![]() |
| |
|
|
|
|||||||
| Kinematografi Kinematografi |
| Shiko rezultatet e Votimit: Kush Do Ti Fitoje *Ethet* ??? | |||
| Marjela Billa - Tiranė |
|
4 | 25.00% |
| Kejsi Tola - Tiranė |
|
5 | 31.25% |
| Dorina Xėrxa - Gjakovė |
|
2 | 12.50% |
| Dorina Garuci - Shkodėr |
|
5 | 31.25% |
| Votim me disa Pėrgjigje. Votues: 16. Ju nuk mund tė votoni kėtu | |||
![]() |
|
|
Opsionet e temes |
|
#1
|
||||
|
||||
"Ethet", nis gara e madhe e talenteve
Fitues do tė jetė njė, por tė gjithė do tė bėhen tė famshėm nė pak javė!
Nisi mbrėmė nė "Top Channel", spektakli i famshėm muzikor "Ethet", qė mban firmėn e moderatorit dhe gazetarit tė njohur Adi Krasta. Por kėsaj here nė bashkėpunim me "Top Channel" si pėr tė realizuar natyrshėm, pėrputhjen po tė natyrshme mes treguesve mė tė lartė tė avancės televizive nė tė gjithė komponentėt. Krasta ishte tėrėsisht ndryshe mbrėmė, siē ėshtė shfaqur i tillė edhe nė emisionin e ēdo mėngjesi "New Day" nė "Top Albania Radio" dhe "Top Channel"; ndryshe nė performancė, por po me atė individualitet tė spikatur gjysmėgazetaresk e gjysmėaktoresk, duke ofruar njė shije tė re, pa rėnė nė grackėn e hidhur tė konsumimit. Edhe "Ethet" e mbrėmshme, si njė produkt i tij nėn shenjėn e "Top Channel", erdhėn tėrėsisht tė rifreskuara brenda njė origjinaliteti qė ndante jo thjesht nė kohė edicionin e ri nga ata tė kaluarit. Kjo, nė sajė tė njė skenografie tė jashtėzakonshme tė Fatmir Mingės, e mė pas ndriēimit spektakolar, kamerave, kualitetit audio, regjisė sė Pali Kukes, skemės sė re tė konkurrimit dhe tė gjithė aksesorėve tė tjerė, qė edhe pse me peshė mė tė vogėl, gjithsesi pėrcaktuese nė "qepjen" e tėrėsishme tė spektaklit. Njė risi ishte dhe juria me anėtarin mė tė ri krahas 4 klasikėve, muzikantin dhe regjisorin e njohur nė "Top Channel", Bojken Lako. Ndėrsa nė skenė, risia mė e madhe, e theksuar dhe nga moderatori Krasta, ėshtė pėrfshirja nė interpretim e disa prej performancave mė tė njohura muzikore, tė konsideruara si gurrė kilometrikė nė rrugėtimin e kinematografisė hollivudiane, realizuar mjeshtėrisht dhe nga trupa e baletit e "Top Channel", e cila do tė jetė pjesė e pandashme e sė dielave tė mėdha tė "Etheve" pėr mė shumė se dy muaj. Por risi mė e madhe, ajo fare e madhe e thelbėsorja, siē e theksoi dhe Krasta nė fillim tė spektaklit, ėshtė se tė 10 konkurrentėt janė tė rinj. Mbrėmė, salla e mbushur pėrplot e Teatrit tė Operės dhe Baletit, ishte dhe shenja e parė e njė fillimi tė mbarė si garanci e realizimit tė pėrkryer tė gjysmės sė punės. Deri nė natėn e mbrėmshme, "Ethet" kanė bėrė njė rrugėtim tė gjatė disa mujor, tė nisur nga audicionet nėpėr qytetet kryesore tė vendit si dhe nė Prishtinė. Ėshtė llogaritur qė 7 mijė konkurrentė tė jenė paraqitur para jurisė, duke testuar talentin, ku siē kuptohet 6 mijė e 9 qind e 9 dhjetė prej tyre kanė provuar shijen e hidhur tė skualifikimit. Mė fatkeqit kanė qenė sigurisht ata, tė cilėve u ėshtė treguar dera nga maestro Kaēinari, gjithsesi pa provuar ndonjė gjuajtje me kėpucė!. Mė pas, audicionet e njėpasnjėshme deri tek ai nė tė ftohtin e dhjetorit nė mes tė stadiumit "Qemal Stafa" dhe te salla e Teatrit tė Operės, por pa spektatorė, shtrydhėn deri nė 10 numrin e konkurrentėve, me njė raport pak tė skajshėm gjinor: Njė djalė e 9 vajza. Mes tyre, katėr nga Tirana, tre nga Kosova, dy nga Shkodra e njė nga Kavaja. Janė qė tė gjithė "bombė" nė talent sipas Adi Krastės, i cili ėshtė shumė i bindur nė suksesin absolut tė edicionit tė radhės. Ajo qė e lumturon mė tepėr ėshtė fakti se nuk ka mundur dot tė huazohet, ose thėnė troē, nė thelbin shqiptar tė fenomenit, tė mos vidhet haptazi e sy pėr sy. Edhe kjo sipas tij e bėn tė suksesshėm e mbi tė gjitha dhe gjigandizmi teknologjik i "Top Channel"-it si dhe mjeshtėria e mbetur gjithnjė nė zenit e Pali Kukes. Formula e re e konkurrimit tė dhjetėshes u bė e ditur qė mbrėmė nė natėn e parė. Kėngėt dhe lloji i rrymave pėr interpretim, tė vlefshme pėr tė gjithė konkurrentėt, pėrcaktohen nga juria. Natėn e parė u interpretuan hite tė rrymės pop-alternativ, si dhe tė pop-it monumental klasik tė emrave si Mariah Carey, Whitney Houston, Celine Dion e George Mickael. Dhe pėr ēdo mbrėmje tė diel, gjatė 9 javėve konkurrim, do tė vijohet me kėtė skemė, por duke aplikuar rryma tė ndryshme dhe rrjedhimisht stile dhe lloje tė ndryshme interpretimi. Kėsaj i thonė qė ēdo konkurrenti ti merret maksimumi i mundshėm i talentit dhe i aftėsisė sė interpretimit, nė njė proces shtrydhjeje, qė vjen pas seancash tė gjata dhe tė lodhshme provash me ta, duke u rritur profesionalisht, gjersa kur mbėrrijnė nė maja, nuk e njohin mė as veten, nga ajo qė ishin dhe nga ajo qė u shndėrruan brenda disa muajve. Ky ėshtė dhe njė aspektet mė magjikė tė "Etheve" si dhe thelbėsori e ashti i kėtij lloj spektakli; qė nga njė anonimitet absolut, i ēon tė talentuarit nė njė famė absolute. E nė kėtė rrugėtim ndodh mrekullia e shndėrrimit nga njė profan, por me pak talent, nė njė profesionist, ku talenti ėshtė zėvendėsuar me njė punė kolosale. Sigurisht kjo nuk ėshtė e panjohur nė jetėt njerėzore. Dhe ėshtė madje e zakonshme nė kuadėr vitesh. Ndėrsa nė rastin e "Etheve", e veēanta dhe e rralla ėshtė se ky shndėrrim ndodh nė disa muaj. Dhe, publiku ka rastin ta shohė kėtė mrekulli nė 9 javė, ēdo tė diel nė mbrėmje nė "Top Channel". Sa here qe dikush skualifikohet do hiqet nga Sondazhdi dhe votat e atij/asaj do i kalojne kengetarit/kengetares me te vetoar ate jave. Emrat e 10-tė konkurrentėve tė "Etheve"
(Vetvetiu nė 9 javė do tė mėsohen pėrmendėsh nga ēdo shqiptar) Vazhdojne Garen: Marjela Billa - Tiranė Kejsi Tola - Tiranė Dorina Xėrxa - Gjakovė Dorina Garuci - Shkodėr Jane Skualifikuar: Fatlum Zeka - Prishtinė (vendi 5) Himena Ymeri - Tiranė (vendi 6) Rezarta Smaja - Shkodėr (vendi 7) Xhensila Myrtezai - Tiranė (vendi 8) Simona Karafili - Kavajė (Vendi i 9) Evin Thana - Prizren (Vendi 10)
__________________
Edituar pėr herė tė fundit nga Bruno : 13-02-08 nė orėn 03:44 PM. |
|
#3
|
||||
|
||||
|
Himena Ymeri - Tiranė mendoj une
|
|
#4
|
||||
|
||||
|
Rezarta Smaja - Shkodėr & Himena Ymeri - Tiranė, jon skualifiku
|
|
#5
|
||||
|
||||
|
une sbej me tifo se ate Himena Ymerin e kisha shoqe te hi5
ajo u skualifikua tani sme intereson me .
|
|
#6
|
||||
|
||||
|
keisi tola se e kam shoqe
__________________
▌ ║││█║▌Tė Dashurosh Eshtė Vepėr, Te Tradhėtosh Eshtė Kryeveper ▌ ║││█║▌ ♥♥Innamorato
sempre di pił in fondo all'anima sei sempre tu. Perché non č una promessa ma č quel che sarą domani e sempre♥♥ |
|
#7
|
|||
|
|||
|
un nuk e shof me qekur iku xhensila myrtezai se e kisha shum qef ate....
|
|
#8
|
||||
|
||||
|
kot ziheni ju re ka per ta fituar nje nga kosova si dhurate per panvaresine .
|
|
#9
|
||||
|
||||
|
Iku dhe ai djali ngelen vetem 4 femra tani lol
|
|
#10
|
||||
|
||||
|
Them se eshte bere gabim qe Fatlum Zeka eshte skualifikuar, sepse ishte me tamam kengetar komplet, pra bazohej ne diapazonin e tij vokal dhe jo ne pamjen... Por eshte cfare eshte tashme. Tash mbetet nga Kosova vetem Dorina Xerxa e cila eshte shume e mire, por te shohim.
Vota ime shkon tash per Dorina Xerxen...
__________________
Bota eshte shume me e vogel se dashuria ime per TY! |
|
#11
|
||||
|
||||
|
Fatlum Zeka, nuk me ka pelqyer si kendon, as zeri i tij...per mendimin tim eshte dashur moti te largohet(pa keqkuptime, jo se ishte vetem nje cun ,apo se eshte nga Kosova)...por ka zera me te mire edhe pse jane vajza...mua me pelqen Marjeta Billa e kompletuar ne gjithcka...uroj qe juria mos e bej te njejtin gabim sic e ka bere ne ethet tjera...psh kur zgjodhi Luis Ejlin, ndersa me e mire ishte Marsida Saraci...ndersa Xerxa me pelqen si e interpreton rokun..zeri i saj ka lindur per muziken rok(e kisha rradhitur te dyten, te treten Garucin).
__________________
The Olympic motto Me mire rralle e per mall, se sa shume e per lum! "Swifter, Higher, Stronger" |
|
#12
|
||||
|
||||
|
po ca e vini ne dyshim se keisi ka per te fituar
__________________
▌ ║││█║▌Tė Dashurosh Eshtė Vepėr, Te Tradhėtosh Eshtė Kryeveper ▌ ║││█║▌ ♥♥Innamorato
sempre di pił in fondo all'anima sei sempre tu. Perché non č una promessa ma č quel che sarą domani e sempre♥♥ |
![]() |
| Bookmarks |
| Opsionet e temes | |
|
|
Tema te ngjashme
|
||||
| Tema | Nismėtari i temės | Forumi | Pėrgjigje | Postimi i Fundit |
| Tekste kėngėsh Shqip | Melody | Muzikė | 63 | 04-03-08 07:58 AM |
| Lajmi i dites 25/02/2008 "Ethet", triumfon Kejsi Tola | King_Arthur | Gazetat | 1 | 25-02-08 02:25 PM |
| "Dekikat" e fundit para festės sė madhe | King_Arthur | Lajme Flash | 1 | 16-02-08 05:22 AM |