|
Aida Dumani, ylli kosovar i pasarelave britanike
Aida Dumani, njė fotomodele shqiptare e cila jeton nė Skoci, ėshtė ylli i ri i pasarelave britanike tė modės. Qė prej katėr vitesh, kur pėr herė tė parė nė Glasgow u ngjit nė pasarelė, 20-vjeēarja me origjinė nga Prishtina njeh vetėm sukses.E menaxhuar nga njė agjenci modelesh nė Glasgow, pėrveē interesit tė kompanive tė veshjeve, Aida ka ngjallur interes edhe nė qarqet e kinematografisė angleze, duke iu besuar njė rol nė njė film.E planifikuar disa javė mė parė, intervista jonė nuk ėshtė aspak e lehtė. Preokupimet e shumta, pėrfshi shkollėn, nė mėnyrė tė veēantė pjesėmarrja nė evenimentin mė tė rėndėsishėm tė modės nė Londėr, "London Fashion Week", janė disa nga arsyet pėr ta shtyrė intervistėn disa herė.
Gjėja e parė qė tė bėn pėrshtypje te modelja Dumani ėshtė shqipja e pastėr qė ajo flet, pavarėsisht se ėshtė larguar nga Kosova pėr nė Skoci kur ishte vetėm 11 vjeēe.Megjithėse tashmė e njohur pėr mediat skoceze apo britanike, qė kanė shkruar pėr yllin e ri shqiptar tė modės, ajo ėshtė shumė pak e njohur si nė vendlindje apo Shqipėri.Mė shumė se sa pėr bukurinė, Aida flet se ēfarė mund tė bėjė me tė. "Bukurinė time le ta vlerėsojnė tė tjerėt", shprehet ajo nė fillim tė bisedės.Ajo, gjatė njė rrėfimi tė gjatė, tregon se dėshira pėr tu marrė me modė i ka lindur qė kur ishte 12 vjeēe gjatė prezantimit tė kulturės shqiptare nė Glasgow. Ndėrsa daljen e parė nė njė pasarelė do ta provonte kur ishte vetėm 16 vjeēe.Nuk ka qenė askush qė mund tė zbulonte talentin e saj pėr tė reklamuar veshjet, por kėmbėngulja e saj, tė cilėn Aida e ka ende tė freskėt."Sė bashku me njė shoqe shkova tė bėj disa foto profesionale, tė cilat ia dėrgova njė agjencie modelesh. Ata qė nė ditėn e parė kur mė intervistuan mė ofruan njė kontratė qė tė punoja ekskluzivisht pėr ta. U habita.
Isha e lumtur, por qė atė moment lindte pėrgjegjėsia pėr tė hedhur hapa tė sigurt nė botėn e madhe tė modelimit.Nuk u nxitova ta firmosja kontratėn. Mu desh tė kontrolloja reputacionin e kėsaj agjencie e pastaj tė vendosja", kujton ajo.Nuk do tė vononte qė Dumanit ti besohej puna e parė si modele. Pėr fat ishte njė fillim i mbarė, pasi ftesa pėr ta pėrdorur si modele vinte nga gazeta mė e madhe skoceze, "The Herald". Pėr disa ditė me radhė duke reklamuar veshje tė dizajnuesve tė rinj nga Skocia, fotot e saj do tė pushtonin kėtė gazetė nė seksionin e modės.Kjo ka shėrbyer si reklama mė e mirė pėr Aidėn, e cila do tė pėrzgjidhej pėr tė marrė pjesė nė evenimentin mė tė rėndėsishėm tė modės, "London Fashion Week", qė ėshtė ėndėrr e ēdo modeleje.Pėr tė tretin vit ajo prek kėtė pasarelė, qė ėshtė njė arritje pėr tė, duke hapur mė shumė dyer pėr tu bėrė njė modele me famė.Nė 2006, modelja shqiptare, qė ėshtė 1,87 e gjatė, u pėrzgjodh nga kompania angleze "Olanik", pėr tė paraqitur veshjet e saja. "Isha e emocionuar, pasi nuk kisha shumė eksperiencė nė pasarelė. Por kur e pashė se bashkė me mua dhe vajzat e tjera ishte edhe supermodelja britanike Lily Cole, u ndjeva mirė. Ishte njė inkurajim pėr mua. Gjithēka shkoi mirė", thotė Aida pėr pjesėmarrjen e saj tė parė nė "London Fashion Week".Kėtė pjesėmarrje ajo e cilėson njėsoj si tė kishte fituar njė bingo."Nuk kishte gėzim mė tė madh. Nuk e imagjinoja qė do tė shkelja nė atė pasarelė ku kanė shkelur modelet mė tė mira nė botė. Ishte njė ėndėrr".
Nė dy vitet e tjera emocionet ishin mė tė vogla. Stilistja Marie Vachvogel, e cila vesh Victoria Beckham apo Siena Miller nė 2007, do tė pėrzgjidhte Dumanin pėr paraqitjen e koleksionit tė saj.Disa javė mė parė nė "London Fashion Week 2008" kompania "Chloe" bėn tė sajėn modelen shqiptare, duke e veshur me njė fustan klasik.Pėr tė modelja mė e preferuar ėshtė braziliania Giesel Bundchen.Ndėrsa industrinė e modės nė Britani e shikon si jashtėzakonisht tė madhe, me hapėsira ku mund tė japėsh maksimumin nėse ke pėrmasat e duhura trupore, tė cilat pėr Aidėn janė gjatėsia 1,78 cm, flokėt kafe dhe sy kafe tė hapur.Organizimi i punėve deri te detajet mė tė vogla qė mund tė duken si tė parėndėsishme pėr tė ėshtė e veēanta e pasarelave britanike tė modės.
E quan njė punė tė lehtė qė zgjat dy ose tre orė dhe paguhet mirė.Me shaka e pyesim atė nėse tani pas gjithė kėtyre eksperiencave ka filluar tė paguhet mirė."Jo edhe aq shumė", pėrgjigjet ajo, duke shtuar se pėr momentin ėshtė e kėnaqur nga pagesat qė merr, por thekson se nuk ėshtė njė personi i rendur pas pagesave tė majme.Ofertat pėr tė punuar si modele nuk i kanė munguar edhe nga njė agjenci mode nė Tokio, agjentėt e tė cilės udhėtuan deri nė Glasgow pėr tu takuar me tė. Aida e ka refuzuar ofertėn e tyre pėr tė cilėn thotė:"Jam e lidhur ngushtė me familjen. Nuk mund tė jetoj pa ta. Ndoshta mė vonė do tė konsideroja tė punoja nė New York apo Milano dhe vetėm nėse atje do tė kisha dikė tė afėrt".Aida krahas tė punuarit si modele ėshtė edhe njė studente nė njė kolegj lokal pėr biznes dhe turizėm.Disa ditė mė parė, nė Edinburg, ajo do tė ishte pjesėmarrėse nė dy sfilata pėr kompaninė "Harvey Nichols". Dy emra tė njohur tė modės, pjesėmarrėse nė kėtė aktivitet, si Cristian Dior dhe Fendi, do tia besonin veshjet e tyre Dumanit.
Tashmė ajo ėshtė bėrė fytyrė e njohur te menaxherėt e "Harvey Nichols", tė cilėt pėr ēdo vit e ftojnė tė jetė pjesėmarrėse nė kėtė aktivitet.Gjatė bisedės e pyesim Aidėn se cila ėshtė arritja mė e madhe pėr tė si modele dhe ajo jep kėtė pėrgjigje: "Do tė quaja njė arritje tė madhe timen deri mė tani zgjedhjen vitin e shkuar si modelja e vitit nga agjencia nė tė cilėn unė punoj, e cila quhet Superior Model Management.Po ashtu marrja pjesė nė sfilatėn e parė tė Emporio Armanit nė Skoci, ku pas njė audicioni me vajza nga tė gjitha agjencitė e modės nė Glasgow, mė zgjodhėn vetėm mua".Po aq e suksesshme sa nė pasarelat e modės, e reja shqiptare ka treguar tė jetė edhe nė kinematografi.Nė vitin 2005 asaj iu besua njė rol nė serialin "Flash market Close", ku interpretonte njė vajzė kosovare."Kur agjencia mė dėrgoi pėr provat e para nė kėtė film, nuk mė treguan qė roli ishte i njė vajze nga Kosova, por njė vajze nga Evropa Lindore. Producentėt e filmit mė treguan se pėr ēfarė roli bėhej fjalė. Pas prove mė thanė se do tė mė kontaktonin pas njė jave. Mė telefonuan dhe mė treguan qė mė kishin pranuar. U gėzova pa masė. Besoj se mė zgjodhėn mua pasi pėrputhesha me rolin e njė vajze emigrante qė vritet nga njė britanik racist", rrėfen ajo.
Sipas saj, ishte njė rastėsi tė luante nė kėtė film, pasi nuk i ka shkuar mendja kurrė tė merrte pjesė nė njė projekt kinematografik. Kjo eksperiencė i ka pėlqyer, pohon ajo, por jo edhe aq shumė krahasuar me daljen nė pasarelė si modele.Gjashtė muaj pas aktrimit nė kėtė film do tė vinte oferta e radhės pėr tė cilėn Aida nuk do tė pranonte. Po pėrse?"Mė kėrkuan tė luaja nė serialin Taggard, por roli qė mė ofruan nuk mė pėlqeu. Kėrkuan nga unė tė luaja rolin e njė tė burgosure, e cila do tė pėrdhunohej dhe kishte disa skena ku unė dukesha nudo", tregon ajo arsyet e refuzimit tė kėtij roli.Ky refuzim ishte nė vazhdėn e njė deklarate tė sajės pėr njė gazetė skoceze, e cila kur e pyeti nėse do tė pozonte nudo pėr revistėn "Playboy", iu pėrgjigj: "Kurrė".
Ajo suksesin e deritanishėm e pėrshkruan jo vetėm nė saj tė kėmbėnguljes dhe dėshirės pėr tu bėrė njė supermodele kosovare, por edhe tė prindėrve.Sidomos tė menaxheres sė agjencisė, zonjės Kimberley.Nuk harron tė falėnderojė tė gjithė shqiptarėt nė Glasgow, qė e kanė mbėshtetur dhe inkurajuar.Pavarėsisht se ajo ėshtė duke ngjitur me shpejtėsi shkallėt e suksesit si modele, pohon se ėshtė njė vajzė e thjeshtė, qė nuk dėshiron tė shikohet nga shoqėria si njė person VIP.Mezi pret qė tė marrė ftesėn e parė pėr tu ngjitur nė njė pasarelė mode nė Prishtinė apo Tiranė."Ka vite qė e pres njė ftesė tė tillė, por qė fatkeqėsisht nuk ka ardhur ende tek unė. Shpresoj qė ajo ditė tė vijė shpejt, aq mė tepėr tani qė Kosova ėshtė e pavarur.Mė intrigon shumė fakti tė di tė shikoj, ta prek vetė se cili ėshtė ndryshimi mes sfilatave tė kėtushme me ato tė atjeshmet", pohon ajo duke folur me shumė pasion pėr vendlindjen, tė cilėn gjatė kėtyre 9 viteve nė Skoci ka mundur ta vizitojė vetėm dy herė.
Mė shumė se suksesin e saj personal si modele, Aida pėr tė ardhmen ka njė synim akoma mė tė madh. Tė njihet nė tė gjithė botėn si supermodelja qė vjen nga shteti i Kosovės. Nė mendjen e saj tashmė e ardhmja ėshtė projektuar.Aida tregon se duke parė qė nė botė nuk janė shumė vajza nga Kosova qė merren me modė, ajo e ka dėshirė tė madhe tė punojė pėr gjigandėt e modės, duke ngritur lart emrin e Kosovės dhe mos tė njihet si deri mė tani, si njė modele me vend origjine ish-Jugosllavinė.Ajo ka tė drejtė. Momenti i duhur ka ardhur qė shteti mė i ri nė botė tė ketė princeshėn e tij nė botėn e modės. Aida Dumani me kėtė sukses tė deritanishėm ka provuar qė ėshtė e denjė ta realizojė njė mision tė tillė.
|