėrmasat e ndershmėrisė tėnde, edhe madhėshtinė, edhe fitoret dhe arritjet. Ty tė duket se ajri qė ne thithim na e lėshon ti. Edhe toka tė duket sikur rrotullohet rreth teje, ndryshe nuk kanė si shpjegohen shpėrthimet gėrdeciane, qė tė ndodhin jo rrallė. Ti je Smithi te Komedianėt e Graham Grinit, i lindur nė njė vend pa rrėnjė dhe ku njerėzit e shkretė e marrin jetėn jo vetėm si tu vijė, por dhe si tua vėrtitėsh ti. DOKTOR I MADH dhe i dashur! Ndoshta tani nė pleqėri mund tė fillosh tė kuptosh pse jeta ėshtė kaq e shkurtėr. Pėrfytyro pėr njė moment sikur ajo tė ishte 800 vjet dhe gjithė kėtė kohė tė na shfaqeshe pėrballė ti? O Zot, hapu dhe??? tė futemi! Shpeshherė, i dashur Doktor, kam pyetur veten ēdeshėm dhe pse u bashkuam ne me kėtė njeri?! Pėrgjigja ėshtė shumė e thjeshtė tani. Lirinė qė erdhi nė atė kohė na e rrėmbeve ti dhe ne, me paditurinė qė kishim pėr tė, tė morėm pėr padronin e saj. E ku ta dinim ne tė shkretėt se ti DOKTOR I MADH sishe veē xhelati i lirisė! Mė fal, Doktor i dashur. Nė atė palo shkrimin tėnd thua se unė dhe Mero Baze qenkemi vetėm njė, pavarėsisht se nė mėngjes dalim si dy tė ndryshėm. Po ti, cili je ti, zoti Berisha? I pangjashėm me asnjė qenie njerėzore tė kėsaj toke, ti je fatkeqėsia jonė, ti je njeriu qė i erdhi kėtij vendi pikėrisht atėherė kur sduhej. Ishte koha kur shqiptarėt po i mbyllnin derėn sė keqes dhe ti hyre nga dritarja. Doktor i dashur dhe i madh! Kam njė lutje fare tė vogėl, qė ndoshta edhe tani nė pleqėri tė hyn nė punė. Lėri pseudonimet! Si su lodhe kėto 20 vjet me pseudonime?! Tė gjithė njerėzit qė ke pasur dhe ke pėrreth tė janė dashur pėr pseudonime. Ti ishe Aleksandėr Meksi, Tritan Shehu, Bashkim Gazidede, Agim Shehu, Mero Baze, Ylli Rakipi e qindra tė tjerė. Tani ti je Jozefina Topalli, Lulzim Basha, Fatmir Mediu, Bujar Nishani, Aleksandėr Frangaj, Blendi Fevziu e qindra e qindra tė tjerė. Dhe e di pse tė janė dashur kaq shumė emrat tanė pėr pseudonime? Sepse ti, o njeri, ke 20 vjet nė luftė. Ke 20 vjet qė rron si pseudonim. Por fatmirėsisht ke 20 vjet nė njė luftė ku emrat tanė stė kanė ndihmuar dot tė fshehėsh SALIUN. Besoj kėtu ėshtė mirė ti mbyllim kėto rreshta. Ashtu si me shaka dhe me humor, pak si karagjozė dhe jo seriozisht, DOKTOR I MADH. Se po tė jetė pėr seriozisht, kemi shumė gjėra pėr ti thėnė njėri-tjetrit... Hė po, se gati harrova. Po tė kujtoj njė postulat biblik qė thotė: Me atė gjykim qė ke gjykuar do tė tė gjykojnė. Ylli Rakipi
__________________
NJĖ KOMB, NJĖ GJUHĖ, NJĖ E ARDHME....... Gėzuar Kombi Im "The most important kind of freedom is to be what you really are. You trade in your reality for a role. You trade in your sense for an act. You give up your ability to feel, and in exchange, put on a mask. There can't be any large-scale revolution until there's a personal revolution, on an individual level. It's got to happen inside first." |
![]() |
| Bookmarks |
| Opsionet e temes | |
|
|
Tema te ngjashme
|
||||
| Tema | Nismėtari i temės | Forumi | Pėrgjigje | Postimi i Fundit |
| Kush eshte Sali Berisha?? !! | Royal | Politike | 5 | 14-10-08 07:09 AM |
| Berisha: Gjeta partnerė pėr centralet bėrthamore | King_Arthur | Gazetat | 0 | 29-01-08 05:54 AM |
| Berisha: As qe e mendojmeShqiperine e Madhe | JetMir | Lajme Flash | 0 | 26-01-08 04:39 PM |
| Berisha, Pavaresia e Kosoves nuk nenkupton bashkim ne Shqiperine e Madhe | JetMir | Lajme Flash | 0 | 26-01-08 02:36 PM |
| Berisha: Ska ndryshime qeveria, nė prag tė anėtarėsimit nė NATO | King_Arthur | Gazetat | 0 | 21-01-08 07:53 AM |