![]() |
| |
|
|
|
#1
|
||||
|
||||
Librat e Enver Hoxhes ne trotuar
Njė i njohuri im shet libra nė njė nga anėtrotuaret e shėtitores "Dėshmorėt e Kombit" nė Tiranė. Eshtė njė ambulant tashmė profesionist, pararendės i epokės sė shkuar tė kioskave, por pėr shkak tė ngushticės ekonomike, edhe vazhdues i sotėm i asaj tradite. Librat i shet, duke i shtrirė sa gjatė e gjerė pėrdhe. Gjashtėdhjetė e pesėvjeēari, duke qenė i zhdėrvjellėt, sipas stinėve dhe ofertė-kėrkesės ka shitur buzė trotuarit paketa cigaresh e ēamēakėzė, misra tė pjekur, ka djegur e stėrpjekur gėshtenja, tani tregton librin. Para disa ditėsh, ndėrsa qielli i lėshonte nga lart "armikun" e tij, shiun, gjithė ditėn nuk pati asnjė blerės. Nėntė orė nė kėmbė dhe zero lekė. Pikėrisht, njė ditė mė pas, e enjte, 31 janar, kishte shitur dy libra. Pyetjes se cilėt autorė pati mundur tė shiste, iu pėrgjigj me njė titull qė nuk mė mbeti ndėrmend, kurse i dyti po. I njohuri im tha: "Eurokomunizmi".
Kurioz se mos ishte ndonjė botim qė nuk e kisha nė bibliotekė, e pyeta sėrish se i kujt ishte ai libėr. Tjetri mė pa sikur tė vija nga ndonjė planet pėrtej yllėsisė sonė. "Eurokomunizmi i Enver Hoxhės, kush tjetėr", mu pėrgjigj. Pra, ishte "Eurokomunizmi ėshtė antikomunizėm", i botuar nė vitin 1980. Tirazhi duhet tė ketė qenė astronomik ato kohė, sepse jo vetėm qė u shpėrnda dhe u dhurua brenda vendit tonė, shkoi nė trevat kombėtare jashtė kufijve, por nėpėrmjet pėrfaqėsive diplomatike tė kohės dhe rrjetit mjaft aktiv tė "Miqve tė Shqipėrisė", vrapoi nėpėr Evropė e deri nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės. E kam gjetur nė shumė biblioteka arbėreshe nė Itali. Aq i madh ka qenė tirazhi, sa edhe sot, pa u ribotuar, gjen kopje tė tij jo vetėm te gjashtėdhjetepesėvjeēari ynė, por edhe tek ambulantė mė tė rinj, njėri mu nė zemėr tė ish-Bllokut. Pyetjes nėse i blinin librat e Enver Hoxhės, i njohuri im u pėrgjigj: "Po". "Me siguri librat me kujtime tė tij, jo veprat?" Pėrgjigjja: "Edhe veprat". "Sa ke shitur kėto tre muaj qė po tregton librin?" - e pyeta unė. Tjetri, pėr tė mos e vonuar pėrgjigjen, gati nuk merr frymė: "Pesėdhjetė-gjashtėdhjetė copė". "Po kjo do tė thotė se i bie pothuaj njė libėr nė ditė". Pėrgjigjja: "I kėrkojnė shumė. Ai po mė ushqen mua". Unė: "Nuk tė ushqen ai, sepse ti shet mesatarisht katėr copė libra nė ditė, siē mė ke thėnė". Tani dyshoj mos miku im ėshtė ndėr nostalgjikėt e Enver Hoxhės. "Po kush i blen ato libra? Me siguri janė tė moshuar". Shitėsi ambulant kapsallit sytė me dinakėri si tė tė mė thotė: "Hajde, hajde, sa mbrapa botės je!" - dhe lėshon pėrgjigjen e fundit: "Ka edhe mjaft tė rinj". Gjej si justifikim arsyen e semaforit, qė ka ndezur dritėn jeshile e mė duhet tė kapėrcej udhėkryqin, dhe ndahem me tė. Nė tė vėrtetė dėshiroja tė isha vetėm. Liria e tė shprehurit ėshtė fitorja mė e sigurt qė nė kėto vite tė pasdiktaturės kemi. U arrit qė nė fillim u lėndua disa vite, kurse tani ėshtė nė lulėzim tė plotė, madje deri nė shpėrdorim. Nuk ėshtė vlerė e vogėl ajo e lirisė sė tė folurit e tė shkruarit. Por, nė njė vend jo tė gjithė janė tė etur mė sė pari pėr tė e pastaj pėr tė tjerat. Demokracia dhe zhvillimi kėrkojnė tė ketė punė, ujė e energji tė pandėrprerė elektrike, lehtėsi pėr tė udhėtuar jashtė vendit, tė ardhura tė mira. Kėto nuk mbėrrihen nė njė ditė, kėrkojnė kohėn e tyre dhe mobilizim mė tė madh tė qeverisėsve. Kėshtu, ndėrsa njė intelektual i gėzohet mjaft lirisė sė shprehjes, njerėzit e thjeshtė nuk e kanė kėtė hall tė dorės sė parė. Ata nuk jetojnė me lirinė e fjalės, por me sigurinė pėr njė vend pune. Nė rrethana tė tilla rikthehet Enver Hoxha dhe librat e tij. Ata blerės tė "veprave" apo kujtimeve tė tij nuk janė intelektualė. Kėta mund ta kenė kėtė libėr nė shtėpi, kurse shumica edhe flakur. Blerėsit e lexuesit e Enver Hoxhės janė prej njerėzve tė thjeshtė, tė moshuar qofshin apo tė rinj. Dhe kėtu ėshtė problemi. Duke u dhėnė liri pėrhapjeje ideve dhe imazhit tė diktatorit, njeriut qė pikėrisht jo vetėm lirinė e tė shprehurit, por edhe lirinė e tė menduarit ndaloi e goditi, shoqėria shqiptare nuk ka bėrė asnjė gabim. Liria e lejuar nuk e shton nostalgjinė pėr Enver Hoxhėn, siē disave u duket gabimisht. Bėn tė kundėrtėn. Liria, duke mos ndaluar, kryen punėn mė tė dobishme: seleksionon e pėrzgjedh mė tė mirėn. Lehtėson garėn dhe konkurrencėn e ideve. Ky ėshtė edhe thelbi i demokracisė dhe i shoqėrisė realisht tė hapur. Nėse akoma shiten jo pak libra tė Enver Hoxhės dhe kėto kohė ka njė rigjallėrim tė kėtij tregu e tė temės sė komunizmit (mund tė dėshmohet nga titujt e faqeve tė para tė mjaft tė pėrditshmeve tona) kjo nuk do tė thotė aspak se konsumatorėt janė patjetėr tė gjithė nostalgjikė. Ca mė pak tė alarmohemi se ka aktivistė, qė duan ta rikthejnė atė sistem tė dėshtuar dhe diktaturėn. Sot, grupet enveriste, madje edhe partitė, pėrfshi edhe mė kryesoren, atė tė drejtuar nga Hysni Milloshi, pėrveē ndonjė manifestimi tė qetė e ndonjė interviste, nuk kryejnė asnjė gjest dhune. Nuk hedhin slogane e nuk veprojnė pėr tė pėrmbysur rendin shtetėror, ēka po tė ndodhte, meritonte pėrdorimin ndaj tyre tė rreptėsisė sė shtrėngimit. Qė enveristėt shqiptarė nuk i drejtohen dhunės si ekstremistė, gjė qė kryhet nė mes tė vendeve tė zhvilluara tė Evropės, ėshtė njė temė interesante dhe jo vetėm, sepse njė poet atdhetar si Milloshi e kupton se duhen zbatuar rregullat e lirisė dhe tė pluralizmit. Qė shiten jo pak libra tė Enver Hoxhės nuk duhet tė na bėjė ti druhemi pluralizmit si tė jetė njė sistem i brishtė. Demokracia ėshtė regjim shumė mė i fortė se diktatura. Ajo ėshtė mjaft e rezistueshme, edhe kur gjendet nė faza delikate e jo mė tashmė nė vitin 2008, kur ka dėshmi qė nė Shqipėri po hyn nė fazėn e stabilizimit. Ndėr ata qė blejnė libra tė Enver Hoxhės ka edhe kuriozė. Ka edhe nga ata, qė tė pėshtjelluar nga shkrimet me inat ideologjik tė fanatikėve tė pandryshueshėm mes ish-komunistėve, ish-ballistėve apo ish-monarkistėve, duan ta gjejnė vetė tė vėrtetėn. Duan ta kenė bindje. Pėrderisa librat e Enver Hoxhės akoma nuk janė ribotuar, pasojė kryesore e tirazhit tė madh tė kohės, kjo do tė thotė se nėpėr trotuare ato libra gjenden, sepse tė tjerė i kanė hequr nga bibliotekat e tyre personale. Pak muaj mė parė kam blerė njė "Kujtime pėr Enverin", pjesa e parė, tė Nexhmije Hoxhės, madje me mė shumė lekė sa mė kėrkoi shitėsi, sepse nė brendėsi kishte njė autograf tė saj. Ishte njė shkrim mjaft harmonik. Ia kishte bėrė dhuratė njė personi, emėr i dėgjuar i gjysmėshekullit tė shkuar. Libri kishte pėrfunduar nė trotuar, sepse tashmė personi tė cilit ia pati dhuruar, nuk jeton mė. Djemtė e tij e kishin hequr librin nga shtėpia. Nuk e donin. Qė librat e Enver Hoxhės shiten nė mes tė Tiranės apo nė Gjirokastėr, ku prej ndonjė tregtuesi tė vogėl bėhet biznes me gota porcelani me portretin e tij, duhet tė na bėjė tė mendohemi. Po tė mendohemi mirė e thellė e tė mos bėrtasim propagandė, secilit prej nesh, aty ku jetojmė e veprojmė, nė atė shkallė qė kemi nė dorė tė ndikojmė, na takon tė bėjmė mė shumė pėr tė mbrojtur e zhvilluar kėtė sistem lirie tė pas nėntėdhjetės. Kjo do tė thotė shumė mė tepėr vende pune, energji elektrike tė pandėrprerė, kujdes shėndetėsor, antikorrupsion, mė pak tė droguar, pėrkujdesje tė dukshme tė administratės pėr popullin e thjeshtė. Patjetėr edhe mė shumė vėmendje pėr ata qė kanė vuajtur e janė persekutuar nga diktatura. Nuk e shihni qė po mbushen vite qė pėr dramat e tyre tė mėdha nė median e kujtesėn e opinionit publik po krijohet boshllėk? Kjo do tė thotė prag harrimi. Po kalojmė njė ēast delikat, sepse kujtesės sonė tė shkurtėr po i shtohet rrėmbyeshėm njė brez i ri i lindur pas viteve nėntėdhjetė, gjeneratė qė nuk e ka parė diktaturėn. Ata qė kanė qenė dėshmitarė tė saj, tė ēdo lloj bindjeje politike, nuk e duan mė tė rikthehet. Tė rinjtė pėr njė ēast papėrvoje apo krize adoleshence mund ti kthehen mendėrisht e shpirtėrisht. Librat e Enver Hoxhės duhet ti bėjmė tė rrinė me mė shumė siklet nė trotuar. |
![]() |
| Bookmarks |
| Opsionet e temes | |
|
|
Tema te ngjashme
|
||||
| Tema | Nismėtari i temės | Forumi | Pėrgjigje | Postimi i Fundit |
| Historia e Shqipėrisė !!! | King_Arthur | Historia e Shqiperisė | 96 | 30-01-08 06:43 AM |