AlbStation-Stacioni i Shqipėtarėve nė Internet



Kthehu Pas   AlbStation-Stacioni i Shqipėtarėve nė Internet > Media > Lajme Flash
Keni harruar Fjalėkalimin? | Antarėsohu!

Pėrgjigje
 
Opsionet e temes
  #1  
I/E vjetėr 19-03-08, 07:13 PM
Avatari JetMir
JetMir JetMir ėshtė offline
JetMir
 
Data e Antarėsimit: Nov 2007
Postime: 1,185
Recetat: 5
Reputacioni: 66
JetMir Anetare i/e DashurJetMir Anetare i/e DashurJetMir Anetare i/e DashurJetMir Anetare i/e DashurJetMir Anetare i/e DashurJetMir Anetare i/e DashurJetMir Anetare i/e Dashur

Gjiri i Vlores i minuar, predhat kercenojne sigurine e qytetareve





Telekamerat e News24 tregojne se sipėrfaqja ku ndodhen predhat ėshtė shumė e madhe dhe e parė me sy tė lirė nė njė metėr katror aty mund tė gjesh njė sasi nga 20 deri nė 30 tė tilla

Ndersa prokuroria ka nisur hetimet per te gjetur pergjegjesit per tragjedine e Gerdecit, mijera predha te tjera te paruajtura kercenojne sigurine e shqiptareve; jane ato qe vazhdojne te gjenden ne thellesi te Gjirit te Vlores dhe qe pergenjeshtrojne ate qe ka deklaruar kryeministri Berisha pak dite me pare se "“jane cmontuar dhe ka perfunduar ne shtator eksplodimi i te gjitha minave dhe silurave te bregdetit, fale nje financimi nga Departamenti i Shtetit” ka thene Berisha ne 17 mars 2008". Keto predha nuk jane cmontuar kurre.

Por ndryshe nga sa deklaroi kreu i qeverisė tv News24 ofron pamje ekskluzive qe tregojne njė tjetėr realitet. Vetėm pak metra larg qytetit tė Vlorės, pranė distriktit detar, aty ku ndodhet njė prej pikave mė tė bukura bregdetare, zona e ish- Kalasė, gjendet njė sasi shumė e madhe predhash tė hedhura qė pas luftės se dyte boterore.

Telekamerat e News24 te cilat jane futur nen uje ne Vlore tregojne se sipėrfaqja ku ndodhen predhat ėshtė shumė e madhe dhe e parė me sy tė lirė nė njė metėr katror aty mund tė gjesh njė sasi nga 20 deri nė 30 tė tilla dhe pamja qė tė shfaqet poshte ėshtė shumė e frikshme. Akoma mė e frikshme ėshtė qė ne te lahen njerėz. Edi, polumbari qe eshte zhytur per te marre nje nga predhat qe gjenden nen uje tregon se ato nuk ndodhen nė thellėsi tė madhe. thellesi qe shkon 2 -4 metra thellė.

Nderkaq Qemal Toto ėshtė njė nga shoferėt qė nė vitin 1947 ka hedhur predha nė kėtė zonė, predha qė janė mbledhur pas luftės nga depo tė ndryshme. Ai tregon se nė kėtė vėnd, vetėm nė atė kohė mund tė jenė hedhur rreth 70 apo 72 Zisa ushtrie tė mbushur me kėto municione.
Keto predha kane provokuar tashme dhe viktimat e para sic eshte rasti i 2 vellezerve vlonjate qe humben jeten pikerisht ne keto ujera, pasi tentuan te merrnin predha nga do te siguronin eksplozivin per te gjuajtur peshq.

Por ka patur dhe tė tjera raste aksidentesh ku peshkatarė apo dhe qytetarė kanė humbur dhe gjymtyrė duke tentuar t’i zbėrthejnė pėr t’i marrė sasinė e barutit brenda tyre apo pėr ta shitur pėr skrap, pasi pesha e tyre ėshtė e madhe. Me e vogla prej predhave peshon rreth 5-8 kilogram. Faktet tregojnė se edhe pse kanė kaluar shumė vjet municionet vazhdojnė tė jenė njė rrezik pasi eksplozivi i tyre ėshtė aktiv.

Qindra kilograme eksploziv jane ne dispozicion edhe te krimineleve dhe qeveria nuk ka marre asnje mase per t’i larguar dhe per t’i shkaterruar. (News24)
__________________
Nese me kupton gabimisht, mesoje qe s'kuptove asgje.
Pėrgjigju me citim
Pėrgjigje

Bookmarks

Opsionet e temes

Rregullat e Postimit
Ju nuk mundeni te hapni tema te reja
Ju mundeni te replikoni
Ju nuk mundeni te postoni bashkengjitje
Ju nuk mundeni ndryshoni postimet

BB code is Lejohet
Smilies Lejohet
Kodi HTML Nuk Lejohet

Shko tek


Ora ėshtė GMT -4. Ora tani ėshtė 04:53 PM.

 


Copyright Albstation 2007-2008