![]() |
| |
|
|
|
|||||||
| Historia e Shqiperisė Ne Kėtė Forum Mund Te Diskutojmė ose Tė Japim Informacione Rreth Artikujve Mbi Historinė e Shqipėrise, Kosovės, Maqedonisė dhe Malėsisė |
![]() |
|
|
Opsionet e temes |
|
#1
|
||||
|
||||
Rėnia e bustit tė diktatorit.
Rėnia e bustit tė diktatorit. Gjithshka nisi nga qyteti Studenti, mė pas thirrja e Raimonda Bulkut qė protesta tė shpėrngulej, pėrballja me policinė tek RTSH dhe vėrshimi nga tė gjitha anėt pėr nė sheshin "Skėndėrbej"
17 vjet mė parė Tirana tėrhiqte zvarrė "qelbėsirėn" Tre ditėt e grevės sė urisė tė studentėve kishin tensionuar situatėn nė Tiranė. Disa qindra mijėra vetė morėn rrugėn drejt Kinoklubit tė Qytetit "Studenti" pėr tė shprehur solidaritetin dhe mbėshtetjen e tyre pėr studentėt grevistė. Mė 20 shkurt 1991, sheshi para Kinoklubit ishte mbushur mė shumė se kurrė ato ditė. Thirrjet e turmės "Studentėt janė heronj", "Jemi me studentėt", "Poshtė diktatura", "Enver-Hitler", si dhe do ta heqim qelbėsirėn, ishin njė kurajo e madhe pėr studentėt grevistė. Nga ballkoni i godinės sė konviktorėve tė Gjeologjisė, oratorė tė ndryshėm mbanin fjalime kundėr qeverisė dhe PPSH, tė cilat po flijonin studentėt pėr emrin e njė tė vdekuri. Rreth orės 12.00, aktorja e shquar Rajmonda Bulku, thėrret nga ballkoni i godinės pėr tė protestuar pėrpara selisė sė Presidiumit tė Kuvendit Popullor. Njė turmė rreth 100 mijė vetash ka lėvizur nėpėrmejt rrugės sė "Elbasanit". Tek Liceu njerėzve u dalin pėrpara rreshta policėsh me skafandra dhe armė. Qentė e policisė u vėrsulėn njerėzve, ndėrsa zbrazėn kallashnikovė mbi kokat e protestuesve, tė cilėt qėllojnė me gur dhe sende tė forta policinė dhe forcat speciale. Turma ēan pėrpara, por tashmė nė drejtim tė Sheshit "Skėnderbej". Beteja e sheshit ėshtė vendimtare. Pas njė pėrleshje mes popullit dhe forcave tė Ministrisė sė Brendshme busti ndjen lėkundjet e para. Nė ora 14.00, monumenti i Enver Hoxhės bie nė krah tė majtė tė tij, pas tre-katėr lėkundjesh tė forta. Disa njerėz kishin punuar tek kėmbėt e bustit, ku ishin edhe vidat mbajtėse, ndėrsa tė tjerė i kishin hedhur kavon nė grykė. Enveri ra dhe bashkė me tė edhe miti i tij. Policė dhe qytetarė u pėrqafuan pėr disa ēaste nė shesh. Atmosfera ishte mjaft e ndezur. Qindra dhe mijėra njerėz shtyheshin kush e kush tė shkelte mė shumė mė kėmbė shtatoren qė nėpėrkėmbej. Urrejtja ndaj diktaturės po dėshmohej mjaft qartė nė ato momente. Pas rrėzimit, busti i ndarė nė dy pjesė u lidh me kavo nė njė makinė plehrash, e cila nisi ta tėrhiqte zvarrė pėr t'a dėrguar nė ambjentet e qytetit Studenti ku po vazhdonte greva e urisė sė studentėve. Pėrgjatė gjithė rrugės njerėzit vazhdonin tė pėshtynin dhe tė shkelnin me kėmbė bustin e copėtuar tė diktatorit. Nėpėr rrugėt e Tiranės shihje njerėz tė pėrlotur nga gėzimi, tė cilėve nuk u besohej se busti i diktatorit ishte rrėzuar. Tė gjithė u bashkuan nė njė varg tė gjatė duke vazhduar ecjen nė drejtim tė godinės ku po zhvillohje greva e urisė sė studentėve. Pikėtakimi ishte pikėrsht ajo godina e studentėve tė urisė. Mbi njėqind mijė njerėz nė njė kor gjigand thėrrisnin pa pushim "e hoqėm, e hoqėm, e hoqėm qelbėsirėn". |
|
#2
|
||||
|
||||
|
Reagimi i diktaturės !!!
Siē kanė shkruar publicistėt "e veja e diktatorit doli nga mbledhja pas lajmit tė rrėzimit tė monumentit. Ajo dėnoi udhėheqjen qė nuk kishte pėrdorur forcėn pėr tė ndalur kėtė veprim. Atė ditė tė paktėn njė njeri duhej tė ishte vrarė pėr Enverin, kishte thėnė ajo, duke akuzuar se gjithēka ishte njė komplot i pėrgatitur nga organet shtėtėrore. Menjėherė pas rrėzimit tė bustit, pėrfaqėsuesi i qeverisė, ministri i Arsimit, Skėnder Gjinushi, pranoi se emri i diktatorit do tė hiqej nga Universiteti. Ndėrkohė u publikua njė lajm i dalė nga kabineti i kryeministrit, Adil Ēarēani, nė tė cilėn thuhej: "Meqė do tė riorganizohej Universiteti i Tiranės nuk do tė ketė mė emrin e Enver Hoxhės. Ky dekret hyn nė fuqi menjėherė. Pas humbjes sė bustit, vullentarėt e Enverit kėrcėnuan se do tė marshonin nė Tiranė pėr tė rivendosur monumentin dhe se do tė shpallnin kryeqytet tė ri tė Shqipėrisė, Vlorėn. Mė 21 shkurt 1991, ora 11.00 nga blloku i udhėheqjes dėgjohen krisma. Ndodh njė grumbullim spontan, i cili marshon drejt bllokut. Turma ndalohet nga Neritan Ceka tek Hotel "Dajti". Nė kėto rrethana Ramiz Alia shpalli krijimin e Kėshillit Presidencial, Adil Ēarēani largohet dhe vendin e tij e zė Fatos Nano, ish-zėvendėsdrejtor i Institutit tė Studimeve Marksiste-Leniniste. Mė 22 shkurt, gjendja acarohet mė shumė, nis revolta e ushtarakėve nė Akademinė e Bashkuar tė Oficerėve "Enver Hoxha". Sigurimi i shtetit fillon goditjen ndaj demokratėve. Goditen shumė veprimtarė tė PD nė Tiranė, nė Elbasan, nė Korēė, Fier, Lushnjė etj. Ushtarakėt shpallin njė Komision Nismėtar tė Lėvizjes pėr Mbrojtjen e Institucioneve tė Popullit. Ata u lėshuan njė ultimatum forcave politike pėr njė referendum pėr Enverin, si dhe pėr zbatimin e ligjit pėr mbrojtjen e monumenteve dhe vėnien e RTSH nėn varėsinė direkte tė Kėshillit Presidencial. Ushtarakėt kėrkojnė revansh. Mė 22 shkurt zhvillohet njė takim mes tyre dhe politikanėve. Takimi i 22 shkurtit pati njė ndeshje tė ashpėr mes pėrfaqėsuesve tė opozitės tė kryesuar nga Abdi Baleta dhe ushtarakėve. Baleta deklaroi menjėherė se, veprimet e ushtarakėve mund tė quhen grusht shteti. Situata u tensionua pas lajmit se, ushtarakėt do tė vinin natėn bustin e diktatorit qė kishin nė shkollėn e tyre, nė Sheshin "Skėnderbej". Turma e popullit rrethoi Akademinė. Ndėrkohė edhe brenda nė shkollė pati pėrleshje mes studentėve ushtarakėve, por dhe kundėr Enverit. Ushtarakėt kulmin e presionit do ta arrinin kur thirrėn Ramiz Alinė nė Ministrinė e Brendshme. Ata i kėrkuan atij llogari se, pėrse nuk kishte marrė masa pėr mbrojtjen e Enver Hoxhės. Ramizi u mbrojt duke thėnė se, kishte dhėnė urdhėr pėr tė qėlluar, por nuk e kishin zbatuar urdhėrin". Mė 23 shkurt, Tirana gdhihet e tronditur nga pėrgjakja. Sipas lajmeve tė kohės ka patur katėr tė vrarė, pėrfshirė njė polic dhe njė vajzė 12-vjeēare me emrin Olta. Ajo vdiq, duke parė televizorin nė shtėpinė e saj nga njė plumb qorr. Vendi po shkonte drejt katastrofės dhe dėshpėrimit. Ndėrsa mė 6 mars, 20 mijė vetė hipėn nėpėr anije nė Durrės dhe u nisėn drejt Italisė, duke lėnė pas pak shpresė pėr njė jetė nė paqė dhe qetėsi. |
|
#3
|
||||
|
||||
|
20 shkurt 1991- Rrėzimi i bustit tė Enver Hoxhės, simboli i rrėzimit tė njė sistemi dogmatik
Fotoreporterėt e parė qė fiksuan rrėzimin e bustit tė diktatorit Mė 20 shkurt 1991, tė gjitha kanalet televizive tė botės transmetuan si lajm tė parė njė vullkan urrejtjeje, qė u zbraz mbi njė statujė shtatė metra tė lartė tė diktatorit Enver Hoxha. Ndonėse busti i udhėheqėsit komunist nuk ishte veēse njė tog bronxi, i vendosur nė sheshin mė tė madh tė Tiranės, pėrmbysja e tij ishte simboli i rrėzimit tė njė sistemi dogmatik qė i kishte ardhur koha tė ikte. Lulėzim Lika, nė atė kohė fotoreporter i Agjencisė Telegrafike Shqiptare, ishte njė nga tė paktėt qė arriti tė fiksonte kėtė moment historik. Fotoja e rrėzimit tė bustit u transmetua nga ATSH-ja, me diēiturėn "Pamje nga rrėzimi i bustit tė Enver Hoxhės", paēka se, pėr ironi tė fatit, nė agjencinė e vetme tė lajmeve punonte nė njė post drejtues nusja e djalit tė Enver Hoxhės. Por do tė ishte kjo foto qė do t'i ndryshonte karrierėn fotoreporterit Lika, sepse tė nesėrmen, drejtues tė "Reuters" i kėrkuan atij tė punonte pėr agjencinė prestigjioze me tė cilėn Lika punon edhe sot. Armando Babani, fotoreporter, kujton se nė ato ditė gri e mbante aparatin gjithnjė me vete. Studentėt nė qytezėn e tyre ishin nė kulm tė protestave kundėr regjimit komunist. Pėr fat, Babani u ndodh nė Sheshin "Skėnderbej", nė momentin e duhur. Nė tarracat dhe ballkonet e ndėrtesave, pėrbri bustit, kishin hipur qindra njerėz. Ishin disa syresh qė e ngjitėn Babanin nė njė nga ballkonet e katit tė dytė, ku ai do tė arrinte tė fiksonte momentet historike. "Hipeni lart se ėshtė fotograf!", kujton sot Babani. "Mund tė kem bėrė 9-10 shkrepje dhe ishte e gjitha kjo, gati 1 sekondė e gjysmė, se mė pas bustin e mbuluan njerėzit. Unė nuk e dija ē'do tė ndodhte mė vonė, por sot them se kėto kanė qenė fotografitė e jetės sime", thotė Babani, njė nga fotoreporterėt mė tė njohur nė Shqipėri. Fotografitė e Babanit u botuan nė gazetėn "Republika" dhe "Rilindja Demokratike", ndėrsa sot fotot e Likės nga ATSH-ja, tė Babanit, por edhe njė fotoreporteri italian, ndodhen nė tė gjitha arkivat e medias nė botė. Fatmir Ēepani, operator nė Televizionin Shqiptar, ishte i vetmi qė hodhi nė celuloid kėto momente historike. "Me kameran nė sup, ku mbaja edhe peshėn e dhjetėra njerėzve qė vrojtonin mbi trupin tim, arrita tė xhiroja atė qė po ndodhte nė shesh. 17 minuta xhirim tė Fatmir Ēepanit shprehin pėrjetimet e kėtyre momenteve historike, ku mbretėronte kaotizmi, turmė e revoltuar, plumba, gurė dhe forca tė blinduara tė policisė. |
|
#4
|
||||
|
||||
|
emi krenarė pėr atė monument tė ēmuar lirie qė i dhuruam Shqipėrisė !!!
Pas Lėvizjes Studentore tė Dhjetorit 90, lėvizje qė iu dha shqiptarėve pluralizmin politik, tė parėn parti opozitare pas gati njė gjysmė shekulli diktaturė, sakrifica sublime, ngujimi i mbi 700 studentėve dhe pedagogėve tė universiteteve tė Shqipėrisė nė urinė e parė legale, pa pikė mėdyshje ka qenė e do tė mbetet njė margaritar krenarie nė gjerdanin jo dhe aq tė qėndisur tė historisė tonė kombėtare. E kam cilėsuar "urinė e parė legale", pasi nėpėr burgjet e diktaturės komuniste ishin mbajtur dhjetra greva urie, pėr njė racion bukė mė shumė, pėr njė orė mė shumė ajrosje, pėr mė shumė tė drejta, pėr mė shumė liri (liri pas hekurash!), pėr mosshkeljen edhe tė atyre ligjeve dhe rregulloreve tė miratuara nga vetė xhelatėt. Greva qė ishin shtypur me thyerje kockash, tortura tė tmerrshme dhe zgjatje dėnimesh. Ne brezi i studentėve tė 90-ės, veēanėrisht ne qė patėm guximin, kurajon qytetare dhe vetėdijėsinė pėr veprimet tona, dhe u bėmė pjesė e grevės sė urisė, ndjehemi krenarė pėr atė monument tė ēmuar lirie qė i dhuruam Shqipėrisė dhe brezave. Ne ishim tė bindur se pluralizmi politik nėn hijen e busteve tė diktatorit do tė ishte njė maskaradė alla komuniste. Ne ishim tė bindur se liritė e fituara nė Dhjetor tė 90-ės ishin tė cunguara, kur nė shkollat tona Historia e PPSH, Materializmi Dialektik dhe krejt filozofia hoxhiste vazhdonin tė ishin tė pacėnuara, qoftė edhe formalisht. Kur morėm vendimin ekstrem pėr tu ngujuar nė uri, ishim tė bindur edhe pėr pasojat qė mund tė kishim, mė e fundit ndėr pasojat ishte lodhja apo anemia qė mund tė na vinte nga mungesa e ushqimit. Vendimi ynė pėr uri kishte terrorizuar gardėn e vjetėr tė marksistėve shqiptarė, sigurimin e shtetit, njerėzit e inkriminuar tė sistemit qė po jepte shpirt. Ata kishin menduar se mbaruan punė me ne nė dhjetor. Tani i kishim cėnuar nė palcė, po tentonim tiu shembnim idhujt, mitet, simbolet mbi tė cilat kishin ndėrtuar diktaturėn. Kush prej nesh nuk e mban mend thashethemnajėn e orėve tė natės: tani do tė sjellin qentė e policisė, tani do tė vijnė "Ifa"-t qė pėr destinacion kishin Malin me Gropa. Legjenda e Malit me Gropa tingėllon e gjallė edhe sot nė veshėt dhe memorien tonė. Kanė qenė momente ku pėrzihej heroizmi dhe frika nė mėnyrėn mė tragjikomike. Ndjeheshim edhe heronj dhe tė tillė ishim, pasi nė mbėshtetjen tonė kishte dalė e gjithė Tirana. Por edhe viktima se mund tė shkonim si i thonė shprehjes "si qeni nė rrush". Partia qė kishim themeluar vetėm mė pak se dy muaj mė parė, kishte marrė njė vendim kryesie me shumicė tė thjeshtė pėr tė mos e mbėshtetur grevėn tonė. Preteksti, ndikimi negativ qė mund tė kishte greva nė rezultatin e zgjedhjeve tė 31 marsit. Azem Hajdari ishte i pari qė e shkeli atė vendim absurd tė diktuar nga segmentet qė Ramiz Alia kishte instaluar nė PD. Mė pas, Dr.Berisha qė kishte edhe tė bijėn tė ngujuar nė grevė mė pas tė gjithė ..e gjithė Tirana, e gjithė Shqipėria Greva jonė na bėn tė ndihemi krenarė pėr faktin se nė tė morėn pjesė studentė nga tė gjitha qendrat studentore tė vendit: nga Universiteti i Tiranės, Bujqėsori, Elbasani, Gjirokastra, Shkodra e Korēa. Ajo, klikėn e vjetėr, ishte njė grevė kombėtare. Ne ndihemi krenarė edhe pėr njė motiv tjetėr, se greva e urisė sė 20 shkurtit 91 ėshtė e papėrsėritshme nė historinė e kėtyre 17 viteve, sepse: realizoi dhe i tejkaloi kėrkesat dhe qėllimet pėr tė cilat kishte nisur. Kėrkesa bazė, heqja e emrit tė diktatorit Universitetit tė Tiranės, u tejrealizua. Jo emėr, por bustet e diktatorit u hoqėn nga tė gjitha sheshet e Shqipėrisė. Hija e tyre e frikshme iu lėshoi vendin rrezeve tė lirisė dhe demokracisė. Greva pati mbėshtetjen mė tė madhe qytetare dhe intelektuale, ndėr tė gjitha tė tjerat qė u bėnė mė pas. Shqiptarėt u janė mirėnjohės studentėve dhe pedagogėve qė ēmitizuan vendin mė tė indoktrinuar nė Lindjen komuniste nga mitet dhe simbolet e diktaturės hoxhiste. Ėshtė pak tė themi qė tė njėjtėn mirėnjohje nuk na e ka rezervuar klasa politike qė ka drejtuar vendin nė kėto 17 vite tė pluripartitizmit nė vend. Shumica e brezit tonė, kėtė mirėnjohje, mbėshtetje dhe pėrkrahje nuk e ka kėrkuar dhe as e kėrkon nga opozita e sotme, trashėgimtare me hipotekė e Partisė sė Punės, por nga mazhoranca e sotme, sidomos nga Partia Demokratike, tė cilėn mė sė paku e kemi themeluar nė 90-ėn dhe e kemi mbėshtetur nė shumicė kėto 17 vite. |
|
#5
|
||||
|
||||
|
Rrėzimi i busteve dhe pavarėsia e Kosovės
ALTIN QOSHJA 20/02/2008 Megjithėse kanė kaluar 17 vjet nga 20 shkurti i vitit 1991, kjo ėshtė njė datė qė tashmė ka mbetur nė memorien e shqiptarėve. Pak kush mund tė ketė harruar se 17 vjet mė parė me mijėra qytetarė tė Tiranės, studentė, punėtorė, intelektualė, tė moshuar, ndėrmorėn aktin e rrėzimit tė busteve tė diktatorėve. 20 shkurti i 1991 realisht mund tė konsiderohet si ndarja pėrfundimtare e shqiptarėve nga diktatura, ēlirimi i tyre nga njė regjim qė nuk mund tė krahasohej me asnjė prej sistemeve komuniste nė Evropė dhe mė gjerė. Pak rėndėsi ka nėse kjo ditė ėshtė e shėnuar nė kalendar si datė e rėndėsishme. Ajo tashmė ka hyrė nė histori, ashtu sikundėr janė nė librin e historisė edhe data tė tjera tė rėndėsishme pėr kombin shqiptar. Shqiptarėt, 17 vjet mė parė i dhanė goditjen vdekjeprurėse njė sistemi 50-vjeēar qė i kishte ndarė nga Evropa, qė i kishte vrarė dhe persekutuar, qė i kishte kthyer nė skllevėr tė shekullit tė 20, megjithėse sistemi skllavopronar kishte shekuj qė ishte shkatėrruar. Sot pas 17 vjetėsh, tė gjithė ne ndjehemi krenarė. Krenarė sepse treguam se nuk i durojmė dot bustet, treguam se bustet i pėrkasin tė shkuarės dhe e shkuara nuk ka asnjė gjė tė pėrbashkėt me ne. Sot ndoshta, 20 shkurti i 1991-it nuk festohet me bujė, me zhurmė, por ēdo ditė tė vitit, gjithkush qė kalon nė sheshin Skėndėrbej nė Tiranė apo nė sheshet kryesore tė qyteteve tė vendit ndjehet mė i ēliruar. Mė i ēliruar sepse nuk janė mė bustet qė kishin verbuar njė popull tė tėrė, nuk janė mė bustet qė pak e nga pak na zinin frymėn, nuk janė mė simbolet e diktatorėve. Por ky 20 shkurt ka njė tjetėr rėndėsi. Sot, 17 vjet pas rrėzimit tė busteve ne kemi Kosovėn e pavarur dhe nė kėtė 17 vjetor tė rrėzimit tė busteve ne duhet tė ndjehemi edhe mė tė gėzuar, edhe mė krenarė. Tė gėzuar sepse plot 17 vjet mė parė, Shqipėria do tė deklarohej pėr njohjen e pavarėsisė sė Kosovės. Ėndrra e qindra mijėra shqiptarėve tashmė ėshtė realitet. Ėshtė njė ėndėrr qė rrallėherė plotėsohet, ėshtė njė moment kur e pamundura jetėsohet dhe kur tė gjithė ne, tė gjithė shqiptarėt marrin frymė mė lirisht. Dikush mund tė pyes se ēlidhje mund tė ketė rrėzimi i simboleve tė diktaturės me pavarėsinė e Kosovės? Lidhja ėshtė e qartė: Ata qė 17 vjet mė parė dolėn hapur kundėr diktaturės dhe e finalizuan me rrėzimin e busteve, ishin tė parėt qė artikuluan hapur, me dokumente dhe shkresa, me rezoluta dhe deklarata, njohjen e pavarėsisė sė Kosovės. Ishte Partia Demokratike qė nė programin e saj tė parė, qė nė krijimin e saj, pėrfshiu njohjen e pavarėsisė sė Kosovės. Ishin qindra mijėra studentė, punėtorė, intelektualė, tė rinj, tė reja dhe tė moshuar qė i dhanė frymė dhe jetė dokumentit qė kėrkonte njohjen e pavarėsisė. 17 vjet mė parė, shqiptarėt (kush mė shpejt dhe kush mė vonė) treguan se nuk mund tė mbanin mė statuja diktatorėsh si simbole tė tyre. Sot pas 17 vjetėsh ne nuk kemi simbole-statujash. Sot pas 17 vjetėsh ne kemi Kosovėn e pavarur dhe njė tė ardhme tė sigurt. Njė tė ardhme pranė familjes sė madhe evropiane, njė tė ardhme mes kombeve tė qytetėruara. Qytetėrimi fitoi. Pėr shqiptarėt e Shqipėrisė ai kishte fituar qė 17 vjet mė parė. Por sot ka fituar edhe nė Kosovė. Tashmė shkurti duhet tė cilėsohet nga tė gjithė shqiptarėt si muaji i fitores. I fitores pėr Kosovėn e Pavarur, i fitores pėr rrėzimin e simboleve tė busteve. |
|
#6
|
||||
|
||||
|
Nuk e mbaja mend ne cilen date busti i Enverit ishte rrezuar, dhe me vjen mire qe hapa te lexoja rastesisht kete teme. Para dy ditesh nisa librin "Zonja e Zeze, Nexhmija Hoxha" te Balliut, dhe eshte vertet goxha analize interesante rreth biografise te (sic e therrisnin shqiptaret) "Panteres" alias bashkeshortes se diktatorit : )
__________________
. |
|
#7
|
||||
|
||||
|
Cito:
![]() lexim te mbare . |
![]() |
| Bookmarks |
| Opsionet e temes | |
|
|