![]() |
| |
|
|
|
|||||||
| Historia e Shqiperisė Ne Kėtė Forum Mund Te Diskutojmė ose Tė Japim Informacione Rreth Artikujve Mbi Historinė e Shqipėrise, Kosovės, Maqedonisė dhe Malėsisė |
![]() |
|
|
Opsionet e temes |
|
#1
|
||||
|
||||
Kosova Shpall Pavarsine
Kosovaret, te cilet kane realizuar keshtu endrren e tyre shekullore plote sakrifica e mund, kane nisur festimet ne cdo rruge te Kosoves. Nderkaq menjehere pas shpalljes se pavaresise se Kosoves ka reaguar Belgradi. Presidenti serb Tadic ka theksuar se vendi i tij nuk do ta njohe kurre pavaresine
Ora 16:25 Shqiperia dhe Britania pershendesin pavaresine e Kosoves Deklarata e pavaresise se Kosoves, menjehere pas miratimit te saj eshte pershdentur nga kryeministri i Shqiperise Sali Berisha. Sipas kreut te kabinetit shqiptar me miratimin e kesaj deklarate deputetet kosovare votuan per pavaresine e vendit te tyre,qe perjetoi regjimin me te eger ne Ballkan. Perulemi para vepres se Rugoves tha Berisha duke pershendetur me tej udheheqjen e Kosoves. Nderkaq sipas agjencise se lajmeve AFP shpallja e pavaresise se Kosoves eshte pershendetur dhe nga Britania. Shpallja e pavarėsisė nga parlamenti kosovar ėshtė njė "zhvillim i rėndėsishėm" pėr Kosovėn deklaroi sot njė zėdhėnės i Foreign Office-it duke shtuar se njė deklaratė zyrtare pritet tė bėhet nesėr pas takimit tė ministrave te jashtem te BE ne Bruksel. Ora 16:10 Menjehere pas shpalljes se pavaresise se Kosoves ka reaguar Belgradi. Presidenti serb Tadic ka theksuar se vendi I tij nuk do ta njohe kurre pavaresine. Sipa tij Beogradi ka reaguar dhe do te reagoje me te gjitha mjetet paqesore, diplomatike dhe ligjore per te anulluar kete akt te institucioneve te Kosoves. Nderkaq per kryeministrin serb Koshtunica ka lidur ilegalisht nje shtet falls. Ora 15:50 Kuvendi i Kosoves ka shpallur Kosoven Shtet. Ne seancen e jashtezakonshme te mbajtur nga Kuvendi i Kosoves, parlamentaret kane miratuar njezeri deklaraten e Pavaresise e cila u lexua nga kryeministri Thaci . Permes kesaj deklarate zyrtaret e Kosoves zotohen te zbatojne planin e Ahtisarit, te respektojne fqinjesine e mire me shtetet e tjera, per paqe dhe stabilitet. Deklarata e Pavaresise eshte duke u firmosur nga te gjithe deputetet e pranishem ne parlament. Me miratimin e deklarates se pavaresise Kosova sot shpallet shteti me i ri i Ballkanit, Europes dhe Botes. Kosovaret, te cilet kane realizuar keshtu endrren e tyre shekullore plote sakrifica e mund, kane nisur festimet ne cdo rruge te Kosoves. Sot Kosova u nda pergjithmone nga Serbia dhe dita e sotme do te nise punen ne bashkerendim me misionin nderkombetar te akredituar atje. Nga sot Kosova do te kete kufijte e saj, flamurin dhe stemen e saj shteterore. Pas miratimit Deklaratės sė Pavarėsisė pėr Kosovėn shtet tė pavarur, sovran dhe demokratik, deputetėt do tė miratojnė edhe simbolet shtetėrore, flamurin dhe stemėn. Thaci: Sot dite historike per Kosoven. Angazhohemi per respektimin e te drejtave te komuniteteve Ora 15:25 Kryeministri Thaci ne fjaken e tij ne kuvend e ka quajtur diten e sotme nje dite historike per popullin e Kosoves. Ka qene rruge e gjate e veshtire e sakrificave per te ardhur tek dita e sotme. Shpresat tona nuk kane qene asnjehere me te medha, populli nuk ka qene asnjehere me i bashkuar, Kosova asnjehere nuk ka pasur mbehtetjen me te madhe nderkombetare. Sot e gjithe bota eshte me ne dhe ne po behemi pjese e barabarte e botes demokratike ka thene Thaci duke vene theksin se shteti i ri i Kosoves shenon shperberjen perfundimtare te ish- Jugosllavise. Duke vleresuar rendesine e kesaj dite kreu i qeverise se Kosoves nuk la jashte vemendjes sfidat e htetit me te ri te botes si ato ne ekonomi, arsim, shendetesi apo rrugen drejt integrimit europian. Thaci rikonfirmoi me tej gatishmerine e qeverise se tij per respektimin e te drejtave te te gjithe komuniteve ndersa shprehu mbeshtetjen per misionin e ri te BE ne Kosove. Fillon seanca e jashtezakonshme e Kuvendit te Kosoves Ora 15:10 Ka nisur seanca e Kuvendit te Kosoves ku ne rend te dites jane shpallja e deklarates se pavaresise dhe miratimi i simboleve shteterore. Kuvendi eshte hapur me fjalen e kreut te tij Jakup Krisniqi i cili e quajti kete dite historike per kombin. Ai beri nje pershendetje te vecante per perfaqesuesin e familjes Jashari si perfaqesues te te gjitha flijimeve te familjeve te popullit shqiptar. Zotimi im solemn per Kosoven shtet demokratik eshte premtimi per vlera me te perparuara e themeltare te shoqerise se sotme njerezore. Kosova asnjehere n ejeten e saj nuk ka patur miq sa ka patur sot tha Krasniqi. Rreth 250 makina me serbe nisen nga Medara ne drejtim te Kosoves Ora 14:35-Rreth 250 automjete nga Serbia jane drejtuar ne drejtim te Kosoves per te protestuar shpalljen e pavaresise. Kosvapress konfirmon se drejt pikes kufitare te Merdares, nga Serbia jane nisur rreth 250 vetura me popullate serbe, per te protestuar kunder pavaresise se Kosoves. Sherbimi Policor i Kosoves ne kete pike kufitare konfirmon se nuk do te lejoje hyrjen e ketyre serbeve ne Kosove Torta e Pavaresise zbret ne sheshin Nene Tereza, Prishtine Ora 14:00-Nje torte e madhe eshte pergatitur dhe vendosur ne qender te rruges Nene Tereza ne Prishtine, pak ore para shpalljes se deklarates se pavaresise ne Kuvendin e Kosoves. Mjaft njerez jane te mbledhur rreth tortes qe lexon Pavaresi. Torta eshte pergatitur nga disa kuzhiniere lokale te cilet kane punuar per te gjate javes se fundit. Nderin per ta prere i pari torten e pavaresise do ta kete kryeministri Hashim Thaci. Thaci i kerkon botes te njohin shtetin e ri te Kosoves Ora 13:50-Kryeministri i Kosovės ka nėnshkruar njė letėr, me tė cilėn fton 192 vende tė botės, duke pėrfshirė edhe Serbinė, qė ta njohin pavarėsinė e Kosovės. Kryeministri Hashim Thaēi tha se Parlamenti do tė deklarojė Kosovėn "shtet tė pavarur, sovran dhe demokratik". Prishtina ne feste dhe nen emocionet e pavaresise se paralajmeruar Ora 13:45-Prishtine- Ne mesdite disa mijera qytetare kosovare jane mbledhur ne Sheshin Nena Tereze ne Prishtine, duke festuar shpalljen e paralajmeruar te pavaresise se Kosoves. Duket se qytetaret kane menduar te vazhdojne festen e mbremshme, e cila ka zgjatur deri ne oret e para te mengjesit te sotem. Fishekzjarre, tullambace, kenge dhe buri makinash popullojne te gjitha rruget e kryeqytetit kosovar. Nderkohe ne sheshin kryesor prane Hotel "Ilirise" po behen pergatitjet e fundit ne skenen gjigande ku do te ngjiten ne mbremje kengetaret me ne ze te Prishtines. Pritet te jene minutat e para te ores 15:00 te se dieles kur do te shpallet zyrtarisht shteti me i ri ne bote, me mbeshtetjen e SHBA-se dhe Bashkimit Europian, dhe ne kundershti te plote me Rusine dhe Serbine, qe e konsideron kete territor nje djep te identitetit te saj kombetar Lugina e Presheves kerkon: Plani Ahtisaar te zbatohet dhe tek ne Ora 13:30-Ne prag te pavaresise se Kosove Lugina e Presheves eshte blinduar nga forcat speciale qe kontrollojne gjendjen ne rajon. Nderkaq Kuvendi Shqiptar i Lugines kan perkrahur parezerva pavaresine e Kosoves. Kuvendi kombetar ka kerkuar gjithashtu qe vlerat e planit te Ahtisaarit lidhur me te drejtat e pakicave ne Kosove te aplikohen edhe ne Lugine te Presheves. Po ashtu, Kuvendi ka kerkuar prezence te shtuar te faktorit nderkombetar ne Lugine te Presheves duke pasur parasysh momentet e ndjeshme dhe apelon tek shqiptaret e Lugines qe te mos i pergjigjen provokimeve te mundshme eventuale.
__________________
Respect my uh-thawr-i-tah! |
|
#2
|
||||
|
||||
|
Flamuri i Kosoves do jete me fushe te kalter
Ora 13:15-Ne seancen e jashtezakonshme pritet te miratohet dhe simboli i shtetit te Kosoves, flamuri. Sic bejne te ditur agjencite e lajmeve kosovare, flamuri qe pritet qe Kuvendi te miratoje ka fushėn e kaltėr, me hartėn e Kosovės nė mes, dhe gjashtė yje mbi hartė. Yjet kanė ngjyrėn e bardhė, ndėrsa harta e Kosovės ngjyrė ari. Sipas te njejtave burime stema e shtetit tė ardhshėm tė Kosovės, e cila eshte derguar pėr miratim nė mbledhjen e jashtėzakonshme tė Kuvendit ka po ashtu fushė te kaltėr, me hartėn e Kosovės, ngjyrė ari dhe gjashtė yje tė bardhė, si dhe kornizėn ngjyrė ari. Seanca e jashtezakonshme ne oren 15:00 Ora12:40-Seanca e jashtezakonshme do te mbahet ne oren 15:00. Pas miratimit nga Kryesia e Kuvendit tė Kosovės kerkesa e pėrbashkėt tė kryetarit Fatmir Sejdiu dhe kryeministrit Hashim Thaēi, pėr mbajtjen e njė seance tė jashtėzakonshme sot nė ora 15.00, pritet tė lexohet deklarata pėr shpalljen e pavarėsisė dhe miratimi i simboleve shtetėrore. Kryesia e Kuvendit: Te thirret seanca e jashtezakonshme Ora 12:35-Kryesia e Kuvendit miraton kerkesen e paraqitur nga Kryeministri dhe Presidenti i Kosoves per thirrjen e seances se jashtezakonshme parlamentare. Ne axhenden e dites do te jene dy ceshtjet e kerkuara nga Sejdiu e Thaci. Sipa kreut te Kuvendit, Jakup Krasniqi, seanca do te filloje ne oren 15:00. Mblidhet kryesia e Kuvendit Ora 12:30-Kryetari i Kuvendit thirri sot ne mesdite mbledhjen e kryesise se Kuvendit te Kosoves. Jakup Krasniqi beri te ditur ne nje konference per shtyp se ne mbledhje do te marrin pjese per shqyrtimin e kerkeses se Presidentit dhe kryeministrit te Kosoves kryetaret e partive, gjithsej 6. Ne baze te rregullores se punes, sot kryeministri i Kosoves se bashku me presidentin i ka propozuar Kuvendit te thirret seance e jashtezakonshme per dy ceshtje ne rendin e dites: Deklaraten e pavaresise dhe miratimin e simboleve shteterore. Marrim ne shqyrtim ceshtjet, tha Krasniqi. Mbledhjen e kryesise e pershendeten Presidenti Sejdiu dhe kryeministri Thaci qe ishin te pranishem ne salle. Sot KFOR i pranishem kudo ku jetojne pakicat serbe Ora 12:10-Trupa te KFOR ne gatishmeri ne enklavat serbe ne Kosove. Korrespondentja jone ne Kosove, Albana Qehajaj ben te ditur se trupat nderkombetare jane vendosur kudo ku jetojne pakica sertbe ne Kosove dhe sic shprehen ata kjo perben nje mase sigurie per cdo rast destabilizimi gjate festimeve te sotme me rastin e Shpalljes se Pavaresise. Por nderkohe atmosfera ne Kosove paraqitet e qete nderkohe qe SHPK thekson se asnje incident nuk eshte shenuar gjate dites se sotme. Ne oren 12:00 mblidhet seanca e jashtezakonshme Ora 11:45-Duke filluar nga ora 12:00 Kuvendi i Kosoves do te mblidhet kryesia e Kuvendit ku do te shqyrtohet kerkesa e Kryeministrit dhe Presidentit te Kosoves dorezuar kete paradite. Ne letren drejtuar kreut te Kuvendit Jakup Krasniqi kerkohet shpallja e pavaresise se Kosoves dhe miratimi i simboleve shteterore. Siē njoftoi kryeministri Thaēi seanca e jashtėzakonshme do tė fillojė nė ora 12:00. Pritet qe ne 13:30 te mblidhen grupet parlamentare dhe ne perfundim rreth pres 15:00 seanca plenare e jashtezakonshme ku pritet te shpallet edhe pavaresia e Kosoves. Thaci konfirmon: Thirra Kuvendin te shqyrtoje Deklaraten e Pavaresise Ora 11:00-Kryeministri kosovar konfirmon zyrtartarisht se Kuvendi po shqyrton Deklaraten per Pavaresine e Kosoves. Ne nje konference te shkurter per shtyp, Thaci ka bere te ditur permbajtjen e letres qe i ka dorezuar kete paradite parlamentit te Kosoves. Dua te informoj popullin e Kosoves, te gjithe pa dallime se me perspektive te sigurt ne jemi duke vazhduar me axhenden e percaktuar te institucioneve te Kosoves. Dua te informoj se kam pasur nderin e kenaqesine dhe pergjegjesine shteterore qe para pak castesh ti dorezoj Kryetarit te Kuvendit Jakup Krasniqi letren per seance te jashtezakonshme sot. Permbajtja e letres qe une dhe Kryetari i Kosves, Fatmir Sejdiu ja kemi derguar eshte: Sot ndodhemi ne prag te momentit me te rendesishem te historise. Nisur nga fakti se bisedimet per statusin e Kosoves kane perfunduar dhe duke pritur misionin e BE qe do ndihmoje zhvillimin demokratik , ne perputhje me Planin Ahtisaari, ne perputhje me nenet ..., kam therritur Kuvendin e Kosoves ne seance te jashtezakonshme te shqyrtoj pikat e rendit te dites: Deklaraten e pavaresise dhe miratimin e simboleve shteterore, tha Thaci duke shtuar se "letra eshte nenshkruar nga Presidenti i Kosoves dhe nga une si kryeminister". Kreu i TMK: Te festojme ne qetesi Ora 10:20-Kryetari i TMK-se u ben thirrje per qetesi qytetareve. Ne nje prononcim per shtyp, kreu i Trupave Mbrojtese te Kosoves Sylejman Selimi shprehet se qytetaret kosovare kane deshmuar dhe me pare vlerat e tyre demokratike ndaj shprehet i bindur se dita e sotme do te festohet ne qetesi dhe entuziazem. Thaci dorezon ne Kuvend kerkesen per seance te jashtezakonshme Ora 10:15-Kryeministri Hashim Thaci ka dorezuar ne Kuvend kerkesen per seance te jashtezakonshme. Pritet qe ne oren 11:00 kryeministri te beje nje deklarate ku do te beje publike kėrkesėn pėr seancė tė jashtėzakonshme tė Parlamentit. Ndersa ne oren 12:00 Kuvendi do te mbledhe kryesine e tij ku do te diskutoje kerkesen e dorezuar nga kryeministri. Presidenti Sejdiu vlereson kontributin e madh per arritjen e kesaj dite Ora 10:10-Presidenti i Kosoves Fatmir Sejdiu ka zgjedhur qe kete mengjes te dites se pavaresise te beje homazhe prane varrit te ish-presidentit te ndjere Ibrahim Rugova. Sejdiu ku ka vleresuar kontributin e tij te madh ne arritjen e kesaj dite te vecante per kosovaret. Sot eshte nje dite e vecante per Kosoven, eshte kthesa e madhe e hyrjes ne nje epoke te re te zhvillimeve demokratike, dhe bashkangjitjen e Kosoves me familjen e lire te vemdeve demokratike, ndaj dhe eshte nje nder i vecante per te gjithe ne she per te gjith brezat qe dhane jeten per kete shtet te lire, ne binomin e vete te Ibrahim Rugoves dhe Adem Jasharit kane simboliken e perjetesis, tha Sejdiu. Nderkaq homazhe prane varrit te Rugoves kane bere dhe mjaft qytetare nga Kosova dhe Shqiperia. Bush, mbeshtet pavaresine e Kosoves Ora 10:05 Presidenti amerikan Bush eshte shprehur sot ne favor te pavaresise se Kosoves nen mbikqyrjen nderkombetare. Sipas Associated Press, duke folur qe nga Tanzania ne Afrike ku Bush po zhvillon nje tur gjashte ditor, presidenti amerikan ka deklaruar se eshte ne interesin e vete serbeve qe te mbeten te drejtuar ne Europe. Bush shtoi se Populli serb duhet gjithashtu ta dije se ata kane nje mik, Ameriken. Ky eshte nje tjeter sinjal se SHBA mbeshtet shtetin e ri te Kosoves dhe do te jete ashtu sic eshte parashikuar nder vendet e para qe do ta njohe shtetin e ri. Mbeshtetjen per pavaresine Bush e deklaroi edhe gjate vizites se tij te pare historike ne Tirane . Ne fakt SHBA konsiderohet si vendi mik qe shpetoi popullin e Kosoves, ne kete dite te madhe te pavaresise, flamuri i dyte qe valvitet ne Kosove pervec atij kuq e zi, eshte flamuri amerikan.
__________________
Respect my uh-thawr-i-tah! |
|
#3
|
||||
|
||||
|
Edhe SHBA ne pritje te zhvillimeve ne Kosove
Ora 10:00-Shtetet e Bashkuara te Amerikes jane ne pritje te zhvillimeve ne Kosove per te marre vendimin e duhur. Keshtu ka deklaruar keshilltari per Siguri Kombetare, Shtefen Hedlej ne nje interviste per mediat nderkombetare nga aeroplani presidencial Air Force One, ne te cilin presidenti Bush po udhetonte drejt Afrikes. Presim te shohim se si do te procedojne gjerat, ka pohuar Hedlej, duke iu pergjigjur pyetjeve te gazetareve, nese SHBA-ja eshte gati ta njohe pavaresine e Kosoves. SHBA: Gjysmė milonė shqiptarė nė sheshet e Amerikės pėr tė festuar Ora 09:30 Shqiptarėt nga e gjithė Amerika e Kanadaja kanė dalė nė rrugė e sheshe pėr tė festuar kėtė ditė tė madhe ditė historike e cila vjen menjėher pas asaj tė 1912. Sot, tė gjithė po festojnė, duke mos harruar se kemi me vete mikun e madh dhe tė pėrjetėshė Amerikėn! E gjithė kjo po ndodh kur vetė amerikanėt nesėr fetojnė ditėn e Presidentit tė SHBA- Presidnent Day. Ēdo shqiptarė nė Amerikė po kėrkon tė bėhet pjesė e historisė sė kombit Kosovar. Nė zėmer tė qytetit 12 milion banorėsh, metropolit tė botės New York, nė sheshin e famėshėm Time Square, do tė defilohet nga studentė, dhe nxėnės shqiptare tė shkollave tė ndryshme me veshje kombėtare, flamurin kuq e zi, dhe do tė kendohėt e vallzohet nė shesh shqip. Mė pasė festa do tė kalojė nė shtėpinė e Vatrės, Vatrės, sė Kolosėve tė Kombit. Nė shtėpinė Federatės Par shqiptare tė Amerikės VATRA, e udhėhequr nga mėmėdhetarėt e shquar, F.Konica, F. Noli, K. Dako , K. Thanasi etj. dhe deri sot tek A. Karagjozi. Mė pasė Lėvizja e Legalitetit pėr Amerikė, ka ftuar edhe Ligėn Qytetare Shqiptaro Amerikanė ta festoin sė bashku. Ish luftėtarėt e Bataloinit luftarak "Atlantiku" dhe fondacioni Vendlindja Pavaresia e Kosoves, festa do festohet Prishtine-Shkup-Tirane Ora 09:00-Festa ne Prishtine dhe ne qytetet tjera kosovare filloi qe mbreme dhe do te vazhdoje dhe gjithe diten e sotme. Pavaresia e Kosoves do te festohet edhe ne Tirane, Shkup dhe qendrat tjera te banuara me shqiptare. Nderkohe te gjithe lideret kane bere thirrje qe festa te jete dinjitoze dhe ne qetesi te plote. Nderkohe, kane arritur mbeshtetjet e para per pavaresine e Kosoves. Britania e Madhe mbreme ka bere te ditur se eshte e gatshme ta mbeshtese pavaresine e Kosoves dhe te ofroje mbeshtetje ushtarake nese e do nevoja. Kjo eshte bere e ditur nga Qeveria ne Londer, e cila ka thene se plani i Ahtisaarit eshte "menyra me e mire per te ecur perpara". Kryeparlamentari i Kosovės Jakup Krasniqi do tė bėj homazhe nė kompleksin memorial tė Adem Jasharit nė Prekaz Ora 08:45 Kryetari i Kuvendit tė Kosovės, Jakup Krasniqi me bashkėpunėtorė e tij, sot nė orėn 09:00, do bėj homazhe nė kompleksin memorial tė komandantit legjendar tė UĒK-sė, Adem Jashari nė Prekaz. Prishtina zgjohet e qete, masa te larta sigurie ne qytet Ora 08:00-Ne prag te shpalljes se pavaresise se Kosoves, Prishtina zgjohet e qete pas festes se mbremshme. Aktivitetet pritet te nisin ne oren 10:00 ndersa bien ne sy masat e larta te sigurise nga forcate UNMIK dhe ato te SHPK-se.j Gatė gjithė natės rėnia e dėborės ka shtuar sic duket romancėn e kėsaj dite duke e veshur prishtinėn me ngjyrėn e bardhė. Nė orėt e para pak njerėz shihen nė rrugė. Ata qė kanė dalė tė parėt janė njerėzit qė janė tė pėrfshirė nė punėt pėrgatitore pėr ceremonitė e rastit tė ditės sė madhe. Pjesa tjetėr ka dalė pėr tė blerė gazetat e fundjavės, tė cilat gjithashtu kanė dalė me kryetituj pėr pavarėsinė e Kosovės. Hotelet janė tejmbushur nė Prishtinė, pasi mijėra tė ardhur nga vende tė tjera janė dyndur nė kryeqytetin e shtetit tė ri. Sot ne oren 15:00 Kosova shpall pavaresine Ora 07:30-Sot do te shpallet pavaresia e Kosoves duke realizuar keshtu endrren shekullore te mijera shqiptareve.. Shpallja zyrtare do te behet ne nje seance te jashtezakonshme parlamentare ne oren 15:00. Ndersa 3 lideret kryesore ne vend, Presidenti Fatmir Sejdiu, kryeministri Hashim Thaci dhe kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi do te dalin ne nje konference te perbashket ne oren 18:00 ku do te japin deklarata te shkurtra per gazetaret. Pas gjysem ore, pra 18:30 ne Prishtine do te zbulohet Obelisku i Pavaresise qe do te jete dhe emblema kryesore e pavaresise se Kosoves. Ne oren 19:00 do te ndizet festa ku do te mbahet nje koncert i Filarmonise se Kosoves per tu pasuar me pas nga nje koncert madheshtor ne qender te Prishtines. Ne oren 22:50 Thaci dhe Sejdiu do te flasin perpara popullit te Kosoves kurse ne roen 23:00 fishekzjarret do te skuqin qiellin e Prishtines ne te kater anet e saj. Kosova Shtet, vetem pak ore na ndajne nga shpallja e pavaresise Ora 07:00-Vetem pak ore na ndajne nga Kosova Shtet. Mijera shqiptare vershuan dje ne rruget e Prishtines per te festuar shpalljen e pritshme te pavaresise se Kosoves. Festimet filluan 24 ore me heret seē pritej. Turma me flamuj kuq e zinj i injoruan temperaturat e ulta dhe u mblodhen ne qender te qytetit te Prishtines. Makinat valeviten flamuj dhe u rane borive deri naten vone. Pati kercimtare tradicionale e daulliste, ndersa fishekzjarret ndriēuan qiellin e nates dhe deboren qe vertitej teksa temperaturat zbriten nen 12 grade celcius. Ne nje deklarate te transmetuar ne televizion, kryeministri, Hashim Thaci tha se e diela do te jete nje dite qetesie dhe mirekuptimi, nje dite qe ai e quajti " te angazhimeve shteterore per zbatimin e vullnetit te shtetasve te Kosoves". Kjo deklarate ishte shprehja me e afert e konfirmimit te se dieles si dite e shpalljes se pavaresise. Sipas planeve te botuara ne disa media te Kosoves, kryeministri do te mbledhe Asamblene e Kosoves ne oren 3 me oren lokale. Pastaj ai, Presidenti dhe Kryetari i parlamentit do te mbajne fjalime te shkurtra. Dhe me kete fillojne edhe festimet zyrtare. Ne keto festime perfshihen nje koncert i Orkestres Filarmonike, festime ne qender te Prishtines dhe ne qytete dhe fshatra mbare Kosoves. Serbet e Kosoves qe perbejne tani vetem 5 per qind te popullsise e kundershtojne pavaresine dhe ka njoftuar me kohe se refuzojne ta njohin ate. Dje ne kryeqytetin e Serbise, Beograd rreth 1000 demonstrues protestuan ndaj humbjes se territorit qe e konsiderojne te tyre. Axhenda e Shpalljes se Pavaresise 10.00 Kryeministri i Kosovės del nga Selia e Qeverisė dhe shkon nė Parlament ku dorėzon kėrkesėn pėr mbledhje tė njė seance parlamentare tė jashtėzakonshme 11.00 Kryeministri bėn publike kėrkesėn pėr seancė tė jashtėzakonshme tė Parlamentit. 12.00 Mbledhje e Kryesise se Kuvendit 13.30 Mbledhje e grupeve parlamentare 15.00 Sesion plenar i Kuvendit tė Kosovės 18.00 Deklaratė e 3 liderave nė Hotel Grand Qendra e Medias 18.30 Zbulimi i Obliskut tė Pavarėsisė pėrballė Pallatit tė Rinisė nė Prishtinė 19.00 Koncert i Filarmonisė sė Kosovės tek Salla 1 Tetori 20.00 Koncert nė Sheshin e Prishtinės 23.00 Fishekzjarre qė hidhen nga katėr pjesė tė ndryshme tė Prishtinės (DanielaBonollari/Antoneta Rusta/Elona Mamushi)
__________________
Respect my uh-thawr-i-tah! |
|
#4
|
|||
|
|||
|
Deklarata e Pavarėsisė sė Kosovės
Tė mbledhur nė mbledhje tė jashtėzakonshme mė 17 shkurt 2008, nė kryeqytetin e Kosovės, nė Prishtinė, Duke iu pėrgjigjur thirrjes sė popullit pėr tė ndėrtuar njė shoqėri qė respekton dinjitetin njerėzor dhe afirmon krenarinė dhe synimet e qytetarėve tė saj, Tė zotuar pėr tu pėrballur mė trashėgiminė e dhembshme tė sė kaluarės sė afėrt nė frymė tė pajtimit dhe faljes, Tė pėrkushtuar ndaj mbrojtjes, promovimit dhe respektimit tė diversitetit tė popullit tonė, Duke riafirmuar dėshirėn tonė pėr tu integruar plotėsisht nė familjen euroatlantike tė demokracive, Duke vėrejtur se Kosova ėshtė njė rast special qė del nga shpėrbėrja jokonsensuale e Jugosllavisė dhe nuk ėshtė presedan pėr cilėndo situatė tjetėr, Duke rikujtuar vitet e konfliktit dhe dhunės nė Kosovė qė shqetėsuan ndėrgjegjen e tė gjithė popujve tė civilizuar, Mirėnjohės qė bota intervenoi mė 1999 duke hequr nė kėtė mėnyrė qeverisjen e Beogradit mbi Kosovėn, dhe vendosur Kosovėn nėn administrimin e pėrkohshėm tė Kombeve tė Bashkuara, Krenarė qė Kosova qė atėherė ka zhvilluar institucione funksionale, multietnike tė demokracisė qė shprehin lirisht vullnetin e qytetarėve tanė, Duke rikujtuar vitet e negociatave tė sponsorizuara ndėrkombėtarisht ndėrmjet Beogradit dhe Prishtinės mbi ēėshtjen e statusit tonė tė ardhshėm politik, Duke shprehur keqardhje qė nuk u arrit asnjė rezultat i pranueshėm pėr tė dyja palėt pėrkundėr angazhimit tė mirėfilltė tė udhėheqėsve tanė, Duke konfirmuar se rekomandimet e tė Dėrguarit Special tė Kombeve tė Bashkuara, Martti Ahtisaari, i ofrojnė Kosovės njė kornizė gjithėpėrfshirėse pėr zhvillimin e saj tė ardhshėm, dhe janė nė vijė me standardet mė tė larta europiane pėr tė drejtat tė njeriut dhe qeverisjen e mirė, Tė vendosur qė ta shohim statusin tonė tė zgjidhur nė mėnyrė qė ti jipet popullit tonė qartėsi mbi tė ardhmen e vet, tė shkohet pėrtej konflikteve tė sė kaluarės dhe tė realizohet potenciali i plotė demokratik i shoqėrisė sonė, Duke nderuar tė gjithė burrat dhe gratė qė bėnė sakrifica tė mėdha pėr tė ndėrtuar njė tė ardhme mė tė mirė pėr Kosovėn, Ne, udhėheqėsit e popullit tonė, tė zgjedhur nė mėnyrė demokratike, nėpėrmjet kėsaj Deklarate shpallim Kosovėn shtet tė pavarur dhe sovran. Kjo shpallje pasqyron vullnetin e popullit tonė dhe ėshtė nė pajtueshmėri tė plotė me rekomandimet e tė Dėrguarit Special tė Kombeve tė Bashkuara, Martti Ahtisaari, dhe Propozimin e tij Gjithėpėrfshirės pėr Zgjidhjen e Statusit tė Kosovės. Ne shpallim Kosovėn njė republikė demokratike, laike dhe multietnike, tė udhėhequr nga parimet e jodiskriminimit dhe mbrojtės sė barabartė sipas ligjit. Ne do tė mbrojmė dhe promovojmė tė drejtat e tė gjitha komuniteteve nė Kosovė dhe krijojmė kushtet e nevojshme pėr pjesėmarrjen e tyre efektive nė proceset politike dhe vendimmarrėse. Ne pranojmė plotėsisht obligimet pėr Kosovėn tė pėrmbajtura nė Planin e Ahtisarit, dhe mirėpresim kornizėn qė ai propozon pėr tė udhėhequr Kosovėn nė vitet nė vijim. Ne do tė zbatojmė plotėsisht ato obligime, pėrfshirė miratimin prioritar tė legjislacionit tė pėrfshirė nė Aneksin XII tė tij, veēanėrisht atė qė mbron dhe promovon tė drejtat e komuniteteve dhe pjesėtarėve tė tyre. Ne do tė miratojmė sa mė shpejt qė tė jetė e mundshme njė kushtetutė qė mishėron zotimin tonė pėr tė respektuar tė drejtat e njeriut dhe liritė themelore tė tė gjithė qytetarėve tanė, posaēėrisht ashtu siē definohen me Konventėn Evropiane pėr tė Drejtat e Njeriut. Kushtetuta do tė inkorporojė tė gjitha parimet relevante tė Planit tė Ahtisaarit dhe do tė miratohet nėpėrmjet njė procesi demokratik dhe tė kujdesshėm. Ne mirėpresim mbėshtetjen e vazhdueshme tė bashkėsisė ndėrkombėtare pėr zhvillimin tonė demokratik nėpėrmjet tė pranive ndėrkombėtare tė themeluara nė Kosovė nė bazė tė Rezolutės 1244 tė Kėshillit tė Sigurimit tė Kombeve tė Bashkuara (1999). Ne ftojmė dhe mirėpresim njė prani ndėrkombėtare civile pėr tė mbikėqyrur zbatimin e Planit tė Ahtisaarit dhe njė mision tė sundimit tė ligjit tė udhėhequr nga Bashkimi Europian. Ne, po ashtu, ftojmė dhe mirėpresim NATO-n qė tė mbajė rolin udhėheqės nė praninė ndėrkombėtare ushtarake dhe tė zbatojė pėrgjegjėsitė qė i janė dhėnė sipas Rezolutės 1244 tė Kėshillit tė Sigurimit tė Kombeve tė Bashkuara (1999) dhe Planit tė Ahtisaarit, deri nė atė kohė kur institucionet e Kosovės do tė jenė nė gjendje tė marrin kėto pėrgjegjėsi. Ne do tė bashkėpunojmė plotėsisht mė kėto prani nė Kosovė pėr tė siguruar paqen, prosperitetin dhe stabilitetin nė tė ardhmen nė Kosovė. Pėr arsye tė kulturės, gjeografisė dhe historisė, ne besojmė se e ardhmja jonė ėshtė nė familjen europiane. Pėr kėtė arsye, ne shpallim synimin tonė pėr tė marrė tė gjitha hapat e nevojshėm pėr tė siguruar anėtarėsim tė plotė nė Bashkimin Evropian sapo qė tė jetė e mundshme dhe pėr tė zbatuar reformat e kėrkuara pėr integrim evropian dhe euroatlantik. Ne i shprehim mirėnjohje Organizatės sė Kombeve tė Bashkuara pėr punėn qė ka bėrė pėr tė na ndihmuar nė rimėkėmbjen dhe rindėrtimin pas lufte dhe ndėrtimin e institucioneve tė demokracisė. Ne jemi tė pėrkushtuar tė punojmė nė mėnyrė konstruktive me Organizatėn e Kombeve tė Bashkuara gjersa ajo vazhdon punėn e saj nė periudhėn nė vijim. Me pavarėsinė vjen detyra e anėtarėsisė sė pėrgjegjshme nė bashkėsinė ndėrkombėtare. Ne e pranojmė plotėsisht kėtė detyrė dhe do ti pėrmbahemi parimeve tė Kartės sė Kombeve tė Bashkuara, Aktin Final tė Helsinkit, akteve tjera tė Organizatės pėr Siguri dhe Bashkėpunim nė Evropė, obligimeve ligjore ndėrkombėtare dhe parimeve tė marrėdhėnieve tė mira ndėrkombėtare qė shėnojnė marrėdhėniet ndėrmjet shteteve. Kosova do tė ketė kufijtė e saj ndėrkombėtarė ashtu siē janė paraparė nė Aneksin VIII tė Planit tė Ahtisaarit, dhe do tė respektojė plotėsisht sovranitetin dhe integritetin territorial tė tė gjithė fqinjėve tanė. Kosova, po ashtu, do tė pėrmbahet nga kėrcėnimi apo pėrdorimi i forcės nė cilėndo mėnyrė qė ėshtė jokonsistente me qėllimet e Kombeve tė Bashkuara. Ne, nėpėrmjet kėsaj Deklarate, marrim obligimet ndėrkombėtare tė Kosovės, pėrfshirė ato tė arritura nė emrin tonė nga Misioni i Administratės sė Pėrkohshme tė Kombeve tė Bashkuara nė Kosovė (UNMIK), si dhe obligimet e traktateve dhe obligimet tjera tė ish-Republikės Socialiste Federative tė Jugosllavisė ndaj tė cilave obligohemi si ish-pjesė konstituive, pėrfshirė konventat e Vjenės pėr marrėdhėniet diplomatike dhe konsullore. Ne do tė bashkėpunojmė plotėsisht me Tribunalin Penal Ndėrkombėtar pėr ish-Jugosllavinė. Ne synojmė tė kėrkojmė anėtarėsim nė organizatat ndėrkombėtare, nė tė cilat Kosova do tė synojė tė kontribuojė pėr qėllime tė paqes dhe stabilitetit ndėrkombėtar. Kosova shpall zotimin e saj ndaj paqes dhe stabilitetit nė rajonin tonė tė Evropės Juglindore. Pavarėsia jonė e sjell nė fund procesin e shpėrbėrjes sė dhunshme tė Jugosllavisė. Gjersa ky proces ka qenė i dhembshėm, ne do tė punojmė pa pushim pėr ti kontribuar njė pajtimi qė do tė lejonte Evropėn Juglindore tė shkojė pėrtej konflikteve tė sė kaluarės dhe tė farkojė lidhje tė reja rajonale tė bashkėpunimit. Pėr kėtė arsye, do tė punojmė sė bashku me fqinjė tanė pėr tė avancuar tė ardhmen tonė tė pėrbashkėt evropiane. Ne shprehim, nė veēanti, dėshirėn tonė pėr tė vendosur marrėdhėnie tė mira me tė gjithė fqinjėt tanė, pėrfshirė Republikėn e Serbisė, me tė cilėn kemi marrėdhėnie historike, tregtare dhe shoqėrore, tė cilat synojmė ti zhvillojmė mė tej nė tė ardhmen e afėrt. Ne do tė vazhdojmė pėrpjekjet tona pėr ti kontribuar marrėdhėnieve tė fqinjėsisė dhe bashkėpunimit me Republikėn e Serbisė duke promovuar pajtimin ndėrmjet popujve tanė. Ne, nėpėrmjet kėsaj, afirmojmė nė mėnyrė tė qartė, specifike dhe tė parevokueshme se Kosova do tė jetė ligjėrisht e obliguar tė plotėsojė dispozitatat e pėrmbajtura nė kėtė Deklaratė, pėrshirė kėtu veēanėrisht obligimet e saj nga Plani i Ahtisaarit. Nė tė gjitha kėto ēėshtje, ne do tė veprojmė nė pajtueshmėri nė parimet e sė drejtės ndėrkombėtare dhe rezolutat e Kėshillit tė Sigurimit tė Kombeve tė Bashkuara, pėrfshirė Rezolutėn 1244 (1999). Ne shpallim publikisht se tė gjitha shtetet kanė tė drejtėn tė mbėshteten nė kėtė Deklaratė, dhe i bėjmė apel tė na ofrojnė pėrkrahjen dhe mbėshtetjen e tyre. |
![]() |
| Bookmarks |
| Opsionet e temes | |
|
|
Tema te ngjashme
|
||||
| Tema | Nismėtari i temės | Forumi | Pėrgjigje | Postimi i Fundit |
| Vagabondi & H. Zela Kosova e Pavarur | Bruno | Muzikė | 2 | 01-03-08 10:23 AM |
| Lajmi i dites 17/02/2008 Kosova, qe sot e pavarur | King_Arthur | Gazetat | 0 | 17-02-08 05:22 AM |
| Kosova shpall pavaresine te dielen, zbulohet axhenda | JetMir | Lajme Flash | 0 | 16-02-08 07:05 AM |
| Kur Kosova tė shkėputet nga Serbia dhe tė bėhet Republika e Kosovės | JetMir | Lajme Flash | 0 | 12-02-08 02:54 PM |
| Drafti i Pavaresise, Thaēi: Kosova e mirepret misionin e BE | JetMir | Lajme Flash | 0 | 28-01-08 09:03 AM |