AlbStation-Stacioni i Shqipėtarėve nė Internet



Kthehu Pas   AlbStation-Stacioni i Shqipėtarėve nė Internet > Art > Letersia
Keni harruar Fjalėkalimin? | Antarėsohu!

Pėrgjigje
 
Opsionet e temes
  #1  
I/E vjetėr 01-05-08, 07:51 PM
Avatari Royal
Royal Royal ėshtė offline
Albstation
 
Data e Antarėsimit: Dec 2007
Postime: 412
Reputacioni: 25
Royal AlbStation
Librat, Gazetat, Publikime

Tė jetosh nė ishull


Ben Blushi, Te jetosh ne ishull

ROMANI I PARE I NJE POLITIKANI

"Te jetosh ne ishull", roman nga BEN BLUSHI



Te dhenat teknike te botimit:

Autor: Ben Blushi
Titulli: Tė jetosh nė ishull

Lloji: roman

Botues: Toena

Nr. i fq. 408

Ēmimi: 1000 lekė (8 euro).

Ka dale nga shtypi dhe sapo eshte hedhur ne qarkullim romani i pare i autorit Ben Blushi, i njohur si politikan, ish minister dhe zevendesminister ne disa dikastere ne vitet e fundit, si dhe nje gazetar i njohur ne fillimet e tij.

Eshte nje nga rastet unike kur nje politikan i kthehet leterise, nderkohe qe gjate ketyre 18 vjeteve shqeria shqiptare ka njohur fenomenin qe nje pjese jo e vogel shkrimtaresh e poetesh, njerez te letrave ne pergjithesi lane penen dhe iu perkushtuan politikes.

Me nje rrefim e stil jo te zakonte ne letrat shqipe, veēanerisht pas viteve '90, autori e ka marre temen nga Historia e Shqiperise e shekujve XV-XVIII, por duke e trajtuar artistikisht si rrallekush e duke sjelle nje informacion me fryme analitike nga nje pikeveshtrim i ri dhe teresisht sipas gjykimit te tij te ngjarjeve te medha te shoqerise shqiptare te kesaj periudhe. Por, pavaresisht nga linjat e personazhet e shumte qe gershetohen ne liber, tema themelore e romanit do te mbese procesi i gjate shoqeror i islamizimit te shiptareve nga te krishtere ne myslymane, debatet per te cilin vazhdojne te jene ne qender te polemikave edhe ne ditet tona dhe i kane ndare studiuesit, historianet, analistet etj. ne kampe me pikpamje te ndryshme.

Qe sot, ne te gjitha librarite e Shqiperise e Kosoves, romani i Ben Blushit "Te jetosh ne ishull", si nje risi e letrave shqipe te dekadave te fundit.





ROMANI BEFASUES I BEN BLUSHIT




“Tė jetosh nė ishull” ėshtė romani befasues i Ben Blushit, i cili vjen nė letėrsi nga politika dhe pas njė pėrvoje tė gjatė nė median e shkruar.

Duke e marrė temėn nga njė periudhė jo fort e njohur e historisė sė Shqipėrisė, fabula shtrihet nė gati katėr shekuj duke sjellė nė letėrsinė shqipe, personazhe tė njohur, ngjarje e data qė tė ēudisin pėr erudicionin e autorit, njohjen deri nė imtėsi tė epokės ku zhvillohen ngjarjet dhe tė zakoneve, traditave, organizimit tė jetės sė pėrditshme, e, nė mėnyrė tė veēantė, tė riteve e normave fetare qė rrjedhin nga Librat e Shenjtė.

Njė Skėnderbe ndryshe nga ē’e njohim, mosmarrėveshjet e tij me princin Arianit Komneni dhe historia e familjes Komneni e parė nė disa breza, Ali Pashai i Tepelenės dhe qeverisja ekzotike e Janinės, konfliktet e tij me ēamėt e krishterė, lulėzimi dhe shkatėrrimi i Voskopojės i pėrshkruar pėr herė tė parė nė letėrsinė shqipe, luftėrat e shqiptarėve deri nė Kretė kundėr Turqisė, si dhe bėmat e Sabatai Zevit, ēifutit mė tė famshėm tė Perandorisė Osmane qė vdiq nė Berat, janė vetėm disa prej kulmeve qė tė mbajnė mbėrthyer pas leximit pėr tė ndjekur zhvillimet e mėtejshme dhe pėrfundimin e ngjarjeve.

Por, linja mė dominuese nė roman qė do tė ngjallė, padyshim, debate e diskutime tė shumta mbetet procesi i gjatė dhe i ngatėrruar i islamizimit tė shqiptarėve tė pas pushtimit nga Turqia. Ishte paqėsor apo i dhunshėm ky transformim, u krye me dėshirėn e vetė shqiptarėve apo u detyruan nga masat shtrėnguese tė pushtuesve?! Si bashkėjetoi njė familje shqiptare e ndarė nė dy fe nė Shqipėrinė e shekullit XVIII?

Lexoni romanin e Ben Blushit “Tė jetosh nė ishull”, me njė gjuhė, stil e rrėfim magjepsės.

Njė roman qė pėrpiqet tė tregojė se si tė shoqėria shqiptare e pėrsosi instrumentin e bashkėjetesės fetare pėr t’i mbijetuar asimilimit dhe rrebesheve tė kohės.



Ēmendoni per kete roman, gjithashtu cmendoni per opksurantizmin islamik ne lidhje me kete roman, qendrimin e ca qarqeve e individeve te caktuar?
Cmendim keni ju me faktin historik qe shqipetaret e kane mare fene nga dhuna, e presionet e "perandorise".

P.S: Libri eshte vlersuar nga kritiket letrar, si nje liber i arrire artistikisht dhe si nje liber me vlera.
__________________
No how, No way, No McCain
Hillary Clinton, Denver

"The most important kind of freedom is to be what you really are. You trade in your reality for a role. You trade in your sense for an act. You give up your ability to feel, and in exchange, put on a mask. There can't be any large-scale revolution until there's a personal revolution, on an individual level. It's got to happen inside first."
Pėrgjigju me citim
  #2  
I/E vjetėr 01-05-08, 08:02 PM
Avatari Royal
Royal Royal ėshtė offline
Albstation
 
Data e Antarėsimit: Dec 2007
Postime: 412
Reputacioni: 25
Royal AlbStation
Librat, Gazetat, Publikime

Fragment nga romani


...Voskopoja ishte njė qytet i bukur jo shumė larg fshatit tuaj. Voskopoja ishte njė botė e vogėl e mbledhur nė njė dorė malesh. Aty kishte ēdo gjė...
Kishte ditė, kishte natė, kishte diell, kishte hėnė, kishte qetėsi, kishte fllad, kishte lule, kishte livadhe, kishte ketra, kishte lepuj, kishte zjarr, kishte vjeshtė, kishte pranverė, kishte pyll, kishte yll, kishte eklips, kishte zogj, kishte dashuri, kishte paqe, kishte nder, kishte falje, kishte ėmbėlsi, kishte jetė, kishte muzikė, kishte violinė, kishte martesa, kishte vdekje, kishte lindje, kishte djem, kishte vajza, kishte mėsues, kishte nxėnės, kishte shkolla, kishte dyqane, kishte drita, kishte rrugė, kishte hane, kishte kuaj, kishte shtėpi, kishte kisha, kishte priftėrinj, kishte kambana, kishte mesha, kishte manastir, kishte libra, kishte germa, kishte shtypshkronja, kishte bibliotekė, kishte ikona, kishte piktura, kishte pemė, kishte dėborė, kishte lugina, kishte kroje, kishte ujė, kishte ēezma, kishte pragje, kishte oborre, kishte lulishte, kishte shatėrvanė, kishte mullinj, kishte qelq, kishte basma, kishte sėndukė, kishte flori, kishte para, kishte fėmijė, kishte lodra, kishte monumente, kishte mermer,

kishte arkitektė, kishte ura, kishte kanale, kishte azil, kishte spital, kishte jetimore, kishte tregtarė, kishte punishte, kishte magazina, kishte pėlhura, kishte mėndafshe, kishte kafe, kishte sheqer, kishte kallaj, kishte xham, kishte kadife, kishte hekur, kishte bakėr, kishte plumb, kishte pambuk, kishte atllas, kishte pasqyra, kishte gota, kishte porcelan, kishte lėkurė, kishte ilaēe, kishte tekstile, kishte armė, kishte pisqolla, kishte vaj, kishte miell, kishte lesh, kishte velenxa, kishte duhan, kishte turistė, kishte marangozė, kishte druvarė, kishte fajdexhinj, kishte shkrimtarė, kishte kėngėtarė, kishte bujq, kishte kovaēė, kishte samarxhinj, kishte kallajxhinj, kishte jorganxhinj, kishte bravėpunues, kishte thikėpunues, kishte oxhakpunues, kishte berber, kishte xherahe, kishte barinj, kishte rrobaqepės, kishte kazanxhinj, kishte teneqexhinj, kishte qirinxhinj, kishte sapunxhinj, kishte bojaxhinj, kishte qemerxhinj, kishte muratorė, kishte gurskalitės, kishte opingar, kishte armėtarė, kishte liri, kishte veri, kishte perėndim, kishte rregull, kishte ligje, kishte shqiptarė, kishte grekė, kishte jevgj, kishte tė krishterė dhe prandaj kishte dhe alfabet. Na lodhe, i tha Sara, mė mirė na thuaj se ēfarė nuk kishte.

Metod Antrakidi mori frymė dhe pa nga Ibrahimi sikur t’i kėrkonte falje. Nuk kishte myslimanė, tha. Nuk gėnjen, ndėrhyri Mihal Komneni qė rrinte nė kėmbė duke numėruar sendet e Metodit, por ka harruar tė thotė se nė Voskopojė kishte edhe Komnenė. Po syzet e tua kush i bėri, kazanxhiu apo muratori, pyeti Aliu dhe Ibrahimi qeshi. Syzet i kam blerė nė Venedik dhe kur i vura pėr herė tė parė nxėnėsit nė Voskopojė mė quajtėn Mektodysyz Prapakidi. Kurse unė do tė tė quaja Me-kto-syz-ėndrra-kishi, tha Hana. Ti nuk ndryshon shumė nga gratė e Voskopojės qė u dashuruan me syzet e Metodit, foli Mihali. Aq sukses patėn syzet e tij nė qytet, saqė gratė filluan t’u kėrkonin burrave apo tė dashurve tė tyre tregtarė tė vinin syze sepse kėshtu dukeshin mė tė rinj dhe mė tė zgjuar. Burrat qė filluan tė mbanin syze quheshin nga tė dashurat me pėrkėdheli Mektosyēka. Njėherė i shkova njė zonje tė re nė shtėpi kur burri tregtar kishte ikur nė Rumani.
__________________
No how, No way, No McCain
Hillary Clinton, Denver

"The most important kind of freedom is to be what you really are. You trade in your reality for a role. You trade in your sense for an act. You give up your ability to feel, and in exchange, put on a mask. There can't be any large-scale revolution until there's a personal revolution, on an individual level. It's got to happen inside first."
Pėrgjigju me citim
  #3  
I/E vjetėr 01-05-08, 08:03 PM
Avatari Royal
Royal Royal ėshtė offline
Albstation
 
Data e Antarėsimit: Dec 2007
Postime: 412
Reputacioni: 25
Royal AlbStation

Fragment 2


...Pėr t’ia bėrė qejfin i mora syzet Metodit. Ajo u kėnaq sepse e quajti kėtė njė shenjė respekti dhe atė natė e ndau vetminė me mua. Ndėrsa njėherė tjetėr qė Metodit i duheshin syzet, unė shkova pa to dhe ajo mė zboi dhe mė tha: Ik Paktosyēka. Por dikush qė mė kishte parė i tha burrit tė saj se njė burrė me syze ia vizitonte gruan kur ai nuk ishte. Burri i zuri pritė Metodit nė shkollė dhe e rrahu nė sy tė nxėnėsve. Faqet iu ėnjtėn dhe syzet iu thyen derisa i porositėm njė palė tė tjera pas dy muajsh. Por, kur erdhėn syzet, faqet e Metodit ishin akoma tė nxira. Djemtė qeshėn dhe Hana e zuri Mihal Komnenin lehtė nga flokėt sikur po e dėnonte. Mihali gjithmonė i ka gjetur gratė me sytė e tė tjerėve, tha Metodi. Po, tha Ibrahimi, kur ishte i ri Mihali shikonte Zoicėn me sytė e Mihalit.

Hana dhe Sara panė nga Ibrahimi pėr tė kuptuar se ē’donte tė thoshte, por Mihal Komneni i ra Metodit lehtė nė sup dhe i tha: Ēfarė the se nuk kishte nė Voskopojė? Harrova tė them se nė Voskopojė kishte shumė myshk. Nė pranverė kur shkrinte dėbora livadhet pėrreth qytetit mbusheshin me njė myshk bojė vjollcė qė kur dielli e zinte nė perėndim dukej blu. Gratė e mblidhnin myshkun dhe bėnin parfume pėr vete dhe ilaēe pėr fėmijėt. Nė kėtė stinė Voskopoja mbante era myshk dhe gratė mbarseshin duke e mbledhur. Gjinjtė, flokėt, sqetullat dhe gjithė trupi ua thithte kėtė aromė, qė i dehte burrat e tyre. Shumica e fėmijėve tė Voskopojės janė zėnė nė pranverė kur myshku ngrinte petalet e veta tė vogla mbi tokė dhe kanė lindur nė dimėr kur, nėn dėborė, myshku ushqehej me lagėshti pėr tė nxjerrė prapė kokėn nė pranverė. Myshku ia lidh barrėn grave tė dobėta dhe ia qetėson qarkullimin e gjakut burrave tė lodhur.

Nga myshku i ėshtė vėnė emri Voskopojės qė nė kohėt e lashta latinėt e quajtėn Muskopolis, ose Qyteti i Myshkut. Disa tė menēur thonė se myshku, pėrveē aftėsive shėronjėse, i dikton trurit tė njeriut njė dashuri mė tė madhe pėr natyrėn, pėr artet, pėr tė bukurėn dhe pėr veten. Kjo mund tė jetė e vėrtetė sepse voskopojarėt kanė qenė artistė tė lindur dhe narcizistė tė marrė dhe kjo dashuri pėr veten e ka zbukuruar qytetin. Por, vitet e fundit, tregtarėt e mėdhenj, qė financonin shkollat dhe librat, nuk pranonin qė fėmijėve dhe tė huajve t’u mėsohej se Voskopoja ishte qyteti i arteve. Ata kėrkonin qė Voskopoja tė mbahej mend si njė qytet i ngritur nga tregtarėt dhe kėshtu vendosi edhe kėshilli i tė katėrmbėdhjetėve, i cili jepte leje pėr botimet tona. Kėshilli pėrbėhej nga pėrfaqėsues tė tregtarėve dhe kur kėta u ankuan pėr njė botim tė Akademisė qė quhej Voskopoja - Qyteti i artit kishtar, libri u ndalua tė shitej dhe nuk u fut nė bibliotekė. Kėshilli vendosi qė libri tė rishkruhej dhe ai doli pas njė viti me titullin Voskopoja, Tregtia, Arti dhe Kishat.

Ambroz Gusta, qė shkroi kėtė histori tė shkurtėr tė Voskopojės, gjeti njė tė mesme midis tregtarėve dhe priftėrinjve dhe kėshtu libri u shtyp. Por ėshtė e vėrtetė se tregtarėt kanė dhėnė shumė pėr qytetin. Nė qoftė se Voskopoja ishte si njė trup i gjallė, tregtarėt dhe zanatēinjtė ishin duart dhe kėmbėt, artistėt ishin sytė dhe veshėt, ndėrsa priftėrinjtė ishin truri. Pjesa tjetėr ishin gojė qė hanin dhe flisnin pėr tre tė parėt. Voskopoja ėshtė nė mes tė udhės qė shkon nga Adriatiku nė Selanik dhe nė Stamboll. Duke qenė midis maleve, ajo i ngjan njė magazine natyrore ku karvanėt pushonin, mallrat shkėmbeheshin dhe kuajt ndėrroheshin. Tregtarėt vendosėn rregulla tė forta pėr sigurinė e magazinave tė tyre, tė cilat ruheshin me burra tė armatosur qė paguheshin shtrenjtė.

Mallrat qė shkarkoheshin nė portet e Adriatikut, tregtarėt e Voskopojės i merrnin dhe i shpėrndanin nė tė gjithė Perandorinė Turke dhe prej andej sillnin mallra qė i duheshin hungarezėve, austriakėve dhe venedikasve. Tregtarėt rrinin gjithė kohėn nėpėr rrugė dhe nėpėr porte e dogana, ndėrsa me paratė e tyre zanatēinjtė ndėrtuan shtėpi tė mėdha, rrugė, ujėsjellės, shkolla, kisha dhe lulishte. Gjatė dimrit, kur rrugėt bllokoheshin nga dėbora, tregtarėt rrinin nė qytet me gratė e tyre dhe me fėmijėt, duke iu rrėfyer pėr qytetet qė kishin parė dhe pėr madhėshtinė e tyre. Fėmijėt donin tė mėsonin mė shumė se baballarėt dhe kėta mblodhėn para dhe ngritėn shkollat, ku nė fillim priftėrinjtė u bėnė mėsues. Por kur fėmijėt mbaruan shkollat ata nuk deshėn tė bėhen tė gjithė priftėrinj dhe disa u bėnė tregtarė si etėrit, disa ikėn pėr tė vazhduar studimet nė shkolla tė mėdha nė Itali dhe Austri dhe disa mbetėn duke u bėrė mėsues tė fėmijėve tė tjerė. Voskopoja u rrit dhe qyteti u nda nė trembėdhjetė lagje.

Zanatēinjtė u grumbulluan nė lagje sipas zanateve tė tyre dhe kėshtu u formua lagjja e bakėrxhinjve, arpunuesve, armėtarėve, kėpucarėve, bojaxhinjve, ndėrtuesve, kazanxhinjve, jorganxhinjve, sapunxhinjve, rrobaqepėsve, samarxhinjve, lėkurxhinjve dhe artistėve. Secila nga trembėdhjetė lagjet zgjidhte njė herė nė vit njė pėrfaqėsues nė kėshillin e tė trembėdhjetėve qė drejtonte qytetin dhe vendoste pėr rregullin, pėr oraret e punės, pėr ndėrtimet e reja, si dhe jepte leje pėr tė ardhurit nė Voskopojė. Qyteti u pasurua dhe mjaft fshatarė nga viset pėrreth, por edhe grekė qė vinin pėr tė gjetur punė atje. Nė qoftė se kėshilli i tė trembėdhjetėve nuk e pranonte, tė huajit nuk i jepej tokė pėr tė ndėrtuar shtėpi dhe lagjet nuk kishin tė drejtė ta strehonin...
__________________
No how, No way, No McCain
Hillary Clinton, Denver

"The most important kind of freedom is to be what you really are. You trade in your reality for a role. You trade in your sense for an act. You give up your ability to feel, and in exchange, put on a mask. There can't be any large-scale revolution until there's a personal revolution, on an individual level. It's got to happen inside first."
Pėrgjigju me citim
  #4  
I/E vjetėr 01-05-08, 08:04 PM
Avatari Royal
Royal Royal ėshtė offline
Albstation
 
Data e Antarėsimit: Dec 2007
Postime: 412
Reputacioni: 25
Royal AlbStation

Fragment 3


vazhdon nga 2
... Kėshilli zgjidhte njė kryetar, i cili drejtonte punimet e tij dhe vuloste vendimet qė merrte kėshilli. Nė vitin 1712 kryetar i Kėshillit tė tė trembėdhjetėve ishte Johan Vulgari, babai i Eugjen Vulgarit tė ndritur qė pėrktheu Volterin dhe qė u bė mėsues nė tė gjitha shkollat e mėdha greke nga Kostandinopoja nė More. Johan Vulgari vinte nga lagjja e sapunxhinjve. Ai kishte qėndruar dhjetė vjet kryetar i kėshillit tė tė trembėdhjetėve dhe mendonte se ishte i pazėvendėsueshėm. Ishte bėrė fodull dhe i pasjellshėm. Nuk pyeste shumė pėr kėshillin dhe kishte filluar t’i merrte vendimet nė kokė tė tij. Nė vitin 1706 disa tregtarėve tė lėkurėve u ishin mbytur dy anije tė mėdha me mall nė Durrės. Ata i kishin kėrkuar ndihmė Johan Vulgarit qė tė shkonte bashkė me ta nė Durrės pėr t’u kėrkuar autoriteteve tė portit qė t’u paguanin atyre paratė pėr dėmin. Por Johan Vulgari nuk shkoi nė Durrės dhe tregtarėt i humbėn paratė e tyre.

Nė qytet u hap fjala se njė natė, duke pirė me shokėt e tij Johan Vulgari kishte thėnė: Mė mirė qė u mbyt lėkura nė det se era e saj na qelbte qytetin. Qė atėherė tregtarėt e lėkurės ishin nė hasmėri me Johanin dhe votonin gjithnjė kundėr tij. Nė 1712 do tė bėheshin zgjedhjet pėr kėshillin dhe pėr kryetarin e ri. Tregtarėt e lėkurės u lidhėn me pėrfaqėsues tė tjerė nė kėshill dhe arritėn tė bėnin aleatė edhe gjashtė prej tyre. Johan Vulgari e mori vesh se kundėrshtarėt e tij kishin mbledhur shtatė vota nė kėshill dhe ai nuk mund tė zgjidhej mė kryetar i tė trembėdhjetėve vetėm me gjashtė votat qė kishte. Atėherė, pa pyetur kėshillin, Johani vendosi qė nė Voskopojė tė ngrihej njė lagje e re me tė huaj, e cila do tė ishte lagjja e katėrmbėdhjetė. Ai firmosi menjėherė kėrkesat e shumė fshatarėve qė prisnin prej vitesh tė bėheshin qytetarė tė Voskopojės dhe i dha atyre tė drejtėn e votės dhe tė pėrfaqėsimit nė Kėshill.

Shumica e tyre ishin myslimanė tė ardhur nga fshatrat e Kolonjės, Devollit dhe Beratit, tė cilėt deri atėherė nuk ishin pranuar nė qytet. Kundėrshtarėt nė kėshill bėnė zhurmė dhe u ankuan se Johan Vulgari po ngrinte njė lagje me tė huaj dhe me myslimanė nė Voskopojė dhe ēėshtja i shkoi kadiut tė Korēės. Kadiu i dha tė drejtė Johan Vulgarit duke thėnė se Voskopoja ishte njė qytet nė Perandorinė Turke dhe myslimanėt nuk mund tė pėrjashtoheshin nga asnjė vend dhe se ēdo vendim, qė nuk i lejonte ata tė jetonin ku tė donin nuk do tė ishte i vlefshėm. Kėshtu, kėshilli i tė trembėdhjetėve u bė me katėrmbėdhjetė vetė dhe kur u votua, Johan Vulgari mori shtatė vota pro dhe shtatė kundėr dhe vazhdoi tė qėndronte kryetar, por kishte humbur mbėshtetjen e shumicės sė qytetit dhe sidomos tė priftėrinjve, tė cilėt u acaruan nga ardhja e myslimanėve. Pėr t’i zbutur, Johan Vulgari, qė ishte njė i krishterė dinak i dha atyre para, nga arka e kėshillit, pėr mbaruar katedralen e madhe tė Shėn Mėrisė nė qendėr tė Voskopojės, e cila kishte filluar prej 1696 dhe ende nuk kishte pėrfunduar.

Muret dhe dhomat e katedrales ishin ngritur, por ajo kishte mbetur bosh nga brenda, si njė haur i madh. Njerėzit qė i zinte nata nė Voskopojė e pėrdornin ndėrtesėn pėr tė fjetur dhe pėr tė ēlodhur kuajt. Johan Vulgari thirri piktorėt mė tė mirė nga Korēa dhe Berati dhe kėta pikturuan afreske dhe ikona tė shkėlqyera dhe tė ndritshme me luspa, tė cilėt e habitėn gjithė qytetin. Njėri prej tyre ishte David Selenica. Kur ai pikturonte, hipur mbi skelat e larta, fėmijė, pleq dhe gra mblidheshin duke e kundruar dhe harronin se bojėrat e tij u pikonin mbi rroba. Njė mėngjes, dy gra qė erdhėn nga fushat, pasi kishin mbledhur myshk, u ndalėn duke parė piktorin qė ishte pėrlyer i gjithi me bojėra dhe dukej si njė ylber. Ju pėlqen, i pyeti Davidi qė e kishte zakon tė fliste me njerėzit kur punonte. E bukur, por e ftohtė, tha njėra nga gratė. Njė kishė pa lule ėshtė si njė shtėpi pa grua. David Selenica e la punėn pėr tri ditė dhe u mendua gjatė pėr fjalėt e gruas. Kur u kthye mbi skelė, sytė i kishin marrė ngjyrė livadhi dhe nė thilenė e kėmishės kishte vėnė njė gjethe myshku. Atė ditė, pėr herė tė parė, David Selenica pikturoi nė muret e njė kishe rrush, grurė, bukė, hardhi, lule me shumė ngjyra dhe myshk bojėvjollce.

Murgjit e ngurtė tė Voskopojės shkuan te Davidi dhe e pyetėn se pse kishte dalė nga korniza e rreptė e pikturės kishtare dhe ai duke qeshur i tha: Engjėjt dhe shenjtorėt kanė jetuar nė natyrė. Ata janė ushqyer me rrush dhe janė shėruar me myshk prandaj jetojnė akoma. Katedralja e Shėn Mėrisė pėrfundoi atė vit, pas trembėdhjetė vite pritje dhe Johan Vulgari i tha kėshillit se po tė mos ishte zgjedhur kryetar ajo nuk do tė mbaronte kurrė. Pėr tė pėrjetėsuar vitin e zgjedhjes sė tij Johani i kėrkoi gurgdhendėsve qė nė portėn e madhe tė hyrjes tė shėnonin vitin 1712 si vit i ndėrtimit tė katedrales. Pėr t’i bėrė qejfin edhe priftėrinjve, por edhe myslimanėve qė e ndihmuan tė zgjidhej, Johan Vulgari vendosi qė data e ndėrtimit tė gdhendej edhe sipas kalendarit grek edhe sipas atij arab, dhe kėshtu u bė.

Katedralja u pėrurua tė dielėn mė datė 2 tetor 1712 dhe mė shumė se njė mijė veta morėn pjesė nė meshėn e madhe. Kur njerėzit dilnin tė mahnitur nga bukuria e katedrales, djem dhe vajza tė vogla, tė porositur nga Johan Vulgari, i gostitnin besimtarėt me rrush dhe kumbulla, tė cilat i mbanin nė shporta prej kashte. Por, siē thashė, qė nga viti 1712, Voskopoja u bė me katėrmbėdhjetė lagje, por tani ishin tė huaj ata qė vendosnin pėr punėt e kėshillit. Johan Vulgari u lėshoi tė huajve toka tė reja pėr shtėpi dhe iu dha tė drejtė fėmijėve tė tyre tė studionin nė shkollat e Voskopojės. Nė lagjen e tyre tė re u ndėrtua edhe jetimorja e Voskopojės ku strehoheshin fėmijėt jetimė tė ushtarėve tė vrarė apo fėmijė tė gjetur qė filluan tė vinin edhe nga Korēa dhe fshatrat pėrreth. Disa nga kėta fėmijė, kur u rritėn, krijuan mė pas banda tė armatosura qė kėrcėnonin tregtarėt dhe nė qoftė se kėta nuk u jepnin para ata u merrnin mallin, por edhe i vrisnin.



Disa vjet mė vonė kur lagjja e tė huajve u zmadhua, pėrfaqėsuesi i tyre nė kėshill kėrkoi qė tė ndėrtohej njė xhami. Johan Vulgari, duke qenė peng i tyre, hezitoi, por kėtu humbi mbėshtetjen e pėrfaqėsuesve tė tjerė, tė cilėt u bashkuan dhe e shkarkuan Johanin si kryetar. Kėshilli u bė njė dhe vendimi pėr ngritjen e xhamisė nuk u mor kurrė. Pėr tė zbutur myslimanėt qė ishin shtuar nė numėr, tregtarėt vendosėn t’i jepnin atyre para pėr tė rregulluar lagjen me rrugė, me kalldrėme, me ēezma dhe mjaft prej tyre i morėn nė punė pėr tė shoqėruar karvanėt. Nė 1730 shkollat e Voskopojės kishin nxjerrė mjaft tė rinj tė etur pėr tė mėsuar dhe disa prej tyre ishin kthyer nga shkollat qė kishin bėrė nė perėndim. Ata kishin studiuar artin dhe filozofinė e italianėve, francezėve dhe gjermanėve dhe kishin mėsuar tė bėnin libra. Por librat e tyre nuk mund t’i shtypnin nė Evropė sepse kjo kushtonte, prandaj ata i kėrkuan kėshillit para pėr ngritjen e njė shtypshkronje, e cila u ble nė Venedik dhe shtypi pėr shumė vjet me dhjetėra libra dhe pėrkthime dhiatash nga autorėt voskopojarė.
Ditėn qė shtypshkronja erdhi me karvanė nė Voskopojė, fėmijė, pleq, burra dhe gra, tė krishterė e myslimanė, u grumbulluan nė sheshin e qytetit duke parė sesi shkarkoheshin nga samarėt e kuajve pjesėt dhe rrotat e zeza prej hekuri. Ato u morėn njė nga njė dhe u vendosėn nė njė bodrum nė themelet e Katedrales sė Shėn Mėrisė. Dy italianė erdhėn nga Venediku dhe i bėnė pjesėt bashkė. Ata sollėn bojė dhe letėr dhe ditėn qė nga makina doli faqja e parė nė Voskopojė u bė festė. Kryetari i Kėshillit doli pėrpara njerėzve dhe tha: Voskopojarė, tregtarė, priftėrinj dhe zanatēinj, shkrimtarė, nxėnės dhe mėsues, burra dhe gra. Tė gjithė ju tani mund tė flini tė qetė...
Edhe sikur qyteti ynė tė digjet dhe tė harrohet, kjo shtypshkronjė do t’u tregojė brezave lavdinė tonė. Njerėzit gėzonin dhe fėmijėt fusnin kokėn nėpėr tė ēarat e bodrumit tė kishės pėr tė parė shtypshkronjėn qė bėnte zhurmė, si njė kafshė e uritur qė pėrtyp letėr. Pasi italianėt u larguan, punėt nė shtypshkronjė i drejtoi Grigor Jeromonaku, njė murg i ri i cili flinte nė katedrale natė ditė dhe vajrat qė i derdheshin nė kokė dhe copat e letrės prej pambuku qė i mbushnin flokėt, bėnė qė fėmijėt ta kishin frikė, sepse dukej gjithnjė si njė fantazmė. Grigori i rregullonte fletėt prej pambuku dhe i priste, e pastaj murgjit e tjerė i lidhnin me kujdes duke i shpuar faqet njė nga njė me disa thika dhe gėrshėrė qė i kishin sjellė italianėt. Grigori i vizatonte kapakėt e librave dhe i mbushte me figura shenjtorėsh dhe fėmijėsh tė rrethuar me fletė si dhe kafshė biblike, por shpesh edhe pagane. Kur u shtyp libri i parė qė ishte njė alokuthi pėr Teodorėn, ose njė libėr shėrbesash, Grigori e zbukuroi kapakun me njė vizatim tė kalit Pegasus qė fluturonte mbi Voskopojė. Kur e pyetėn se pse zgjodhi Pegasin, ai tha se dituria ėshtė njė gjė qė vjen dhe ikėn njėlloj si ai kalė i bardhė qė askush nuk e mban dot, nėse nuk ia pret krahėt...
__________________
No how, No way, No McCain
Hillary Clinton, Denver

"The most important kind of freedom is to be what you really are. You trade in your reality for a role. You trade in your sense for an act. You give up your ability to feel, and in exchange, put on a mask. There can't be any large-scale revolution until there's a personal revolution, on an individual level. It's got to happen inside first."
Pėrgjigju me citim
  #5  
I/E vjetėr 02-05-08, 01:51 AM
Avatari sweet_s_shejtone
sweet_s_shejtone sweet_s_shejtone ėshtė offline
Moderatore
 
Data e Antarėsimit: Nov 2007
Postime: 866
Recetat: 4
Shkrime nė Blog: 1
Reputacioni: 49
sweet_s_shejtone Anėtarė i/e Mirėsweet_s_shejtone Anėtarė i/e Mirėsweet_s_shejtone Anėtarė i/e Mirėsweet_s_shejtone Anėtarė i/e Mirėsweet_s_shejtone Anėtarė i/e Mirė

Re: Tė jetosh nė ishull


jam shume e interesume a i ka ngel noj xhep pa mbushur me leke ben blushit..vetem se eshte politikan nuk e lexoj...hajdut dhe ky si te tjeret...me paret e mia e ka botuar duke vjedh...pffffffffff koti...
__________________
GJithesia dhe budallalleku i njeriut jane pafund...Per te paren sjam shume i sigurte...A.A
Pėrgjigju me citim
Pėrgjigje

Opsionet e temes

Rregullat e Postimit
Ju nuk mundeni te hapni tema te reja
Ju mundeni te replikoni
Ju nuk mundeni te postoni bashkengjitje
Ju nuk mundeni ndryshoni postimet

BB code is Lejohet
Smilies Lejohet
Kodi HTML Nuk Lejohet

Shko tek


Ora ėshtė GMT -4. Ora tani ėshtė 09:36 AM.

 


Copyright Albstation 2007-2008