AlbStation-Stacioni i Shqipėtarėve nė Internet



Kthehu Pas   AlbStation-Stacioni i Shqipėtarėve nė Internet > Temat shoqėrore > Historia e Shqiperisė
Keni harruar Fjalėkalimin? | Antarėsohu!

Historia e Shqiperisė Ne Kėtė Forum Mund Te Diskutojmė ose Tė Japim Informacione Rreth Artikujve Mbi Historinė e Shqipėrise, Kosovės, Maqedonisė dhe Malėsisė

Pėrgjigje
 
Opsionet e temes
  #1  
I/E vjetėr 02-02-08, 01:33 PM
Avatari Bruno
Bruno Bruno ėshtė offline
Albstation
 
Data e Antarėsimit: Jun 2007
Postime: 524
Reputacioni: 45
Bruno Anetare i/e DashurBruno Anetare i/e DashurBruno Anetare i/e DashurBruno Anetare i/e DashurBruno Anetare i/e DashurBruno Anetare i/e Dashur
Dėrgoji Bruno njė mesazh me MSN

Informacione rreth kryeqytetit Tirana


Pėr tju shoqėruar nėpėr Shqipėri apo pėr tju sugjeruar njė itinerar, ėshtė e natyrshme qė ta fillojm kėtė nga
kryeqyteti i saj, Tirana. Eshtė njė ndėrmarrje e vėshtirė ta pėrfshish tė gjithė hapėsirėn e kryeqytetit shqiptar me njė udhėtim tė vetėm, por me njė pėrzgjedhje tė vendeve mė tė bukura tė tij, do tė largoheshit vėrtet me
mbresa tė kėndshme.
Le ta fillojmė pra udhėtimin nėpėr Shqipėri, duke eksploruar mė parė kryeqytetin e saj Tiranėn.

Njihuni me Tiranėn

Tirana - sot kryeqyteti i Shqipėrisė - u themelua nė vitin 1614, nga Sulejman Pash Bargjini, njė feudal i pasur i kohės, nga fshati Mullet. Ai ndėrtoi fillimisht njė xhami dhe njė hamam, qė u bėn pastaj bėrthama e qytetit tė ardhshėm. Mendohet qė Tirana tė ketė qenė njė qendėr e banuar, qysh nė kohėn e Ilirėve, rreth shekullit IV para Krishtit. Rrėnojat e qytetit gjenden akoma sot nė kėmbėt e malit tė Dajtit, ku mendohet tė ketė ekzistuar njė kėshtjellė. Njė nga burimet e emrit tė Tiranė, ėshtė pikėrisht emri i kėshtjellės, Tirkan, e cila pėrmendet pėr herė tė parė nė historinė e bizantinėve nga historiani Prokopius.

Nė vitin 1920, nė Kongresin e Lushnjes, Tirana u vendos tė bėhej kryeqyteti i pėrkohshėm i Shqipėrisė.
Statusin e saj pėrfundimtar e mori nė vitin 1925. Sot, Tirana ėshtė njė qytet qė rritet dhe ndryshon pėrditė dhe ėshtė qendra mė e madhe tregtare dhe administrative nė Shqipėri. Eshtė njė qytet i mbushur me hotele, restorante, bare, pub-e, qendra dhe komplekse argėtimi, qė mundsojn njė jet aktive dhe tė shumėllojshme pėr tė gjitha shtresat e popullsisė dhe pėr tė gjith tė huajt qė vizitojnė Tiranėn pėr arsye nga mė tė ndėryshmet.
Gjithashtu Tirana ėshtė njė qendėr aktivitetesh kombėtare dhe ndėrkombėtare tė rėnėdėsishme, seminare, simpoziume, konferenca, festivale, spektakle etj, qė e bėjnė njė qytet tashmė tė njohur dhe tė hapur me botėn.

Po tė na duhej tė bėnim njė listė tė plotė tė atraksioneve tė kryeqytetit shqiptar qė vlen tė vizitohen, kjo listė do tė ishte shumė e gjatė. Nga kjo list ne po ju shkėpusim ato qė ju kurrsesi nuk duhet t'i lini pa i parė ose vizituar:

Monumenti i heroit kombėtar, Gjergj Kastrioti, Skėnderbeu, nė qendėr tė Tiranė, njė sėrė ndėrtesash historike, Xhamia e Ethem Beut, Kulla e Sahatit, 35 m e lartė, ndėrtuar mė 1830. Nga maja e kullės, qė ėshtė e hapur pėr vizitorėt, mund tė shijohet njė pamje fantastike e sheshit Skėnderbej.
Urėn e Tabakve, (shek XVIII), njė fragment tė kėshtjellės sė Justinianit, Pranė Kinema Milenium 2.
Monumentin Nėna Shqipėri, nė Varrezat e Dėshmorėve, qė ndodhet nė pjesėn juglindore tė kryeqytetit.
Teatrin e Operas dhe Baletit, Teatrin Kombėtar, Galerin e Arteve Figurative, Qendrėn ndėrkombtare tė Kulturės, Pallatin e Kongreseve, Muzeun Historik, Muzeun Arkeologjik, Muzeun e Shkencave tė Natyrės, etj.

Nė pjesėn jugore shtrihet Parku i Madh i Liqenit, me njė sipėr faqe prej 230 ha dhe liqeni artificial nė mes tė tij me njė siPėr faqe prej 55 ha. Nė pyllin e Parkut tė Madh, rriten 120 lloje pemsh dhe bimėsh dekorative dhe njė numėr i madh lulesh.
Jo shumė larg prej qytetit, mund tė ushtroni turizmin malor. 25 km nga Tirana, ngrihet Mali i Dajtit, ku mund tė kalohen pushime shumė tė bukura, tė mbushura me aktivitete, si trekking, ekskursione, ski, etj. Tashmė ju mund tė shfrytėzoni edhe transportin e teleferikut, i cili e pėrshkon hapsirėn pėr 15 min dhe ju jep mundėsinė tė shijoni pamje tė mrekullueshme tė natyrės nga lart. Kjo shkurton shumė kohėn dhe krijon mundėsi mė tė mėdha pėr tė preferuar turizmin ditor qė ofron zona e malit tė Dajtit. Nė Parkun Kombėtar tė Dajtit, rriten njė numėr i madh bimėsh dhe kafshėsh dhe ėshtė e ndaluar rreptsisht gjuetia jashtė sezonit.

Njė mundėsi tjetėr e mirė jashtė Tiranės ėshtė Mali me Gropa, ku njerėzit mund tė shkojn tė clodhen, larg zhurmave tė metropolit.
15 km nė jug tė Tiranė, ndodhet Kalaja e Petrelės, me njė moshė dymijė vjeare, e ndėrtuar nga fiset ilire tė Albanėve, me Prijės Glaukun. Kėshtjella ngrihet nė majė tė kodrės, duke ofruar njė panoram tė mahnitėshme tė tė gjithė zonės. Nė kohėn e Skėnderbeut, kėshtjella ėshtė komanduar nga Princesha Mamica, motra e Gjergj Kastriotit dhe ishte pjesė e Principatės sė Krujės.
15 km nė veriperėndim tė Tiranės, ndodhet kalaja e Prezės, edhe kjo pjesė e Principatės sė Krujės. E ndodhur pranė Aeroportit tė Rinasit, kalaja ėshtė njė pikė mjaft e frekuentuar nga turistėt, pėr pamjet unike qė ofron.

Njė tjetėr vend interesant, ėshtė Shpella e Pėllumbasit, ose “Shpella e Zezė”, e zbuluar vetėm kohėt e fundit, 18 km larg Tiranės, nė zonėn e Skoranės. Me muret e brendshme tė veshura me stalaktite dhe stalagmite, ajo ėshtė jo vetėm njė vend tėrheqės pėr vizitorėt por edhe pėr studiuesit dhe speleologėt.

Muzikė e tė gjitha llojeve pėr njė natė argėtuese

Nė Tiranė do tė gjeni me dhjetra lokale dhe klube nate tė gjinive tė ndryshme, ku mund tė shkoni tė shijoni muzikėn qė ju plqen. Klube jazz-i, pub-e, disko, kabare, bistro, ambiente orientale, muzik live, pa lėnė mėnjanė koncertet dhe aktivitetet e shumta qė luhen nėpėr sallat e teatrove dhe qendrave tė kulturės. Nė kėtė listė tė gjatė do tju sugjeronim disa prej tyre, ku aktiviteti ėshtė permanent dhe kėnaqėsia pa dyshim e garantuar. Kėshtu pėr tė kėrcyer muzikėn mė tė mirė tė momentit, mund tė shkoni nė disko Calvin, pėr tė shijuar kabare dhe spektakėl, ju sugjerojmė Rozafa Palace, pėrė tė dėgjuar live kėngėtarė tė njohur, bėni mirė tė vizitoni Venue Club, pėr njė mbrėmje tė qetė nė shoqėrinė e miqve dhe tė muzikės mė tė mirė tė viteve 60-70-80, duhet tė shkoni nė Charls Bistro. Sigurisht qė argėtimi nuk mungon nė asnjė prej vendeve tė natės por zgjedhja ėshtė njė alternativ.
__________________
Pėrgjigju me citim
  #2  
I/E vjetėr 04-02-08, 06:55 AM
Avatari King_Arthur
King_Arthur King_Arthur ėshtė offline
Albstation
 
Data e Antarėsimit: Nov 2007
Postime: 100
Reputacioni: 42
King_Arthur Ka Shumė Shokė & ShoqeKing_Arthur Ka Shumė Shokė & ShoqeKing_Arthur Ka Shumė Shokė & ShoqeKing_Arthur Ka Shumė Shokė & ShoqeKing_Arthur Ka Shumė Shokė & ShoqeKing_Arthur Ka Shumė Shokė & ShoqeKing_Arthur Ka Shumė Shokė & ShoqeKing_Arthur Ka Shumė Shokė & ShoqeKing_Arthur Ka Shumė Shokė & ShoqeKing_Arthur Ka Shumė Shokė & Shoqe
Regjistrimi i tokave tė qytetit u bė nėn pushtimin otoman nė vitet 1431-1432. Tirana u themelua nė 1614 nga Sulejman Pasha nga fshati Mullet, i cili ne fillim ndėrtoi njė xhami, njė furrė pjekje dhe njė hamam. Dy shekuj me vonė drejtimin e qytetit e mori familja Toptani nga Kruja. Dy lagjet mė tė vjetra tė Tiranės kanė qenė ajo e Mujos dhe e Pazarit, tė ndodhura sot nė zonėn mes qėndrės aktuale dhe rrugės sė Elbasanit. (Lexoni dhe kėtu)

Si kryeqytet i pėrkohshėm Tirana u shpall mė 8 shkurt 1920 nga Kongresi i Lushnjės dhe pėrfundimisht e mori kėtė status mė 31 dhjetor 1925. Nė vitin 1990 Tirana numėronte vetėm 244.200 banorė. Aktualisht, dyndja masive e banorėve nga gjitha anėt e tjera tė vendit pėrdrejt kryeqytetit, tė cilėt shpresojnė tė gjejnė aty punė dhe jetė me tė mirė, e ka ēuar popullsinė e Tiranės nė rreth 830.000 banorė. Tirana, siē quhet dhe nga vendasit Zemra e Shqipėrisė, ėshtė qyteti qė lulėzon dhe zhvillohet mė shpejt, ai ėshtė tepėr ritmik dhe ofron mundėsi tė shumllojshme aktiviteti jo vetėm pėr banorėt vendas, por edhe atyre tė huaj.

Emri "Tirana"

Ekzistojnė tre hipoteza pėr prejardhjen e emrit Tiranė...

1. Tiranė mendohet se vjen nga fjala Theranda, e pėrmendur nė burimet e lashta greke dhe latine, qė vendasit e quanin Tė ranat, meqė fusha ishte formuar si rezultat i materialeve tė ngurta qė sillnin ujrat nga malet pėrreth.
2. Tirana vjen nga Tirkan. Tirkan ka qenė njė kėshtjellė nė shpat tė malit tė Dajtit. Akoma ekzistojnė rrėnojat e kėsaj kėshtjelle tė lashtė qė daton nė fillimin e shekullit tė parė para lindjes sė Krishtit, e cila mendohet tė ketė qenė kėshtjella qė historiani bizantin Prokop (shek.VI), e quan kėshtjella e Tirkanit.
3. Tirana vjen nga Greqishtja e Vjetėr Tyros qė do tė thotė bulmet. Nė fushėn e Tiranės, bėhej tregėtimi i bulmetrave nga barinjtė e zonave pėrreth.
4. Tirana ose Tirōnė, siē quhet nė dialektin e vendit, e ka origjinėn nga mėnyra se si thirreshin banorėt e kėtij vendi. Duke qenė se popullsia e vendosur nė kėtė territor vinte kryesisht nga malet e zonės pėrreth atėherė nga vendasit ato quheshin "Tė rōnė" (tė rėnė). Edhe sot, nė gjuhėn e pėrditshme, pėr familjet qė vijnė nga zonat malore pėrdoret shprehja "kanė rėnė (psh) nė Durrės" (apo diku tjetėr). (J.N. Priska)

Pėr herė tė parė emri i Tiranės pėrmendet nė vitin 1418 nė njė dokument tė Venedikut.
Pėrgjigju me citim
  #3  
I/E vjetėr 04-02-08, 06:56 AM
Avatari King_Arthur
King_Arthur King_Arthur ėshtė offline
Albstation
 
Data e Antarėsimit: Nov 2007
Postime: 100
Reputacioni: 42
King_Arthur Ka Shumė Shokė & ShoqeKing_Arthur Ka Shumė Shokė & ShoqeKing_Arthur Ka Shumė Shokė & ShoqeKing_Arthur Ka Shumė Shokė & ShoqeKing_Arthur Ka Shumė Shokė & ShoqeKing_Arthur Ka Shumė Shokė & ShoqeKing_Arthur Ka Shumė Shokė & ShoqeKing_Arthur Ka Shumė Shokė & ShoqeKing_Arthur Ka Shumė Shokė & ShoqeKing_Arthur Ka Shumė Shokė & Shoqe
Kultura
Njė pamje e sheshit Skėnderbej.
Njė pamje e sheshit Skėnderbej.

Tirana ka Universitetin e Tiranės (1957), Institutin e Agrokulturės (1951), Akademinė e Shkencave (1972), Bibliotekėn Kombėtare (1922), si dhe shumė muze, midis tė cilėve Muzeu i Kulturės Kombėtare, Muzeu i Shkencave tė Natyrės (1948), Muzeu i Arkeologjisė (1948) si dhe Muzeu i Historisė Kombėtare (1981). Nė Tiranė gjendet edhe aeroporti i vetėm ndėrkombėtar dhe qendra tė shumta kulturore. Nė vitin 2000 qendra e Tiranės, nga Korpusi Qendror i Universitetit dhe deri te Sheshi Skėnderbej, u shpall Ansambėl Kulturor me vlera tė veēanta dhe mbrohet nga shteti. Gjithashtu Tirana ėshtė dhe qendra kryesore e Qarkut tė Tiranės dhe e Rrethit me tė njėjtin emėr.

Gjeografia

Tirana ndodhet 110 metra mbi nivelin e detit. Lartėsia mesatare e fushės sė Tiranės ėshtė 521 m, kurse dy malet mė tė larta rrėz tė cilėve shtrihet janė Mali i Dajtit me 1612 m dhe Mali me Gropa me 1828 m.

Qyteti gjendet rreth 34 kilometra larg detit Adriatik nė perėndim. Nga jugu dhe perėndimi rrethohet nga kodra relativisht tė ulta, kurse nga ana veriperėndimore Tirana shtrihet mbi njė zonė tė rrafshėt.

Nė periferinė veriore kalon lumi i Tiranės. Disa kilometra mė tutje nga ana jugore rrjedh lumi i Erzenit. Sipėrfaqja e qytetit tė Tiranės ėshtė rreth 31 km², ndėrsa sipėrfaqja e gjithė rrethit ėshtė 1288 km² dhe pėrfshin katėr qendra: Tiranėn, Vorėn, Krrabėn dhe Kamzėn si dhe 150 fshatra.

Qendrėn e Tiranės e pėrshkon pėrroi i Lanės i cili nė grykėderdhje bashkohet me lumin Ishėm. Nė Tiranė mbizotėron njė klimė subtropikale-mesdhetare me rreshje dimėrore dhe me temperatura mesatare vjetore nė korrik + 24° Celsius dhe nė janar +7° Celsius.

Tirana ndodhet nė tė njėjtin paralel me Napolin, Madridin dhe Stambollin dhe nė tė njėjtin meridian me Budapestin dhe Krakovin.
Pėrgjigju me citim
  #4  
I/E vjetėr 04-02-08, 06:56 AM
Avatari King_Arthur
King_Arthur King_Arthur ėshtė offline
Albstation
 
Data e Antarėsimit: Nov 2007
Postime: 100
Reputacioni: 42
King_Arthur Ka Shumė Shokė & ShoqeKing_Arthur Ka Shumė Shokė & ShoqeKing_Arthur Ka Shumė Shokė & ShoqeKing_Arthur Ka Shumė Shokė & ShoqeKing_Arthur Ka Shumė Shokė & ShoqeKing_Arthur Ka Shumė Shokė & ShoqeKing_Arthur Ka Shumė Shokė & ShoqeKing_Arthur Ka Shumė Shokė & ShoqeKing_Arthur Ka Shumė Shokė & ShoqeKing_Arthur Ka Shumė Shokė & Shoqe
Politikė

Qė nga tetori i vitit 2000 kryetar i bashkisė se Tiranės ėshtė piktori dhe lojtari i dikurshėm i basketbollit, si dhe pėr njė kohė tė shkurtėr ministėr i kulturės, rinisė dhe sportit, Edi Rama. Nė tetor tė vitit 2003 ai u rizgjodh sėrish pas zgjedhjeve komunale. Paraardhėsit e tij tė viteve 90' ishin kryebashkiakėt Sali Kelmendi (1992-96) dhe Albert Brojka (1996-2000) tė Partisė Demokratike (PD).

Ekonomia

Tirana ėshtė qendra mė e rėndėsishme industriale nė Shqipėri. Pėr tu pėrmendur janė industria e lehtė dhe ushqimore si dhe industria ndėrtimore, por edhe industria e ndėrtimit tė makinerive apo ajo e tekstileve dhe e pėrpunimit tė qelqit. Si nė tė gjithė vendin ashtu edhe kryeqyteti i Shqipėrisė ndodhet nė njė periudhė tranzicioni. Pas rrėzimit tė diktaturės komuniste shumė vepra tė dikurshme industriale kanė dalė pjesėrisht jashtė pėrdorimit dhe nuk funksionojnė rregullisht. Por ndėrkohė po merren masa tė shpejta pėr rimėkėmbjen dhe vėnjen sa mė tė shpejtė nė punė tė veprave ekzistuese dhe tė reja. Shumica e popullsisė janė sot tė punėsuar nė sektorin e tregėtisė dhe atė tė ndėrtimit, nė sektorin e shėrbimeve publike, atė turistik dhe si punonjės tė shtetit.
Pėrgjigju me citim
  #5  
I/E vjetėr 04-02-08, 06:57 AM
Avatari King_Arthur
King_Arthur King_Arthur ėshtė offline
Albstation
 
Data e Antarėsimit: Nov 2007
Postime: 100
Reputacioni: 42
King_Arthur Ka Shumė Shokė & ShoqeKing_Arthur Ka Shumė Shokė & ShoqeKing_Arthur Ka Shumė Shokė & ShoqeKing_Arthur Ka Shumė Shokė & ShoqeKing_Arthur Ka Shumė Shokė & ShoqeKing_Arthur Ka Shumė Shokė & ShoqeKing_Arthur Ka Shumė Shokė & ShoqeKing_Arthur Ka Shumė Shokė & ShoqeKing_Arthur Ka Shumė Shokė & ShoqeKing_Arthur Ka Shumė Shokė & Shoqe
Transporti ajror

Nė Rinas gjendet Aeroporti Ndėrkombėtar "Nėnė Tereza", i cili ėshtė rreth 25 km larg nga Tirana. Linjat ajrore lidhin Tiranėn direkt me metropolat e Evropės Perendimore, Evropėn Lindore dhe prej andej me mbarė botėn. Qarkullimi rrugor vitet e fundit ka pasur nje rritje tė jashtėzakonshme. Autobuzėt, makina tė shumta private dhe automjete tė rėnda transporti qarkullojnė nė mbarė vendin. Perveē kėsaj ėshtė planifikuar dhe ndėrtimi i njė linje hekurudhore, mbi tė cilėn do tė qarkullojė treni ekspres nga Tirana pėr nė aeroport dhe anasjelltas.

* Tirana ndodhet 110 m mbi nivelin e detit. Temperaturat mesatare vjetore janė : nė korrik + 24° celsius dhe nė Janar +7° celsius. Nė vit bie 1200 mm shi.
* Tirana ndodhet nė tė njėjtin paralel me Napolin, Madridin dhe Stambollin dhe nė tė njėjtin meridian me Budapestin dhe Krakovin.
* Tirana u themelua mė 1614 nga Sulejman Pashe Bargjini, me origjinė nga fshati Mullet. Fillimisht ai ndėrtoi njė xhami, njė furrė dhe njė hamam. Dy shekuj mė vonė drejtimin e qytetit e mori familja Toptani nga Kruja.
* Ekzistojnė kater hipoteza pėr prejardhjen e emrit Tiranė.
1. Tiranė mendohet se vjen nga fjala Theranda, e pėrmendur nė burimet e lashta greke dhe latine, qė vendasit e quanin Tė ranat, meqė fusha ishte formuar si rezultat i materialeve tė ngurta qė sillnin ujrat nga malet pėrreth.
2. Tirana vjen nga Tirkan. Tirkan ka qenė njė kėshtjellė nė shpat tė malit tė Dajtit. Akoma ekzistojnė rrėnojat e kėsaj kėshtjelle tė lashtė qė daton fillimin datonne fillimin e shekullit te pare para lindjes sė Krishtit, e cila mendohet te kete qenė keshtjella qe historiani bizantin Prokop (shek. VI), e quan kėshtjella e Tirkanit
3. Tiranė vjen nga Teheran, kryeqytet i Iranit, nė kujtim tė njė fitoreje tė korrur nga Sulejman Pasha, (themeluesi i qytetit) nė krye tė ushtrisė turke gjatė fushatės nė Persi.
4. Njė gojėdhėnė tiranase thotė se emrin e qytetit Sulejman Pasha e mori nga njė plakė qė takoi nė vendin ku do tė ngrinte qytetin. Pyetjes sė Sulejman Pashės se ēfarė po bėnte, plaka iu pėrgjegj: Po tir an…! (an d.m.th. mėndafsh)
5. Ka dhe njė teori tė pestė, ku Tirana ose Tirōnė, siē quhet nė dialektin e vendit, e ka origjinėn nga mėnyra se si thirreshin banorėt e kėtij vendi. Duke qenė se popullsia e vendosur nė kėtė territor vinte kryesisht nga malet e zonės pėrreth atėherė nga vendasit ato quheshin "Tė rōnė" (tė rėnė). Edhe sot, nė gjuhėn e pėrditshme, pėr familjet qė vijnė nga zonat malore pėrdoret shprehja "janė tė rėnė (psh) nė Durrės" (apo diku tjetėr). (J.N. Priska)
* Lagjja e parė e Tiranės ishte ajo e Bamit.
* Xhamia nė qendėr tė Tiranės, e quajtur Xhamia e Ethem Beut, filloi tė ndėrtohej mė 1789 nga Molla beu i ardhur prej Petrelės dhe u pėrfundua mė 1821 nga i biri, Haxhi Et’hem Beu, stėrnipi i Sulejman Pashės. Pėr tė punuan mjeshtėrit mė tė mirė tė Shqipėrisė.
* Kulla e Sahatit u fillua nga Haxhi Et’hem Beu rreth vitit 1821-1822 dhe u pėrfundua me ndihmat e familjeve tė pasura tė Tiranės. Montimi i sahatit u bė nga familja Tufina. Mė 1928 u ble nė Gjermani nga shteti shqiptar njė Sahat modern dhe kulla u ngrit nė lartėsinė 35 m. Gjatė Luftės sė Dytė Botėrore Sahati u dėmtua, por u rivu nė punė nė korrik tė vitit 1946.
* Ura e Tabakėve (pėrballė Parlamentit ) daton nė shekullin XVIII.
* Tyrbja e Kapllan Pashės (pranė monumentit Ushtari i panjohur) ėshtė ndėrtuar nė vitin 1816.
* Kalaja e Petrelės ndodhet 12 km nga Tirana dhe daton nė shekullin IV para Krishtit. Formėn e saj aktuale e mori nė shekullin e XIII nėn sundimin e Topiajve dhe mė vonė kaloi pronė e familjes sė Kastriotėve.
* Mali i Dajtit, nė lindje tė Tiranės ėshtė 1612 m i lartė.
* Tirana u shpall kryeqytet i pėrkohshėm mė 8 shkurt 1920 nga Kongresi i Lushnjės dhe pėrfundimisht e mori kėtė status mė 31 dhjetor 1925.
* Tirana ėshtė kryeqendra botėrore e bektashinjve nga viti 1925, vit kur bektashinjtė u ndaluan dhe u pėrzunė nga Turqia.
* Rruga e Durrėsit ėshtė hapur me 1922 dhe quhej «Nėna Mbretėreshė». Pėr ndėrtimin e saj u prishėn shumė shtepi e kopshte.
* Godina ekzistuese e Parlamentit u ngrit mė 1924 dhe fillimisht ka shėrbyer si Klubi i Oficerėve. Aty, mė 1 shtator 1928 Ahmet Zogu shpalli monarkinė.
* Qendra e Tiranės ėshtė projektuar nga arkitektėt tė njohur italianė tė periudhės musoliniane Florestano de Fausto dhe Armando Brasini. Pallati i Brigadave (ish-pallati mbretėror), godinat e Ministrive, Banka Kombėtare dhe Bashkia janė vepra tė tyre.
* Bulevardi «Dėshmorėt e Kombit» ėshtė ndėrtuar nė vitin 1930 me emrin Bulevardi Zogu I. Nė periudhėn e komunizmit pjesa nga Sheshi Skėnderbej deri tek Stacioni i trenit u quajt Bulevardi Stalin.
* Pallati i Kulturės, ku ndodhet Teatri i Operas dhe Baletit dhe Biblioteka Kombėtare, u pėrfundua mė 1963. Ai u ndėrtua mbi ish-pazarin e vjetėr tė Tiranės dhe tulla e parė u vendos nga Hrushovi mė 1959.
* Monumenti i Skėnderbeut i ngritur mė 1968, ėshtė vepėr e Odhise Paskalit nė bashkėpunim me Andrea Mano dhe Janaq Paēo. Ai u vendos me rastin e 500 vjetorit te vdekjes sė heroit kombėtar
* Monumenti Nėna Shqipėri, 12 m i lartė, u pėrurua nė varrezat « Dėshmorėt e Kombit » mė 1971.
* Akademia e Shkencave u pėrfundua mė prill 1972.
* Galeria e Arteve Figurative u krijua mė 1976 dhe nė tė pėrfshihen rreth 3200 vepra tė autorėve shqiptarė dhe tė huaj.
* Muzeu Historik Kombėtar u ndėrtua mė 1981 dhe afresku nė ballė tė tij titullohet « Shqipėria ».
* Qendra Ndėrkombėtare e Kulturės, ish-muzeu Enver Hoxha u pėrurua mė 1988. «Piramida» u projektua nga njė grup arkitektėsh nėn drejtimin e Pranvera Hoxhės dhe Klement Kolanecit.
* Ne shek. XVII, Tirana kishte reth 4000 banorė. Nė vitin 1920 – 17.000 banorė. 1938 – 25.000 banorė.1945 – 40.000 banorė. 1990 – 250.000 banorė. Aktualisht, dyndja masive e banorėve nga gjithė pjesėt e tjera tė vendit drejt Metropolit, e ka ēuar popullsinė e Tiranės mbi 700.000 banorė.
Pėrgjigju me citim
Pėrgjigje

Bookmarks

Opsionet e temes

Rregullat e Postimit
Ju nuk mundeni te hapni tema te reja
Ju mundeni te replikoni
Ju nuk mundeni te postoni bashkengjitje
Ju nuk mundeni ndryshoni postimet

BB code is Lejohet
Smilies Lejohet
Kodi HTML Nuk Lejohet

Shko tek

Tema te ngjashme
Tema Nismėtari i temės Forumi Pėrgjigje Postimi i Fundit
Informacione rreth qytetit Durrėsi Bruno Historia e Shqiperisė 2 02-02-08 11:40 PM
Informacione rreth qytetit Fieri Bruno Historia e Shqiperisė 0 02-02-08 01:07 PM
Informacione rreth qytetit Berati Bruno Historia e Shqiperisė 0 02-02-08 01:05 PM
Informacione rreth qytetit Kavaja Bruno Historia e Shqiperisė 0 02-02-08 01:01 PM
Informacione rreth qytetit Tropoja Bruno Historia e Shqiperisė 0 02-02-08 12:11 PM


Ora ėshtė GMT -4. Ora tani ėshtė 05:11 AM.

 


Copyright Albstation 2007-2008