
27-03-08, 03:48 PM
|
 |
JetMir
|
|
Data e Antarėsimit: Nov 2007
Postime: 1,181
Reputacioni: 66
|
|
|
Greqi,shkarkohen 4 policet e video-skandalit

Gjykata e Shkalles se Pare ne Athine vendosi largimin pergjithmone te protagonistit te videos se publikuar ku tre police dhunuan te 2 te rinjte, njeri shqiptar dhe tjetri grek
Jane shkarkuar nga detyra kater policet greke pjesmarres ne videon e turpit qe u be publike veren e kaluar ne te cilen torturohen fizikisht dhe psiqikisht dy te rinj, njeri prej te cileve eshte shqiptar.
Nderkohe protagonisti kryesor i videos nuk ka per te veshur asnjehere rroben e policit pasi ndaj tij pritet te zhvillohet akoma edhe nje gjyq penal. Gjithashtu masa e pezullimit eshte marre edhe ndaj shefit te rajonit te Omonias. Nje vendim i tille eshte marre nga Gjykata e Shkalles se Pare ne Athine gjate paradites se sotme. Sipas kanalit televiziv MEGA vendimi eshte i formes se prere.
Konkretisht mesohet se ndaj policit 30-vjecar Nikos Tzintzas u mor masa e largimit pergjithmone nga cdo funksion shteteror , ushtarak ose civil dhe i jane hequr perjetesisht te gjitha gradat ushtarake.
Behet fjale pikerisht per protagonistin e videos se publikuar veren e kaluar ne te cilen tregohet se si tre police, njeri prej te cileve xhiron skenen, shijojne torturen psiqike dhe fizike qe ushtron kolegu i tyre i katert ndaj dy te rinjve,nje shqiptari dhe nje greku te cilet ishin arrestuar duke i vjedhur canten nje gruaje 40 vjecare.
(Nga korespondenti une ne Greqi, Aleksander Marku)
__________________
Nese me kupton gabimisht, mesoje qe s'kuptove asgje.
|