![]() |
| |
|
|
|
#1
|
||||
|
||||
Shperthim Ne Nje Depo Municionesh Ne Vore. Zyrtare: 4 Te Vdekur
Deshmitaret te zones se Prezes konfirmojne per gazetaren e TV NEWS24, Albana Qehajaj, qe 6 prej te afermve te tyre qe banonin afer depos ku ka ndodhur shperthimi kane vdekur.
Shperthim i fuqishem ne Gerdec te Vores. Shperthimi ka ndodhur ne nje depo municioni gjate operacionit qe po behej atje per asgjesim municionesh. Shperthimi eshte degjuar si ne Tirane ashtu dhe ne Durres. Nuk dihet ende shkaku i shperthimit, por mesohet se ka te lenduar, edhe pse nuk dihet ende numri i sakte i tyre. Drejt vendit te ngjarjes jane nisur makinat zjarrefikese, nderkohe qe eshte bllokuar trafiku ne autostrade. Per kete shkak policia ka krijuar korsi emergjence ne autostade. Nga ana tjeter mesohet se persona te plagosur, qe po udhetonin me autobusin e linjes Tirane- Durres me targe DR2078E, jane paraqitur ne spitalin e Durresit. Berisha: Situata e rende Kryeministri Berisha e vlereson te rende situaten ne Gerdec te Vores ku ka patur nje shperthim ne nje depo municionesh. Drejt vendngjarjes jane nisur disa helikopter per te kontrolluar situaten, por dhe per te evakuuar popullsine. Nderkaq pritet nje mbledhje e jashtezakonshme e qeverise. Shperthimi ka ndodhur prane nje zone te banuar. Sipas kreut te qeverise situata eshte tejet e rende dhe alarmante. Nuk dihet ende numri I viktimave, por spitali ushtarak dhe ai NEne Tereza jane ne gatishmeri te plote.Eshte krijuar nje situata e rende per shkak se kane shperthyer municionet. Ne fshatin Gerdec, qe eshte fare pak km nga Vora Shperthimi ka ndodhur gjate procesit te cmontimit qe nje kompani po kryente. Atje jane nisur disa helikoptere per te nxjerr te plagosurit, por deri tani eshte situate e renduar. Po behet evakuimi I banoreve nga fshatrat tha Berisha. Te demtuar nga shperthimi i predhave Gazetari I tv News24, Gerti Xhaja konfirmon se pervec shperthimit te madh jane degjuar edhe 4 shperthime te tjera. Sipas tij situata eshte vertete e rende dhe ka persona te demtuar brenda repartit, nderkohe qe banore jane goditur nga predha dhe municionet qe ndodheshin ne depon ushtarake. Nuk ka ende nje komunikate zyrtare per ngjarjen, nderkohe qe reparti i Mbrojtes civile ka mberritur ne vendngjarje dhe jane duke kryer veprimet e tyre. Shperthimi eshte ndier deri ne aeroportin e Rinasit ku dhe jane thyer te gjitha xhamat. Evakuohen banoret. Vazhdojne shperthimet Vazhdon evakuimi i banoreve ne Gerdec te Vores, nderkohe qe shperthimet vazhdojne fuqishem. Afer depos ka shume banesa, catite e te cilave jane te demtuara. Ngjarja ka shkaktuar tronditje te thelle tek njerezit, nderkohe qe ka pasur edhe te plagosur. Ne spitalin e Durresit vazhdojne te vijne te lenduar . Ata shfaqin demtime te ndryshme, kudh te lehta dhe kush te renda. Nje nder te plagosurit ka qene nje shtetas italian I cili u paraqit ne spitalin e Durresit nder te paret te plagosur. Ai ishte lehtesisht i plagosur, por eshte larguar nga spitali menjehere pasi ka marre ndihmen e pare dhe nuk ka dhene gjeneralitetet e tij. Vora pa energji. Shperthimet kane demtuar nenstacionin energjitik te Vores. Drejt saj jane nisur 4-5 ambulanca. Te plagosurit e pare te QSUT Ne spitalin universitar Nene Tereza kane mberritur 10 persona te lenduar dhe ne gjendje te rende. Ata jane shtruar ne repartin e djegieve, nderkohe qe pritet te vine te plagosur te tjere. 5 nga personat jane ne gjendje edhe me te rende. Nje djale I ri ka kaluar ne depresion per shkak te gjendjes qe ka kaluar, por nuk ka djegie ne trup. Te plagosurit, te tronditur Bilanc lufte ne QSUT. Cdo 5 minuta mberrijne ambulanca dhe automjete private qe transportojne burra, gra e femije. Nuk ka ende konfirmime per te vdekur. Nderkaq te plagosurit ne spitalian e Durresit e vleresojne situaten te tmerrshme.
__________________
Nese me kupton gabimisht, mesoje qe s'kuptove asgje.
|
|
#2
|
||||
|
||||
Re: Shperthim Ne Nje Depo Municionesh Ne Vore. Zyrtare: 4 Te Vdekur
Deshmitaret tregojne per tvNEWS24
Nje deshmitar eshte shprehur per tv NEWS24, se fillimisht ka pasur disa shperthime te lehta te njepasnjeshme, te cilat u pasuan nga nje shperthimi I madh i fuqishem. Ky shperthim shkaktoi alarmimin e drejtuesve te automjeteve ne autostrade qe te kapur nga paniku jane munduar te largoheshin sa me pare nga autostrada. Nderkaq eshte nderprere puna ne aeroportin e Rinasit dhe jane pezulluar te gjitha fluturimet. Drejt Vores jane nisur deputete socialiste, mes tyre edhe vete kreu Edi Rama. Situata ndiqet me imtesi edhe nga kryeministri Berisha. Po punohet qe kjo situate te mos avancoje me tej. QSUT, shkon ne 17 numri i te lenduarve Ka shkuar ne 17 numri i te lenduarve qe ndodhen ne repartin e djegieve ne QSUT dhe ne reparte te tjera. Behet fjale me teper per gra dhe femije. Shume prej te plagosurve te paraqitur ne QSUT jane ne gjendje traume psikike, ndersa ka nga ata qe shfaqin edhe probleme me shikimin ose degjimin. Ngrihet shtabi i punes ne Vore Ne Vore eshte ngritur Shtabi i punes. Ay ndodhet ministri dhe zv/ministri i Brendshem dhe ai i Mbrotjes. Shefi I shtabit mbikqyr te gjithe situaten e rende. Ministri Ndoka: Gjithsej 155 te plagosur Mesohen shifrat e para te te plagosurve si pasoje e shperthimit ne Gerdec te Vores. Ministri I Shendetesise, Nard Ndoka ka bere me dije se jane 70 te plagosur ne spitalin Ushtarak, 15 ne spitalin Nene Tereza dhe 70 ne spitalin e Durresit. Sipas ministrit jane marre te gjitha masat per akomodimin e te plagosurve, ndersa ka theksuar se nuk ka ende te dhena per te vdekur. Ndoka tha se jane marre te gjitha masat per mjekimin e te plagosurve ndersa jane vene ne gatishmeri edhe spitalet e rretheve me te aferta. Nderkaq jashte spitalit ushtarak jane mbledhur dhjetera njerez per te mesuar per te afermit. Ne Gerdec 4 depo me municione Kur ka kaluar me shume se nje ore nga ngjarja vazhdojne shperthimet ne Gerdec, edhe pse me intesitet te ulet. Situata eshte dramatike, ndersa Vora eshte braktisur nga banoret. Ne vendngjarje jane 4 depo armatimesh te mbushura me armatime dhe municone te ndryshme . flitet per 10 punetore qe kane qene duke punuar per cmontimin e municioneve, nderkohe qe nuk konfirmohet nje shifer e sakte. Ish ministri Gjoni rrefen: Kam pare te plagosur, jam I traumatizuar Ish ministri i Brendshem Gjoni, e pershkruan tronditese ngjarjen ndersa shprehet se eshte is hokuar nga gjithcka ka pare. Ish zyrtari ndodhej me makinen e tij para autobusit me pasagjere te demtuar rende nga shperthimi. Sipas tij ne momentin e shperthimit trafiku ishte shume I ngarkuar e makinat po ecnin me ngadale. Kam pare shume njerez te demtuar. Per mua shqetesim perbejne banoret perreth, duhet te kontrollohen tha Gjoni duke shtuar jam shume I traumatizuar. Ne rrezik nje femije 2 vjec Ne rrezik per jeten nje femije 2 vjec. Ai eshte futur menjehere ne sallen e operacionit sepse eshte goditur nga dy plumba. Caktivizimi i municioneve po behej nga nje kompani amerikane Kompania qe punonte per caktivizimin e municioneve ishte nje kompani amerikane e kontaktuar ng NATO. Mesohet se ne momentin e shperthimit kane qene duke punuar 5 shtetas amerikane dhe disa shqiptar. Rifillojne fluturimet ne aeroportin Nene Tereza Kane nisur fluturimet ne aeroportin e Tiranes. Pas normalizimit te situates ne kete aeroport, ku puna u bllokua si pasoje e shperthimeve, u vertetua se sistemet e komunikimit dhe navigimit jane ne rregull dhe cdo gje eshte normale dhe pa probleme. Ndalohet qarkullimi ne autostraden Tirane- Durres Pėr shkak tė situatės sė krijuar nė Gėrdec, Vorė, Drejtoria e Pėrgjithshme e Policisė sė Shtetit kėrkon mirkuptimin e qytetarėve se nuk do tė lejohet kalimi I automjeteve nga autostrada Tiranė -Durrės dhe anasjelltas. Ju lutemi qytetarėve tė na mirkuptojnė dhe tė gjejnė rrugė tė tjera pėr tu lėvizur nė drejtim tė kėtyre dy qyteteve. Ndalimi I qarkullimit nė kėtė aks do tė vazhdojė deri nė njė njoftim tė dytė. Deshmitari: Ne repartin ushtarak ne Gerdec ishin 30 ushtare Shifrat e personave te plagosur ne spitalin e Durresit jane kontradiktore. Sipas korrespondentit tone ne Durres jane 40 personat e plagosur ne kete spital, ndersa ministri I Shendetesise ka deklaruar se atje jane 70 te tille. Nderkaq, nje deshmitar, nje kamarier I fshatit Berdec, I quajtur Denis Muka eshte shprehur se shperthimi ka ardhur nga nje departament ushtarak qe quhej Druri I bukur, ko sipas tij ndodheshin 30 ushatare. Muka shprehet se ai ka qene duke punuar per nje dasme ne momentin e shperthimit. I riu thote me tej se nuk mban mend asgje, ndersa shfaqet shume i tronditur. Rritet numri i te plagosurve ne QSUT Shkon ne 20 numri I te plagosurve ne QSUT, nderkohe qe vajza dy vjecare vazhdon te jete ende ne gjendje te rende. Presidenti Topi: Te tregohemi te qete! Kryeministri Berisha konfirmon per mediat se deri tani numri i te plagosurve eshte 150, nderkohe qe 4 prej tyre paraqiten ne gjendje te rende. Nderkaq te plagosurit jane vizituar nga presidenti Bamir Topi. Kreu I shtetit I ka bere thirrje mediave dhe te afermve te tregojne qetesi sepse situata eshte teper e rende.Shpresojme qe te vije duke u ulur fluksi i njerezve qe vine per ndihme ne spital. Une kam vizituar spitalet. Ne situata te tilla duhet te lejojme personelin te punoje dhe te nderhyje per te riparuar demet. Eshte nje moment per te punuar me cilesi tha Topi ne nje prononcim per tv News24. Eshte e veshtire te kontaktosh me banoret ne Gerdec per shkak te zones, megjithate eshte duke u punuar per te normalizuar situaten tha me tej Topi.Nga ana tjeter ka reaguar edhe kreu I PS-se, Edi Rama sipas se cilit ngjarja eshte tragjike. Flasin banoret e Gerdecit, aty ku ndodhi shperthimi Vazhdojne te tregojne per tv News24 deshmitare te ndryshem. Kalimtaret, shofere, xhamat e thyera nga kemi dale nuk e dime. Me cunat qe kam qene i shoqeruar nuk di se ku jane. Dime qe kemi pare vdekjen me sy. Nuk dihet se sa njerez kane vdekur. Nuk dinim se ku te futeshim se shpija nuk kishte garanci se te binte mbi koke thane dy deshmitare, banore ne Gerdec, pas shperthimit. Spitali Ushtarak ne gatishmeri Drejtori I spitalit ushtarak ne Tirane shprehet se mjeket kane perballuar me sukses deri tani rastet e paraqitura. Sipas tij 4 nga te plagosurit jane ne gjendje te rende, te shtruar ne reanimacion, nderkohe qe te tjereve u eshte dhene ndihma e nevojshme. Sipas tij shume vullnetare jane duke dhene gjak per te ndihmuar ne kete situate te veshtire. Gjithe rastet qe kane pasur nevoje per operacione jane zgjidhur nga ekipi mjekesor. Te gjithe jane nen vezhgim. Mund tju them me bindje pervec ekipeve mjeksore edhe shtreter ka qe te perballohet situat a. Kemi marre masat qe asgje te mos mungoje tha Mihaj. Mecani: Ne depo kane qene duke punuar 63 persona Kemi frike per 3 skuadrat qe kane qene duke punuar ne depo ne momentin e shperthimit, secila e perbere nga 21 persona thote zedhenesja e kryeministrit, Juela Mecani. Reagon ambasada e SHBA Ambasada e Sh.B.A. ka vėrejtur e shokuar dhe e shqetėsuar raportimet pėr aksidentin tragjik nė depon ushtarake pranė Gėrdecit. Mendimet dhe zemrat e popullit amerikan janė me ushtarėt dhe tė tjerėt e prekur nė kėtė incident tė tmerrshėm. Stafi i ambasadės do tė jetė nė kontakt me zyrtarė tė qeverisė shqiptare pėr tė vendosur se ēfarė ndihme mund tė ofrojmė. Bie intesiteti I shperthimeve. Shume autoblinda ne Gerdec Ka rene intesiteti i shperthimeve. Ne vendngjarje kane ardhur nje numer i madh autoblindash, ambulancash e forcash ushtarake. Forca ne Gerdec kane ardhur qe nga Shkodra. Ne repart ishte grumbullura nje sasi shume e madhe municioni ushtarak. Nuk konfirmohet nese blinda e ushtrise eshte afruar ne vendngjarje per shkak te shperthimeve. Ministri Nishani: Forca ne Gerdec per te marre te strehuarit ne tunele 25 qytetare ndodhen ne tunelet e Gerdecit, ku jane strehuar sapo kane degjuar shperthimin e fuqishem. Lajmi konfirmohet nga ministri i Brendshem Bujar Nishani sipas se cilit jane derguar per ne vendngjarje per te marre pesonat e fshur ne tunel. Minitri theksoi se deri tani ka ka te identifikuar asnje viktime, por se rreziku mbetet gjithnje I larte.
__________________
Nese me kupton gabimisht, mesoje qe s'kuptove asgje.
|
|
#3
|
||||
|
||||
Re: Shperthim Ne Nje Depo Municionesh Ne Vore. Zyrtare: 4 Te Vdekur
Korrespondenti i tv NEWS24, Artur Korriku, ish oficer, flet per situaten. Ne kete fshat ndodhen depot e perqendruara te ushtrise, depo te medha qe mbanin municion te kalibreve te ndryshme. Keto jane ne fshatin Gerdec ne vendin Druri i bukur. Ky vend ka qene dikur brigate tankesh ndersa tashme eshte kthyer ne nje depo municionesh artileri. Kishte dite qe kishte filluar cmontimi nga nje firme amerikane qe kishin marre persiper asgjesimin e kesaj sasie kolosale. Cmontuesit ishin punonjes civile qe pasi I ushtroheshin nje kursi fillonin punen. Banoret e zones konfirmojne qe jane me dhjetra punonjesit qe merren me kete pune dhe ka viktima. Nese dita e shtune ka qene dite e zakonshme pune atehere viktima jane mbi 100- 150 te punesuar. Akush nuk ka marre guximin te futet brenda repartit. Shperthimet vazhdojne ne nje reaksion zinxhir sepse temperaturat e larte favorizojne shgperthimet shprehet Korriku.
Berisha: Bilanci i viktimave ne depo, i rende Bilanci I viktimave ne depo pas shperthimit eshte I rende. Keshtu ka deklaruar kryeministri Berisha pas vizites qe u beri te plagosurve ne Spitalin Nene Tereza. Ai tha se beson se viktimat jane nga punonjesit ne depon e municioneve, dhe jo nga banoret e zones. Informacion te plote per ngjarjen nuk kemi. Te dhenat e para jane shqetesuese ne vendngjarje. Ka nje numer te konsiderueshem viktimash. Ministri i Mbrojtes eshte ne vendgjarje. Autoblindat po i afrohen shtepive perrethe. Nese ka viktimave keto qe them une jane te depove sepse ka qene nje proces cmontimi municionin. Sasia e municionit eshte e madhe. Shperthime te tjera mund te kete, por jo te nje karakteri aq e fuqishem. Zonat e kryeqytetit nuk rrezikohe. Kjo eshte nje tragjedi shume e madhe. Ne po e kontrollojme situaten. U kerkova mjekeve te bejne bilancin dhe te japin cdo lloj ndihme. Djegia ka emergjencen me te madhe, eshte krijuar nje shtab ne Vore dhe nje shtab ne Tirane. Bilanci i viktimave eshte mjaft i rende tek depot. Keta kane qene ne teresi punetore te kompanise private. Mund te kete pasur edhe oficere. Kompania e kontraktuar eshte e specializuar ne cmontimin e municioneve. Problemi i municioneve ne Shqiperi eshte problemi me i rende qe kemi sepse ka nje sasi kolosale, nje cmenduri qe nga viti 45 e deri me sot. Ky eshte i dyti aksident shume i rende qe na ndodh. Per fat te keq depot jane te shperndara ne mbare vendin. Po diskutojme dhe me eksperte te huaj te japin nje pergjigje perfundimtare kesaj sasie municionesh tha Berisha. Deshmitare nga Preza: Jane 6 te vdekur ne Gerdec Deshmitaret te zones se Prezes konfirmojne per gazetaren e TV NEWS24, Albana Qehajaj, qe 6 prej te afermve te tyre qe banonin afer depos ku ka ndodhur shperthimi kane vdekur. Gazetarja Qehajaj e cila ndodhet pak metra larg fshatit Gerdec pershkruan nje zone te zymte, te mbuluar nga tym i zi, me shtepi te shkaterruara e te braktisura. Sipas saj nga zona ku ndodhet depo po del nje tym I madh I zi.Shtepite e tyre jan shum afer repartit dhe mendohet se ka dhe te vdekur. Shohim njerez te zbathur qe vrapojne sepse kane marr informacione nga policia se do kete shperthime te tjera. Disa ambulanca jane futur per te marre te plagosurit . Te plagosur ka edhe ne spitalin e Prezes rrefen nga vendngjarja reporterja Qehajaj. Oketa nga Spitali i Durresit: Po bie fliksi i te plagosurve Zevendes kryeministri Gazmend Oketa ne nje lidhje telefonike me News24 ka deklaruar se ne Spitalin e Durresit, gjithcka eshte nen kontroll dhe I gjithe personeli mjeksor i te gjitha kapaciteteve eshte ne gadishmeri te plote. Sipas tij deri tani kane mberritur plot 50 deri ne 60 persona te pare te ciletkane qene ne nje autobuz. Gjithashtu mesohet se asnje nga te plagosurit nuk ka rrezik per jeten. Te gjithe te plagosurit kane marr ndihmen e pare dhe mjekimin ndersa te plagosur rende mund te them qe kane ardhur vetem dy zoterinj Petrit Behari i cili kishte nje predhe ne trup dhe Sami Osmani nga Maminasi, ka thene Oketa. Sipas tij ata jane mjekuar dhe jane ne gjendje te mire shendetesore. Nderkohe qe Gazmend Oketa thekson se dy gra te cilat jane me diegje te renda jane duke u percjelle per ne Spitalin e Tiranes. Sipas Oktes mesohet se flitet per 6 viktima nderkohe qe ende nuk konfirmohet nje gje e tille pasi zv/kryeministri thekson se eshte marre me gjenjden ne Spitalin e Durresit. Ne vendngjarje ndodhen perfaqesues te tjere vendore prefekti dhe kemi komunikim te vazhdueshem. Momentalisht fluski I te ardhurve ne qytetin e Durresit ka rene, tashme jemi fokusuar ne trajtimin e ketyre te plagosurve. Shperthimet ne vendngjarje vazhdojne ende. Situata nuk konsidertohet si nje situate nen kontroll sepse se dime se kur do te perfundojne keto shperthime por theksoj se fatmiresisht fluksi i personave te plagosur po bie perfundon Oketa. PUNONJES I UZINES: BRENDA KA PASUR RRETH 150 PERSONA Nje prej punetoreve te firmes amerikane qe ishte kontraktuar per cmontimin e municioneve tregon per tv NEWS24 se ne momentin e shperthimit kane qene duke punuar te pakten 150 persona. Shefki Sefaj, deshmitar nga vendngjarja shprehet me tej se kishte rreth 1 vit qe punonte ne kete firme, ndersa shton se vendi ka qene me njerez sepse kishte dasem. Un punoj per firmen amerikane. Aty punojne rreth 150 punetore. Aty ndodhen edhe 20 familjaret e mi, motra e vellezer tregon Sefaj. Ai thote se ne depo punohej pa specialiste. Pepaj thote se femijet qe kane qene perreth repartit dhe disa te tjere, gati 25 persona, ndodhen te strehuar ne tunelin e pare te fshatit. Ne vijim te rrefimit, deshmitari tregon se te vdekur mund te jene te pakten 50. Presidenti: Pas fazės sė emergjencės do mbledh Kėshillin e Sigurisė Kombėtare Presidenti i Republikės, Bamir Topi pas vizitės sė sotme tė tė plagosurve tė shumtė nė Spitalin Ushtarak, njoftoi se do tė mbledhė menjėherė pas kapėrcimit tė fazės sė emergjencės Kėshillin e Sigurisė Kombėtare pėr tė shqyrtuar situatėn tejet tė rėndė, pėr tė analizuar shkaqet e kėsaj ngjarjeje tė jashtėzakonshme, pėr tė pėrballuar pasojat, pėr tė marrė masat si dhe pėr tė parandaluar situata tė tilla nė tė ardhmen.
__________________
Nese me kupton gabimisht, mesoje qe s'kuptove asgje.
|
|
#4
|
||||
|
||||
Re: Shperthim Ne Nje Depo Municionesh Ne Vore. Zyrtare: 4 Te Vdekur
Alarmi: Mund te ndodhe nje tjeter shperthim
Predhat jane shperndare gjithandej, jane te pakten 4 vatra zjarri. Ne njeren prej vatrave ka shperthime te njepasnjeshme. 3 helikopter vazhdojne te evakuojne banoret e mbetur, ndersa eshte dhene alarmi per nje tjeter shperthim te fuqishem. Kane ndodhur edhe 2 shperthime te tjera te fuqishme ne permasat e atij te parit, nderkohe qe u eshte bere thirrje banoreve te futen ne tunele ose bunkere. Shume prej tyre jane te corientuar dhe enden neper rruge duke kerkuar femijet apo te afermit e tjere. Nderkohe qe theksohet se nje koder ehste rrafshuar e gjitha dhe banesat jane te goditura dhe te djegura. Jane 4 varta te medha ku njera prej te cilave vazhdon te digjet flake raporton nga gazetari Gerti Xhaja nga zona perreth fshatit Gerdec ku ka ndodhur shperthimi. Vazhdojne shperthimet, para pak minutash dy shperthime te fuqishme Ende kater vatra shperthimi Ne nje lidhje telefonike nga vendi i ngjarjes gazetari i News24 Gazmend Janku ka deklaruar se ende vazhdojne shperthimet ne Gerdec. Vetem para pak minutash u degjuan dy shperthime te tjera ne kete repart. Nderkohe mesohet se behet fjale qe ushtria te jete afruar ne vendin e ngjarjes me 4 autoblinda, por ende nuk dihet nese kane arritur deri ne vend apo kane bere vetem evakumimin. Nderkohe ne vendngjarje vazhdojne ende shperthimet dhe ne menyre te vazhdueshme por jo te nje intesiteti te madh zhurme. Autoambulancat kane intesifikuar marrjen e personave te plagosur qe jane banore perreth repartit. Gjithashtu mesohet se ka nje reduktim te tymosjes por ai eshte ende I dukshem. Ende nuk konfirmohen viktimat per personat qe kane qene ne kete repart. Topalli mbledh deputetet e kuvendit per te dhene gjak per te plagosurit Kryetarja e Kuvendit te Shqiperise Jozefina Topalli pak minuta me pare ka mbledhur deputetet dhe u ka bere thirrje qe te dhurojne gjak ne spital per te plagosurit e shperthimit ne Gerdec. Pas thirrjes se spitalit ne kryeqytet per mungese te gjakut, menjehere kryetarja e kuvendit ka deklaruar gadishmerine e saj dhe njekohesisht ka kerkuar edhe disponibilitetin e deputeteve te parlamentit. Ndoka: Kerkojme ndihme per gjak, pika dhurimi gjaku ne Tirane dhe Durres Duhet nje lloj sensibilizimi per te dhuruar gjak per te plagosurit. Numri i personave qe kerkojne gjak dhe ndihme eshte ne rritje. Jane hapur disa pika dhurimi gjaku ne Tirane dhe ne Durres. Per ti bere paraprite situates kemi marre konfirmime edhe nga homologet. Personat e demtuar lehte po kalojne ne spitale te tjera, po evakuhone ne ambulancat e tjera mjekesore. Sipas Ndokes jane 9 persona ne reaminacion te Nene Tereza. Ne pergjithesi te plagosurit jane jashte rrezikut per jeten nderkohe jemi ne kontakte te vazhdueshme me Ministrine e Brendshme dhe te Mbrojtjes qe jane ne vendngjarje. Ende nuk ka asnje konfirmim per numer personash te vdekur. Ofrohet ndihme nga shteti Maqedonas dhe Ambasada Amerikane Shteti i Maqedonise dhe Ambasada Amerikane kane deklaruar ndihmen e tyre per permiresimin e situates. Pas thirrjes per ndihme nga autoritetet e vendit Republika e Maqedonise dhe Ambasada Amerikane ka dhene konfirmimin e tyre se do te jene te gatshme te ndihmojne ne cdo moment te nevojshem. Preze, banoret: Autoritetet na kane thene te evakuohemi, do kete shperthime te tjera Ne nje lidhje telefonike nga "News24" me njerin nga banoret e Prezes, ai ka deklaruar se autoritetet u kane thene te evakuohen. Na kane thene te evakuohemi sepse do te kete shperthime te tjera te gjitha fshataret kane ikur te gjithe, ne kemi ardhur ne tunele. Ndihemi te frikesuar, kemi degjuar shperthimet dhe I gjithe fshati Prez eshte evakuar. Nuk kemi patur demtime ne njerez ka thene banori i pare. Nderkohe nje tjeter banor tregon se ne fshatin tone jane degjuar shperthime te fuqishme. Te gjitheve na eshte dhene alarmi te evakuohemi. Ne jemi larguar dhe do shkojme ne kembe sepse nuk kemi makina. Ne fshatin tone kane mberritur forcat e policise dhe ne fshat eshte perhapur paniku, thote banori i cili banonte afer zones se shperthimit. Ushtaraku, shkon ne 92 numri i te plagosurve. Italia dhe Greqia ofrojne ndihme Arrin ne 92 numri i personave te plagosur ushatarak. 5 prej tyre jane ne gjendje te rende, ndersa te tjeret nuk kane probleme serioze dhe jane nen kontrollin e mjekeve. Sipas drejtorit te Ushtarakut, nuk ka pasur asnje te vdekur ne kete spital dhe nuk ka ardhur asnje i tille. Zoti Mihaj tha se po mbahen lidhje me spitalin Nene Tereza. Prej ketij spitali jane duke ardhur disa persona te plagosur. Drejtori konfirmon se Italia, dhe Greqia kane shprehur gatishmerine e tyre per te ndihmuar ne kete situate te rende. Ai shtoi me tej se shume persona jane paraqitur ne spital per te dhene gjak, dhe se situata e furnizimit me gjak eshte relativisht e mire. Ne depo nuk ka raketa toke-toke Zyra e Shtypi e Kryeministrit njofton se kategorikisht nė depo nuk ka raketa tokė-tokė apo tokė afėr, por vetėm municione qė ndodhen aty pėr t'u ēmontuar nga ekipet e specializuara. (Elona Mamushi. Antonet Rusta/Arjona Sinanaj)
__________________
Nese me kupton gabimisht, mesoje qe s'kuptove asgje.
|
|
#5
|
||||
|
||||
Re: Shperthim Ne Nje Depo Municionesh Ne Vore. Zyrtare: 4 Te Vdekur
shpreh ngushellimet e mia me te sinqerta familjve te te ndjereve
__________________
Shqiperia veriore u be shtet i pavarur dhe sovran, por kjo s'do te thote se duhet ndalur ketu...apo? |
|
#6
|
||||
|
||||
Re: Shperthim Ne Nje Depo Municionesh Ne Vore. Zyrtare: 4 Te Vdekur
Gjendja e tragjedise ne oren 18:15
Gazetari i News24, Gazmend Janku ne nje lidhje ne afersi te vendit te ngjares ka pershkruar gjendjen ne oret e mbasdites: Ora shenon 18 e 15 min dhe shperthimet ende vazhdojne, nuk jane ne intesitetin e meparshem dhe ende qarkullojne autoambulanca dhe helikoptere perreth zones ku ka ndodhur shperthimi. Persona qe kane qene ne zonen e izoluar dhe qe nuk kane mundur te shpetojne jane larguar ne kodrat perrteh per ti shpeetuar shperthimeve. Momentalisht mund te themi qe ka nje ulje te intesitetit por asgje smund te thuhet me siguri. Ne qender te Vores apartamentet jane me drita te fikura dhe banoret jane evakuar dhe nje pjese e tyre jane vendosur ne Kavalishencen e Durresit e vene ne dispozicion nga qeveria per banoret e evakuar. Nuk dihet sasia e municioneve dhe e barutit qe mund te kete mbetur e pa shperthyer eshte e veshtire se cfare do te ndodhe perderisa ekspertet nuk i afrohen dot vendit te ngjarjes tha gazetari. Shkon ne 203 numri i te plagosurve Ministria e Shendetesise ben me dije se numri i te plagosurve te mberritur ne spitale ka shkuar ne 203, nderkohe qe sipas ministrit Ndoka numri I te vdekurve kap shifren 5. te gjitha viktimat sipas ministrit jane persona qe punonin ne depo. Deputetet e PS dhurojne gjak Thirrjes per dhenie te gjakut i jane pergjigjur deputetet socialiste, madje grupi i deputeteve i ka propozuar kryetares se Kuvendit Topalli, ngritjen e nje structure emergjence per dhenien e gjakut ne mjediset e Kuvendit. Ndersa jane nisur per ne QSUT, drejtues dhe anetare te PS se deges se Tiranes, drejtuese te forumit te gruas dhe te FRESH, jo vetem te Tiranes por te te gjithe vendit kane shprehur solidaritetin ne kete ngajrje teper shokuese dhe tronditese duke dashur ti vijne ne ndihme te gjithe te plagosurve duke dhuruar gjak ne ambjentet e kesaj qendre spitalore. Riaktivizohen shperthimet ne depot e Gerdecit Gazetarja nga vendi i ngjarjes ka deklaruar se kemi nje riaktivizim te shperthimeve ne Gerdec. Nderkohe mesohet se jane plot 203 te plagosur, te gjithe punojnes qe kane ber cmontimin e predhave. Forcat e RENEA-s kane nxjerre 2 persona te vdekur nga vendi i shperthimit. Personi eshte i seksit mashkull dhe eshte gjetur shume prane hyrjes rreth 25 minuta pasi ka ndodhur shperthimi. Vazhdon nje tjeter shperthim dhe ne keto momente pamjet qe vine nga vendgjarja jane shum tronditese. Nuk kemi ende te vendosur nen kontroll situaten dhe kjo tregon gjendjen akotike. Sipas informacioneve te ushtrise pritet te kete shprethime te rrezikshme. Forcat komando jane ne fshat por ne nje zone te larguar nga zona e shperthimit. Ka ende pjese te territorit te pakontrolluar ndersa forcat e Genios po largohen me shpejtesi per te mos qene ne zonen e shperthimit. Banoret e Prezes jane te futur ne bunkeret e ndertuara dikur ne kohen e luftes. Nje numer shume i madh njerzish jane te coroditur, dhe mundohen te largohen per te qene sa me larg shperthimit te fuqishem. Tymi i dale nga shperthimi ka qene ne formen e nje kerpudhe qe te rikthente ne kujtese pamjet e Hiroshimes. OSBE, Bosch mesazh ngushellimi kryeministrit Berisha Ambasadori i Zyrės sė OSBE-sė nė Tiranė Robert Bosch i ka dėrguar Kryeministrit Berisha njė mesazh ngushėllimi, nė tė cilėn shprehet: "Nė lidhje me ngjarjen tragjike tė ditės sė sotme, nė emėr tė OSBE-sė sė ju lutem pranoni ngushėllimet tona tė sinqerta pėr ju dhe pėr mbarė popullin shqiptar. Unė dhe ekipi im ju ofrojmė mbėshtetjen dhe ndihmėn tonė pėr kėtė tragjedi," pėrfundon mesazhi i ambasadorit Bosch. Ne fabrike punonin rreth 200 punetore, pjesa me e madhe femra Ne depon e armatimit ne Gerdec mesohet te punonin rreth 200 punonjes ku pjesa me e madhe ishin femra. Gjithashtu mesohet se keta punonjes mes te cileve edhe nje numer i konsiderueshem femrash punoninaty prej nje me shume se nje viti. Nderkohe mesohet se predhat jane te shperndara kudo dhe gjithashtu shume shtepi jane te shkaterruara. Shperthimi i dyte ka ndodhur 15 minuta me pare. Njekohesisht mesohet se jane rreth 10-15 ambulanca te cilat jane ne pritje. Greqia: Kemi gati 2 spitale ne Janine per te pritur te plagosurit Ministri i Jashtem Lulezim Basha dhe homologia e tij Dora Bokojani kane konfirmuar gadishmerine e Greqise per te pritur te plagosurit nga shperthimi i Gerdec. Sipas Bokojanis jane 2 spitale ne Janine te cilat jane ne gadishmeri te plote per te pritur te palgosurit nga shperthimi. Nderkohe pritet nga momenti ne moment trasportimi i 8 personave te cilet mendohet te jene ne gjendje me te rende. Rinisin shperthimet e fuqishme ne Gredec Intesifikohe shperthimet ne Gerdec. Korrespondentet tane nga terreni informojne se me renien e erresires situata eshte perkeqesuar dhe zona eshte e rrethuar nga tymi. Ne zone ka patur serish 2 shperthime te fuqishme. Nga ana tjeter forcat e ushtrise I kane kerkuar te derguarve te medias ne vengjarje te largohen nga zona, pasi eshte dhene alarmi per shperthime te tjera. Sipas korrespondentes tone Albana Qehajaj ka patur nje perqendrim te forcave te RENEA-s ne zonen perreth Gerdecit, ndersa vihet re nje shtim I numrit te kalimit te automjeteve edhe ne autostrade. Nga shperthimi pjese predhash te shkateruar e kane kaluar fshatin, por ka dhe predah te tjera te paplasura e te rrezikshme. Mberrin ministri i jashtem maqedonas, Spitali: Prej 30 min nuk ka ardhur asnje i plagosur Burimet spitalore bejne te ditur se prej 30 minutash ne spital nuk eshte paraqitur asnje i plagosur. Te gjithe vendet fqinje kane premtuar ndihmen e tyre per Shqiperine ne lidhje me ngjarjen tragjike te shperthimit ne Gerdec. Nje gje e tille eshte konfirmuar edhe nga ministri Lulezim Basha dhe Nard Ndoka te cilet kane thene qe kjo ndihme do te nise qe diten e neserme. Nderkohe ministri jashtem i Maqedonise Antonio Milloshovski ka qene ne nje vizite pak me pare ne Tirane. Ai ka vizituar spitalin dhe ka premtuar ndihme si ne shenje te fqinjesise se mire. Gjithashtu ndihme ka ofruar edhe Zvicra per te transportuar nje pjese te pacienteve per nje ndihme me te specializuar. Nderkohe mesohet se ne spitalin Nene Tereza ka te plagosur me diegie dhe probleme ne sy. Karamanlis dhe Gruevski, ngushellime kryeministrit Berisha Kryeministri Berisha ka pasur njė bisedė telefonike me Kryeministrin e Greqisė Kostas Karamnlis. Gjatė kėsaj bisede, Kryeministri Karamanlis i shprehu Kryeministrit Berisha ngushėllimet e sinqerta tė tij dhe tė qeverisė greke pėr viktimat si dhe solidaritetin e plotė tė qeverisė sė tij dhe tė mbarė popullit grek pėr qeverinė shqiptare dhe mbarė shqiptarėt. Kryeministri Karamanlis nė bisedėn telefonike theksoi se i ka kėrkuar me urgjencė tė gjithė ministrave tė qeverisė sė tij pėr tė vendosur kontakte me homologėt e tyre shqiptarė pėr tė ndihmuar nė kėtė ngjarje tė dhimbshme. Kryeministri Berisha i shprehu mirėnjohjen mė tė thellė tė tij dhe qeverisė sė tij pėr ndihmėn dhe solidaritetin. Gjithashtu Kryeministri Berisha ka marrė njė telefonatė nga Kryeministri i Republikės sė Maqedonisė Nikola Gruevski. Zoti Gruevski i shprehu zotit Berisha ngushėllimet mė tė thella si dhe siguroi gatishmėrinė e plotė tė qeverisė dhe vendit tė tij pėr tė ndihmuar qeverinė shqiptare dhe Shqipėrinė nė kėto momente tė vėshtira. Kryeministri Berisha e falėnderoi kryeministrin Gruevski dhe i shprehu mirėnjohjen pėr solidaritetin dhe ndihmėn pėr kapėrcimin e pasojave tė kėsaj tragjedie. Kavaleshenca ne Durres kapacitet te mjaftueshem per banoret Kavaleshenca ne Durres ka kapacitet te mjaftueshem per ndihmen e te evakuarve. Sipas tyre Kavaleshenca ka 400 shtreter te cilat jane vene ne dispozicion te banoreve. Gjithashtu ka edhe nje mjek roje te cilet do jete ne sherbim te personave. Personat do te qendrojne ne Kavalishencen e Durresit derisa shteti te marre masa pasi shtepite e tyre jane te shkaterruara. Policia, numer pa pagese per cdo emergjence Shtabi i Emergjencė pėr ēdo emergjencė ka vendosur nė dispozicion tė qytetarėve numrin e telefonit 129, tė sallės sė Qendrės Operative. QSUT, mberrijne ne morg dy autoblinda dhe nje ambulance Vetem pak minuta me pare kane mberritur ne Qendren Spitalore Universitare ne Tirane dhe pikerisht ne morgun e saj dy autoblinda dhe nje ambulance. Nderkohe korespondentja jone atje ben te ditur se ende nuk eshte bere e ditur numri real i viktimave qe kane mberritur. Nderkohe qe konfirmohet se tre vendet e huaja, Greqia, Italia dhe Zvicra do te ofrojne ndihmen e tyre. Helikopteri i KFOR sjell ne Shqiperi gjakun e dhuruar nga Kosovaret Ka mberritur ne Shqiperi gjaku i dhuruar nga kosovaret per tragjedine e Gerdecit ku mendohet te jene plagosur rreth 203 persona dhe te kene vdekur disa te tjere. Behet fjale per dhurimin e plot 300 dozave te gjakut dhe 100 doza plazem. Gjaku ka ardhur ne Shqiperi me nje helikopter te KFOR-it dhe tashme pritet qe tu vije ne ndihme te plagosurve ne spitale. (Elona Mamushi/Antoneta Rusta/Arjona Sinanaj)
__________________
Nese me kupton gabimisht, mesoje qe s'kuptove asgje.
|
|
#8
|
||||
|
||||
Re: Shperthim Ne Nje Depo Municionesh Ne Vore. Zyrtare: 4 Te Vdekur
Un sapo pashe qe numri i te plagosurve ka arritur ne 243, nga keta 142 jane akoma te shtruar ne spital dhe 12 jane ne gjendje kritike.
4000 veta jane evakuuar nga fshatet perreth Albin Mecaj, 22 vjec, punonjes ne depo i cili kishte pesuar djegie ne trup, i ka thene Associated Press se ne depo ne kohen e shperthimit kane qene ne pune te pakten 80 veta. Zakonisht, kishte deklaruar ai 120 veta punonin ne ate depo. ![]() ![]() ![]() ![]() ![]()
__________________
Kthhhhhhhhh!!! |
|
#9
|
||||
|
||||
Re: Shperthim Ne Nje Depo Municionesh Ne Vore. Zyrtare: 4 Te Vdekur
eshte vertet dicka e tmerrshme ...e paimagjinueshme kjo qe po ndodh...
__________________
GJithesia dhe budallalleku i njeriut jane pafund...Per te paren sjam shume i sigurte...A.A |
|
#10
|
||||
|
||||
Re: Shperthim Ne Nje Depo Municionesh Ne Vore. Zyrtare: 4 Te Vdekur
dikur... njerėzit s'afroheshin pėr reth 2 km afėr nėpėr baza ushtarake me kaq potencial
sot... ndėrtohen shtėpi 2/3 katshe nė teritoret ushtarake, pse jo dėrgojn dhe fmitė me bagti pėr ti kullosur brėnda n'repart ushtarak u habita qė s'pashė dhe pallate nga 5 apo 6 katėshe pėr reth ktij repartit ushtarak... ska mė... ai popull ėsht i destinuar t'vuj |
![]() |
| Bookmarks |
| Opsionet e temes | |
|
|