
Te jeni ose jo te lumtur, me nje pune apo pasuri te mire, lumturia juaj rrezikon te zbehet me te arritur rreth te 40 viteve te para jetes suaj; por mos kini frike, dritat e lumturise shpirterore do te ndizen serisht mbas kalimit te fazes kritike te gjysem moshes.
Eshte zbulimi i nje studioje te vetme ne llojin e saj qe ka perfshire rreth 2 milion njerez nga 80 vende te botes, i drejtuar nga Andrew Oswald i universiteti anglez te Warwick dhe David Blanchflower te Dartmouth College ne SHBA. Forma e lumturise tregojne ekspertet per revisten e sociologjise me te cituar ne bote Social Science e Medicine, eshte ajo e nje U-je: lumturia dhe mireqenia psiqike kane nje ngritje pozitive ne moshe te re, pastaj peson nje ulje maksimale deri rreth moshes dyzete vjecare, per tu ringritur pas kalimit te ketyre viteve.
Efekti i kundert ndodh per njerzit e depresuar, qe arrijne maksimumin rreth te 40-ave. Ekspertet kane mbledhur te dhena shume te medha ne te gjithe boten per te studiuar nese ndodhte e njejta gje pavaresisht nga origjina gjeografike apo gjendja e tyre ekonomiko-sociale.
I pabesueshem ky varg udheheqes i perbashket, si ne vendet e varfera ashtu edhe ne ato te pasura, te gjithe pershkojne kete U; me sa duket linjat e ndjekura nga lumturia dhe depresioni jane te udhehequra nga natyra njerezore. Disa persona vuajne me shume se disa te tjere por efekti eshte i njejte per te gjithe thote Oswald - beqar apo te martuar, burra apo gra, te pasur apo te varfer, me apo pa femije, asnje nuk e di pse keto te dhena shfaqen kaq konstante. Eshte e mundur shton Oswald, qe rreth te dyzetave personat marrin ate pjekjen qe i ben te mundur te pranohen per ashtu sic jane, me pikat e forta dhe te dobeta te tyre, dhe qe ti thone lamtumire nje here e pergjithmone aspiratave dhe endrrave te tyre te parealizuara. Dicka ndodh brenda nesh - perfundon Oswald - vetem pas te 50-ave njerezit fillojne te rishfaqen pas asaj periudhe te mbytur. Mund te jete edhe e vertete qe jeta fillon pas te 40-ave, por per lumturine ndoshta duhet te presim te 50-at. (ANSA)-www.welcomealbania.com