![]() |
| |
|
|
|
#1
|
||||
|
||||
Masakrohet deri ne vdekje nje 27-vjecar
TIRANE - Nje djale i ri ka mbetur i vrare dje, pas mesdite, ne periferi te Tiranes. Viktima eshte Ervis Sapaj, me banim ne lagjen "Allias", te kryeqytetit. Te dhenat e para tregojne per nje konflikt, i cili coi ne vrasje. Ndersa policia po heton per motivet dhe autoret e krimit. Ngjarja ka ndodhur dje, rreth ores 15:15 ne qender te Paskuqanit.
![]() Burimet policore bene te ditur se konflikti midis viktimes 27-vjecar Ervis Sapaj dhe autoreve te vrasjes ka nisur prane nje furre buke. Sipas hetimeve te deritanishme, rezulton se autoret dhe viktima kane qene ne dy makina, duke ndjekur njeri-tjetrin. Pasi jane afruar, autoret kane goditur Sapaj, i cili dyshohet te kete tentuar t'i ndalonte gjate rruges. Autoret, te cilet jane ende te lire, e kane qelluar djaloshin me sende te forta ne mes te rruges, fare prane dyqanit te bukes, duke i shkaktuar plage te renda. Burime nga policia bene te ditur se viktima eshte qelluar nga mbrapa kokes, ndersa hidhen dyshimet se mjeti mund te kete qene kacavide. Sipas burimeve, gjate momentit te zenkes ka qene i pranishem edhe nje femije disamuajsh, i cili ka qene ne makinen qe udhetonin dy personat. Kjo gje mesohet te jete bere e ditur ne saje te disa deklarimeve te marra ne vendin e ngjarjes, te cilet kane pershkruar edhe dy autoret. Nga ana tjeter, dyshimet vertiten ne faktin se ata mund te jene konfliktuar per femijen dhe te jene te aferm me njeri-tjetrin. E gjithe ngjarja ka ndodhur ne mes te dites dhe ne vend te rrahur nga banoret e zones. Viktima ne gjendje koma, per shkak te goditjes ne pjesen e pasme te kokes, eshte derguar me shpejtesi ne urgjencen e Spitalit Ushtarak, nga disa banore te zones, me nje automjet te rastit. "Si pasoje e goditjeve te marra, ne pjesen e kokes, 27- vjecari Ervis Sapaj, gjeti vdekjen ne spital edhe pas nderhyrjes se menjehershme mjekesore", thane burime ne Spitalin Ushtarak te Tiranes. Sherbimet e Komisariatit te Policise numer 5 Tirane dhe specialistet e seksionit Kunder Krimeve te Jetes dhe Shendetit, shkuan ne vendngjarje, per te sqaruar rrethanat e motivet e krimit. Sipas tyre, paraprakisht dyshohet se vrasja ka ndodhur per motive te dobeta, ne nje sherr te acaruar pak caste para ekzekutimit. Policia thote se autoret e dyshuar, jane identifikuar, por ata ende nuk jane kapur, pasi masakruan me sende te forta djaloshin 27-vjecar. Burimet kane shtuar se jane duke u marre ne pyetje te afermit e viktimes ne lidhje me dyshimet e nje krimi brenda familjes. Ndersa aktet i kane kaluar per hetime te metejshme Prokurorise se rrethit Gjyqesor Tirane nen akuzen e "vrasjes me dashje" e kryer ne bashkepunim
__________________
▌ ║││█║▌Tė Dashurosh Eshtė Vepėr, Te Tradhėtosh Eshtė Kryeveper ▌ ║││█║▌ ♥♥Innamorato
sempre di pił in fondo all'anima sei sempre tu. Perché non č una promessa ma č quel che sarą domani e sempre♥♥ |
![]() |
| Bookmarks |
| Opsionet e temes | |
|
|
Tema te ngjashme
|
||||
| Tema | Nismėtari i temės | Forumi | Pėrgjigje | Postimi i Fundit |
| Thėnie Tė Ndryshme Pėr Dashurinė! | Bruno | Romancė dhe Dashuri | 29 | 28-01-08 11:17 AM |