![]() |
| |
|
|
|
|||||||
| Historia e Shqiperisė Ne Kėtė Forum Mund Te Diskutojmė ose Tė Japim Informacione Rreth Artikujve Mbi Historinė e Shqipėrise, Kosovės, Maqedonisė dhe Malėsisė |
![]() |
|
|
|
Opsionet e temes |
|
#226
|
||||
|
||||
|
2. SHPĖRTHIMI I KRYENGRITJES DHE VEPRIMET
E PARA TĖ ARMATOSURA (MARS - MAJ 1912) Dėshtimi i misionit tė Komisionit tė reformave Gjendja e vėshtirė e krijuar nė Shqipėri i shtyu autoritetet xhonturke tė dėrgonin nė Shqipėri njė komision qeveritar tė kryesuar nga ministri i Brendshėm Haxhi Adil beu. Me pretekstin se do tė hetonte nė vend nevojat e administratės dhe tė popullsisė, kinse pėr tė pėrgatitur reforma administrative, Komisioni u pėrpoq tė forconte pushtetin e tronditur tė xhonturqve, posaēėrisht aparatin administrativ, ushtarak e gjyqėsor. Por detyra e tij kryesore ishte ti largonte shqiptarėt nga lėvizja kryengritėse. Jo rastėsisht ai e filloi veprimtarinė e tij nė vilajetin e Kosovės e mė pas nė atė tė Shkodrės, tė cilat kishin qenė vatrat e kryengritjeve tė mėdha kundėrosmane. Shqiptarėt, duke njohur qėllimet e vėrteta tė Komisionit, i bėnė atij kudo njė pritje tė ftohtė, madje edhe armiqėsore. Nė Prishtinė ai u bojkotua nga banorėt e qytetit dhe tė rrethinave. Komisioni vizitoi qytetet kryesore tė Shqipėrisė i shoqėruar nga forca ushtarake. Ai u prit me pushkė nė Kosovė, ku u detyrua tė ēante rrugėn me anėn e artilerisė. Mė 7 mars, kur ministri turk po kalonte nga Peja nė Gjakovė, i shoqėruar nga dy batalione, u sulmua nga forcat kryengritėse tė komanduara nga Mahmut Zajmi nė rrugėn Pejė-Gjakovė, nė afėrsi tė fshatit Strellc. Kėtu u zhvilluan luftime tė ashpra qė zgjatėn disa orė. Komisioni mundi tė hynte nė Gjakovė vetėm pasi siguroi besėn e bajraktarėve tė atjeshėm, ndėrsa eskorta qė e shoqėronte ndeshi pėrsėri nė pritėn e shqiptarėve, nė rrugėn e kthimit pėr nė Pejė, afėr fshatit Strellc ku, sipas burimeve konsullore austro-hungareze, la 30 tė vrarė dhe 50 tė plagosur. Edhe forcat qė u dėrguan nė drejtim tė Prizrenit pėr ti hapur rrugėn Komisionit u sulmuan nga kryengritėsit mė 11 mars midis fshatrave Racė e Moglicė. Pas tri ditė luftimesh ushtritė turke i sprapsėn kryengritėsit vetėm pasi pėrdorėn forcat e artilerisė. Njė sulm tjetėr po aq i fuqishėm u ndėrmor nga forcat kryengritėse, tė komanduara nga Ramadan Zaskoci, kundėr Komisionit dhe trupave qė e shoqėronin nė bregun e djathtė tė Drinit, gjatė udhėtimit tė tyre nga Prizreni nė Shkodėr. Pėrpjekjet mė tė ashpra gjatė kohės qė ministri i Brendshėm qėndroi nė Kosovė u bėnė nė Krumė tė Hasit. Mė 21 mars 1912, 800 ushtarė dhe 60 xhandarė tė pajisur me topa u drejtuan kundėr 200 kryengritėsve, tė prirė nga Mahmut Zajmi, qė kishin mbėshtetjen e popullsisė sė Gjakovės dhe tė rrethinave tė saj. Sipas udhėzimeve tė autoriteteve xhonturke, shkoi nė Has pranė kryengritėsve katolikė, fandė e mirditas imzot Ndre Mjeda pėr ti bindur qė tė ktheheshin nė shtėpitė e tyre. Por ata i thanė se tė gjithė shqiptarėt ishin vėllezėr, myslimanė e tė krishterė, prandaj nuk do tė veēoheshin si katolikė, por tė gjithė sė bashku, pa dallim feje, do tė kėrkonin zbatimin e 12 pikave qė iu dhanė malėsorėve disa muaj mė parė, si dhe shpalljen e njė faljeje tė pėrgjithshme. Nė fillim tė prillit kryengritėsit e Pejės i dėrguan njė ultimatum qeverisė, nė tė cilin kėrkonin si masa mė tė para hapjen e shkollave shqipe nė Shqipėri me shkronjat kombėtare, caktimin e nėpunėsve shqiptarė dhe kryerjen e shėrbimit ushtarak brenda kufijve tė Shqipėrisė. Kėto kėrkesa nuk pėrfshinin ende idenė e njė autonomie tė plotė tė Shqipėrisė. Megjithatė, kryengritėsit e Kosovės, siē shkruante shtypi, duke u bėrė jehonė ngjarjeve nė kėtė trevė, ishin tė gatshėm tė paraqisnin kėrkesa mė tė pėrparuara politike, tė kėrkonin autonomi tė plotė ose vetėqeverisje. Sulmet e forcave kryengritėse kundėr ushtrisė osmane, vazhduan edhe gjatė udhėtimit tė ministrit tė Brendshėm, Haxhi Adil beu, nė Shqipėrinė e Mesme e tė Jugut, deri nė Manastir e nė Janinė. Kudo qė shkoi komisioni i reformave, i kryesuar nga Haxhi Adil beu, ndėrhyri nė fushatėn elektorale pėr tė pėrkrahur kandidatėt e Komitetit Bashkim e Pėrparim. Pėr kėtė Adil Beu pėrdori gjithfarė formash, duke filluar nga ndėrrimi arbitrar i vendvotimeve, rryshfetet, kėrcėnimet e shantazhet e ndryshme, burgosjen e ithtarėve tė opozitės dhe deri te mjetet e dhunės e forca e armėve. Vetėm nė kėtė mėnyrė xhonturqit arritėn tė siguronin shumicėn absolute nė parlament. Tė gjitha masat qė ndėrmori Komisioni, si shtimi i xhandarmėrisė, ngritja e burgjeve, forcimi i aparatit burokratik-administrativ osman, hapja e rrugėve tė reja pėr lehtėsimin e lėvizshmėrisė sė forcave ushtarake osmane, nė vend qė ta qetėsonin gjendjen, i ashpėrsuan mė tej kontradiktat ndėrmjet popullit shqiptar dhe sundimtarėve osmanė. Prandaj Luigj Gurakuqi i quajti kėto reforma shtypje dhe shtrėngime tė reja qė ndezėn njė zjarr tė ri. Pra, misioni i Haxhi Adil beut nuk bėri gjė tjetėr veēse pėrshpejtoi shpėrthimin nė mbarė Shqipėrinė tė kryengritjes sė pėrgjithshme, qė ishte duke u pėrgatitur prej kohėsh. |
|
#227
|
||||
|
||||
|
Shpėrthimi i kryengritjes
Pas pėrgatitjeve tė para pėr kryengritjen e pėrgjithshme u shtuan veprimet e armatosura dhe u kalua nė krijimin e ēetave, tė cilat vepronin veēanėrisht nė Kosovė, ku u ndėrmorėn, siē u pa, edhe sulme kundėr Komisionit tė reformave. Moszbatimi i marrėveshjeve tė gushtit tė vitit 1911, vėnia e taksave tė reja dhe keqėsimi i gjendjes ekonomike nė vend e shtuan pakėnaqėsinė e popullit nė fillim tė vitit 1912. Gjendja u acarua mė tej pėr shkak tė pėrpjekjeve tė autoriteteve xhonturke pėr manipulimin e zgjedhjeve, pėr tė penguar ēeljen e shkollave shqipe, si dhe pėr tė imponuar alfabetin arab nė shkolla. Veprimtarėt mė tė pėrkushtuar tė komiteteve tė fshehta e tė shoqėrive atdhetare tė mėrgimit iu vunė organizimit tė kryengritjes dhe furnizimit tė luftėtarėve me armė e me municione. Brenda vendit, pėrveē komiteteve qė vepronin nė Kosovė, me organizimin e ēetave merreshin edhe komitetet e Manastirit, tė Korēės, tė Ēamėrisė, tė Vlorės, tė Elbasanit, tė Dibrės etj., ndėrsa jashtė vijonte veprimtarinė e tij Komiteti italo-shqiptar me Nikollė Ivanajn nė krye. Nė muajin prill Ismail Qemali rikrijoi nė Korfuz njė komitet tė ri. Nė dyjavorin e dytė tė muajit prill ai, sė bashku me Luigj Gurakuqin, u hodhėn nė Shqipėri pėr tė organizuar kryengritjen, ku qėndruan afro tri javė, i pari nė Shqipėrinė e Jugut dhe i dyti nė atė tė Veriut. Njė kontribut tė veēantė pėr blerjen e armėve dhe futjen e tyre nė Shqipėri dhanė mėrgimtarėt e Rumanisė. Pėr pėrgatitjen e kryengritjes ndihmuan gjithashtu kolonitė shqiptare nė ShBA, sidomos Federata Vatra dhe gazeta e saj Dielli. Njė propagandė tė gjerė pėr kryengritjen bėri shtypi i kolonive dhe veēanėrisht gazeta Liri e Shqipėrisė (Sofje), e drejtuar nga Kristo Luarasi. Qendėr e gjithė kėsaj veprimtarie organizative e politike vijoi tė ishte vilajeti i Kosovės. Me organizimin e forcave tė kryengritjes sė pėrgjithshme merreshin Hasan Prishtina dhe komandantėt e ēetave, si Mahmut Zajmi, Zefi i Vogėl e tė tjerė. Pėr shkak tė rolit tė veēantė qė luante nė pėrgatitjen e kryengritjes shqiptare, xhonturqit u orvatėn ta zhduknin Hasan Prishtinėn me anėn e njė atentati, i cili mbeti njė tentativė e dėshtuar. Ndėrkaq u shtuan aksionet e armatosura tė shqiptarėve kundėr autoriteteve turke. Nė mesin e muajit prill nė Prizren u vra kryetari i komitetit xhonturk, u sulmua burgu dhe u liruan tė gjithė tė burgosurit. Autoritetet vendore tė Gjakovės bėnė njė pėrpjekje pėr ta shtypur kėtė revoltė para se ajo tė merrte pėrpjesėtime tė gjera. Nė mesin e muajit prill dy batalione qeveritare sulmuan kryengritėsit e pėrqendruar nė Has, por u thyen keq dhe u tėrhoqėn nė Gjakovė. Pėr tė vendosur njė bashkėrendim tė veprimeve tė forcave kryengritėse nė rrafsh krahinor, mė 21 prill 1912 u mblodhėn nė Krasniqe nė Kuvendin e katėr bajraqeve krerėt e Malėsisė sė Gjakovės, tė Krasniqes, tė Hasit, tė Gashit e tė Rekės, tė cilėt i parashtruan njė varg kėrkesash valiut tė Shkupit. Duke e ndier veten tė pafuqishėm pėrballė kryengritėsve, kajmekami (nėnprefekti) i Gjakovės pėr tė fituar kohė, u premtoi atyre se brenda 15 ditėve do tė vinte njė pėrgjigje pozitive nga qendra e vilajetit pėr kėrkesat e tyre. Ndėrkaq, nė drejtim tė Gjakovės u dėrguan nga Korpusi i 7-tė i Shkupit dy batalione ushtarėsh. Kryengritėsit mbajtėn nė afėrsi tė Gjakovės sė rrethuar njė miting tė jashtėzakonshėm, nga i cili iu dėrgua njė ultimatum nėnprefektit tė Gjakovės dhe komandantit tė ushtrisė, Xhavit Pashės, ku u parashtruan edhe njėherė kėrkesat e tyre: kthimi i armėve, hapja e shkollave shqipe, kryerja e shėrbimit ushtarak brenda vilajeteve shqiptare, zgjedhja e mydyrėve (e krahinarėve) nga paria e vendit, caktimi i nėpunėsve shqiptarė, ulja e taksės sė bagėtisė, ndreqja e rrugėve etj. Nė tė njėjtėn kohė kryengritėsit vendosėn tė hynin nė qytet dhe tė shtinin nė dorė depon e armatimit e tė municionit. Pas vendimit qė komandantėt e forcave kryengritėse morėn nė Rekė, nisi sulmi mbi Gjakovė. Forcat e Rekės dhe tė Krasniqes, tė prirė nga Bajram Daklani, Zefi i Vogėl, Ali Binaku, Qerim Binaku, Bajram Mani dhe Zog Abdyli, pėrparuan nė drejtim tė Ēabratit. Forcat e Hasit, nėn komandėn e Miftar Sylės, sulmuan nga ana e Urės sė Tabakėve. Sulmi mbi qytet filloi nė mėngjesin e 11 majit. U zhvilluan luftime tė pėrgjakshme qė zgjatėn tri ditė. Edhe pse u vunė nėn zjarrin e dendur tė mitralozave dhe tė artilerisė, kryengritėsit luftuan me vendosmėri. Por pėr mungesė tė municioneve, u detyruan tė pranonin njė armėpushim dhjetėditor qė u arrit me ndėrmjetėsinė e Riza bej Kryeziut. Megjithatė sulmi mbi Gjakovė pati jehonė nė trevat e tjera dhe pėrshpejtoi pėrfshirjen e popullsisė sė tyre nė luftėn e armatosur. |
|
#228
|
||||
|
||||
|
Udhėheqėsit shqiptarė vijuan punėn pėr zgjerimin e kryengritjes. Mė 5 maj 1912 mbėrriti nga Shkupi nė Drenicė Hasan Prishtina, qė iu kushtua bashkimit e organizimit tė forcave shqiptare. Ai u mbėshtet tek Ahmet Delia nė Prekaz dhe Sadik Ramė Gjurgjeviku nė rrethinat e Pejės.
Mė 6 maj u mbajt nėn kryesinė e Nexhip Dragės mbledhja e Shalės, nė tė cilėn u vendos qė edhe kjo krahinė tė bashkohej me kryengritjen. Ndėrkohė, forcat kryengritėse shtuan goditjet kundėr trupave armike nė rrethinat e Pejės, afėr Istogut. Popullsia e Pejės, mė 6 maj 1912, ngriti krye. Komanda osmane nisi me shpejtėsi nė drejtim tė Pejės dy batalione. Por ēetat e Mahmut Zajmit, me tė cilin tani qe bashkuar atdhetari dibran Hasan Ballanca, dhe ato tė Zefit tė Vogėl, tė mbėshtetura edhe nga 500 kryengritės tė Prekorupės, i goditėn kėto batalione gjatė rrugės dhe i shpartalluan. Luftimet vijuan gjatė 11-14 majit edhe pasi Istogu qe rrafshuar nga artileria osmane. Sulmet e kryengritėsve kundėr ushtrive osmane vijuan nė Pejė edhe dhjetė ditė tė tjera. Gjatė kėtyre luftimeve u vranė 400 ushtarė osmanė. Mė 20 maj repartet ushtarake ndihmėse tė nisura nga Mitrovica hynė nė Pejėn e rrethuar, ku u bashkuan me garnizonin e ngujuar atje. Edhe kėtu, ashtu si nė Gjakovė, u vendos njė armėpushim ndėrmjet kryengritėsve dhe autoriteteve tė Pejės. Vetė valiu qė ndodhej atėherė nė Pejė pranoi njė pjesė tė kėrkesave tė kryengritėsve dhe pikėrisht qė forcat osmane tė nėnprefekturės tė ndryheshin nė qytet dhe qė kadiu e komandanti i xhandarmėrisė tė largoheshin nga postet e tyre zyrtare, por nuk pranoi kėrkesėn pėr largimin e mytesarifit tė Pejės. Autoritetet lokale premtuan gjithashtu se do tė kėrkonin nga Porta e Lartė qė tu jepte pėrgjigje pozitive tė gjitha kėrkesave tė parashtruara nga kryengritėsit. Lėvizja kryengritėse u shtri edhe nė sanxhakun e Prishtinės. Mė 9 maj 1912 njė ēetė shqiptare u pėrlesh me repartin e xhandarmėrisė nė Llap e nė Koshutovė dhe u ndėrmor njė sulm mbi depon e armėve e mbi postėn e xhandarmėrisė nė Vuēiternė. Prefekti i Prishtinės kėrkoi tė shpallej gjendja e jashtėzakonshme, por popullsia e kėtij qyteti, ajo e Prizrenit, e Vuēiternės, e Mitrovicės, e Gjilanit dhe e Gjakovės i bėnė tė ditur valiut se, po tė merrej kjo masė, ata tė gjithė do tė dilnin nė mal. Kjo i detyroi autoritetet ta pezullonin vendimin pėr tė shpallur gjendjen e jashtėzakonshme. Ndėrkaq krerėt e lėvizjes nė Prishtinė kėrkuan nga valiu anulimin e zgjedhjeve parlamentare tė manipuluara nga qeveritarėt xhonturq, mbylljen e shkollave turke dhe kthimin e armėve tė grumbulluara njė vit mė parė. Porta e Lartė vazhdonte tė pėrqendronte nė Kosovė forca tė reja ushtarake qė dėrgoheshin nga provincat e tjera tė Perandorisė. Mė 23 maj arriti nė Ferizaj divizioni i nizamėve nga Stambolli, i specializuar pėr kryerjen e detyrave tė veēanta dhe i pajisur me armatime e mjete moderne luftarake. Nė fundin e majit 1912 ishin angazhuar drejtpėrsėdrejti nė luftime 19 mijė ushtarė, tė pajisur me mitroloza e topa dhe 700 kalorės, qė drejtoheshin nga komandanti i Korpusit tė 7-tė tė Shkupit, gjeneral Ismail Fadil pasha, ndėrsa forcat osmane tė pėrqendruara nė Kosovė ishin shumė mė tė mėdha. Me gjithė mungesat nė tė holla, nė armatime e nė materiale luftarake, numri i kryengritėsve rritej ēdo ditė. Sipas shtypit tė kohės ai kishte arritur nė maj 1912 nė 15 mijė veta. Kuvendi i Junikut (21-25 maj 1912) Zgjerimi i veprimeve luftarake tė kryengritėsve shtroi si njė detyrė tė ngutshme bashkėrendimin dhe organizimin e kryengritjes nė shkallė kombėtare. Tė parėt qė e ndjenė kėtė nevojė tė organizimit ishin udhėheqėsit e forcave kryengritėse tė Kosovės. Nė thirrjen drejtuar popullit shqiptar nė fillim tė muajit maj nga Malėsia e Gjakovės shtrohej kėrkesa e bashkimit tė kryengritėsve nėn drejtimin e njė komiteti tė vetėm kombėtar, i cili, duke pasur edhe njė organ shtypi nė gjuhė tė huaj, tė propagandonte programin e luftės sė armatosur tė popullit shqiptar: Lirinė administratore tė Shqypėniės. Thirrja ishte nėnshkruar nga Mahmut Zajmi, Bajram Daklani, Zefi i Vogėl, Pjetėr Ēeli, Halil Mehmeti, Idriz Jaha, Hasan Ballanca dhe nga Sali Hoxhė Elbasani, si sekretar i pėrgjithshėm. Pėrmasat qė po merrte lėvizja kryengritėse nė trevat verilindore tė vendit bėnė tė mundur organizimin e shtrirjen e kryengritjes nė tė gjithė Shqipėrinė dhe bashkimin e tė gjitha forcave rreth njė programi politik kombėtar. Pėr kėto qėllime u vendos tė thirrej nė Junik njė kuvend shqiptar. Sulmi i kryengritėsve mbi Gjakovė krijoi kushte tė volitshme pėr mbajtjen e kuvendit, sepse forcat e Korparmatės sė 7-tė osmane (me qendėr nė Ferizaj) u detyruan tė pėrqendroheshin atje. Ministri i Brendshėm turk deklaroi atėherė nė parlament se kryengritėsit shqiptarė po u krijonin udhėheqėsve tė tyre mundėsitė pėr tė mbajtur lirisht kuvendin nė Junik. Kuvendi u mblodh nė Junik mė 21-25 maj 1912, me nismėn e Hasan Prishtinės. Nė tė morėn pjesė 250 delegatė nga vilajeti i Kosovės, si dhe nga sanxhakėt e Dibrės, tė Shkodrės dhe tė Elbasanit; ishin gjithashtu disa pėrfaqėsues nga krahinat e Jugut. Me pėrpjekjet e Hasan Prishtinės, qė u mbėshtet nga Bajram Curri?, Isa Boletini e tė tjerė, Kuvendi arriti tė paralizonte qėndrimet e elementėve turkomanė, tė cilėt kishin depėrtuar nė radhėt e pjesėmarrėsve, dhe tė neutralizonte lėkundjet e krahut tė moderuar. Me vendimet e Junikut do tė bashkohej edhe Riza bej Kryeziu. Misioni i paqes i dėrguar nė Junik nga mytesarifi i Pejės nuk arriti ti bindte pjesėmarrėsit e Kuvendit tė hiqnin dorė nga kryengritja e armatosur. Madje, anėtarėt e tij u mbajtėn peng nė Junik pėr disa ditė. Shumica e pjesėmarrėsve tė Kuvendit u treguan tė vendosur pėr vazhdimin e kryengritjes. Nė Kuvend u lidh besa dhe u vendos tė ndėrmerrej njė kryengritje e pėrgjithshme kundėr sundimit tė huaj. Krerėt autonomistė, nė kundėrshtim me parinė turkomane tė Kuvendit, shpallėn kėtu programin politik tė kryengritjes, i cili u miratua nga Kuvendi dhe iu dorėzua qeverisė sė Stambollit. Programi pėrmbante kėto kėrkesa: njohjen e autonomisė sė Shqipėrisė, vendosjen e administratės shqiptare, caktimin e gjuhės shqipe me alfabetin kombėtar si gjuhė zyrtare, ngritjen e flamurit shqiptar nė tė gjithė vendin, emėrimin e njė stėrnipi tė familjeve princore shqiptare si guvernator tė pėrgjithshėm dhe garancinė e Fuqive tė Mėdha pėr plotėsimin e kėtyre kėrkesave. Vendimet e Kuvendit tė Junikut i dhanė njė shtytje tė mėtejshme kryengritjes sė pėrgjithshme shqiptare. Ato u pėrkrahėn edhe nga kuvendet dhe komitetet e viseve tė tjera tė Shqipėrisė. Pas kėtij Kuvendi qeveria turke mori masa tė reja ushtarake pėr tė penguar shtrirjen e mėtejshme tė kryengritjes. Krahas saj, xhonturqit, duke u mbėshtetur edhe nė parinė turkomane, ndėrmorėn njė fushatė shpifjesh kundėr vendimeve tė Junikut, kundėr kryengritėsve dhe udhėheqėsve tė tyre, tė cilėt i quajtėn vegla tė tė huajve. Xhonturqit pėr tiu kundėrvėnė kėtyre vendimeve u pėrpoqėn tė organizonin edhe tubime tė veēanta, por kėto tubime u bojkotuan nga shqiptarėt. Menjėherė pas Kuvendit u trilluan telegrame drejtuar qeverisė, si ai i bėrė gjoja nė emėr tė popullsisė sė Prizrenit, nė tė cilin dėnoheshin kryengritėsit dhe ngatėrrestarėt e rrethinave tė Gjakovės e tė Pejės, shprehej besnikėria e parisė turkomane ndaj sunduesve osmanė, si edhe kundėrshtimi i tyre ndaj alfabetit latin. Xhonturqit nxitėn gjithashtu parinė turkomane tė Tetovės tė ngrihej kundėr disa rebelėve qėllimkėqinj tė rajoneve tė Pejės e tė Gjakovės, (tė cilėt) nė kuvendet e mbledhur nė emėr tė Shqipėrisė, kanė shfaqur haptazi kėrkesa tė jashtėligjshme. Me protesta tė tilla tė sajuara u bashkuan edhe pėrfaqėsues tė parisė sė Prishtinės. Nė telegramet e elementėve turkomanė tė Tiranės e tė Durrėsit vendimet e Junikut paraqiteshin si kėrkesa tė individėve a tė njė pakice njerėzish. Telegrame me pėrmbajtje tė njėjtė iu dėrguan Stambollit edhe nga paria turkomane e Dibrės, e Shkodrės dhe e Shkupit. Hasan Prishtina dhe atdhetarė tė tjerė iu vunė punės pėr tė vėnė nė jetė vendimet e Kuvendit tė Junikut. Ai lėshoi njė shpallje nė gjuhėn turke dhe nė gjuhė tė tjera, drejtuar Shqiptarėve liridashės dhe botės sė qytetėruar, nė tė cilėn theksonte se pas pėrpjekjesh tė pafrytshme pėr sigurimin e tė drejtave kombėtare me mjete ligjore, pėrmes zbatimit tė kushtetutės, shqiptarėve nuk u mbeti rrugė tjetėr veē asaj tė rrėmbimit tė armėve. Ėshtė momenti kur vendoset fati i Shqipėrisė: vdekja ose liria e saj, pėrfundonte thirrja e Hasan Prishtinės. Pasi kaloi afati i armėpushimit me autoritetet turke, kryengritėsit vijuan luftėn pėr tė vėnė nė jetė vendimet e Kuvendit tė Junikut. |
|
#229
|
||||
|
||||
|
3. DREJT KRYENGRITJES SĖ PĖRGJITHSHME
(31 MAJ - QERSHOR 1912) Zgjerimi i veprimeve luftarake nė viset e tjera tė Kosovės Pėrballė njė kryengritjeje tė re shqiptare tė fuqishme dhe tė organizuar, me njė program politik qė u shpall botėrisht nė Kuvendin e Junikut, xhonturqit pėrqendruan forca tė shumta ushtarake nė Kosovė. Nė Ferizaj u sollėn tri regjimente tė Divizionit I tė Stambollit. Nė Mitrovicė ishin pėrqendruar njė regjiment i plotė, njė batalion pushkatarėsh dhe dy bateri artilerie; nė Prishtinė njė regjiment kalorėsie dhe njė bateri artilerie; nė Prizren njė regjiment kalorėsie dhe nė Pejė njė regjiment tjetėr kėmbėsorie. Nė Gjakovė ndodheshin nė gatishmėri njė regjiment kėmbėsorie, njė regjiment artilerie fushore dhe njė batalion pushkatarėsh. Nė Pazar tė Ri, nė Senicė, nė Beranė e nė Guci kishte nga dy batalione dhe nė Plavė njė regjiment nizamėsh e njė kompani mitralozash. Pėrballė tyre qėndronin forcat e kryengritėsve, qė ishin gjysmė tė armatosur, por tė vendosur pėr tė luftuar pėr ēlirimin e vendit. Nė fundin e majit kryengritėsit filluan veprimet e organizuara luftarake kundėr trupave turke. Tė parėt u hodhėn nė luftė, pas Kuvendit tė Junikut, kryengritėsit qė vepronin nė Rrafshin e Dukagjinit dhe qė udhėhiqeshin nga Hasan Prishtina e nga Bajram Curri. Njė pjesė e kėtyre forcave, rreth 2 000 veta, tė pėrqendruara nė fshatin Strellc, nėn drejtimin e Isa Boletinit, tė Bajram Daklanit, tė Sadik Ramės, tė Mahmut Zajmit, tė Zefit tė Vogėl etj., filluan mė 31 maj sulmin mbi Pejė, ku asgjėsuan pozicionet ushtarake dhe postat e xhandarmėrisė tė rrethinave tė saj. Luftimet ishin tė rrepta dhe zgjatėn disa ditė. Garnizoni i qytetit ishte nė prag tė kapitullimit. Por nė ndihmė tė tij erdhėn forca tė reja ushtarake. Divizioni XIX i nizamėve, qė mbėrriti nga Mitrovica, pas pėrleshjes me forcat kryengritėse nė fshatin Strellc (Klinė) arriti tė futet nė qytet. Kryengritėsve shqiptarė iu desh tė pėrballonin pėr dy ditė e dy netė kundėrsulmin e kėtyre formacioneve tė mėdha ushtarake, tė pajisura me teknikėn luftarake tė kohės. Mė 6 qershor 1912, pėr mungesė armėsh e municionesh, kryengritėsit u detyruan tė tėrhiqeshin nė drejtim tė Gucisė dhe tė Beranės. Grupi i parė sulmoi nė Guci kazermat e ushtrisė dhe pastaj vijoi rrugėn pėr tu bashkuar nė Krasniqe me grupin tjetėr, qė kishte marrė drejtimin e Beranės. Autoritetet malazeze kishin marrė masa tė mos u lejonin kryengritėsve tė kalonin kufirin dhe tė hynin nė Mal tė Zi. Pėrgjithėsisht, gjendja e kryengritėsve nė kėtė zonė ishte mjaft e vėshtirė. Megjithatė kryengritėsit vazhduan tė vepronin me sukses nė drejtime tė tjera. 2 000 kryengritės sulmuan mė 9-10 qershor kazermat ushtarake tė Gucisė, shtinė nė dorė njė sasi tė madhe armėsh e municionesh. Prej andej iu drejtuan Krasniqes pėr tu bashkuar me forcat e atjeshme shqiptare. Njė grup tjetėr, i pėrbėrė nga 2 300 kryengritės, qe tėrhequr nė anėt e Rugovės. Kėto veprime luftarake, qė u zhvilluan nė pjesėn perėndimore tė vilajetit tė Kosovės, shėnuan njė kthesė tė rėndėsishme nė ecurinė e mėtejshme tė kryengritjes. Kryengritės tė tjerė tė viseve tė Hasit, tė Gashit dhe tė Bytyēit, nėn drejtimin e Bajram Currit, goditėn katėr batalione tė pėrqendruara nė Qafėn e Prushit. Forcat qeveritare u thyen keq, duke lėnė nė duart e shqiptarėve municione, armė, mitraloza e topa, qė u pėrdorėn pėr armatosjen e kryengritėsve. Ata lanė gjatė kėtij luftimi 300 tė vrarė, tė plagosur e robėr lufte. Suksesi i kryengritėsve nė Qafė tė Prushit ushtroi ndikim nė popull dhe, siē theksonte Hasan Prishtina, i dha njė shtytje tė fuqishme lėvizjes sė armatosur edhe nė viset e tjera. Kjo fitore bėri tė aktivizoheshin edhe elementėt opozitarė nė radhėt e oficerėve tė garnizoneve ushtarake nė viset verilindore e lindore tė Shqipėrisė. Ndėrkohė, 4 000 ushtarė osmanė rrethuan mė 30 qershor 1912 Boletinin, ku gjendeshin 1 500 kryengritės nėn komandėn e Isa Boletinit. Kėtu u zhvilluan luftime tė rrepta, gjatė tė cilave turqit lanė rreth 100 ushtarė tė vrarė. Artileria turke hodhi mbi fshatin Boletin mė shumė se 1 200 predha. Pas dy javė luftimesh, kryengritėsit u detyruan tė tėrhiqeshin nga Boletini nė drejtim tė Pazarit tė Ri. Pėrkundrejt goditjeve qė kryengritėsit u dhanė forcave qeveritare nė Rrafshin e Dukagjinit, xhonturqit ushtruan njė terror tė pashembullt mbi popullsinė shqiptare. Valiu i Kosovės, Masar Beu, njoftonte mė 30 qershor telegrafisht Adil Beun, ministrin e Punėve tė Brendshme, se burgosja dhe internimi i familjeve tė kryengritėsve nuk i tremb shqiptarėt, por i ka nxitur edhe mė shumė; nė ēdo ēast pritej qė ata tė sulmonin nga tė gjitha anėt. Kryengritja shqiptare po merrte pėrpjesėtime gjithnjė e mė tė mėdha dhe po shndėrrohej gradualisht nė njė kryengritje tė pėrgjithshme, nė tė cilėn merrnin pjesė shtresa tė ndryshme shoqėrore, fshatarė, qytetarė, oficerė dhe ushtarė shqiptarė, qė kishin dezertuar nga ushtria osmane. Si rrjedhim, kryengritja mori karakter tė gjerė popullor. Kryengritja shqiptare shpėrtheu nė kushtet e thellimit tė krizės sė Perandorisė Osmane dhe tė acarimit tė gjendjes ndėrkombėtare nė Ballkan, kur shtetet ballkanike po bėnin pėrpjekje pėr njė aleancė ndėrmjet tyre. Mė 13 mars 1912 u nėnshkrua Traktati i miqėsisė dhe i aleancės ndėrmjet Serbisė e Bullgarisė. Nė Aneksin e fshehtė tė tij bėhej fjalė edhe pėr ndarjen e tokave shqiptare midis aleatėve. Mė 29 maj u nėnshkrua Traktati greko-bullgar dhe nė korrik Mali i Zi e Bullgaria pėrfunduan njė marrėveshje verbale. Tė gjitha kėto zhvillime politike e diplomatike nė Gadishullin Ballkanik nuk mund tė mos ndikonin nė veprimet dhe nė taktikėn e udhėheqjes sė kryengritjes shqiptare. |
|
#230
|
||||
|
||||
|
Revolta antiqeveritare nė ushtri
Nė kushtet kur pėrpjekjet e qarqeve patriotike shqiptare pėr tė siguruar aleatė nė grupin e shteteve evropiane dhe tė atyre ballkanike nuk dhanė fryt, kur edhe pėrēapjet pėr njė aleancė me lėvizjen bullgaro-maqedone (verhoviste) nuk gjetėn mbėshtetje nė Sofje, udhėheqėsit e kryengritjes u pėrpoqėn tė shfrytėzonin, jo pa sukses, luftėn politike pėr pushtet ndėrmjet xhonturqve e kundėrshtarėve tė tyre politikė. Kjo nuk ishte e lehtė tė arrihej dhe pėrbėnte njė ēėshtje mjaft delikate, sepse mbartte pasoja komprometuese, tė rrezikshme pėr Lėvizjen Kombėtare Shqiptare. Komitetet shqiptare zhvilluan midis ushtarėve dhe sidomos midis oficerėve tė trupave osmane njė agjitacion tė dendur kundėr Komitetit Bashkim e Pėrparim. Nė kėto kushte nisi bashkėpunimi me shoqėritė e fshehta, qė vepronin nė radhėt e ushtrisė osmane dhe qė drejtoheshin nga Grupi i oficerėve shpėtimtarė (Halasqar zabitan gurubu), si dhe me partinė opozitare Hyrriet ve Ittilaf (Liri dhe marrėveshje). Nė Rumeli pothuajse tė gjithė oficerėt shqiptarė ishin pjesėtarė ose simpatizantė tė Grupit tė oficerėve shpėtimtarė. Kryengritja shqiptare ndikoi, nga ana e saj, nė ēorientimin e paralizimin e ushtrisė, qė u shoqėrua me dezertimin e ushtarėve dhe tė oficerėve, madje edhe me revoltat e tyre kundėr qeverisė xhonturke. Mė 21 qershor tė vitit 1912 njė grup oficerėsh e ushtarėsh (8 oficerė dhe 140 ushtarė) tė batalionit tė parė tė regjimentit tė 49-tė tė kėmbėsorisė, tė udhėhequr nga oficeri shqiptar Tajar Tetova, i njohur pėr ndihmesėn e madhe qė kishte dhėnė nė fitoren e Revolucionit xhonturk (1908), lanė kampin pranė Manastirit dhe dolėn nė mal. Sė bashku me Tajar Tetovėn dolėn nė mal edhe oficerė tė tjerė shqiptarė, si Xhelal Preveza, Kasem Kolonja, Melek Kolonja (Frashėri), Ahmet Bejtaga (Kavaja) e tė tjerė. Mė pas me kryengritjen u bashkuan reparte tė tėra, si batalioni qė komandohej nga major Xhenabi Adili nga Gjakova. Nė Dibėr pati gjithashtu ushtarakė qė u bashkuan me kryengritjen. Nė kėtė ndikoi shtrirja e kryengritjes nė kėtė sanxhak. Komiteti i fshehtė i klubit tė Dibrės, sipas udhėzimeve qė pati marrė nga Klubi qendror i Manastirit, vendosi tė hidhej nė kryengritje, jo vetėm pėr me kėrkue lirinė e mėsimit tė gjuhės sonė, por, - siē shprehej Ismail Haki Peqini qė ishte atje me shėrbim, - pėr me ngritė flamurin kuq e zi. Rreth 50 veta nga qyteti e rrethinat, nėn komandėn e Dan Camit, u tubuan tek Ura e Spilės. Me ta u bashkuan edhe oficerėt Ismail Haki Deveja, Ismail Haki Libohova dhe Ibrahim Gjakova. Tė arratisurit, qė i takonin Korpusit tė 7-tė, ishin, sipas burimeve diplomatike e konsullore tė kohės, tė gjithė shqiptarė. Lėvizja kundėrqeveritare pėrfshiu edhe forcat e xhandarmėrisė. Kėshtu nisi nė pjesėn evropiane tė Perandorisė Osmane ai qė u quajt revolucioni ushtarak. Shtabi i Korparmatės sė Manastirit formoi reparte tė veēanta pėr ndjekjen e tė arratisurve. Ndėrkaq autoritetet e vilajetit u detyruan tė kėrkonin zėvendėsimin e oficerėve dhe sjelljen e forcave tė reja ushtarake nga Anadolli. Mė 1 korrik arriti nė Manastir nga Dardanelet Divizoni IV i nizamėve. Nė shpalljen qė oficerėt e arratisur publikuan mė 21-22 qershor, demaskonin regjimin antikushtetues e ēnjerėzor tė xhonturqve qė po shkatėrronte Perandorinė, si dhe zullumin, politikėn e padrejtėsive dhe tė terrorit, qė ata po ushtronin prej vitesh nė Shqipėri. Kėto ishin arsyet qė ushtarakėt e arratisur u solidarizuan me bashkatdhetarėt shqiptarė, tė cilėt, - siē thuhej nė shpallje, - kanė ngritur krye pėr tė treguar atdhetarizmin e tyre dhe vetėmohimin patriotik kundėr tė gjithė atyre qė i kanė sjellė vendit gjithė ato tė kėqija. Ushtarakėt kėrkonin dorėheqjen e menjėhershme tė qeverisė, shpėrndarjen e parlamentit dhe dekretimin e zgjedhjeve tė reja, dėrgimin nė gjyq tė personaliteteve mė tė larta qeveritare, ushtarake e politike xhonturke, si Ibrahim Hakiu, Mahmut Shefqeti, Said e Rifat Pasha, Talat e Xhavit Beu, si edhe shefi i shtabit tė pėrgjithshėm. Ata deklaruan se pa u plotėsuar kėto kėrkesa nuk do ti lėshonin armėt. Kėto kėrkesa tė ushtarakėve tė arratisur ishin larg programit tė kryengritjes shqiptare. Ndryshe nga oficerėt e arratisur, kryengritėsit shqiptarė, siē kishin vendosur nė Kuvendin e Junikut, nuk luftonin si opozita itilafiste pėr rrėzimin e njė kabineti tė keq dhe pėr zėvendėsimin e tij me njė kabinet tė mirė. Por edhe disa oficerė, pjesėmarrės tė lėvizjes opozitare nė radhėt e ushtrisė, kishin pranuar tė pėrfshihej nė programin e tyre edhe njė nen i veēantė nė tė mirė tė shqiptarėve, qė tė parashikonte tė paktėn njohjen e disa privilegjeve pėr ta. Mbi kėtė bazė nė radhėt e tyre u bė njė debat i ashpėr rreth njė programi tė pėrbashkėt ndėrmjet shqiptarėve dhe opozitės ushtarake (ku kishte edhe elementė nacionalistė ekstremė), nė tė cilin tė pėrfshiheshin edhe kėrkesa tė tilla si zbatimi i decentralizimit administrativ dhe njohja e autonomisė pėr shqiptarėt. Por drejtuesit e lėvizjes opozitare ushtarake nuk i pranuan kėrkesat kombėtare tė shqiptarėve. Ndryshe nga kėta ushtarakėt shqiptarė ndiqnin qėllime thjeshtėsisht nacionaliste, shqiptare, dhe ishin nė lidhje tė ngushtė me krerėt e kryengritjes nė Shqipėrinė e Veriut, si dhe me lėvizjen nė krahinat e Toskėrisė. Ndėrkaq, opozita, megjithėse synonte ta shpėtonte vendin nga sundimi i Komitetit Xhonturk, kėrkonte tė mbante nė kėmbė Perandorinė Osmane dhe nė kuadėr tė saj edhe panturkizmin e osmanizmin. Megjithatė, qarqet politike e ushtarake opozitare kėrkonin tė pėrfitonin nga kryengritja shqiptare pėr tė rrėzuar nga pushteti xhonturqit. Edhe qėndrimi i udhėheqjes sė kryengritjes shqiptare kundrejt opozitės itilafiste e sidomos ndaj asaj ushtarake ishte nėn ndikimin e fuqishėm tė dy faktorėve: tė gjendjes sė keqe materialo-ushtarake e financiare tė kryengritėsve dhe tė zhvillimit tė ecurisė sė bisedimeve ndėrmjet shteteve ballkanike pėr vendosjen e njė aleance politiko-ushtarake qė rrezikonte tėrėsinė e trojeve shqiptare. Nė kėto kushte edhe kuadrot ushtarakė shqiptarė, nismėtarė tė revoltės nė radhėt e ushtrisė, u detyruan tė bashkėpunonin me kundėrshtarėt e tjerė politikė tė xhonturqve, sipas njė platforme tė kufizuar. Kėshtu u pranuan vetėm disa lėshime pėr shqiptarėt, siē ishin: tė ktheheshin armėt e mbledhura; tė shpallej amnisti e pėrgjithshme, e cila do tė pėrfshinte tė gjithė tė dėnuarit politikė e ordinerė tė rajoneve tė tyre; tė mos dėrgoheshin shqiptarėt nė vende tė tjera pėr kryerjen e shėrbimit ushtarak; tė paguheshin paratė pėr rregullimin e shtėpive tė shkatėrruara gjatė operacioneve ushtarake tė tanishme dhe tė mėparshme; tė merreshin anėtarė tė komisioneve tė pajtimit tė gjaqeve edhe vendas; tė hapeshin nėpėr vende tė ndryshme rrugė dhe tė ngriheshin shkolla etj. Rrethet atdhetare shqiptare brenda e jashtė vendit mbajtėn njė qėndrim kritik kundrejt kėsaj marrėveshjeje. Gjithėsesi, pika e marrėveshjes pėr zbatimin e politikės sė decentralizimit administrativ tė Perandorisė Osmane, e pranuar edhe nga opozita ushtarake turke, kuptohej nga rrethet atdhetare shqiptare si njė hap pėrpara drejt realizimit tė autonomisė shqiptare. |
|
#231
|
||||
|
||||
|
Komitetet e fshehta shqiptare punuan pėr tė bindur oficerėt turq qė tė fusnin nė programin e tyre edhe kėrkesėn e autonomisė sė Shqipėrisė, ose, tė paktėn, njohjen e privilegjeve tė tyre tė kahershme. Kėto kėrkesa nuk u pranuan nga opozita qė vijoi pėrpjekjet pėr ti dhėnė fund krizės politike nė vend nėpėrmjet programit tė saj tė moderuar. Edhe pas kėsaj komitetet shqiptare hynė nė bisedime me opozitėn ushtarake pėr tė vendosur njė program tė pėrbashkėt. Por edhe opozita ushtarake, ashtu si lėvizja opozitare, e kryesuar nga itilafistėt, ishte kundėr autonomisė sė Shqipėrisė.
Pėrballė zgjerimit tė lėvizjes opozitare nė radhėt e ushtrisė osmane udhėheqėsit e Lėvizjes Kombėtare Shqiptare nė Kosovė dhe nė vise tė tjera nuk e patėn tė lehtė qė nė kėto bashkėbisedime tė arrinin nė pranimin e programit tė tyre kombėtar tė miratuar nė Kuvendin e Junikut. Ndėrkohė, qeveria vazhdoi tė merrte masa pėr tė shtypur kryengritjen shqiptare dhe revoltėn e ushtarakėve. Emėrimi i Xhavit Pashės si komandant i pėrkohshėm i Korparmatės sė 6-tė, dėshmonte pėr vazhdimin nga qeveria tė njė politike tė ashpėr. Tė ndodhur pėrpara njė ushtrie osmane prej mė shumė se 60 mijė vetash dhe pėrballė qėndrimesh intransigjente tė opozitės, krerėt e kryengritjes shqiptare, pėr tė arritur bashkėpunimin e tė gjitha forcave kundėr qeverisė xhonturke, u tėrhoqėn pėrkohėsisht nga platforma e miratuar nė Junik. Nė fund tė qershorit ata botuan nė gazetėn Ikdam njė deklaratė tė nėnshkruar ndėrmjet tė tjerėve edhe nga Riza Gjakova, Hasan Prishtina, Jahja Prizreni, Isa Boletini e tė tjerė, e cila ishte hartuar nė frymėn e kėrkesave tė opozitės. Pasi theksonin lidhjet e tyre me Perandorinė Osmane dhe me Kalifatin, ata shpallnin se ishin ngritur pėr tė mbrojtur konstitucionin e vėrtetė, qė ishte qėllimi i pėrbashkėt i tė gjitha forcave opozitare nė Perandorinė Osmane. Nė deklaratėn e krerėve tė kryengritjes sė Kosovės thuhej gjithashtu se shqiptarėt qenė tė detyruar tu drejtoheshin armėve pėr shkak tė nevojės qė kishte vendi pėr disa ligje, nė pėrputhje me kushtet e veēanta. Me kėto ligje nėnkuptohej edhe plotėsimi i tė drejtave kombėtare tė shqiptarėve kryengritės. Megjithatė, as ato dhe as kėrkesa e autonomisė sė Shqipėrisė nuk pėrmendeshin nė kėtė deklaratė. Qėndrime tė tilla, edhe pse tė detyruara nga rrethana e synime tė caktuara, mbartnin me vete rrezikun e identifikimit si tė lėvizjes opozitare tė ushtarakėve shqiptarė, ashtu edhe tė kryengritjes sė armatosur tė shqiptarėve me lėvizjen e pėrgjithshme opozitare itilafiste. Komitetet e atdhetarėt shqiptarė me tė drejtė shprehėn shqetėsimin se bashkėpunimi sipas kėsaj platforme do tė bėnte qė programi itilafist tė mbulonte ose tė errėsonte programin kombėtar tė kryengritėsve shqiptarė. Pėr kėtė shqetėsim bėnte fjalė edhe Luigj Gurakuqi, kur shkruante nė gazetėn Liri e Shqipėrisė mė 10 korrik 1912, se Mund ta ndihmojmė, nė qoftė se na duket mirė, lėvizjen ushtarake qė tė rrėzojmė armikun e pėrbashkėt..., por duke vėnė nė krye ... Shqipėrinė tonė tė fortė e tė lirė, me kufi tė shquar e me gjuhė e me zakone tė njohura e tė nderuara. Pas deklaratės sė udhėheqėsve tė kryengritjes nė Kosovė opozita ushtarake vendosi ti pėrkrahte ata dhe tė ndikonte mbi repartet ushtarake turke qė edhe kėto tė bashkoheshin me kryengritėsit. Por xhonturqit kishin ende forca ushtarake besnike, qė u bėnė qėndresė tė ashpėr kryengritėsve shqiptarė. |
|
#232
|
||||
|
||||
|
4. SHTRIRJA E KRYENGRITJES NĖ VILAJETET E TJERA
Zgjerimi i veprimeve luftarake nė viset e tjera Sukseset e kryengritėsve nė Kosovė i dhanė njė shtytje tė mėtejshme lėvizjes kombėtare nė Shqipėrinė e Mesme dhe tė Jugut, forcuan gatishmėrinė e popullsisė sė tyre pėr tu hedhur nė kryengritjen e armatosur. Njė nga vatrat e luftės sė armatosur tė shqiptarėve kundėr regjimit xhonturk u bėnė krahinat e Mirditės e tė Lezhės. Nė Mirditė qė nė fund tė muajit prill kishin filluar sulmet kundėr postave tė xhandarmėrisė. Nė fillim tė muajit maj zadrimorėt dhe mirditasit u ndeshėn me forcat osmane, numri i tė cilave arrinte nė 2 500 veta, qė ishin dėrguar pėr zbatimin e reformės nė armėn e xhandarmėrisė nė zonėn e Mirditės. Luftimet zgjatėn pesė ditė dhe u zhvilluan nė vijėn Vjerdhė-Gomsiqe-Naraē. Ato nuk arritėn ti thyenin kryengritėsit, midis tė cilėve qe radhitur edhe at Shtjefėn Gjeēovi, dhe u detyruan tė sprapsen, duke lėnė dhjetėra tė vrarė e tė plagosur. Shtimi i radhėve tė kryengritėsve nė kėto treva krijoi kushtet pėr tė ndėrmarrė veprime luftarake tė pėrmasave mė tė mėdha. Mė 11 maj 1912, nė mbledhjen e organizuar nė fshatin Zejmen, 30 pėrfaqėsues tė Bregut tė Matit, tė Kthellės, tė Malėsisė sė Lezhės e tė Mirditės lidhėn Besėn Shqiptare dhe vendosėn tė sulmonin Lezhėn. Por pėrfaqėsuesi konsullor austro-hungarez nė Shkodėr, Fon Zambaur, i kėshilloi kryengritėsit (me anėn e sekretarit tė peshkopit tė Shkodrės) qė tė hiqnin dorė nga sulmi i planifikuar mbi qendrėn e krahinės. Ndėrkohė, autoritetet osmane dėrguan pėrforcime nga Shkodra, ēka e bėri mė tė vėshtirė ēlirimin e qytetit. Mė 15 qershor, nė vendin e quajtur Qafa e Trapit, tė besėlidhurit e kėsaj treve u pėrleshėn me forca tė mėdha osmane, tė mbėshtetura edhe nga artileria. Kryengritėsit lanė tetė tė vrarė, midis tė cilėve edhe dy gra. Forcat armike u tėrhoqėn me humbje tė mėdha nė Lezhė, ndėrsa kryengritėsit u pėrqendruan nė Pėdhanė. Mė 21-22 qershor malėsorėt e Bregut tė Matės u zunė pritė forcave osmane qė po shkonin prej Lezhės nė Tiranė dhe pas njė pėrpjekjeje qė zgjati tri orė i thyen ato. Turqit lanė dhjetėra ushtarė e xhandarė tė vrarė e tė plagosur, midis tyre edhe katėr oficerė. Por edhe nga kryengritėsit pati tė vrarė e tė plagosur. Pas sukseseve tė para kryengritja nė kėto anė u zgjerua mė shumė. Nė krye tė saj u vu Gjeto Coku e tė tjerė, qė tani luftonin nė njė zonė tė gjerė nga Kepi i Muzhlit e deri nė Shėngjin. Kryengritėsit vendosėn kontrollin mbi rrugėn Tiranė-Shkodėr, ndėrprenė linjat telegrafike, duke rrezikuar kėshtu sigurinė e forcave osmane nė veri tė Shqipėrisė. Ndėrkohė u pėrfshi nė kryengritje, nė shkallė mė tė gjerė, grupi i kryengritėsve nė Shqipėrinė e Mesme, i udhėhequr nga Abdi Toptani, qė zhvilloi luftime me njėsitė turke nė Tiranė, nė Shijak e nė Krujė. Po nė qershor lėvizja e armatosur nisi tė shtrihej nė zonėn e Dibrės, ku nėn udhėheqjen e Ismail Strazimirit u ngritėn fshatarėt e Ēidhnės, tė Arrasit e tė Muhurit. Malėsorėt e Nėntė Maleve tė Dibrės sė Epėrme dhe tė Poshtme thirrėn Kuvendin e Dheut, te vendi i quajtur Gropa e Ujkut, ku u kėrkua largimi i forcave ushtarake dhe i postave tė xhandarmėrisė, hapja e shkollave shqipe, anulimi i detyrimeve tė vergjisė dhe kryerja e shėrbimit ushtarak nė vend. Ndėrkohė, rreth 300 ushtarė osmanė, qė ndėrmorėn njė sulm kundėr kryengritėsve nė zonėn e Gjurasit, tė Homeshit, tė Dardhės e tė Reēit, u thyen nga fshatarėt e kėtyre anėve dhe tė shpartalluar u detyruan tė ktheheshin nė Dibėr prej nga nuk guxuan tė dilnin mė. Dalja nė mal e Tajar Tetovės dhe e ushtarakėve tė tjerė tė bashkuar me tė, ndikoi nė zgjerimin e lėvizjes kryengritėse nė zonėn e Dibrės, sidomos nė atė tė Korēės e tė Kolonjės. U vendos njė bashkėpunim i grupit tė Tajar Tetovės me ēetat e Sali Butkės e tė Izet Zavalanit dhe u bashkuan me kryengritėsit mjaft krerė tė tjerė tė Jugut. Ndėrkaq kishte filluar riorganizimi i ēetave kryengritėse, si dhe krijimi i ēetave tė reja nė jug tė vendit, ku vepronin Themistokli Gėrmenji?, Sali Butka, Spiro Bellkameni, Memduh Zavalani etj. Ato u pėrleshėn me forcat turke nė zonėn e Frashėrit e tė Kolonjės. Ēetat merreshin edhe me asgjėsimin e elementėve tradhtarė, vegla tė xhonturqve. Por nė kėto treva nuk qenė mėnjanuar ende luhatjet e elementėve tė moderuar, ku bėnte pjesė edhe Myfit Libohova. Kėta ngurronin tė fillonin luftėn e armatosur nė shkallė tė gjerė. Sali Nivica u bėnte thirrje shqiptarėve tė Jugut qė tė kapėrcenin qėndrimet pritėse, tė bashkoheshin me kryengritjen duke vendosur lidhje me Hasan Prishtinėn. |
|
#233
|
||||
|
||||
|
Ēlirimi i territoreve tė gjera tė Kosovės
Porta e Lartė ndėrmori masa tė reja dhune ndaj popullsisė sė pambrojtur e sidomos ndaj familjeve tė kryengritėsve. Nė shpalljen qė publikoi mė 6 korrik 1912 Fadil Pasha, komandant i Korpusit tė 7-tė, i cilėsoi udhėheqėsit e kryengritjes, Hasan Prishtinėn, Zejnullah Vuēiternėn, Isa Boletinin, Xhemal Prishtinėn, Riza Gjakovėn, Bajram Currin, Ahmet Gjakovėn, Mahmut Zajmin nga Peja, Sali Gjilanin etj., si tradhtarė dhe deklaroi se, po tė mos dorėzoheshin brenda tri ditėve, do tu digjeshin kullat, do tu internoheshin familjet dhe do tu konfiskoheshin pasuritė. Terrori qeveritar ishte mė i egėr sidomos nė vatrat mė tė nxehta tė kryengritjes nė Shqipėri, nė rrethet e Prishtinės, tė Mitrovicės dhe tė Vuēiternės. Autoritetet osmane arrestuan kėtu familjet e udhėheqėsve dhe tė pjesėmarrėsve tė thjeshtė tė kryengritjes (si atė tė Bajram Currit e tė tjerė) dhe duke i mbajtur peng synonin ti pėrdornin si mjet presioni ndaj tyre. Me vendosjen e gjendjes sė jashtėzakonshme dhe ngritjen e gjyqeve tė posaēme praktikuan sėrish si mė 1910 rrahjet publike tė njerėzve. Kėto masa u bėnė shkak pėr protesta tė popullsisė shqiptare sidomos tė asaj tė qyteteve. Ndėrkohė vazhduan dezertimet nė ushtrinė osmane. Mė 5 korrik njė batalion nuk pranoi tė zbatonte urdhrin e komandantit tė ushtrisė nė Ferizaj pėr tu hedhur nė luftė kundėr Isa Boletinit. Tė nesėrmen njė batalion tjetėr nuk pranoi tė shkonte nė Gjilan. Ushtarėt i deklaronin komandės sė tyre se ata ishin gati ta mbronin Perandorinė nga armiqtė e jashtėm, por jo tė luftonin kundėr shqiptarėve. Nė fundin e qershorit kryengritėsit, tė udhėhequr nga Hasan Prishtina, Isa Boletini, Ahmet Prekazi, Zehnullah Vuēiterna, Xhemal Prishtina etj., u hodhėn nė sulm nė zonėn Drenicė-Mitrovicė, Podujevė-Prishtinė. Pas sukseseve tė para nė rrugėn Mitrovicė-Pejė dhe Podujevė-Prishtinė kryengritėsit e Shalės, tė Llapit e tė Gollakut, tė mbledhur afėr Vuēiternės, lidhėn besėn pėr ta ēuar luftėn deri nė fund. Mė 28-29 qershor kryengritėsit e kėtyre rretheve tė udhėhequr nga Hasan Prishtina shpartalluan tek Ura e Sitnicės, pranė Mitrovicės, dy batalione ushtarėsh osmanė, qė u detyruan tė tėrhiqeshin nė Mitrovicė. Nė tė njėjtėn kohė kryengritėsit pėrballuan nė zonėn e Boletinit operacionin qė ndėrmori kundėr tyre komanda osmane. Nga data 30 qershor deri mė 2 korrik 1912, 4 000 forca turke, tė pajisura me artileri, nėn komandėn e Fadil Pashės rrethuan kullėn e Isa Boletinit, pėrkrah tė cilit qenė rreshtuar 1 500 kryengritės. Sulmi mbi kullėn filloi mė 3 korrik, pas njė bombardimi tė dendur me artileri. Luftimet vijuan mė shumė se dymbėdhjetė orė. Ushtria turke la kėtu rreth 100 tė vrarė e tė plagosur, ndėrsa kryengritėsit u tėrhoqėn, njė pjesė (nėn udhėheqjen e Isa Boletinit) drejt Pazarit tė Ri, ndėrsa pjesa tjetėr drejt Llapit, nga Podujeva. Mė 9 korrik kryengritėsit e Malėsisė sė Gjakovės, tė udhėhequr nga Bajram Curri, rrethuan dhe shpartalluan tri batalione. Mė 10 korrik shqiptarėt e Llapit dėbuan xhandarėt dhe rrethuan 300 ushtarė e 50 xhandarė tė pėrqendruar nė Podujevė. Autoritetet e atjeshme mbetėn tė veēuara pa asnjė lidhje me qendrėn e prefekturės. Kryengritėsit zunė gjithashtu pozitat strategjike nė drejtim tė Prishtinės, prenė lidhjet telefonike midis Ferizajt e Gjakovės, Vuēiternės e Mitrovicės, Ferizajt e Prishtinės dhe Prishtinės e Podujevės. Njė betejė e rreptė u zhvillua mė 12 korrik nė hyrje tė Fushės sė Llapit. Forcat osmane u nisėn drejt kėsaj zone nga dy drejtime pėr ti futur kryengritėsit nė mes dy zjarresh. Fadil Pasha nė krye tė tetė batalioneve u nis nga Prishtina, ndėrsa njė kolonė tjetėr kėmbėsorie e shoqėruar me artileri nga Vuēiterna. Forcat kryengritėse, tė pėrbėra nga 2 000 veta, rezistuan nė hyrje tė Fushės sė Llapit pėr gjashtė orė nė njė betejė tė pabarabartė dhe tė pėrgjakshme, nė tė cilėn ushtria la 56 tė vrarė e 60 tė plagosur. Pas kėsaj artileria osmane filloi tė qėllonte dhe tė shkatėrronte fshatrat e pambrojtura. Ndėrkohė popullsia shqiptare e qytetit tė Prishtinės u grumbullua para prefekturės dhe kėrkoi ndėrprerjen e menjėhershme tė veprimeve luftarake. Ajo i paralajmėroi autoritetet turke se do tė bashkohej me kryengritėsit nėse, nuk ndėrpritej terrori. Edhe banorėt e Mitrovicės, tė Pazarit tė Ri e tė Vuēiternės i mbyllėn pazaret. Nė telegramet qė popullsia e Prishtinės dhe e Mitrovicės i dėrgoi sulltanit e senatit, kėrkohej dorėheqja e qeverisė, shpėrndarja e parlamentit dhe shpallja e zgjedhjeve tė rregullta. Nė Mitrovicė populli i shpalli tė pushuar nga puna zėvendėsprokurorin, komisarin e policisė dhe disa punonjės tė tjerė tė urryer. Fitore tė rėndėsishme nė luftėn kundėr sunduesve osmanė arriti grupi i zonės Gjilan-Prizren dhe Lumė-Tetovė, i udhėhequr nga Idriz Seferi, Islam Spahiu, Mehmet pashė Deralla etj. Nė gjysmėn e parė tė korrikut, pasi kishin shpartalluar repartet xhonturke tė strukura nėpėr qytete, ata kishin ēliruar krahina tė tėra nė trevėn juglindore tė Kosovės. Ndėrkohė forcat kryengritėse, nėn komandėn e Bajram Currit, i shkaktuan ushtrisė turke nė Has humbje tė rėnda, rreth 300 tė vrarė e tė plagosur dhe shumė ushtarė tė zėnė robėr. Pas njė pėrleshjeje tė shkurtėr nė Qafėn e Prushit, 250 ushtarė e 5 oficerė u dorėzuan me tė gjitha armatimet. Kryengritėsit shtinė nė dorė 800 pushkė. Prej kėtej forcat kryengritėse marshuan drejt Gjakovės dhe e rrethuan qytetin pėr herė tė dytė. Mė 13 korrik kryengritėsit, tė drejtuar nga Bajram Curri, Riza Beu (Kryeziu) dhe Mahmut Zajmi, u futėn nė lagjet e jashtme tė qytetit tė Gjakovės. Sukseset e kryengritėsve, si dhe turbullirat nė Prishtinė, nė Mitrovicė, nė Vuēiternė, nė Pazar tė Ri dhe nė qytete tė tjera, e nxitėn tė vepronte edhe opozitėn ushtarake. Oficerėt e shtabit tė Divizionit I tė nizamėve nė Gjakovė hynė nė bisedime me kryengritėsit pėr tė ndėrprerė luftimet. Mė 15 korrik, pas arritjes sė marrėveshjes, nė emėr tė ushtrisė e tė popullsisė iu pėrcoll telegrafisht sulltanit dhe komandės sė lartė kėrkesa pėr dorėheqjen pa vonesė tė qeverisė, pėr shpėrndarjen e parlamentit e tė Komitetit xhonturk, pėr shpalljen e zgjedhjeve tė reja, si dhe pėr ndėrprerjen e operacioneve ushtarake kundėr kryengritėsve. Sulltanit iu dėrgua njė telegram tjetėr me po kėtė pėrmbajtje dhe me nėnshkrimet e 78 oficerėve e pėrfaqėsuesve tė parisė. Me kryengritėsit u bashkuan edhe oficerėt e divizioneve tė Mitrovicės, tė Selanikut, tė Manastirit, tė Shkupit dhe tė Edrenesė. Nė telegramet me tė njėjtėn pėrmbajtje qė i dėrguan Stambollit ata e paralajmėruan se, nė rast se nuk plotėsoheshin kėrkesat e tyre, do tė marshonin me ushtri drejt kryeqytetit. Mė 17 korrik kryengritėsit hynė nė Gjakovė pa ndeshur ndonjė qėndresė. Njė pjesė e mirė e oficerėve dhe e ushtarėve u bashkuan me ta pėr tu hedhur mė pas bashkėrisht drejt Prishtinės. Prishtina u bė nė ato ditė tė korrikut qendėr e tubimeve tė parisė shqiptare nga Gjilani, Presheva, Vuēiterna dhe nga Mitrovica. Kėtu qenė ftuar edhe pėrfaqėsues nga Pazari i Ri, Prizreni, Peja, Gjakova dhe nga Rozhaja. Prej kėtej paria e Kosovės i dėrgoi sulltanit e senatit kėrkesėn pėr ndėrrimin e ministrave, shpėrndarjen e parlamentit dhe shpalljen e zgjedhjeve tė reja. Ky tubim shėnon hapin e parė qė paria qytetare bėri pėr tė pėrkrahur kryengritjen. Stambollit iu deklarua qė, nė rast se kėrkesat e tyre nuk do tė plotėsoheshin, ata do tė bashkoheshin me kryengritjen e armatosur. Ndėrkaq u shtuan veprimet luftarake tė kryengritėsve edhe nė viset e tjera tė Shqipėrisė. Nė fillim tė muajit korrik kryengritėsit elbasanas dogjėn prefekturėn dhe prenė rrugėn qė lidhte Elbasanin me Tiranėn. Mė 4 korrik kryengritėsit morėn Krujėn e mbrojtur nga 600 ushtarė. Garnizoni u detyrua tė mbyllej nė kėshtjellėn e qytetit. Nė tė njėjtėn kohė grupe tė tjera kryengritėsish hynė nė Shijak, ku shtinė nė dorė depon e municioneve. Kavaja ishte e rrethuar nga forcat kryengritėse. Komanda osmane, me qėllim qė tė rimerrte Krujėn, dėrgoi katėr batalione (rreth 3 000 forca) nga Shkodra dhe tri batalione nga Tirana, tė pajisura me artileri. Pas pėrpjekjeve tė ashpra, qė u zhvilluan mė 8 korrik, kryengritėsit, pėrballė epėrsisė sė armikut, u detyruan ta lėnė qytetin (Krujėn). Po nė kėtė kohė gjallėrohet lėvizja e ēetave tė armatosura po merrte hov edhe nė viset e Jugut. Nė korrik vepronte nė rrethet e Gjirokastrės ēeta e studentėve shqiptarė tė Selanikut e tė qendrave tė tjera, qė ishte formuar me nismėn e Salih Gjukės, me tė cilin u bashkua edhe Dervish Hima, duke u vėnė nė krye tė saj. Ēeta prej rreth 40 vetash zbarkoi nė fillim tė korrikut nga Korfuzi nė Ksamil, hyri nė lidhje me ēetat e tjera tė Shqipėrisė sė Jugut dhe zhvilloi nė kėto vise njė veprimtari tė gjerė politike e ushtarake nė tė mirė tė kryengritjes shqiptare. Nė fillim tė korrikut katėrmbėdhjetė atdhetarė nga qyteti i Korēės dolėn nė mal pėr tu bashkuar me kryengritėsit. Ēetat e kėtij rajoni hynė nė bashkėpunim me forcat e Tajar Tetovės. Ato goditėn nė Kolonjė ushtrinė e komanduar nga Dajlan bej Qafėzezi, qė ishte vėnė nė shėrbim tė autoriteteve. Atij i shkuan nė ndihmė 500 forca qeveritare nga Korēa. Luftimet e Kolonjės zgjatėn disa orė. Pas saj ēetat u tėrhoqėn nė anėt e Skraparit. Ndėrkohė kryengritėsit kosovarė po pėrgatisnin sulmin pėr ēlirimin e qyteteve tė kėtij vilajeti. |
|
#234
|
||||
|
||||
|
Ndryshimi i kabinetit nė Stamboll.
Ēlirimi i qyteteve Megjithėse u ndodhėn pėrballė njė ushtrie tė shumtė, tė pėrqendruar nė vilajetin e Kosovės, kryengritėsit arritėn tė ēlironin krahina tė tėra, ku nuk ndihej mė pushteti xhonturk. Kryengritja shqiptare e futi Portėn e Lartė dhe pallatin sulltanor nė njė krizė tė rėndė. Tė gjitha masat qė mori qeveria pėr shtypjen e kryengritjes sė armatosur tė shqiptarėve, nuk dhanė ndonjė pėrfundim. Opozita kundėrqeveritare nė ushtri, duke pėrfituar nga kryengritja shqiptare, shtoi ndikimin e saj nė repartet ushtarake osmane nė Shqipėri dhe pėrgjithėsisht nė Rumeli. Parlamenti e qeveria xhonturke ishin tė detyruar tė merreshin pothuajse ēdo ditė me ēėshtjen shqiptare, ēėshtje tė cilėn ata e kishin mohuar deri atėherė dhe qė nė fund tė fundit nuk mund ta zgjidhnin. Nė kėto rrethana dhe kur vazhdonte ende lufta me Italinė, qeveria xhonturke u detyrua tė jepte dorėheqjen mė 17 korrik 1912. Ministri i Luftės, Mahmut Shefqet pasha, duke qenė i pafuqishėm tė rivendoste rregullin nė ushtri, dha i pari dorėheqjen. Shembullin e tij e ndoqi i gjithė kabineti i Said Pashės. Udhėheqėsit e kryengritjes nė Kosovė, si Hasan Prishtina, Bajram Curri, Isa Boletini e tė tjerė, pėrshėndetėn formimin e qeverisė sė re, por kėrkuan shpėrndarjen e parlamentit. Ata shpresonin se qeveria e re do tė vinte nė jetė kushtetutėn dhe do tė respektonte tė drejtat e popullit shqiptar. Ismail Qemali u shkruante nga Korfuzi komiteteve tė Shqipėrisė sė Jugut se kishte shpresa qė me kabinetin e ri tė fitoheshin tė drejtat kombėtare. Por nė tė njėjtėn kohė ai porosiste qė, duke u nisur nga provat e hidhura tė deritashme, duhet tė mbajmė njė qėndrim tė rezervuar kundrejt kėtyre ndėrrimeve. Ju atje, - kėshillonte ai, - duhet tė jeni gati gjithmonė dhe tė jeni gati pėr sakrifica mė shumė se nė ēdo kohė. Edhe shtypi shqiptar, si gazeta Dielli e tė tjera organe, i paralajmėronin kryengritėsit qė tė hapnin sytė e tė mos gėnjeheshin me premtime tė thata nga qeveria e re. Qeveria e re, e pėrbėrė nga pėrkrahės tė itilafistėve e tė opozitės ushtarake dhe e kryesuar nga Ahmet Muhtar pasha, premtoi se do tė zbatonte kushtetutėn dhe do tė anulonte ligjet qė ishin nė kundėrshtim me tė. Si detyrė tė parė ajo pėrcaktoi marrjen e masave pėr tė qetėsuar gjendjen nė Shqipėri qė ti jepej fund kryengritjes shqiptare. Ndėrkohė forcat kryengritėse nė Kosovė u hodhėn nė sulm pėr ēlirimin e qyteteve. Pasi kishin ēliruar Gjakovėn mė 17 korrik, kryengritėsit, tė udhėhequr nga Hasan Prishtina e Bajram Curri, iu drejtuan Prishtinės. Qytetarėt e Prishtinės, me njė aksion tė shpejtė, tė pėrkrahur edhe nga xhandarėt e vendit dhe nga njė pjesė e ushtrisė, rrethuan zyrėn e telegrafės dhe e detyruan komandantin osman qė tė hiqte dorė nga qėndresa. Kėshtu, kryengritėsit hynė nė Prishtinė pa luftė dhe e ēliruan atė mė 21 korrik. Mė 22 korrik forcat e Mitrovicės ēliruan Pazarin e Ri. Autoritetet civile e ushtarake tė qytetit u bashkuan me kryengritėsit. Banorėt shqiptarė tė Senicės, tė Novi Varoshit, tė Akovės, tė Prepoljes, tė Plevljes, tė Tėrgovishtės, tė Beranės dhe tė Kolashinit hynė nė lidhje me Isa Boletinin. Po mė 22 korrik u solidarizuan me kryengritėsit edhe forcat qeveritare qė ndodheshin nė Prizren. Nga Pazari i Ri forcat e komanduara nga Isa Boletini, rreth 6 000 veta, u drejtuan pėr nė Mitrovicė. Qyteti, pas bisedimeve tė nėnprefektit me Isa Boletinin, u dorėzua pa luftė mė 27 korrik 1912. Pas Mitrovicės u ēliruan edhe Vuēiterna e Ferizaj. Qė kėtej kryengritėsit marshuan drejt Prishtinės pėr tu bashkuar me forcat e Bajram Currit. Edhe popullsia e qytetit tė Pejės, e udhėhequr nga krerė tė zejtarėve dhe tė tregtarėve tė vegjėl, nė mbledhjen e datės 27 korrik vendosi tė bashkohej me kryengritjen. Mytesarifi, i pafuqishėm pėrballė revoltės popullore, nuk veproi dhe e tėrhoqi ushtrinė nė kazerma. Nė kėto kushte edhe bejlerėt e Pejės shpejtuan qė tė bashkoheshin me forcat kryengritėse tė grumbulluara nė Prishtinė. Nė mbarim tė korrikut rreth 1 700 pejanė tė armatosur u nisėn sė bashku me krerėt e tyre pėr nė Fushė-Kosovė. Afėr 30 000 kryengritės, me gjithė mungesėn e ushqimeve, tė veshmbathjeve e sidomos tė materialeve luftarake, po marshonin nė tė gjitha anėt e Kosovės, edhe pse kishin pėrballė rreth 70 000 ushtarė osmanė, tė armatosur mirė dhe tė pėrforcuar me reparte artilerie e kalorėsie. Kryengritėsit kudo ku hynė u pritėn me gėzim tė madh nga popullsia vendase. Me tė hyrė nė qytete, ata lironin tė burgosurit dhe dėbonin funksionarėt e urryer nga populli. Nė viset juglindore tė Kosovės, rreth 2 000 kryengritės tė drejtuar nga Idriz Seferi e Bejtullah Aga, pas vendimit qė morėn nė kuvendin e organizuar nė Pozharan, nisėn sulmin mbi qytetin e Gjilanit, dhe e ēliruan atė. Kryengritėsit e kėsaj treve ishin tė gatshėm tė marshonin drejt Kaēanikut e Shkupit. Mė 27 korrik forcat kryengritėse ēliruan Bujanovcin, ku vendosėn rendin dhe qetėsinė. Qė kėtej Idriz Seferi, i shoqėruar nga 70 kryengritės, u nis mė 29 korrik pėr nė Prishtinė. Pas sukseseve qė arritėn forcat kryengritėse kundėr ushtrisė osmane dhe pas ēlirimit tė njė pjese tė mirė tė qyteteve, nė Kosovė pėr njė kohė u ndėrprenė veprimet luftarake. Repartet ushtarake osmane u tėrhoqėn kudo nė kazerma. Organet administrative xhonturke po ua lėshonin vendin udhėheqėsve radikalė tė kryengritjes, tė cilėt formuan kėshillat lokalė. Kėta kėshilla nė shumė vende morėn nė dorė ruajtjen e rendit dhe detyra tė tjera. Nė tė vėrtetė ata duhej tė luanin rolin e organeve tė pushtetit tė ri shqiptar qė kishte dalė nga kryengritja e armatosur. Njė kujdes tė veēantė kėto organizma i kushtuan edhe mbrojtjes sė popullsisė serbe. Ndėrkaq nė Kosovė, qė ishte vatra kryesore e lėvizjes, lindėn vėshtirėsi pėr furnizimin dhe pėr mbajtjen me ushqime tė kryengritėsve, numri i tė cilėve ishte tani shumė i madh. Ndihmat e siguruara nga jashtė ishin tė pamjaftueshme. |
|
#235
|
||||
|