AlbStation-Stacioni i Shqipėtarėve nė Internet



Kthehu Pas   AlbStation-Stacioni i Shqipėtarėve nė Internet > Temat shoqėrore > Historia e Shqiperisė
Keni harruar Fjalėkalimin? | Antarėsohu!

Historia e Shqiperisė Ne Kėtė Forum Mund Te Diskutojmė ose Tė Japim Informacione Rreth Artikujve Mbi Historinė e Shqipėrise, Kosovės, Maqedonisė dhe Malėsisė

Pėrgjigje
 
Opsionet e temes
  #1  
I/E vjetėr 02-02-08, 01:16 PM
Avatari Bruno
Bruno Bruno ėshtė offline
Albstation
 
Data e Antarėsimit: Jun 2007
Postime: 524
Reputacioni: 45
Bruno Anetare i/e DashurBruno Anetare i/e DashurBruno Anetare i/e DashurBruno Anetare i/e DashurBruno Anetare i/e DashurBruno Anetare i/e Dashur
Dėrgoji Bruno njė mesazh me MSN

Informacione rreth qytetit Voskopoja


Voskopoja ėshtė vendbanim shqipėtarė qė ndodhet rreth 21 km larg nga qyteti i Korēės mbi njė pllajė 1160 metra mbi nivelin e detit.Voskopoja ėshtė njė vendbanim mesjetar i hershėm qė daton prej vitit 1330. Nga Shėn Prodhomi hapet para vizitorit njė pamje e mahnitshme nga duken majat e Lėnies dhe Ostrovica, me njė lartėsi prej 2246 metra.

Histori


Voskopoja ėshtė njė vendbanim mesjetar i hershėm qė daton prej vitit 1330. Nga Shėn Prodhomi hapet para vizitorit njė pamje e mahnitshme nga duken majat e Lėnies dhe Ostrovica, me njė lartėsi prej 2246 metra. Lulėzimin mė tė madh Voskopoja e ka pasur nė vitin 1764, atėherė kur popullsia e saj arriti nė rreth 30 mijė banorė. Nė atė periudhė kishte 25 kisha me afreske nga mė tė lakmuarat, ndėrsa tani nuk kanė mbetur mė shumė se 8 kisha. Nė tė njėjtėn periudhė nė kėtė qytetėrim ka pasur Akademi, Bibliotekė, Shtypshkronjė, 1720, artizanat tė zhvilluar e tekstile dhe shėrbeu si urė lidhėse jo vetėm brenda vendit, por edhe midis vendeve fqinje Greqi e Turqi. Shkatėrrimin e parė e ka pasur nė vitin 1769, tė dytin mė 1789 dhe tė tretin nė 1916. Voskopoja ruan vlera tė mėdha tė artit mesjetar.

Vlerat kulturore

Voskopoja ėshtė shėnjestra e ithtarėve tė kishave, qofshin restauratorė, qofshin vjedhės. Ēdo vit ato nuk i shpėtojnė babėzisė sė njeriut qė kėrkon tė pasurohet duke shitur pronėn e kėtij qytetėrimi tė hershėm. Aktualisht nė fshat kanė mbijetuar 8 kisha qė nuk mund tė konsiderohen aspak nė gjendje tė mirė. Kisha e Shėn Ilias ėshtė e dėmtuar dhe pritet qė tė merret nė dorėzim nga njė shoqatė franceze, pėr t’u restauruar. Kėto objekte me vlera historike nuk i kanė shpėtuar as fatkeqėsive tė natyrės, motit tė keq, lagėshtisė, shiut dhe dėborės qė po i shkatėrrojnė nga dita nė ditė kulturėn disa shekullore qė mbartin mbi supe. Me mbėshtetjen amerikane si dhe interesimin e seksionit francez “Patrimone Sans Frontiere” (Trashėgimi pa kufi) filloi restaurimi i kishave mė 2003, qė mund tė vazhdojė edhe pėr 5 vjet tė tjerė. Tė vetmet ndihma tė dhėna pėr kėto kisha kanė qenė edhe fondet e kufizuara nga Instituti i Monumenteve tė Kulturės, apo tė ndonjė shoqate tjetėr.

Turizmi nė Voskopojė

Ish-Kampi i Pionierėve nė kėtė zonė ėshtė shndėrruar prej disa vjetėsh nė pikėn e vetme, ku mund tė gjesh kushtet e nevojshme pėr turizėm malor. Hoteli te ish-Kampi me njė vendndodhje mes pishash tė shumta, ėshtė pagėzuar me emrin ‘Akademia’. Ndėrtuar qė nė vitin 1954, vitet e fundit ėshtė restauruar duke i dhėnė njė stil unik, nė harmoni me natyrėn pėrreth, me njė pistė nė qendėr tė sipėrfaqes sė tij. Pika ėshtė e frekuentuar gjithmonė jo vetėm nga njerėz aktivė, qė duan natyrėn dhe sportet, por edhe nga vizitorė qė ēmojnė qetėsinė dhe relaksin qė ofron largėsia e pikės nga pjesa tjetėr e banuar. ‘Akademia’ ka njė numėr tė kufizuar dhomash, 28, por jo gjithnjė ėshtė plot. Pushuesit nuk qėndrojnė shumė gjatė, por me periudha njė javore. Hoteli ka parkim, kėnd lojėrash, kėnd sportiv basketbolli dhe mini-futbolli.

Lojrat dimėrore

Nė dimėr funksionon Pista e Skive dhe zhvillohen garat e famshme rajonale. Nė tė janė zhvilluar gjithmonė edhe kampionate kombėtare. Ėshtė njė nga vendet e rralla ku mund tė zhvillohen kėto lloje sportesh dimėrore, por ende mungon iniciativa pėr ta zgjeruar dhe ēuar mė tej turizmin alpin dhe sportin dimėror. Banorėt e fshatit mirėpresin idetė e reja dhe shprehen tė gatshėm madje tė ndihmojnė nė zhvillimin e shėrbimeve turistike, qė nė fund tė fundit do t’i shėrbenin zhvillimit tė zonės dhe do tė ishin edhe njė mundėsi mė shumė punėsimi pėr vendasit. Ajo qė mungon ėshtė investimi konkret i fondeve dhe projekteve, qė do t’ia ndryshonin destinacionin kėtij djepi tė hershėm tė qytetėrimit e do ta kthenin nė njė vend akoma mė tė lakmuar pėr pushuesit.
__________________
Pėrgjigju me citim
Pėrgjigje

Bookmarks

Opsionet e temes

Rregullat e Postimit
Ju nuk mundeni te hapni tema te reja
Ju mundeni te replikoni
Ju nuk mundeni te postoni bashkengjitje
Ju nuk mundeni ndryshoni postimet

BB code is Lejohet
Smilies Lejohet
Kodi HTML Nuk Lejohet

Shko tek

Tema te ngjashme
Tema Nismėtari i temės Forumi Pėrgjigje Postimi i Fundit
Informacione rreth qytetit Elbasani Bruno Historia e Shqiperisė 2 04-02-08 06:51 AM
Informacione rreth qytetit Durrėsi Bruno Historia e Shqiperisė 2 02-02-08 11:40 PM
Informacione rreth qytetit Korēa Bruno Historia e Shqiperisė 1 02-02-08 01:27 PM
Informacione rreth qytetit Vlora Bruno Historia e Shqiperisė 0 02-02-08 01:11 PM
Informacione rreth qytetit Pogradeci Bruno Historia e Shqiperisė 0 02-02-08 12:58 PM


Ora ėshtė GMT -4. Ora tani ėshtė 03:48 AM.

 


Copyright Albstation 2007-2008