AlbStation-Stacioni i Shqipėtarėve nė Internet



Kthehu Pas   AlbStation-Stacioni i Shqipėtarėve nė Internet > Art > Kinematografi
Keni harruar Fjalėkalimin? | Antarėsohu!

Kinematografi Kinematografi

Pėrgjigje
 
Opsionet e temes
  #1  
I/E vjetėr 18-02-08, 11:03 AM
Avatari Bruno
Bruno Bruno ėshtė offline
Albstation
 
Data e Antarėsimit: Jun 2007
Postime: 524
Reputacioni: 45
Bruno Anetare i/e DashurBruno Anetare i/e DashurBruno Anetare i/e DashurBruno Anetare i/e DashurBruno Anetare i/e DashurBruno Anetare i/e Dashur
Dėrgoji Bruno njė mesazh me MSN

Biondja qė na rikthen nė vitet 50


E kanė krahasuar me divet si Marilyn Monroe apo Grace Kelly. Por vajza qė shihni nė foto quhet Olta Gixhari dhe ėshtė 100 pėr qind shqiptare. Njė aktore e re e teatrit, qė pati fatin tė bėhej menjėherė e famshme!

Kushedi se cilėn ka pasur nė mendje Arthur Miller, kur me penėn e tij gdhendi personazhin e Ketrin nė dramėn “Pamje nga ura”: njė vajzė e hijshme rreth tė 17-ave, me flokė tė zi dhe tipare tė errėta. Nė shfaqjen e Albert Mingės, Ketrin, interpretuar nga aktorja 21-vjeēare Olta Gixhari, vjen krejt ndryshe nga pėrshkrimet e Millerit. Ndoshta ngjashmėria e saj me Marilyn Monroe, e martuar me dramaturgun Milleri, ikonė e bukurisė femėrore e viteve ‘50, bindėn regjisorin e shfaqjes tė mos lėvizte asnjė fije floku nga portreti Gixharit. Mė mirė se ajo, askush nuk mund ta sillte aq pranė aromėn e viteve 50, kohė nga e cila vinin ngjarjet e dramės. Nė fakt nuk mund tė thuhet qė Marilyn – Olta Gixhari ėshtė njė sozi e Monrosė sesa njė ndėrthurje mes hijeshisė sė Grace Kelly-t, sensualitetit tė Brigittw Bardot-sė dhe melankolisė tė Julie Cristi-t. Nė ditėt tona kur, aktore tė njohura tė Hollivudit bėjnė tė pamundurėn qė tė ngjajnė sadopak me divet e kinemasė tė viteve ‘50-‘60, Olta thjesht ka lindur e tillė, njė femėr qė rrezaton sharmin, sensualitetin dhe bukurinė klasike.
Nga bankat e shkollės nė skenėn e teatrit

Fati i Oltės dukej sikur ishte shkruar tė gjendej brenda personazheve klasikė. Nė pėrfundim tė vitit tė tretė, nė provimin e dramės “Tramvaj me emrin dėshirė” tė Tennnesi Williams”, Olta u pėrzgjodh nė rolin e protagonistes dikur e interpretuar nga Vivien Leigh, njė tjetėr dive e kinematografisė sė viteve ‘50, rol ky i njė gruaje tė bukur por depresive, qė rron mes njė realiteti tė varfėr dhe ėndrrės pėr tė qenė njė zonjė e madhe. “Roli im ishte shumė i vėshtirė. Duhej tė interpretoja njė grua depresive, e cila ėshtė e varfėr, por vazhdon tė vishet dhe sillet si aristokrate”, rrėfen Olta, duke ēapėlyer sytė, pėr tė treguar mimikėn e personazhit. “Pėr mua ky ka qenė njė rol i vėshtirė, por e kam realizuar me njė pėrkushtim dhe dashuri tė madhe”.

Roli kėrkonte njė feminilitet dhe sensualitet klasik, qė karakterizonte femrat e atyre viteve. Teksa ajo ishte e pushtuar nga ethet e provimit, Albert Minga kishte projekte mė tė mėdha nė kokė, nė tė cilat pak mė vonė do tė bėhej pjesė dhe studentja e vitit tė tretė tė dramės. Ndėrsa ai kishte planifikuar pėr tė vėnė nė skenė kryeveprėn e Artur Miller -it, dhe kėrkonte njė aktore tė re qė tė interpretonte Ketrin, ishte e thėnė qė ta gjente pikėrisht nė provat e studentėve, ku u bind se Olta mund ta luante Ketrin, edhe pse mes tė dyjave nuk kishte ngjashmėri tė madhe. Por ja qė kjo aktore e re diēka kishte qė tė sillte ndėrmend ato vite tė shkuara. Kėshtu u bė: Olta Gixhari u pėrzgjodh mes dhjetėra studentesh tė tjera pėr tė interpretuar nė dramėn “Pamje nga ura”, krahas njė kaste tė zgjedhur aktorėsh.

Tė punosh me profesionistė

Tė bukurat e famshme, qoftė edhe ato tė viteve ‘50, gjithmonė janė paragjykuar si femra tė bukuroshe por mendjelehta, e sidomos nėse je dhe bionde klasifikohesh mė shumė si pjesė e kėsaj kategorie. Olta i ka ndjerė kėto paragjykime, por para se tė bėhej e njohur “Sepse tani unė kam bėrė diēka tė rėndėsishme”, thotė aktorja 21-vjeēare. “Tani kam luajtur njė rol tė rėndėsishėm nė teatėr. E gjithė pjesa pati sukses. Unė isha pjesė e kėtij stafi, element kryesor i tij dhe mund tė them se realizova njė rol tė mirė, sepse kam marrė aprovimin e regjisorit, i cili ėshtė shprehur shumė i kėnaqur nga puna ime si dhe e “kolegėve” tė mi”, - guxon si rrallė herė ajo tė quajė kolegė Timo Fllokon apo Yllka Mujon. “Dhe njerėzit qė deri tani mund tė mė kenė parė thjesht si njė bionde (edhe mendjelehtė) tani do tė shohin se si ajo biondja ka realizuar njė rol tė mirė”, flet Olta tashmė me njė ton tė sigurt, sepse pėr tė kjo ėshtė shumė e rėndėsishme.

Nė fakt, kishte gjasa qė tė dėshtonte po aq sa pėr t’ia dalė me sukses: tė punosh me aktorė tė mėdhenj mund tė tė ndihmojė ndoshta po aq sa tė tė bėjė qė tė sfumohesh krejtėsisht. “Isha pak e trembur nė fillim. Nuk ishte e lehtė tė interpretoja krahas Yllka Mujos dhe Timo Fllokos. Nė kėto raste njė aktore pa pėrvojė si unė mund tė ndihej inferiore”. Nė fakt, ndodhi krejt e kundėrta, sepse “ata janė profeisonistė, sillen si tė tillė, tė bėjnė tė ndihesh si e tillė”, -thotė Gixhari.

Sipas saj, ėshtė shumė e rėndėsishme qė marrėdhėniet me stafin tė jenė tė mira, sepse nėse diēka ēalon, ajo pasqyrohet nė shfaqje. Prandaj, bashkė me Indrit Ēobanin, ata kanė qėndruar deri nė orėn 12:00 tė natės pėr tė ndrequr atė qė ēalonte te puthja e tyre. “Me Indritin nuk njihesha mė parė, ndaj dhe nuk kishim shumė afrimitet”,- tregon Olta, e cila gjatė shfaqjes shkėmben njė puthje pasionante me Indrit Ēobanin qė luante rolin e Rudolfos, tė dashurit tė Ketrinit. “Ndoshta ftohtėsia mes nesh ndikonte qė skena e puthjes tė mos na dilte mirė. Kemi qėndruar deri nė orėn 12:00 tė natės, derisa e realizuam ashtu siē duhej”, kujton Olta duke dalluar mes tė gjithave marrėdhėniet e shkėlqyera qė pati me Yllka Mujon, nė skenė tezja e saj, Bea. E duke qenė se nė atė shfaqje ishin tė vetmet aktore femra, ato u bėnė dhe mikeshat mė tė mira pas kuintave. “Ajo mė ka dhėnė dorėn dhe mė ka thėnė hajde me mua”,- thekson fort Olta, duke treguar se njė pjesė tė suksesit ia dedikon edhe Yllkės. “Rrallė njerėz tė ndihmojnė vėrtet, e sidomos kur janė tė sė njėjtės fushė. Unė nuk e di nėse do tė mė dalė gjithė jeta pėr ta falėnderuar”.

Papritur e famshme

Olta ka pasur fatin qė rrallėkush e ka: qė nė daljen e parė nė skenė i qėlloi tė bėnte pjesė nė njė nga shfaqjet mė tė suksesshme, nga tė rrallat suksese nė teatėr kur biletat shiten disa ditė pėrpara. Njė nga ato sukseset e papritura edhe pėr Oltėn, qė tė bėjnė tė famshme sa hap e mbyll sytė: deri dje mund tė ecėsh nė rrugė dhe askush nuk e di se kush je, dhe vetėm pak ditė mė vonė, je nė tė gjitha faqet e gazetave apo kopertinat e revistave. Njė famė qė shumėkush do ta kishte zili. Por qė pėr Oltėn nuk do tė thotė dhe aq shumė. “Unė nuk e kuptoj fare famėn. Pse vėrtet jam bėrė e famshme?”, ngre supet ajo me njė naivitet fėminor.

Ajo nuk ka pasur kohė t’i gėzohet gjithė kėtij publiciteti, sepse gjithė preokupimi i kėsaj kohe kanė qenė shfaqjet e pėrnatshme. “Kam pasur shfaqje njėra pas tjetrės dhe pjesėn mė tė madhe tė kohės e kam kaluar nė parukeri pėr tė bėrė grimin pėr personazhin. Vetėm aty kam dėgjuar njerėzit qė flisnin pėr shfaqjen. Nė fakt, mua mė bėhej qejfi pėr tėrėsinė dhe jo sepse mė njohin mua”. E me gjithė modestinė ajo nuk e mohon se pėr tė, e gjithė kjo qė njerėzit e quajnė famė, ka gjithsesi rėndėsinė e vet. “Fama pėr mua ėshtė e rėndėsishme, sepse kėshtu unė njihem nėpėrmjet punės time. Ėshtė fryt i punės”.

Puna e saj vėrtet nisi mbarė, por Olta ėshtė ende nė hapat e parė tė karrierės si aktore. Dhe pėr tė qenė njė aktore e mirė, nuk mund tė identifikohesh vetėm me njė rol, e sidomos me njė stereotip karakteri. Olta Gixhari vėrtet ngjan me divat e Hollivudit tė viteve ‘50-‘60, por kjo nuk do tė thotė se ajo nuk ėshtė e aftė pėr tė interpretuar edhe role tė tjera qė sfumojnė pamjen dhe i japin rėndėsi karakterit. “Mė pėlqen tė bėj njė rol karakteri” thotė Olta, duke sqaruar se edhe aktore tė tjera tė bukura kanė bėrė role tė tilla. “Te filmi “Monster”, Charlize Theron ėshtė shformuar krejtėsisht pėr tė interpretuar rolin e saj”. Bukuroshja Charlize, e cila ka fituar njė Oskar pėr kėtė rol, jo vetėm qė shtoi mė shumė se dhjetė kile, por nė sajė tė grimit, nga njė venerė u shndėrrua nė njė grua-monstėr. E ta mendosh se edhe Olta dėshiron tė bėjė tė njėjtėn gjė, tė vjen pak keq. Nėse sheh fotot e saj dhe tė duket si njė dive e ardhur nga tė tjera kohėra, si njė Marilyn Monroe apo Grace Kelly, nuk mund tė rrish pa menduar qė ajo tė vijonte tė mbetej dhe ca kohė kėshtu siē ėshtė, duke na rikthyer nostalgjinė pėr tė artat vite ‘50.
__________________
Pėrgjigju me citim
Pėrgjigje

Opsionet e temes

Rregullat e Postimit
Ju nuk mundeni te hapni tema te reja
Ju mundeni te replikoni
Ju nuk mundeni te postoni bashkengjitje
Ju nuk mundeni ndryshoni postimet

BB code is Lejohet
Smilies Lejohet
Kodi HTML Nuk Lejohet

Shko tek

Tema te ngjashme
Tema Nismėtari i temės Forumi Pėrgjigje Postimi i Fundit
Kinemaja Shqiptare Bruno Kinematografi 0 03-02-08 10:22 AM
Fillimet e Kinematografisė Shqiptare AlbPoster Kinematografi 2 18-01-08 07:01 PM
Pse u ndalua sexy ne vitet 50 - 60 ne europe?? so9 Tema tė tjera 4 29-08-07 07:11 PM


Ora ėshtė GMT -4. Ora tani ėshtė 02:43 AM.

 


Copyright Albstation 2007-2008